Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në 10 shkurt në njoftimin e SPAK-ut për arrestimin e Erion Veliajt u zbulua se edhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, është nën hetim nga SPAK-u. Bushka dyshohet për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. CNA ka zbardhur detaje nga dosja hetimore ku tregohet roli i Bushkës së “Ligjeve”, si dhe komunikimet ku tregohet se si shantazhonte dhe presiononte dëshmitaret. “Mos fol me njeri, po t’u deshën lekë më thuaj”, i drejtohet Bushka ish-drejtoreshës së "BYLA"-s. Pas zbardhjes së detajeve nga dosja, Bushka sa nuk qau me lot krokodili në dëgjesën me Ramën duke thënë se vetëm e ka këshilluar, kur në fakt kjo është e ndaluar për shkak të detyrës që mban Bushka.
4 artikuj për këtë temë.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, deputetja e Rilindjes, e ardhur nga burimet e 99-çave të Erion Veliajt, sot tentoi të sillej si shenjtore për të dhënë sqarime para grupit parlamentar të PS-së duke treguar miqësira, historia e meselera, por në fakt drejtësia nuk është histori apo përralla që thotë Klotilda Bushka, broçkullat e saj për të mashtruar opinionin publik duke bërë politikë, por janë faktet, provat dhe dokumentet.
Klotilda Bushka e di mjaft mirë se gjatë hetimeve është filmuar, është regjistruar, është me zë dhe me figurë.
Sipas dokumenteve të dala nga gjykata, nuk ka një vendim të prokurorit në këtë rast, por ka një vendim gjykate, dokumente që ne i kemi publikuar dje që ne i kemi që mund t?i lexoni këtu, që intimidon ish-drejtoreshën për të marrë përsipër krimin dhe i ofron edhe para në rast se asaj i nevojiten dhe kjo është një provë në dosje.
Historitë me miqësira, ndihma e të tjerë nuk duhet të shkojnë në pengimin e drejtësisë, fshehjen e provave apo manipulimin e tyre.
Klotilda Bushka është deputete dhe nuk mund të ushtrojë profesionin e avokatit. Mund ta ndihmosh, por nuk lejohet të japësh konsulencë ligjore. Pra edhe me armët që përdor ka ?vrarë? veten.
Ti mund t?i ndihmosh, mund t?i këshillosh juridikisht e të tjerë, por kur fillon thërret dëshmitarët, u ofron para dhe u kërkon të ndryshojnë dëshminë është vepër penale dhe nuk kemi të bëjmë me histori dhe romane, por me fakte dhe prova konkrete dhe përgjegjësi penale.
Meqenëse kryeministri ynë tha se nuk ndodh në asnjë vend të Evropës ky lloj hetimi dhe kjo lloj forme që po bëka SPAK-u i famshëm e po na dhënka gjykata, në fakt po i bëjmë një pyetje:
Në cilin vend të botës nëse do të gjendej një fakt dhe provë e tillë siç i ka dalë Klotilda Bushkës, do të qëndronte në detyrë, jo më si kryetare e Komisionit të Ligjeve, por si deputete?
Në cilin vend të botës një kryetari Komisioni të Ligjeve që është njeriu numër 2 i parlamentit do t?i shkonte të thërriste dëshmitarë e të diskutonte çështje parash e ndryshim dëshmie? Në cilin vend të botë mund të ndodhë kjo?
Ndaj dhe ato që Klotilda Bushka tha në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së nuk janë thjesht dhe vetëm përralla të Klotilda Bushkës./ CNA

Një nga episodet më interesante të shpjeguara në dosjen prej 366 faqesh, të akuzave ndaj familjes Veliaj-Xoxa, është kërkesa për takim e Klotilda Bushkes dhe një dëshmitareje.
Klotilda Bushka i ka shkuar në institucionin ku punonte dëshmitarja dhe e ka thirrur në takim në zyrën e titullares së institucionit.
Titullarja e institucionit i ka krijuar zonjës Bushka gjithë komoditetet e rastit, duke i vënë ne dispozicion zyrën për bisedën me zyrtaren. Biseda nuk kishte lidhje me objektin e punës së institucionit, por bëhej për hallin personal të zonjës Bushka.
Ngjarja ka ndodhur në zyrat e Avokatit të Popullit. Zyrtarja mikpritëse dhe që i krijon gjithë komoditetin e rastit zonjës Bushka quhet Erinda Ballanca.
“Deklaruesja shpjegon se ndërsa ka qenë në zyrë duke punuar, tek Avokati i Popullit, rreth orës 14:30 është lajmëruar nga shoferi i institucionit, një shtetas i quajtur Tasim, se e kërkonte dikush nga jashtë. Më pas, shoferi i ka thënë që të shkonte te zyra e Avokatit të Popullit. Deklaruesja shpjegon se kur është futur brenda në zyrë, ka gjetur aty Avokaten e Popullit Erinda Ballanca, si dhe shtetasen Klotilda Bushka. Deklaruesja shpjegon se në momentin e parë u përshëndeta me të dyja, më pas, shtetasja Klotilda Bushka i ka shkelur syrin, gjest të cilin ajo (deklaruesja) e ka kuptuar si një sinjalizim për të mos treguar se cfarë më kishte ndodhur gjatë majit dhjetor dhe takimet që kishte pasur.
Pas disa bisedave për tema personale, deklaruesja shpjegon se shtetasja Erinda Ballanca është larguar nga zyra dhe ka mbetur vetëm me Klotilda Bushkën. Kjo e fundit ka nisur ta pyesë nëse ishte më mirë dhe a ishte qetësuar nga situata e krijuar muajin e kaluar. Gjithashtu, Klotilda Bushka e ka pyetur nëse kishte ndonjë shqetësim nga SPAK-u, duke e pyetur nëse ishte thirrur përsëri. Deklaruesja i është përgjigjur se nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi dhe është shumë e qetë.
Në vijim, deklaruesja shpjegon se Klotilda Bushka i ka thënë se kishte një merak me deklarimet në ILDKPKI që ajo vetë po bënte, duke iu referuar faturës që kishte në dosjen e saj të lëshuar nga bashkëshorti i saj Altin Bushka, për aktivitetin NATO 2022 dhe e ka pyetur se kush ka qenë në dijeni për këtë faturë. Deklaruesja i ka thënë se për këtë faturë kishte folur vetëm me Greta Kokalarin dhe më pas po ajo i kishte shkruar Altinit duke i thënë se duhet të bënte një faturë.
Deklaruesja shprehet se meraku i Klotildës ishte nëse kjo bisedë mbi faturën në fjalë ishte bërë apo jo me Adela Kondakçiun, siç edhe në të vërtetë ka ndodhur. Megjithatë, deklaruesja e ka mohuar një gjë të tillë. Në një moment, deklaruesja shpjegon se Klotilda Bushka u shpreh duke thënë se 'Adela na ka sjellë shumë pasoja dhe është një person negativ me të cilin kemi bashkëpunuar'”, – thuhet në dosje.


Ndër të tjera, Ina Goxhaj ka deklaruar se Klotilda Bushka i ka thënë se nëse do thirrej përsëri në SPAK, do të përfaqësohej me një avokat, teksa i ka kërkuar që të mos flasë me njeri.

“Deklaruesja shpjegon se Klotilda i ka thënë 'mos ki merak, për çfarëdolloj gjëje, do na kesh ne. Dhe të lutem mos fol me njeri në telefon'”.
Që të mos fliste në telefon në lidhje me ngjarjen, deklaruesja shpjegon se shtetasja Klotilda Bushka ia ka kërkuar disa herë.
Më pas, deklaruesja shpjegon se shtetasja Klotilda Bushka i ka thënë që nëse do e thërrisnin përsëri në SPAK, ajo nuk duhej të tregonte se si Klotilda ia kishte marrë telefonin.
Klotilda Bushka, shpjegon deklaruesja, e ka udhëzuar që nëse do të pyetej nga organi procedues lidhur me telefonin, duhej të deklaronte se telefonin aktual (atë që i ka dhënë shtetasja Ajola Xoxa) e kishte prej vitesh në shtëpinë e saj dhe thjesht e ka vënë në përdorim kohët e fundit”, – thuhet në dosje.

Në fund, deklaruesja ka treguar se teksa po përshëndetej me Klotildën, kjo e fundit i ka thënë “për çfarëdolloj gjëje që të duhet, qoftë edhe për lekë, na thuaj ”.

Ku do t'i gjente lekët Klotilda Bushka, sa ishte e gatshme të paguante dhe në cilën zyrë shteti do t'ia dorëzonte dëshmitares nëse ajo i jepte pazarin?/ CNA

CNA ka siguruar vendimin e GJKKO-së ku zbulohet edhe roli i Klotilda Bushkës, se si deputetja socialiste është e përfshirë në veprimtari kriminale, në mbrojtje të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.
Gjykata ka arritur në konkluzionin se të gjitha deklaratat e ish-drejtoreshës së BYL-A-s, Ina Goxhaj, kanë qenë të vërteta, se asaj i është marrë telefoni për t'u asgjësuar dhe i është dhënë një telefon i ri i llojit Iphone nga Ajola Xoxa.
Goxhaj ka treguar se është ndier në presion pasi i është thënë nga Klotilda Bushka që të mos tregonte asgjë dhe të mohohej gjithçka që kishte të bënte me Ajola Xoxën.
“Gjithashtu, deklarimet e kësaj shtetase në lidhje me ndërrimin e aparatit të saj celular, konstatohet se mbështeten edhe nga rezultatet e përftuara nga shkresa Nr. FRS/3056/IB datë 26.12.2024, e ardhur pranë organit procedues nga shoqëria Vodafone Sh.a. Prej kësaj kompanie telefonike, është administruar informacioni se numri telefonik +355696152417 është i regjistruar në emrin e shtetases Ina Goxhaj, me Nr. personal 185524116P, e datëlindjes 24.05.1988, për të cilën është plotësuar edhe formulari i përdoruesit të shërbimeve për komunikimet elektronike. Bashkëlidhur këtij formulari gjendet dhe një kopje e letërnjoftimit në emër të shtetases Ina Goxhaj, me Nr. Personal 185524116P, lëshuar në datë 06.05.2009. Po kështu, kompania telefonike ka vënë në dispozicion thirrjet telefonike/sms, ku pasqyrohen numrat që kanë telefonuar apo janë telefonuar nga shtetasja Ina Goxhaj, për periudhën 01.12.2023 deri në 18.12.2024, së bashku me IMEI-n identifikues të bashkëbiseduesve.
136.2.3. Nga materiali i analizuar për thirrjet dalëse, evidentohet se prej datës 01.12.2023 dhe deri në datë 10.12.2024 ora 20:07, ky numër telefonik është përdorur në aparatin celular me IMEI 356835259288980. Telefonata e fundit dalëse ka qenë në orën 20:07, me kohëzgjatje 10 sekonda, kundrejt numrit celular 0695528178. Fluksi hyrës i fundit rezulton të jetë sms nga Vodafone në orën 22:51 të datës 10.12.2024. Në vijim, pasqyrohet se për numrin telefonik +355696152417, nga data 11.12.2024 ora 8:35 deri në 12.12.2024 ora 11:35, shfaqet një aparat telefonik me Nr. IMEI 358934999288980. Kjo përkon me deklarimet e kësaj shtetase në lidhje me përdorimin për pak orë të një aparati tjetër, i cili duhet të jetë i nënës së saj.
Më pas, nga materiali i analizuar për flukset dalëse, evidentohet se prej datës 13.12.2024 ora 02:38 dhe deri në datë 18.12.2024 ora 14:19, numri telefonik i shtetases Ina Goxhaj është përdorur në aparatin me IMEI 357014745814170. Fluksi i parë hyrës për këtë IMEI është në datë 13.12.2024, ora 02:36, në formën e mesazhit, ndërsa fluksi i fundit hyrës është në datë 18.12.2024, ora 17:44, në formën e mesazhit. Këto të dhëna përkojnë me deklarimet e shtetases Ina Goxhaj për sa i përket ndërrimit të aparatit të saj celular. Në konkluzion, provohet fakti se deri në datë 10.12.2024 Ina Goxhaj ka pasur një aparat telefonik me Imei 356835259288980 dhe prej datës 13.12.2024, shtetësja Ina Goxhaj ka ndërruar aparatin telefonik me IMEI 357014745814170. Nga burime të hapura rezulton që numrat IMEI të cilët fillojnë me 35 u përkasin aparateve telefonike të markës Iphone. Edhe kjo e dhënë përkon me deklarimet e shtetases në fjalë, që lidhen me ndërrimin e telefonit të saj celular të markës Samsung, me një aparat të markës Iphone”, thuhet në vendimin e Gjykatës të siguruar nga CNA.


Më tej, ish-drejtoresha Ina Goxhaj tha se Bushka e ka thirrur në zyrë për t’i thënë që të mos flasë me asnjë njeri për gjërat që di dhe i ka ofruar dhe para për të kyçur gojën.
“E pyetur përsëri më datë 17.01.2025 si person që ka dijeni për veprën penale, shtetësja Ina Goxhaj ndër të tjera shpjegon se:
Është kontaktuar përsëri nga shtetësja Klotilda Busha, ditën e martë.
Deklaruesja shpjegon se ndërsa ka qenë në zyrë duke punuar, tek Avokati Populli rreth orës 14.30 është lajmëruar nga shoferi i institucionit, një shtetas quajtur Tasim, se e kërkonte dikush nga jashtë. Më pas, shoferi i ka thënë që të shkonte tek zyra e Avokates së Popullit. Deklaruesja shpjegon se kur është futur brenda në zyrë, ka gjetur aty Avokaten e Popullit Erinda Ballanca, si dhe shtetasen Klotilda Bushka.
Deklaruesja shpjegon se në momentin e parë u përshëndeta me të dyja, më pas, shtetësja Klotilda Bushka i ka shkelur syrin, gjest të cilin ajo (deklaruesja) e ka kuptuar si një sinjalizim për të mos treguar se çfarë më kishte ndodhur gjatë muajit dhjetor dhe takimet që kishte pasur.
Pas disa bisedave për tema personale, deklaruesja shpjegon se shtetësja Erinda Ballanca është larguar nga zyra dhe ka mbetur vetëm me Klotilda Bushkën. Kjo e fundit ka nisur ta pyesë nëse ishte më mirë dhe a ishte qetësuar nga situata e krijuar muajin e kaluar. Gjithashtu, Klotilda Bushka e ka pyetur nëse kishte ndonjë shqetësim nga SPAK-u, duke e pyetur nëse ishte thirrur përsëri. Deklaruesja i është përgjigjur se nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi dhe është shumë e qetë.
Në vijim, deklaruesja shpjegon se Klotilda Bushka i ka thënë se kishte një merak me deklarimet në ILDKPKI që ajo vetë po bënte, duke iu referuar faturës që kishte në dosjen e saj të lëshuar nga bashkëshorti i saj Altin Bushka, për aktivitetin NATO 2022 dhe e ka pyetur se kush ka qenë në dijeni për këtë faturë. Deklaruesja i ka thënë se për këtë faturë kishte folur vetëm me Greta Kokalarin dhe më pas po ajo i kishte shkruar Altinit duke i thënë se duhet të bënte një faturë.
Deklaruesja shprehet se meraku i Klotildës ishte nëse kjo bisedë mbi faturën në fjalë ishte bërë apo jo me Adela Kondakçiun, siç edhe në të vërtetë ka ndodhur. Megjithatë, deklaruesja e ka mohuar një gjë të tillë.
Në një moment deklaruesja shpjegon se Klotilda Bushka u shpreh duke thënë se 'Adela na ka sjellë shumë pasoja dhe është një person negativ me të cilin kemi bashkëpunuar'. Në lidhje me këtë, deklaruesja shpjegon se Klotilda e ka porositur disa herë gjatë bisedës që të mos flistë me Adelën dhe të mos kishte asnjë lloj komunikimi me të. Madje, Klotilda Bushka i ka thënë që të mos kishte komunikim me familjarët e saj (deklarueses) lidhur me takimin e zhvilluar atë (Klotildën).
Më pas, deklaruesja shpjegon se Klotilda Bushka i ka thënë që do ta merrte në telefon avokatja për ta pyetur si ishte, pasi kishte shumë merak për gjëndjen e saj. Gjithashtu RE Klotilda Bushka i ka thënë se Romina mund ta merrte në telefon, në lidhje me një prokurë që do të lëshonte ajo (deklaruesja) dhe do ta nënshkruante. Nëse do thirrej përsëri në Spak, Klotilda Bushka i ka thënë se do të përfaqësohej me një avokat. Deklaruesja është shprehur dakord për të nënshkruar prokurën që i është propozuar. Deklaruesja shpjegon se Klotilda i ka thënë 'mos ki merak, për çfarëdolloj gjëje, do na kesh ne. Dhe të lutem mos fol me njeri në telefon'. Që mos fliste në telefon në lidhje me ngjarjen, deklaruesja shpjegon se shtetësja Klotilda Bushka ja ka kërkuar disa herë.
Më pas, deklaruesja shpjegon se shtetësja Klotilda Bushka i ka thënë që nëse do e thërrisnin përsëri në Spak, ajo nuk duhej të tregonte sesi Klotilda ia kishte marrë telefonin. Klotilda Bushka, shpjegon deklaruesja, e ka udhëzuar që nëse do të pyetej organi procedues lidhur me telefonin, duhej të deklaronte se telefonin aktual (atë që i ka dhënë shtetasja Ajola Xoxa e kishte prej vitesh në shtëpinë e saj dhe thjesht e ka vënë në përdorim kohët e fundit dhe në fund deklaruesja shprehet se teksa po përshëndetej me Klotildën kjo e fundit i ka thënë për çfarëdolloj gjëje që të duhet qoftë edhe për lekë na thuaj”, thuhet në vendimin e GJKKO-së të zbardhur nga CNA./CNA



Një tjetër skandal i çiftit Veliaj-Xoxa doli më herët në dritë, ku tregohej një tjetër hallkë e zinxhirit korruptiv që përfshin kryebashkiakun e Tiranës dhe bashkëshorten e tij, por edhe personazhe të tjera të politikës siç është deputetja socialiste Klotilda Bushka.
“Balkan Youth Link Albania”, e themeluar në vitin 2002 që sipas vendimit të GJKKO të zbardhur nga CNA del dhe roli i Klotilda Bushkës, e cila së bashku me Ajola Xoxën merrnin para cash nga faturat fiktive.
Ina Goxhaj thekson se puna e BYL-A-s pas vitit 2016 ogranizohej te zyrat e "Partners" të Ajola Xoxës.
Deklaruesja shpjegon se Ejona Isufaj i ka thënë për të aplikuar për një projekt tek ambasada amerikane "Model Nato". Sqaron se ka kontaktuar me Erald Ismailin dhe Greta Kokalarin, e cila kishte bërë dhe shkrimin e projektit. Shpjegon se pjesa dokumentare e letrave është bërë nga Greta Kokalari, ndërsa financiere ishte Adela. Ina Goxhaj shpjegon se takimi final për këtë projekt është bërë te hotel "Dajti", dhe shpjegon se gjatë gjithë kohës Ina duhej të merrte konsultime me Ejonën se si dhe ku do të zhvillohej projekti.
Për këtë projekt, Ina Goxhaj tregon se ka pasur disa shqetësime, qoftë për realizimin e saj pasi ishin vonuar, por edhe në lidhje me raportimin te Klotilda për realizimin e fondeve (pavarësisht se Klotilda nuk ishte marrë me këtë projekt apo t'i ketë kërkuar rakordime), shqetësim të cilin e ndante me Adelën.
Po kështu, deklaruesja pohon se gjatë zbatimit të këtij projekti ka pasur pagesa fiktive në rastet kur ekspertët ishin të njohur të organizatorëve, merrnin pagesa e më pas i kthenin në formë cash, vlera të cilat merreshin nga Klotilda, Ajola dhe në disa raste Ejona.
Për këtë projekt, ka shpjeguar se ka pasur kontakte me Altin Bushkën, bashkëshortin e Klotildës, në lidhje me faturën për shërbimin e internetit që duhej ta regjistronte thjesht si zë shpenzimesh.



“Puna e BYL-A pas vitit 2016 organizohej te zyrat e 'Partners', ku në këtë kompani Ina Goxhaj tregon se ka qenë e punësuar si sekretare, koordinuese zyre, dhe e kishte postin te recepsioni, por njëkohësisht bënte punë edhe për BYL-A. Nuk paguhej për punën si sekretare e 'The Partners', pasi pagën e merrte nga BYL-A. Tregon se në vitin 2017 ajo u largua nga The Partners pasi u zëvendësua nga një vajzë tjetër, e ka qëndruar dy vite pa punë, pavarësisht se ishte Drejtoreshë Ekzekutive e BYL-A, nuk merrte asnjë pagesë.
Deklaruesja shpjegon se Ejona Isufaj i ka thënë për të aplikuar për një projekt te ambasada amerikane 'Model Nato'. Sqaron se ka kontaktuar me Erald Ismailin dhe Greta Kokalarin, e cila kishte bërë dhe shkrimin e projektit. Shpjegon se pjesa dokumentare e letrave është bërë nga Greta Kokalari, ndërsa financiere ishte Adela. Ina Goxhaj shpjegon se takimi final për këtë projekt është bërë te Hotel Dajt, dhe shpjegon se gjatë gjithë kohës Ina duhej të merrte konsultime me Ejonën si dhe ku do të zhvillohej projekti.
Për këtë projekt, Ina Goxhaj tregon se ka patur disa shqetësime, qoftë për realizimin e saj pasi ishin vonuar, por edhe në lidhje me raportimin te Klotilda per realizimin e fondeve (pavarësisht se Klotilda nuk ishte marrë me këtë projekt apo t'i ketë kërkuar rakordime), shqetësim të cilin e ndante me Adelën.
Po kështu, deklaruesja pohon se gjatë zbatimit të këtij projekti ka patur pagesa fiktive në rastet kur ekspertët ishin të njohur të organizatorëve, merrnin pagesa e më pas i kthenin në formë cash, vlera të cila merreshin nga Klotilda, Ajola dhe në disa raste Ejona.
Për këtë projekt, ka shpjeguar se ka patur kontakte me Altin Bushkën, bashkëshortin e Klotildës, në lidhje me faturën për shërbimin e internetit që duhej ta regjistronte thjesht si zë shpenzimesh.
Në lidhje me BYL-A, pas vitit 2022 dhe pas projektit të ambasadës amerikane, Ina Goxhaj tregon se nga mënyra se si rodhën ngjarjet, ka kuptuar që BYL-A ishte e Ajolës. E pyetur për vendimet që merreshin te BYL-A pas vitit 2022, shpjegon se nuk vareshin nga ana saj. Tregon se ishte nënkuptuar që ishte tjetër person për vendimmarrjen. Sqaron se ajo quhet Ajola Xoxa, por me të nuk ka komunikuar drejtpërdrejtë, por nëpërmjet Adelës apo vajzave të tjera të Harabelit, të cilat i sillnin dokumentat për nënshkrim. Ina Goxhaj tregon se kishte vetëm emrin si drejtuese por pa asnjë rol”, thuhet në vendimin e GJKKO-së të zbardhur nga CNA./ CNA
Miliona lekë nga Abule, TKOB tek Ajola Xox...
Skandali i Edi Ramës me presionin ndaj dre...
Bushka përdori zyrën e Avokates së Populli...
Skandal në RTSH/ Kryetari i Këshillit Drej...
Foto - Prag katastrofe në Tiranë/ Male me ...
Hetimet e Prokurorisë së Firences për ...
Hetimet për Tonin Marinajn/ Prokuroria e F...
PËRGJIMET/ Prokuroria e Firences akuza nda...
Tri lëvizjet e "monstrës" politike 16...
Aldor Nini, përndjekësi i fjalës së li...
Si Erion Veliaj pasuroi familjarët e Ajola...
ACROMAX CENSURON CNA / Teliti: Po thon...
Si mori fund pasioni i zonjës Xoxa për...
Skandali/ Aldor Nini dhe “Acromax” për...
E paimagjinueshme/ Aldor Nini i “Acrom...
Aldor Nini i "Acromax", sulm kriminal ...
Dumani: Janë kërcënuar prokurorët e SPAK-u...
Skandali- Gjyqtarja vonon 10 ditë ekzekuti...
Zhvatën miliona euro me "5D"/ Si i fshehën...
Hija e Ergys Agasit nga errësira në dritë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...