Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave që janë marrë në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Letoni, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:45. Nga atentati në Shkodër janë zbardhur të tjera detaje. Autori Ragip Gila pasi i qëlloi viktimat në lokal, u largua në këmbë dhe më pas i vodhi automjetin një personi. CNA ka siguruar vendimin e gjykatës, ku vendosi të pezullonte dënimin me burg ndaj autorit të atentatit të sotëm, Ragip Gilës, duke i caktuar masën “Shërbim prove” për 5 vite, me kusht që gjatë kësaj periudhe të mos kryente vepër tjetër penale. Ditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur kompanisë postare DHL në lidhje me vonesën e pagesës për kryerjen e shërbimit për votimin për zgjedhjet e 11 majit nga shqiptarët në diasporë. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar nisjen e Kuvendit të Shqipërisë. Seanca e parë do të mbahet më 12 shtator në orën 10:00.
5 artikuj për këtë temë.

Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancën e parë për të mbledhur Legjislaturën e XI-të më 12 shtator.
Dekreti është firmosur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Bazuar në dekret, mbledhja është caktuar në orën 10:00 të së premtes./CNA


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur kompanisë postare DHL në lidhje me vonesën e pagesës për kryerjen e shërbimit për votimin për zgjedhjet e 11 majit nga shqiptarët në diasporë.
Përmes një letre nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thekson se detyrimi për pagesë lind vetëm pasi të verifikohet kryerja e shërbimit sipas objektit të kontratës dhe se vetëm dorëzimi i faturave në sistem nuk e detyron automatikisht institucionin që të bëjë pagesën apo të paguajë kamatëvonesat.
Letra e plotë:
I nderuar z. Koçollari,
Si përgjigje të shkresës suaj përcjellë më datë 01.09.2025, protokolluar me tonën nr. 5950 Prot., datë 01.09.2025 me objekt “Kërkesë e përsëritur për pagesën e detyrimeve kontrakore”, jeni të lutur të mbani në vëmendje sa vijon:
Kontrata me nr. 1358/20 prot., datë 04.04.2025 “Shërbimi postar për zgjedhësit nga jashtë vendit” e lidhur midis Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe “DHL International Albania” sh.p.k (DHL), ka si objekt të saj kryerjen nga kjo e fundit të shërbimit të dërgimit të fletëve të votimit për votuesit banues jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025. KQZ do të paguajë DHL për kryerjen e këtij shërbimi.
Në përputhje me objektin e kësaj kontrate palët në të, KQZ dhe DHL, kanë të drejta dhe detyrime të ndërsjellta të cilat gjenden të pasqyruara në këtë dokument.
Si pjesë e këtyre të drejtave dhe detyrimeve më lejoni t'ju sjellim në vëmendje, veçanërisht disa parashikime kontraktuale:
Neni 1.11 “Inspektimet dhe Auditimi nga Blerësi”
Furnizuesi i përgjigjet pyetjeve dhe i jep Blerësit çdo informacion ose dokument të nevojshëm për (i) hetimin e pretendimeve të Praktikave të Ndaluara, ose (ii) monitorimin dhe vlerësimin nga ana e Blerësit të Kontratës dhe për t'i dhënë mundësi Blerësit të shqyrtojë dhe adresojë çdo problematikë në lidhje me Kontratën.
Furnizuesi mban të gjithë dokumentacionin në lidhje me zbatimin e Kontratës në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Neni 4 “Objekti i Furnizimit”
4.1“Shërbimet që do të furnizohen duhet të jenë sipas termave të referencës dhe kushteve të përcaktuara në Dokumentet e Tenderit.
4.2 Kushtet e kontratës nuk ndryshojnë nga ato të përshkruara në dokumentet e tenderit dhe në ofertën fituese, me përjashtim të rasteve kur Furnizuesi, për arsye objektive dhe të pavarura prej tij në kohën e ofertimit ofron, me të njëjtin çmim, kushte më të mira se ato të tenderuara.
Neni 5 “Dorëzimi”
5.1 Dorëzimi i Shërbimeve do të jetë në përputhje me kërkesat e specifikuara në Dokumentet e Tenderit.
Neni 6 “Përgjegjësitë e Furnizuesit”
6.1 Furnizuesi do të jetë përgjegjës për kryerjen e e të gjitha Shërbimeve në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Dokumentet e Tenderit.
Neni 8 “Detyrimet e Veçanta të Furnizuesit”
Furnizuesi duhet të kryejë të gjitha Shërbimet siç specifikohet tek Termat e Referencës.
Furnizuesi duhet t’i paraqesë Blerësit të gjitha shërbimet, në sasitë e përcaktuara, siç kërkohen nga kontrata duke përfshirë, por jo të kufizuara nga, të gjitha raportet, dokumentat, studimet, skicimet dhe planimetritë.
Furnizuesi duhet të sigurojë raportet e lidhura me zbatimin e Shërbimeve siç kërkohet në kontratë.
Neni 10 “Kushtet e pagesës”
10.2 Pagesat do të kryhen menjëherë nga Blerësi, jo më vonë se periudha kohore e specifikuar në KVK pas dorëzimit të një fature ose kërkese për pagesë nga Furnizuesi, dhe pasi Blerësi ta ketë pranuar atë.
Neni 15 “Dispozita të Fundit”
Për sa nuk parashikohet shprehimisht në këtë kontratë, do të zbatohen dispozitat e parashikuara në Kushtet e Përgjithshme të Kontratës, të publikuara si pjesë e Dokumenteve Standarde të Tenderit të procedurës së prokurimit me objekt këtë kontratë”.
Sjellim gjithashtu në vëmendjen tuaj se pjesë tërësore e kësaj kontrate janë edhe anekset:
“Aneksi 1” – Oferta ekonomike;
“Aneksi 2” – Termat e referencës;
“Aneksi 3” – Propozimi teknik;
“Aneksi 4” – Vendimi nr. 13 datë 12.01.2024 “Për miratimin e rregullave për procedurën e votimit nga jashtë vendit”, i ndryshuar
Në vlerësim të dispozitave të sipërcituara, por edhe në tërësi nga përmbajtja e gjithë kontrata, është qartësisht e kuptueshme se detyrimi i KQZ për t’ju paguar vjen vetëm pasi të verifikohet kryerja, ose jo e shërbimit nga ana juaj sipas objektit të kontratës.
Vetëm fakti se DHL i ka përcjellë këto fatura në KQZ dhe se ato janë tashmë në sistem (por as janë pranuar dhe as nuk janë refuzuar) nuk e detyron automatikisht KQZ që të bëjë pagesën e tyre, e më shumë akoma të paguajë për kamatvonesa.
Sikurse edhe në çdo kontratë tjetër të ngjashme, bazuar në përmbajtjen e vetë asaj, si dhe në legjislacionin përkatës, shërbimi i marrë përsipër për t’u kryer nga njëra palë (DHL me këtë rast) do të duhet të provohet se është kryer në sasi, në cilësi dhe në kohë. Ky është një parashikim kontraktual i qartë edhe në kontratën objekt trajtimi në këtë komunikim.
Pranimi i kryerjes së shërbimit nga pala tjetër (KQZ), e detyron këtë të fundit që të paguajë për shërbimin e marrë.
Sikurse ju shumë mirë e dini, midis KQZ dhe DHL, nuk ka akoma një dokument, i cili sipas kontratës, si dhe dispozitave përkatëse të Kodit Civil, ligjit nr.162/2020 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, të tregoj/të provojë se (nga KQZ) është pranuar pjesërisht, apo tërësisht kryerja e shërbimit nga ana juaj sipas parashikimeve kontraktuale.
Thënë sa më sipër faturat e dërguara nga ana juaj në KQZ në bazë të cilave ju kërkoni të paguheni për shërbim e kryer sipas objektit të kontratës, nuk kanë respektuar procedurën kontraktuale dhe atë ligjore të rastit dhe rrjedhimisht nuk përbëjnë deri më tani detyrim për t’u paguar nga ana e KQZ.
Dërgimi i këtyre faturave është bërë pa u finalizuar më parë në një dokument (procesverbal) fakti i kryerjes së shërbimit nga ana juaj sipas termave të kontratës.
KQZ në vijueshmëri ju ka kërkuar të vendosni në dispozicion të saj gjithë dokumentacionin provues të kryerjes së shërbimit kontraktual nga juaj (shikoni për këtë shkresat nr.prot 3592, datë 30.04.2025; nr.prot 3683, datë 03.05.2025; nr.prot 4009, datë 08.05.2025; nr.prot 4444, datë 13.05.2025; nr.prot 4444/2, datë 22.05.2025, (së bashku me provën e nënshkrimit edhe route të dërgesës me timestamp).; nr.prot 4444/4, datë 28.05.2025; nr.prot 4444/6, datë 4.06.2025 dhe atë me nr. Prot 5318/1, datë 10.07.2025)
Një pjesë e madhe këtij dokumentcioni tashmë është dërguar nga juaj. Por për shkak të volumit të madh të të dhënave që përmban ky dokumentacion, ka qënë e pamundur për KQZ që të përfundonte shqyrtimin dhe vlerësimin e tij deri në momentin që po ju përcillet kjo përgjigje. Është fakt i njohur botërisht që gjatë kësaj periudhe KQZ ka vazhduar të jetë e angazhuar me përmbushjen e detyrimit të saj kushtetues dhe ligjor të administrimit të procesit zgjedhor të datës 11 Maj 2025. Sikurse mund të jeni në dijeni përfundimi i këtij procesi daton më 4 Shtator 2025!
Veçmas shkakut themelor të më sipër arsyetuar, mospagimi i faturave të dërguara nga ana juaj lidhet edhe me përmbajtjen e vetë faturave. Përmbajtja e tyre nuk tregon asgjë në lidhje me sa, si dhe kur është kryer shërbimi juaj sipas objektit të kontratës. Mungesa e kësaj qartësie në përmbajtjen e faturave përbën një shkak të përligjur për KQZ për mos pagimin e tyre.
Sa më sipër parashtruam, mbështet edhe pretendimin e KQZ se është pa shkak kontraktual dhe ligjor edhe kërkimi juaj për pagimin e kamatvonesave.
I nderuar zoti Koçollari,
KQZ njeh gjithë detyrimet kundrejt DHL që burojnë nga Kontrata me nr. 1358/20 prot., datë 04.04.2025 “Shërbimi postar për zgjedhësit nga jashtë vendit” e lidhur midis këtyre dy personave juridik dhe është e angazhuar për përmbushjen e këtyre detyrimeve. Ndaj për të vijuar me këtë përmbushje jeni të lutur që në radhë:
1. të revokoni kërkimin tuaj për kamatvonesat;
2. të autorizoni një përfaqësues të DHL për të koordinuar me KQZ për të hartuar dokumentin (procesverbalin) në lidhje me kryerjen e shërbimit kontraktual nga ana e DHL dhe pranimin e këtij shërbimi nga KQZ;
3. të ridërgoni faturat për shërbimin e kryer sipas shteteve;
Përmbushja sa më shpejtë e këtyre kërkesave i hap rrugën pagimit menjëherë nga KQZ të detyrimeve financiare kundrejt DHL.
Për ta përfunduar,
KQZ rikonfirmon edhe një herë se votimi për herë të parë i votuesve nga jashtë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj, ishte një proces që u realizua me sukses edhe pse ishte i sfiduar nga faktori kohë e nga faktorë të tjerë objektiv dhe subjektiv. Me këtë rast KQZ vlerëson angazhimin e DHL si partner kontraktual i këtij institucioni për të kontribuar në realizimin e këtij procesi./CNA

Ragip Gila, autori i atentati të sotëm në Shkodër rezulton një person me të shkuar kriminale. Në vitin 2023, Gila është arrestuar si i dyshuar që furnizonte grupet kriminale me armë dhe materiale të ndryshme.
Ragip Gila është shpallur fajtor nga Gjykata e Shkodrës për veprën penale të “Prodhim dhe shitjenarkotikësh”. Vepër për të cilën është dënuar me 5 vite burg, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar është ulur në 3.4 vite burg.
CNA ka siguruar vendimin e gjykatës, ku vendosi të pezullonte dënimin me burg ndaj Gilës, duke i caktuar masën “Shërbim prove” për 5 vite, me kusht që gjatë kësaj periudhe mos të kryente vepër tjetër penale.
Vendimi u mor nga gjyqtari Albert Keraj.
Gjykata e ka urdhëruar Ragip Gilën që të mos shoqërohej me persona të dënuar apo të posedonte armë./CNA

Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati i ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.
Sipas burimeve mediatike, dyshohet se autori, Ragip Gila, i ka ndjekur viktimat deri në lokal dhe brenda lokalit ka qëlluar drejt tyre.
Më pas ka dalë nga lokali dhe ka ecur për rreth 300 metra në këmbë, deri në Perash. Aty ku dhe ka grabitur një automjet duke e kërcënuar me armë në kokë drejtuesin e makinës.
Pasi ka marrë makinën ka tentuar të arratiset dhe gjatë tentativës ka bërë dhe një aksident.
Policia është vënë në ndjekje të Gilës, të cilin e ka arrestuar te shinat e trenit në afërsi të lumit Kir.

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave të marra për ndeshjen e nesërme mes Shqipërisë dhe Letonisë në “Air Albania”.
Në një njoftim, policia bën me dije se do të bllokohen disa akse rrugore në afërsi të stadiumit “Air Albania”.
Gjithashtu thuhet se do të kontrollohen imtësisht të gjithë tifozët që do të hyjnë në stadium.
Plani i masave nga Policia e Shtetit
Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit “Shqipëri - Letoni” që do të zhvillohet më datë 9 shtator 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Tiranë.
Duke u mbështetur te përvoja pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash të posaçëm me detyra konkrete për të gjitha strukturat e Policisë të përfshira. Konkretisht, në planin e masave parashikohen:
-Shoqërimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Letonisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;
-Shoqërimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Shqipërisë, në stadium;
-Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë piroteknike, para se të futen tifozët;
-Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por dhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;
-Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;
-Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.
Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, konkretisht me Federatën Shqiptare të Futbollit, UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë), spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.
Gjithashtu, janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Letonisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, gjatë datës 9 shtator 2025, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Tiranë, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit, konkretisht:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”, rruga “Papa Gjon Pali i II”, rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Themistokli Gërmenji”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës deri tek stadiumi, rruga “Faik Konica” dhe rruga “Skerdilajd Llagami”.
Parkimi i autobusëve me tifozë vendas që vijnë nga Korça dhe Elbasani, do të bëhet në parkingun e lokal “Kalvin”, ndërsa autoveturat te terminali pranë qytetit “Studenti”.
Parkimi i autobusëve që vijnë nga veriu dhe jugu, do të bëhet në parkimin “Terminali i përpunimit të automjeteve” pranë mbikalimit të Kamzës, ndërsa autoveturat tek parkingu pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, në parkingun nëntokësor në sheshin “Skënderbej”, si dhe në parkingun nëntokësor në “Bulevardin e Ri”, te ish stacioni i trenit.
Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta.
Gjithashtu, apelojmë për qytetarët që të mos ngrenë dronë në perimetrin e sigurisë (përreth stadiumit “Arena Kombëtare”), sepse do të rrëzohen, pasi Policia e Shtetit do të përdorë pajisje anti-dronë.
Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.
Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet. Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Njoftojmë tifozët se hyrja në stadium fillon në orën 18:00.
Gjithashtu, apelojmë për ta dhe për sportdashësit që të mos publikojnë në rrjete sociale biletat e blera, pasi mund të dublikohen në kundërshtim me ligjin. Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas radhës, do të kalojë vetëm, për t’iu kontrolluar barcode nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar.
Ju informojmë se dublikimi/shumëfishimi i biletës, konsiderohet falsifikim dhe mashtrim, vepra të cilat ndëshkohen nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
Në rast se gjendeni në situata të tilla paligjshmërie, denonconi menjëherë në numrin 112.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.
“Air Albania” si vrasje me paramendim, e m...
Mashtruesi Zeqo Pilafi, në pleqërinë e tij...
Mero Baze prishet me Ramën/ "Futi Veliajn ...
Zbulohet një tjetër pasuri e Mero Bazes (P...
Skandali/ Regon Baze, djali i Plakut Mere ...
Fakti/ DigitAlb i mbytur në borxhe, zbuloh...
Nga përfitimi i rreth 50 mijë paundëve te ...
Lori Hoxha llahtariset nga hetimet për inc...
SPAK-u, Dritan Prençi, inceneratorët dhe b...
“Tentakulat” e Ajola Xoxës deri te landfil...
Rivlerësimi i pronave/ Ja çmimet e referen...
Sa paguajnë shqiptarët për një deputet? 1...
Pse "Kafka" nuk është i nënë Shqiponjës, p...
Çfarë është prokurori i SPAK-ut, Dritan Pr...
Dorëhiqet Komandanti i Gardës së Republikë...
Dokumenti 60 milionë euro që akuzon prokur...
Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda He...
Përgjimet/ “Kemi vetëm 1 ditë kohë”, inske...
CNA nesër të tjera përgjime për Bollinon d...
Përgjimet, “më kanë thënë miq nga PD-ja”/ ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...