web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajmet kryesore deri në orën 18:00

Zhvillimet kryesore nga politika, aktualiteti, kronika, rajoni dhe bota deri në orën 18:00: Ditën e sotme është zbardhur relacioni i plotë me ndryshimet që parashikohen të bëhen në Komisionet Parlamentare. KLP ka njoftuar se më 17 shtator do të hapet gara për kreun e ri të SPAK, duke qenë se atij aktual, Altin Dumanit i mbaron mandati në dhjetor të 2025. Presidenti i Republikës, ka dekretuar ditën e sotme 16 ministrat e qeverisë së re. Është bërë me dije se ditën e nesërme Partia Demokratike do të mbledhë Grupin Parlamentar, ndërsa Kuvendi pritet të zhvillojë dy seanca plenare.

5 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Pse gazetari që "kutërbon", Mero Baze, nuk u shpjegon “fansave” si u bë milioner me euro?

Lajmet kryesore deri në orën 18:00

“Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë , sepse ka shfrytëzuar zanatin për të arritur qëllime të tjera”, ka thënë Indro Montanelli, emblema e gazetarisë italiane.

Dhe për ta sjellë në realitetin shqiptar, një gazetar i tillë është rasti i Mero Bazes.

Meroja e ka nisur sot javën duke i kujtuar “fansave” të tij se kush janë pronarët e medieve sot, por harron t’u thotë atyre se dikur ai ka qenë “mentor” i Sali Berishës, më pas armik i tij, prej shumë vitesh tashmë ai ha bukë vetëm duke sharë Saliun dhe duke iu lëpirë pushtetit.

Së fundi përfundoi edhe si ushtar i urdhëruar nga paraburgimi i Durrësit, si një vegël e medias që stimuloi dhe zbatoi një skenar për të akuzuar padrejtësisht një prokuror që po drejtonte hetimin e një hajduti, si Erion Veliaj.

Kujtojmë se prej arrestimit të Veliajt, ka nisur dhe fushata kundër drejtësisë, me sulme ndaj prokurorëve që hetuan dhe provuan veprat e rënda të kryera nga kryebashkiaku, i cili ashtu siç ka dalë nga përgjimet e publikuara, dirigjonte mediat në sulmet ndaj drejtësisë.

Por, përtej këtyre, mjafton t’u hedhësh një vështrim medieve se çfarë kanë thënë ato për pasurinë marramendëse të Mero Bazes, si “një gazetar që qelb erë”.

Dhe kështu rezulton se në media është bërë një raportim mbi një apartament në Bllok në Tiranë, i cili rezulton së bashku me një garazh 100 mijë euro, ndërkohë vlera reale e tij në treg është tre apo katërfish.

“Gjithkush mund të blejë një apartament, por në rastin e Mero Bazes ndërtuesi i objektit është sulmuar e akuzuar dhe më pas në kohën e pandemisë, kur të gjithë ishin të mbyllur, Mero Baze vendoste një pasuri marramendëse duke blerë këtë pasuri të paluajtshme me vlerën qesharake.

Tek apartamenti i cili është në emër të djalit të tij Regon Baze, ka dhe zyrat gazeta “Tema”.

Kemi sjellë një tjetër apartament në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit në rrugën “Themistokli Gërmenji”, i cili vlen 2-3-fish më shumë seç është deklaruar, zyrtarisht në blerje nga Mero Baze.

Por ka edhe një hotel. Hotel “Porta” në Ksamil, luksoz, me pishinë në tarracë, me plazhe private etj.

Një investim që dyshohet të jetë miliona euro, por Mero Baze e ka deklaruar fillimisht me një kredi thjesht me 210 mijë euro.

Sërish në emër të djalit të tij dhe kompanive të tij është regjistruar një truall me sipërfaqe 10 mijë metër katrorë në Ksamil i blerë me një vlerë qesharake 2.8 milionë lekë të rinj.

Pra për vetëm 28 milionë lekë të vjetër Mero Baze ka blerë 10 mijë metra katrorë truall, ku më pas do të ndërtonte dhe hotelin e tij.

10 mijë metër katrorë me një çmim thuajse qesharak në një nga perlat e turizmit shqiptar, vendosur toka në emër të djalit të tij”, raportonte pak javë më parë “CNA.al”.

Gjithashtu mediat kanë nxjerrë dhe kompani, lidhje, subjekte të ndryshme, të cilat faturojnë 70 milionë lekë dhe fitojnë 60 e kusur milionë.

Dhe në këtë suazë mediat “nesër” do të sjellin në vëmendjen e publikut të tjera prona dhe pasuri të Mero Bazes të vendosura në emër të djalit të tij Regonit apo familjarëve të tjerë që shkojnë sa në Golem, në Ndroq, në Tiranë, në apartamente te Kodra e Diellit, në Ksamil, në jug të Shqipërisë, në Përmet etj. Pasuri të patundshme që shkojnë në vlerën e miliona-miliona eurove.

Mero Baze është një gazetar që qelb erë, sipas Indro Montanellit, sepse ai është një njeri me pasuri marramendëse të vendosur gjatë pushtetit të Erion Veliajt, të cilit vijon t’i shërbejë edhe pse gjendet në qeli.

Arsyeja e këtij nënshtrimi duket e thjeshtë, një borxh që i duhet kthyer atij që e mbajti me bukë, por që kjo bukë nuk ia ngop grykësinë gazetarit që "kutërbon" Mero Baze./OraNews.Tv

 

8 MUAJ ME PARE

Nesër 2 seanca plenare në Kuvend/ PD njofton mbledhje të grupit parlamentar

Lajmet kryesore deri në orën 18:00

Teksa Kuvendi i Shqipërisë njoftoi se të martën do të zhvillohen dy seanca plenare, Partia Demokratike do të zhvillojë një mbledhje të grupit parlamentar.

Sipas raportimeve, bazuar në një komunikim përmes mesazhit të dërguar ndaj deputetëve opozitarë, mbledhja e grupit parlamentar do të zhvillohet në selinë blu.

Mësohet se mbledhja do të mbahen në orën 12:00 të së martës.

Ende nuk dihen pikat e diskutimit që do të jenë pjesë e takimit të demokratëve, ndërsa kjo mbledhje pason seancën e parë plenare në Kuvend që do të mbahet në orën 10:00 dhe i paraprin seancës së dytë në orën 17:00./CNA

 

8 MUAJ ME PARE

"Rama 4"/ Begaj dekreton ministrat e qeverisë së re

Lajmet kryesore deri në orën 18:00

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar ministrat e qeverisë së re, “Rama 4”.

Dekreti i është përcjellë Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.

Pas dekretimit të qeverisë nga presidenti, hapi i radhës është betimi i kryeministrit dhe ministrave në Presidencë.

 

Njoftimi i Presidencës

Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.
Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës,
Presidenti Begaj dekretoi:
1. Emërimin e Këshillit të Ministrave;
2. Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
3. Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;
4. Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
5. Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;
6. Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
7. Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;
8. Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;
9. Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
10. Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
11. Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;
12. Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;
13. Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
14. Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
15. Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
16. Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
17. Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

8 MUAJ ME PARE

KLP hap garën në 17 shtator për drejtuesin e ri të SPAK-ut

Lajmet kryesore deri në orën 18:00

Këshilli i Lartë i Prokurorëve do të hapë garën për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 17 shtator.

Në krye të SPAK-ut është Altin Dumani, mandati 3-vjeçar i të cilit përfundon më 16 dhjetor 2025.

Njoftimi i KLP-së:

Informacion mbi mbledhjen:

Dita/Data:                                          E Mërkurë, 17.09.2025

Ora:                                                    10.00

Kohëzgjatja:                                       90 minuta

Thirrur nga:                                     Kryetari i Këshillit

Pjesëmarrësit:                                    Anëtarët

Kuorumi i nevojshëm:                      7 anëtarë

Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.

Rendi i ditës:

1.      Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;

2.      Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;

3.      Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”;

4.      Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;

5.      Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Hysni Mulaj”./CNA 

8 MUAJ ME PARE

Zbardhet relacioni i plotë/ Ndryshimet që parashikohen në Komisionet Parlamentare

Lajmet kryesore deri në orën 18:00

Zbardhet relacioni i plotë me ndryshimet që parashikohen të bëhen në Komisionet Parlamentare.

Ndryshimet janë propozuar nga një grup deputetësh.

Në këtë propozim përfshihet dhe shkrirja e komisionit të Integrimit, që do të përfshihet në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme kryetar i të cilit do të jetë Igli Hasani.

Më poshtë mund të shihni projektvendimin me ndryshimet që parashikohen të ndodhin në Komisionet Parlamentare./ CNA

Lajmet kryesore deri në orën 18:00

Lajmet kryesore deri në orën 18:00





Lajmet e fundit nga