web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Frikacaku që nuk shkon në gjykatë

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, vijon zvarritjen e gjyqeve duke përdorur çdo skemë dhe makinacion të mundshëm. Me dhjetëra seanca të shtyra me skenarë të ndryshëm, Erion Veliaj është frikacaku që ka frikë të përballet me drejtësinë. Dosja e tij voluminoze ka shkuar që prej korrikut në gjykatë dhe Erion Veliaj prej 10 muajsh vijon sagën e shtyrjes së seancave. 13 akuza për 5 vepra të rënda, 9 herë korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje pasurie, futje të sendeve të ndaluara në qeli rëndojnë mbi kryebashkiakun Erion Veliaj. Mbi 60 mijë faqe që faktojnë me prova akuzat ndaj kryebashkiakut që ka përdorur detyrën, fondet e bashkisë, për të pasuruar veten dhe familjarët e tij. Gjatë kësaj periudhe, Veliaj ka përdorur çdo lloj makinacioni, nga ndryshimi i avokatëve te sulmet apo paditë ndaj prokurorëve dhe vendimeve të tyre në gjykata të ndryshme. Nga biruca e burgut të Durrësit vijon të përdorë ende sulmet mediatike, duke vënë në shërbim gazetarin e familjes së tij, Mero Bazen, dhe të tjera media të paguara nga ai dhe vëllai i tij për të sulmuar e shantazhuar prokurorët dhe gjyqtarët që janë marrë me dosjen e tij. Sulmet arrijnë deri në SHBA, me raporte të mbushura me mashtrime dhe studio ligjore lobiste që paguhen qindra mijëra dollarë për të dorëzuar këto raporte të mbushura me gënjeshtra të zbardhura njëra pas tjetrës. Me artikuj të ndryshëm të sponsorizuar në media të huaja nga të tretë që shprehin rezerva për drejtësinë në Shqipëri. Me skenarë duke ndryshuar avokatët, për të përfunduar duke u mbrojtur nga një avokat i marrë i pandehur nga SPAK-u, si Plarent Ndreca. Tashmë Veliaj po përdor edhe vartësit e tij në krye të Burgjeve për t'u bërë pjesë e skenarëve të zvarritjes së proceseve gjyqësore. Të gjitha përpëlitjet e Veliajt kundër drejtësisë tregojnë se është një frikacak, se nuk është mjaftueshëm burrë për të shkuar para drejtësisë për t'u përballur me faktet dhe provat që kanë gjetur prokurorët mbi të cilat janë ngritur 13 akuzat e rënda./ CNA

8 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Veliaj ngre tjetër padi, alibi për zvarritje/ Manovra për t'iu shmangur 13 akuzave

Frikacaku që nuk shkon në gjykatë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndërmarrë një lëvizje të re juridike duke depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës.

Veliaj kërkon zyrtarisht hetimin e dokumentit që shërbeu si bazë për nisjen e procedimit penal ndaj tij nga ana e SPAK.

Sipas pretendimit të tij dhe mbrojtjes ligjore, ky dokument është i dyshimtë dhe ka shërbyer për të montuar një proces të bazuar në pretendime të paverifikuara.

Përtej këtij veprimi procedural, e vërteta që fshihet pas kallëzimit është frika e Erion Veliajt për t’u përballur me thelbin e akuzave. Në vend që të dalë para drejtësisë dhe të japë llogari për 13 akuzat që rëndojnë ndaj tij, ai po gjen një mijë e një forma për t'u shmangur.

Ashtu siç është theksuar më herët nga CNA, nuk ka rëndësi se kush e ka bërë kallëzimin, Nesti Angoni apo siç thonë mediat që i shërbejnë Veliajt apo studio ligjore lobiste, Nasta Pëllumbi, thelbi janë 13 akuzat që rëndojnë mbi Veliajn.

Duke kallëzuar "kallëzuesin", Veliaj synon të shpallë të pavlefshëm të gjithë hetimin, duke tentuar të rrëzojë godinën e akuzës përmes teknikaliteteve.

Ky kallëzim i Veliajt është alibia e radhës për të shtyrë seancat gjyqësore që zvarriten prej 9 muajsh.

Është e qartë se Veliaj nuk ka guximin të përballet me provat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Ndërsa në Tiranë bën kallëzime për "kallëzues", jashtë vendit paguan 220 mijë dollarë lobistë për të sulmuar SPAK-un, duke treguar se beteja e tij nuk është për drejtësi, por për t’i ikur asaj me çdo kusht.

Asnjë kallëzim ndaj "shkresave" nuk mund të fshijë 13 akuzat, për 5 veprat e rënda penale. Drejtësia nuk vendoset mbi bazën e emrit të kallëzuesit, por mbi faktet penale që Veliaj po përpiqet t’i mbysë me zhurmë procedurale./ CNA

1 MUAJ ME PARE

Miku i Veliajt në krye të SHKBB-së/ Ministri Gogu emëron të besuarin e kryebashkiakut

Frikacaku që nuk shkon në gjykatë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka ndërmarrë një sërë lëvizjesh në krye të institucioneve kyçe të sistemit të burgjeve, duke i besuar drejtimin figurave që kanë një emërues të përbashkët, lidhjen e ngushtë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ndryshimet e fundit brenda dikasterit të drejtësisë dëshmojnë një tendencë të qartë të kalimit të kompetencave drejtuesve që vijnë nga rrethi i mbështetësve të Veliajt. Kjo dukuri po vërehet në dy nga postet më sensitive të sistemit.

Pas largimit të Klevis Qoses nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në krye të këtij institucioni u vendos Adriatik Kupi, i cili njihet si një profil i afërt dhe mbështetës i kryebashkiakut Veliaj.

Të entjen, ministri Gogu ka liruar nga detyra Indrit Dodën për të emëruar Gentjan Myrton në krye të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Ky i fundit përpara kësaj detyre ka shërbyer si kryetar i Njësisë Administrative Vaqarr, duke u pozicionuar hapur si pjesë e strukturës mbështetëse të Erion Veliajt.

Ky rotacion vjen pikërisht në momentin kur Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm po transformohet me ligj të ri në një agjenci me kompetenca të zgjeruara.

Tashmë, kjo strukturë nën drejtimin e Gentjan Myrtos nuk do të kontrollojë vetëm sigurinë brenda burgjeve, por do të ketë nën mbikëqyrje edhe Shërbimin e Provës, duke u bërë një nga hallkat më të fuqishme të monitorimit në vend.

Fakti që të dy drejtuesit e rinj, si Kupi ashtu edhe Myrto, konsiderohen si "njerëz të Veliajt" ka ngritur pikëpyetje mbi pavarësinë e këtyre institucioneve, sidomos në një kohë kur vetë kryebashkiaku i kryeqytetit përballet me një situatë të rëndë ligjore, pasi ndodhet në burgun e Durrësit, i akuzuar për 13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale./ CNA

 

1 MUAJ ME PARE

"Burgjet" sabotojnë gjyqin e Erion Veliajt

Sot u zhvillua seanca e radhës për kryebashkiakun e arrestuar, Erion Veliajn, dhe 29 të pandehurit e tjerë. Seanca është shtyrë dhe kuptohet që shtyrja është një veprim i përsëritur nga Erion Veliaj dhe avokatët e tij. Por sot është dhënë si argument i shtyrjes se i pandehuri Veliaj nuk ka marrë njoftim nga Drejtoria e Burgjeve.

Ndërkohë në seancën e kaluar gjyqësore është bërë njoftimi i datës, është njoftuar avokati dhe sipas ligjit dhe rregulloreve, Erion Veliaj duhet të vihej në dijeni zyrtarisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, më pas Drejtoria e Burgut të IEVP-së Durrës.

Sot seanca u shty sepse Erion Veliaj nuk ka marrë njoftim.

CNA ka paralajmëruar që Adriatik Kupi, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, është një nga njerëzit e Erion Veliajt. Por sot sabotimi i gjyqit në GJKKO për çështjen “Veliaj” është një shpërdorim i rëndë i detyrës, që ka një gisht të drejtuar si akuzë ndaj Drejtorisë së Burgjeve, që nga drejtori i ri i përgjithshëm, te drejtorët juridikë, te strukturat që marrin dhe çojnë njoftimet.

I gjithë personeli i burgjeve sot është në akuzë pasi ka shpërdoruar detyrën, i ka shërbyer Erion Veliajt për të sabotuar seancën e sotme gjyqësore dhe kjo është bërë flagrante dhe publike në prani të gjykatës dhe prokurorëve të SPAK-ut, të cilët minimalisht duhet të çelin hetimet dhe të gjejnë përgjegjësit e këtyre veprimeve sabotuese ndaj një çështjeje gjyqësore.

Ose përgjegjësit i çon drejtori para ligjit në rast se nuk është i përlyer, dhe në rast se nuk i gjen ai, atëherë ai është pjesë e kësaj strukture dhe është SPAK-u që duhet të hetojë Drejtorinë e Burgjeve për këto veprime antiligjore që çojnë te vepra penale 'shpërdorimi i detyrës' nga zyrtarët e lartë të burgjeve./ CNA

1 MUAJ ME PARE

Vijon saga e zvarritjeve/ Shtyhet seanca e gjykimit në themel për Veliajn

Frikacaku që nuk shkon në gjykatë

Seanca e radhës e gjykimit në themel ndaj kryebashkiakut me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliajt, dhe të pandehurve të tjerë, është shtyrë sërish.

Bëhet me dije se seanca e radhës është caktuar të mbahet më 27 prill në orën 12:00. Raportohet se seanca është shtyrë sepse Drejtoria e Burgjeve nuk e ka njoftuar Veliajn për seancën.

Prej muajsh kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës vijon të shtyjë seancat gjyqësore pasi ka frikë të përballet me drejtësinë, faktet dhe provat.

Janë dorëzuar mbi 60 mijë faqe që vërtetojnë 13 akuzat e ngritura ndaj Veliajt për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje pasurie dhe futja e sendeve të ndaluara në qeli.

Që prej momentit që u arrestua në shkurt të 2025, Veliaj ka mbajtur një fushatë sulmesh mediatike ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke paguar dhe studio lobiste për të mbushur me mashtrime raporte që i çohen departamentit të Drejtësisë në SHBA. /CNA

1 MUAJ ME PARE

Pse mediat e Veliajt kërkojnë të kthejnë në qesharake çështjen e kryebashkiakut

Frikacaku që nuk shkon në gjykatë

Mediat e Veliajt kërkojnë të kthejnë në qesharake çështjen e kryebashkiakut, tashmë duke thënë mashtrime të llojit se prokurorët po fabrikojnë gënjeshtra, se nuk ka akuza apo fakte ndaj tij.

Po ashtu, si në momentin kur u arrestua kryebashkiaku, ku thoshin se akuzat që rëndonin mbi të ishin për brekët e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.

Por sado pallavra të shkruhen nga ?mjerot?, e vërteta nuk mund të fshihet.

13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale!

SPAK-u ka kopsitur dosjen dhe e ka dërguar për gjykim e Gjykata, nga ana tjetër, vendosi për kalimin e dosjes në gjykim dhe tashmë ajo po gjykohet në themel. Por Erion Veliaj vijon të mos përballet me drejtësinë duke zgjedhur të zvarrisë proceset gjyqësore.

Erion Veliaj akuzohet për korrupsion të provuar në 9 raste, shpërdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje pasurie dhe futjen në qeli të sendeve të ndaluara.

Nga ana tjetër, këllirat mediatike vijojnë sulmin dhe përbaltjen ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të çështjes, duke thënë se po fabrikojnë gënjeshtra dhe nuk ka prova e fakte ndaj Veliajt, por vetëm kallëzime anonime.

Pra, në thelb janë 13 akuza të cilave Erion Veliaj duhet tu përgjigjet. 

Kur do të përgjigjet Erion Veliaj për korrupsionin me biznesmenët? Kur do të përgjigjet për korrupsionin me OJF-të e bashkëshortes së tij dhe qindra milionat që janë marrë nga fondet e kanë përfunduar në xhepat e tij, Ajola Xoxës dhe familjarëve të tyre?

Kur do të përgjigjet për paratë që mbante në jastëk kushëriri i Ajolës dhe me to shëtiste nëpër Tiranë? Kur do të përgjigjet pse e ndryshoi planin urbanistik për të çuar rrugë në pronën e Ajolës dhe kushëririt të saj? Për këtë çështje e ka paditur vetë studioja ligjore që e mbronte dhe Gjykata Administrative e ka kapur në flagrancë Veliajn për shpërdorim detyre.

Veliaj duhet të japë përgjigje për këto, pastaj Nestat, këllirat, Merot, babalet janë histori tjetër./ CNA

 

1 MUAJ ME PARE

Pallavrat e një mashtruesi si Mero Baze

Frikacaku që nuk shkon në gjykatë
Mero Baze

Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, në një nga paçavuret e shkruara së fundi, vijon sulmin ndaj prokurorit Ols Dado në lidhje me çështjen “Veliaj”, duke rikthyer në skenë Nesti Angonin dhe një kallëzues të dytë me emrin Nasta Pëllumbi nga “Lëvizja qytetare antikorrupsion”.

Mero Baze shkon me tezën se s’ka fakte dhe prova për veprat e rënda dhe akuzat që janë ngritur ndaj Erion Veliajt, sipas tij, janë të fabrikuara nga kallëzues anonimë dhe hedhin poshtë pretendimet e prokurorit Ols Dado se kryebashkiaku i arrestuar po zvarrit procesin.

E vërteta është e thjeshtë.

Mero Baze shkruan pallavra, gënjeshtra, mashtrime dhe është një mashtrues ordiner.

Kjo është e faktuar, pasi prej 237 ditësh nuk ka nxjerrë dokumentin për akuzën që ai bashkë me Veliajn bëjnë ndaj prokurorit Ols Dado se ka nisur hetimet për çështjen se si nuk i është dhënë leje për një shtesë që, sipas tyre, e ka kërkuar prokurori. Asnjë dokument që nga fabrikimi i këtij mashtrimi.

Sulmet që bëhen ndaj prokurorit dhe drejtësisë nga mediat e Veliajt përfundojnë në raporte për të cilat lobohet duke paguar 220 mijë dollarë dhe dërgohen në Departamentin e Drejtësisë në SHBA.

Fabrikohen mashtrime të njëpasnjëshme, të cilat janë rrëzuar një për një duke nisur nga më qesharakja se prokurori Ols Dado është një aktivist i PD-së, në një kohë kur më shumë se prej një viti kreu i kësaj partie është akuzuar dhe ka një çështje të hapur ndaj tij në SPAK.

Për të kuptuar këto lajthitje, mjafton të kujtojmë të vërtetën se Mero Baze është i paguar nga Veliaj. Kaq mjafton për të kuptuar sulmet ndaj drejtësisë dhe prokurorit.

Pa folur që Mero Baze ishte një brekëgrisur që u zu me Berishën për pazare tenderësh dhe tani është bërë miliarder me pushtetin e rilindjes.

Për të kuptuar thelbin, nuk ka rëndësi se kush e ka bërë kallëzimin, Nesti Angoni apo siç thotë gazetari i familjes Veliaj, Nasta Pëllumbi.

Thelbi janë 13 akuzat për 5 vepra të rënda penale për të cilat Erion Veliaj qëndron në burg.

Janë dorëzuar mbi 60 mijë faqe me prova dhe fakte, të cilat provojnë 13 akuzat dhe veprat penale të kryera nga Veliaj.

9 herë korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim i produkteve të veprës penale, fshehje pasurie, futja e sendeve të ndaluara në qeli.

Kjo është ajo që duan të dinë njerëzit. Çfarë provash të tjera kërkohen?

Ligji e ka përcaktuar, edhe me kallëzues anonimë fillon hetimi. Në rastin e Veliajt fakti është se janë gjetur provat dhe faktet që i është ngritur një akuzë penale.

Dhe në të vërtetë, çështja e Erion Veliajt është zbërthyer nga telefoni i Adela Kondakçiut, një skemë të cilën CNA e ka bërë publike, ashtu siç ka bërë publike edhe shumë fakte të tjera se si intimidoheshin dëshmitarët për të kyçur gojën para drejtësisë.

Nëse Veliaj nuk kishte asnjë “faj” dhe nuk kishte kryer asnjë vepër penale, pse e çoi Klotilda Bushkën bashkë me Ajola Xoxën të merrnin telefonin e Ina Goxhajt? Për çfarë arsye? Çfarë kishte në atë telefon?

Akuzat ndaj Veliajt nuk mund të thuhet se janë gënjeshtra dhe se janë të fabrikuara nga Ols Dado.

Kush është Ols Dado që të fabrikojë akuzat? Pretendimet e gazetarit të familjes Veliaj, Mero Baze, janë absurde. Kujtojmë faktin se në çështjen e Veliajt prokuror nuk është vetëm Ols Dado, të cilin e anatemojnë e sulmojnë, por është edhe prokurori Altin Dumani.

Nëse Ols Dado na qenka çmendur, çfarë mund të thonë për Altin Dumanin? Si mund të jenë dy prokurorë të çmendur për t’i fabrikuar Erion Veliajt akuza? Pse duhet ta bëjnë këtë?

Si mundet të fabrikojnë dy prokurorë akuza ndaj një kryebashkiaku partia e të cilit qëndron në pushtet, pasi nëse kjo do të ndodhte atëherë do të vërtetoheshin akuzat e Berishës se Rama është në pushtet dhe kontrollon SPAK-un.

Në këtë rast Veliaj do të ishte si në rastin e Kadri Hazbiut, i cili thoshte “partia ime më futi në burg”. Të dalë edhe Veliaj të thotë “më futi në burg partia ime”.

Nuk mundet që një prokuror të fusë për inat në burg një person, pasi ka gjykata, dhe të gjitha nivelet e gjykatave e kanë lënë në burg Erion Veliajn.

E vërteta është se nuk ka asnjë akuzë të fabrikuar, por ka fakte dhe prova.

Veliaj, nëse do të ishte burrë, do të shkonte para drejtësisë, pasi ka pothuajse 9 muaj që dosja është dërguar në gjykatë dhe ai vazhdon të zvarrisë proceset e nuk përballet me drejtësinë, faktet dhe provat që flasin me të madhe kundër tij.

Mesa duket nuk është burrë si politikan, por është siç thotë vetë, zdroms. Përdor këllira mediatike si Mero Baze që të mashtrojnë. Mendon se Meron e lexojnë shumë dhe vlen shumë, por ka harruar shprehjen e dikurshme të socialistëve që “Mero vlen më pak se letra higjienike në koshin e një tualeti”.

Tani flet pallavra për akuza të fabrikuara. Faktet dhe provat janë atje dhe duhet të përballet me drejtësinë.

Thelbi janë 13 akuzat e rënda dhe CNA do të rinxjerrë edhe një herë skandalet e Veliajt dhe çdo dokument që fakton ato 13 akuza të rënda penale që Mero, “mjerot” e tij dhe avokati i pandehur i Veliajt të mos thonë më pallavra./ CNA

1 MUAJ ME PARE

Skenarët e zvarritjes nga Veliaj/ Avokati i pandehur kapet duke gënjyer

Frikacaku që nuk shkon në gjykatë

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj me 13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale vijon me skenarët e tij për të zvarritur proceset gjyqësore.

Akti i radhës është një ankimim në Gjykatën Kushtetuese ndaj vendimit për kalimin e çështjes së tij për gjykim.

Avokati i pandehur i Veliajt, Plarent Ndreca në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të kryebashkiakut thotë: “Z. Veliaj dhe mbrojtjes së tij i është mohuar koha reale për të analizuar një dosje me dhjetëra mijëra faqe, duke e reduktuar mbrojtjen në një formalitet”.

Në fakt kjo është një tjetër gënjeshtër e fabrikuar nga avokati i pandehur i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, pasi në të vërtetë, aktet e dosjes hetimore prej muajsh i janë vendosur në dispozicion Veliajt dhe mbrojtjes së tij.

Dhe jo vetëm një herë. Kujtojmë këtu se vetëm pak javë më parë iu dërguan aktet e dosjes të printuara në Burgun e Durrësit, ku fillimisht refuzoi t’i marrë, kërcënoi dhe fyeu oficerët që ia dërguan dhe më pas ditën tjetër i kërkoi sërish dhe iu vunë në dispozicion aktet.

Ajo që ndodh është shumë e qartë. Veliaj me skenarë dhe makinacione vijon tentativat e tij për të zvarritur proceset gjyqësore.

Ai vazhdon që të shtyjë seancat në gjykatë pasi ka frikë të përballet me faktet dhe provat kundër tij, është një frikacak që nuk do të gjykohet pasi nuk ka guximin të përballet me drejtësinë.

Veliaj vazhdon të përdorë makinerinë e tij për të sulmuar prokurorët, gjyqtarët që merren me çështjen e tij.

Kemi parë fushatën e sulmeve që ka ushtruar që prej momentit të arrestimit të tij ndaj drejtësisë, ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Një sulm që vazhdon të dirigjohet nga biruca e burgut të Durrësit.

Tashmë lëvizja e tij e radhës për të zvarritur proceset është çuarja në Gjykatën Kushtetuese të vendimit të gjykatës për të kaluar në gjykim dosjen e tij të kopsitur nga SPAK ku rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje e pasurisë dhe futja e sendeve të ndaluara në qeli./ CNA

1 MUAJ ME PARE

Pse mediet e Veliajt ndjekin me teleskop gjyqin e Ilir Metës?!

Frikacaku që nuk shkon në gjykatë

Më 8 prill, në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca gjyqësore për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Seancë ku u vendos se më 27 prill do të mbahet seanca e parë e gjykimit.

Ajo që vihet re është se në mediet e kryebashkiakut të Tiranës apo editorialet e gazetarit të familljes Veliaj, Mero Baze, gjithmonë çështja ?Meta? atashohet me atë të Erion Veliajt.

Kjo ka dy qëllime. E para, të kompleksojë opozitën. E dyta, të bashkojnë në një, si çështje shkeljesh apo padrejtësish, dy hetime, dy individë, dy raste krejt të ndryshme që nuk kanë asnjë ngjashmëri me njëra-tjetrën.

Duke krahasuar çështjet penale

Së pari, Ilir Meta nuk është zyrtar në detyrë që mund të prishë prova apo të dëmtojë çështjen hetimore. Megjithëse SPAK-u gjeti edhe ndaj tij ndërhyrje. Ndërsa Erion Veliaj është gjetur me fakte që ka prishur provat. Kujtojmë rastin se si u zhduk telefoni i Ina Goxhajt në zyrën e Avokates së Popullit, Erida Ballanca.

Goxhajt ia zhduku telefonin kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka. Çfarë do të ndodhte me hetimet në rast se do të kapej edhe telefoni i Ina Goxhajt?

Ilir Meta nuk ishte në detyrë, Erion Veliaj ishte në detyrë dhe shkonte e prishte provat. Ky është ndryshimi i parë.

Shkojmë më tej. Së dyti, Erion Veliaj ka 13 akuza të rënda penale.

1. ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë?, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga ?A... K...? sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
2. ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë?, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga ?F...? sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
3. ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë?, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga ?P...? sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

4. ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë?, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga ?G...? sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
5. ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë?, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga ?K...? sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
6. ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë?, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga ?E...? OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
7. ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë?, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga ?M...? OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
8. ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë?, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga ?B...? OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

9. ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë?, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga ?Frobolous? OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
10. ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;
11. ?Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim?, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal;
12. ?Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim?, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;
13. ?Shpërdorimi i detyrës?, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

E treta, por jo më pak e rëndësishmja. Përtej prishjes së provave dhe akuzave penale që rëndojnë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është përballur me prokurorët publikisht si kryetar partie, ka mbajtur qëndrime personale. Ndërsa Erion Veliaj, mjafton të shohim përgjimet nga burgu i Durrësit, se si krijonte skenarë, mashtrime, intriga deri në Departamentin e Shtetit, lobime në Senat me qindra mijëra dollarë të paguar.

Të dyja rastet ndryshojnë dhe për shkak të akuzave, rrethanave, por më shumë ndryshimi është te fakti që Erion Veliaj pretendon se është viktimë e politikës së një skenari të Berishës, ndërsa Meta pretendon se është viktimë e politikës së Ramës. Në fakt, Erion Veliaj është viktimë e abuzimeve, korrupsionit, skandalit, egoizimit dhe karriges së tij të pushtetit, në pushtetin e partisë së tij.

Ndërsa Ilir Meta është njeriu që solli Ranën në pushtet, flamurtar i reformës në drejtësi, ashtu si dhe Veliaj, por kur drejtësia shkon tek ata dhe nuk kontrollohet prej tyre pastaj është politikë.

Në fakt, çështja ?Veliaj? po ndjek çështjen ?Meta?. Kjo e dyta shumë e lehtë me akuza, por dhe me faktin se Meta nuk është në detyrë. Ndërsa Veliaj ka më shumë akuza, vazhdon të qëndrojë në detyë dhe vazhdon të sillet me të njëjtën arrogancë dhe brutalitet ashtu si kur ishte në zyrën e kryetarit të bashkisë./CNA

 





Lajmet e fundit nga