web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush janë tre gjyqtarët e Kushtetueses të shantazhueshëm, që kanë nxjerrë hapur votën pro Veliajt

CNA sot ka publikuar tri shkrime për tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që janë të shantazhueshëm apo që kanë nxjerrë hapur votën pro ish-kryebashkiakut Erion Veliaj për kërkesën e tij në Kushtetuese. Tre anëtarët janë Marsida Xhaferllari, Sandër Beci dhe Gent Ibrahimi. Me detaje të hollësishme CNA ka treguar arsyet pse këta gjyqtarë të Kushtetueses e kanë nxjerrë hapur tashmë votën e tyre pro Veliajt. Le t’i shohim një e nga një. Marsida Xhaferllari Marsida Xhaferllari është një nga anëtaret e Gjykatës Kushtetuese dhe njihet si bashkëjetuesja e Enkelejd Alibeajt. Ky i fundit në një dalje të tij publike, duket qartë se urdhëron bashkëjetuesen e tij të votojë pro Veliajt. Si rrjedhojë lind pyetja: A paguhet bashkëjetuesi i Marsida Xhaferllarit nga studiot dhe familjarët e Veliajt për të ndikuar tek anëtarja e Gjykatës Kushtetuese? Pasi Alibeaj ka javë që mbron publikisht "pa interes" zotin Veliaj, a duhet përjashtuar për konflikt interesi nga shqyrtimi i çështjes zonja Marsida Xhaferllari, anëtare e Gjykatës Kushtetuese? Nga deklaratat e Alibeajt e vetmja gjë që kuptojmë është se i jep urdhër bashkëjetueses së tij, anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarit, se si të votojë për Erion Veliajn. Sandër Beci Sandër Beci është një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese që mund të jetë i shantazhueshëm. Gjyqtari Sandër Beci, me lidhje të forta brenda kupolës së PS-së, dyshohet se është vënë në shërbim të kauzës së Erion Veliajt kundër vendimit të Edi Ramës për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë Tiranë. Sipas informacioneve të rrjedhura nga brenda mbledhjes së Gjykatësve Kushtetuese, kur diskutoheshin kërkesat e Erion Veliajt për pezullimin e akteve të shkarkimit të tij, vendimi është negociuar që strategjikisht të merrej 8 me 0, pikërisht për të mos dekonspiruar me emra, ata që po lobonin pro Erion Veliajt. Nëse Sandër Beci për shembull, lobohet rregullisht nga një segment i Partisë Socialiste, atëherë Edi Rama paska një problem më të madh sesa thjesht zgjedhjet në Tiranë nëse Sandër Beci bashkohet me Veliajn në një betejë kaq pikante sa kjo. Taktika e Erion Veliajt shpesh ka kaluar nga shantazhi kundër medias, zyrtarëve ose gjyqtarëve që ai beson se kanë në dorë fatin e tij. Gent Ibrahimi Gent Ibrahimi është anëtari i tretë i Gjykatës Kushtetuese që mund të jetë i shantazhueshëm. Ky jurist u bë interesant për publikun për një ves të njohur si nga më të vjetrit e njerëzimit. Nga njerëz të afërt të tij, kohë më parë u shpërndanë në një listë gazetarësh, "chat"-e komunikimi dhe video kompromentuese që për një gjykatë Kushtetuese normale, do të thoshte: shkarkim nga detyra i Gent Ibrahimit. Ky anëtar, asokohe u mbrojt me të drejtën e tij që ta jetonte jetën siç më mirë ai besonte. Asokohe, por edhe sot, CNA.al dispononte dhe disponon foto dhe video që dëshmojnë veset e gjyqtarit tonë Kushtetues, të konsumuara brenda dyerve të Gjykatës. I njëjti u përfol si i regjistruar në pazare për një çështje në gjykim nga Gjykata Kushtetuese. Ndaj Gent Ibrahimit me to mund t'i bëhet shantazh nga palë në gjykim. E kjo mund të ndodhë veç nga ata që për shkak të gjendjes së vështirë ku ndodhen, nuk kanë ç'humbin tjetër veç prangave. Këta janë tre gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese që për arsye të renditura më lart mund të jenë të shantazhueshëm duke bërë kështu që vota e tyre pro Veliajt të dalë hapur./CNA

3 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i shantazhueshëm për shkak të veseve

Kush janë tre gjyqtarët e Kushtetueses të shantazhueshëm,

Gent Ibrahimi është një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ky jurist që është edhe një nga shkruesit e reformës në drejtësi, pak kohë më parë është bërë interesant për publikun për një ves të njohur si nga më të vjetrit e njerëzimit.

Kohë më parë, nga njerëz të afërt të tij, u shpërndanë në një listë gazetarësh, "chat"-e komunikimi dhe video kompromentuese që për një gjykatë Kushtetuese normale, do të thoshte: shkarkim nga detyra i Gent Ibrahimit.

Ky anëtar, asokohe u mbrojt me të drejtën e tij që ta jetonte jetën siç më mirë ai besonte.

Kush janë tre gjyqtarët e Kushtetueses të shantazhueshëm,
Gent Ibrahimi, anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Asokohe, por edhe sot, CNA.al dispononte dhe disponon foto dhe video që dëshmojnë veset e gjyqtarit tonë Kushtetues, të konsumuara brenda dyerve të Gjykatës.

I njëjti u përfol si i regjistruar në pazare për një çështje në gjykim nga Gjykata Kushtetuese.

Dhe ai nuk ishte i vetëm në ato regjistrime.

Ne, si edhe më parë, kemi deklaruar se videot e veseve nuk mund dhe nuk duhet t'i publikojmë. As ne, as të tjerë.

Por analizat mbi to dhe sjelljen institucionale të një personi të shantazhueshëm për shkak të tyre, nuk mund dhe nuk duhet t'i anashkalojmë.

Ato foto dhe video janë në dorën e të shumtëve.

Ndaj Gent Ibrahimit me to mund t'i bëhet shantazh nga palë në gjykim. E kjo mund të ndodhë veç nga ata që për shkak të gjendjes së vështirë ku ndodhen, nuk kanë ç'humbin tjetër veç prangave.

Ka një palë sot që ka dëshmuar mes të tjerash të jetë shpifës dhe shantazhues i thekur.

Genti Ibrahimi e di këtë!

Si ajo batuta e një filmi shqiptar:

I tremben ujqërit bushtrës!/ CNA

7 MUAJ ME PARE

Zbulohet anëtari tjetër i Gjykatës Kushtetuese që është marrë peng nga Veliaj?

Kush janë tre gjyqtarët e Kushtetueses të shantazhueshëm,

Një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese është marrë peng nga Erion Veliaj?

Gjyqtari Sandër Beci, me lidhje të forta brenda kupolës së PS, dyshohet se është vënë në shërbim të kauzës së Erion Veliajt kundër vendimit të Edi Ramës për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Sipas informacioneve të rrjedhura nga brenda mbledhjes së Gjykatësve Kushtetuese, kur diskutoheshin kërkesat e Erion Veliajt për pezullimin e akteve të shkarkimit të tij, vendimi është negociuar që strategjikisht të merrej 8 me 0, pikërisht për të mos dekonspiruar me emra, ata që po lobonin pro Erion Veliajt.

Kush janë tre gjyqtarët e Kushtetueses të shantazhueshëm,

Një vendim i marrë me shumicë votash do të dekonspironte shumicën, por sidomos pakicën.

Habia që pasoi një vendim pezullimi me unanimitet në fakt gjen shpjegim vetëm te ruajtja e 3-4 emrave të anëtarëve të Gjykatësve Kushtetues, që po luajnë me shtetin, jo me fatin e një vendimi shkarkimi.

Në "taktikën" e zgjedhur nga Erion Veliaj, më e famshmja është taktika e sulmit ndaj gjithë atyre që e akuzojnë, si njerëz që e kanë inat personal, se ai u refuzon leje ndërtimi.

Në linjën e arsyetimit të Veliajt, duhet të themi se kush e mbron ka marrë leje ndërtimi prej tij.

Ose kanë një lidhje tjetër që i bën quasi familjarë me të.

Por nëse Sandër Beci për shembull, lobohet rregullisht nga një segment i Partisë Socialiste, atëherë Edi Rama paska një problem më të madh sesa thjesht zgjedhjet në Tiranë nëse Sandër Beci bashkohet me Veliajn në një betejë kaq pikante sa kjo.

Kush janë tre gjyqtarët e Kushtetueses të shantazhueshëm,
Sandër Beci, anetari i Gjykatës Kushtetuese

Taktika e Erion Veliajt shpesh ka kaluar nga shantazhi kundër medias, zyrtarëve ose gjyqtarëve që ai beson se kanë në dorë fatin e tij.

Kështu para pak kohësh, një portal i paguar rregullisht nga familjarë të Veliajt, akuzonte gjyqtarin Sandër Beci si të përfshirë në korrupsion gjatë kohës që ky kishte qenë staf i universitetit juridik të Shkodrës.

Mes të tjerash në atë portal shkruhej:

"Në këtë dosje, (tashmë të pushuar), ka qenë dhe Sandër Beci, ish anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i marrë nën hetim për akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike."

Si e ka përjetuar Sandër Beci këtë shantazh mund të dallohet përkohësisht te vendimi i pezullimit të zgjedhjeve në Tiranë.

Por nuk mund të kalojë pa vëmendje se një presioni si ky, iu nënshtrua edhe Presidenti i Republikës pasi ai guxoi dhe pranoi vendimin e Edi Ramës.

Papritur kundër Presidentit u hodhën në treg me shkrim akuza për rrogat e djalit dhe pa shkrim për vilat e vëllezërve.

Rastësisht edhe kësaj here informacioni kaloi nga lejet e ndërtimit të Erion Veliajt./ CNA

7 MUAJ ME PARE

Zbulohet vota e Marsida Xhaferllarit kundër shkarkimit të Veliajt

Kush janë tre gjyqtarët e Kushtetueses të shantazhueshëm,

Ish-ushtari i Lulzim Bashës, që ka mbetur pa asnjë funksion politik dhe jashtë partisë e Parlamentit, Enkelejd Alibeaj, në një intervistë për gazetën e familjes Veliaj, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese duhet të japë vendimin për rrëzimin e shkarkimit të ish-kryebashkiakut të arrestuar me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.


“Një alternativë, dhe thashë, alternativa ligjërisht më e besueshme për mua është që Gjykata Kushtetuese do të duhet të japë një vendim për rrëzimin e vendimit të qeverisë dhe të vendimit të Këshillit Bashkiak për rrëzimin, për shkarkimin e Erion Veliajt, bashkë me të edhe dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve në 9 nëntor nga Presidenti i Republikës”, ka deklaruar Alibeaj.

Sipas tij kjo është zgjidhja më e besueshme ligjërisht.

Pasi Alibeaj ka javë që mbron publikisht "pa interes" zotin Veliaj, a duhet përjashtuar për konflikt interesi nga shqyrtimi i çështjes zonja Marsida Xhaferllari, anëtare e Gjykatës Kushtetuese?

Tashmë është e ditur që Enkelejd Alibeaj është bashkëjetuesi zyrtar i zonjës Xhaferllari.

Pasi dëgjuam prej javësh Jordan Dacin që mbronte "pa interes" Veliajn, sot u mësua se Daci paguhet si avokat nga zoti Veliaj. I zgjedhur që ta mbrojë si penalist në Gjykatën Kushtetuese. Veliajn nuk e mbron njeri qyl!

A paguhet bashkëjetuesi i Marsida Xhaferllarit nga studiot dhe familjarët e Veliajt për të ndikuar tek anëtarja e Gjykatës Kushtetuese?

Nga deklaratat e Alibeajt e vetmja gjë që kuptojmë është se i jep urdhër bashkëjetueses së tij, anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarit, se si të votojë për Erion Veliajn./ CNA





Lajmet e fundit nga