
Dy mercenarët e Erion Veliajt, të cilët dirgjohen nga burgu i Durrësit nëpërmjet vëllait të kryebashkiakut, Arbrit të vogël, pasi në përgjime del dhe Arbri i madh. I madhi është Arbër Mazniku, që të mos i ngatërrojmë lexuesit.
Kanë disa ditë nëpër shkrime të tyre, botime apo qëndrime publike që vazhdojnë të thonë një mashtrim të madh publik. Për të vazhduar misionin e tyre kundër prokurorëve dhe për të mbrojtur pagatorin e tyre, Erion Veliaj kanë dalë me një tezë: ?Avokatët e Erion Veliajt nuk i kanë marrë përgjimet. Nuk i kanë provat?.
Po si ka mundësi? Këta janë avokatë apo budallenj?!
Se Erion Veliaj duhet të marrë t?i çojë në lumë, t?i hedhë në plehra.
Ç?janë këta avokatë që gati 20 ditë pasi iu janë dhënë provat dhe përgjimet nuk i kanë marrë ato. Kush janë këta?
Për çfarë janë avokatët që nuk marrin provat e prokurorëve, që nuk lexojnë provat e prokurorëve, që nuk janë tërhequr provat e prokurorëve?
Mashtrimi më i madh është se avokatët e Erion Veliajt sipas asaj që shkruan Carlo Bollino dhe Mero Baze kanë lexuar përgjimet dhe i kanë lënë në sallë.


Mashtrim i pështirë publik.
Nuk ka ç?iu bie më në fytyrë. S?ka çfarë ua ndot më fytyrën e tyre.
Tani që dolën këto përgjime, doli e vërteta, se janë mercenarë të paguar nga Erion Veliaj, se përdoren për propagandë për të gënjyer, për të sulmuar prokurorë, për t?i shantazhuar, se këtë bën.
Gjithçka thotë Erion Veliaj në burg në përgjime e ka bërë Carlo Bollino me Mero Bazen, në mediat e tyrë dhe të tjerët që ata përdorin.
Por mashtrojnë publikisht duhe thënë se avokatët e Erion Veliajt ishin kaq budallenj sa nuk i morën fare përgjimet, i lexuan në sallë.
Po a e dinë Carlo Bollino dhe Mero Baze se ishte një kuti e madhe me përgjime? Janë qindra faqe, ne nuk kemi nxjerrë as 1 të 100 e tyre. Mashtrojnë publikisht dhe thonë se këto qindra faqe avokatët i lexuan dhe i lanë atje. Jo, nuk është e vërtetë.
Nuk i kanë lexuar në sallë, i kanë marrë provat dhe i kanë avokatët e Erion Veliajt dhe e ka shkruajtur dhjetëra herë Mero Baze se avokatët e Veliajt nuk kanë marrë as vendimin e parë të gjykatës as përgjimet e tanishme.
Po si ka mundësi? Çfarë janë këta? Këta ose janë UFO që i lexuan në çast dhe i lanë atje ose janë një tufë me budallenj që si kanë zënë provat me dorë t?i lexojnë dhe Erioni duhet të ndryshojë urgjent avokatët mbrojtës.
Prandaj nuk është gjë tjetër veçse mashtrim.
E vërteta është vetëm një, edhe provat i kanë marrë edhe vendimet e gjykatës i kanë lexuar.
Fajin nuk e kanë avokatët, fajin e kanë dy ?shërbëtorë? pushteti që pretendojnë që janë gazetarë të lirë.
Në fakt janë mercenarë të Partisë Socialiste dhe të Rilindjes, të pushtetit dhe kanë dalë zbuluar tashmë nga përgjimet si shërbëtorë të Erion Veliajt.
Janë me dhjetëra përgjime atje, ka dhe të tjera. Do t?i lexojnë në vijim edhe Carlo edhe Mero. Ne do të vijojmë t?i publikojmë në vazhdim të gjitha përgjimet dhe kjo nuk ka më asnjë diskutim.
Qëllimi i Meros dhe Carlos në mashtrimin e tyre se avokatët nuk i kanë marrë faktet dhe provat, por i kanë lënë në sallë dhe nuk i dinë dhe nuk i kanë ditur këto që po publikon CNA, janë një mashtrim dhe një shantazh sërish i hapur ndaj SPAK-ut që të dalë urdhër që ne të ndalojmë publikimin e përgjimeve.
Ne do të vazhdojmë publikimin e përgjimeve, do ta çjerrim deri në fund maskën e mashtruesve me skemat si më sipër të Mero Bazes dhe Carlo Bollinos.
Nga ky moment, nuk do t?u kthejmë asnjë përgjigje dhe CNA nuk do të ketë më asnjë reagim as ndaj Carlo Bollinos, as ndaj Mero Bazes, as ndaj mediave rreth tyre, ndaj askujt tjetër. Thjesht dhe vetëm do të nxjerrim të vërtetën.
Siç nxorrëm faktet dhe provat dhe denoncuam Erion Veliajn, kompanitë e bashkëshortes së tij, siç kemi denoncuar inceneratorët, dosjen ?5D? dhe shumë skandale të tjera, ashtu do të denoncojmë deri në fund çdo aferë pa ndalim. Nuk do t?i kthejmë më përgjigje askujt . Do të vazhdojmë vetëm misionin tonë, pa ndalim.
Ne do vijojmë me publikimet e tjera që implikojnë Carlo Bollinon dhe Mero Bazen dhe këdo tjetër të përfshirë në maskaradën mediatike kundër prokurorëve të SPAK dhe GJKKO me qëllim të vetëm të tyre, të lirohej nga burgu një i korruptuar me 3 akuza të rënda penale që është urdhëruesi i tyre. "Stay Tuned"!
E vërteta vonon, por nuk harron./ CNA