Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Lajthitjet e Ramës Që nga momenti i arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj kemi parë një sulm brutal të kryeministrit Edi Rama ndaj drejtësisë, prokurorëve të SPAK-ut dhe gjyqtarëve të GJKKO-së. Rama i ka quajtur prokurorin Olsi Dado dhe Erion Banin ortakë, ekstremistë të djathtë. Madje gjyqtarin Erion Bani, teksa lexonte një mesazh nga një qytetar digjital, e quante kamikaz të PD-së. Në mënyrë të hapur, ai doli përballë drejtësisë, duke ushtruar jo vetëm presion, jo vetëm shantazh, por duke e kërcënuar drejtpërdrejtë. Edi Rama bëri një presion të hapur, sulmoi gjyqtarë, sulmoi prokurorë të SPAK-ut, gjë që nuk e kishte bërë deri më tani.
4 artikuj për këtë temë.

Kryeministri sot ka marrë rolin edhe të kryetarit të gjykatës dhe të prokurorit përveçse është kryeministër, president, kryetar kuvendi, kryetari i Bashkisë së Tiranës. Edi Rama ka kërkuar lirimin e Erion Veliajt në një dalje të tij.
“Jam kundër ndalimit të kryetarit të bashkisë, i panevojshëm për të vazhduar”
Me këtë fjali Rama duket qartë që është kryetari i një gjykate që kërkon lirimin e hajdutit të tij të kapur me fakte dhe me prova.
Një deklaratë e çuditshme kjo që vjen në këto momente.
Një ndërhyrje ku për më tepër se një javë, gati 10 ditë e dhunshme e kryeministrit në mbrojtje të kryebashkiakut Erion Veliaj duke treguar se së bashku janë bashkëpunëtorë.
Një mbrojtje kriminale që i bëhet duke sulmuar drejtësinë, atë që e quante drejtësinë e re, por atë drejtësi që do Rama ta përdorë për interesat e tij siç urdhëron ai dhe kur do ai.
Kjo deklaratë bëhet tani dhe ishte e pamenduar që të bëhej disa muaj më parë me shpresën se partnerët ndërkombëtarë BE dhe SHBA nuk e kanë vëmendjen te Shqipëria, por ndërhyrja e Ramës në sistemin e drejtësisë vjen në momentin kur Shqipëria ka hapur kapitujt e saj në marrëdhënie me BE-në për t’u integruar atje.
Por me këto veprime të kryeministrit Rama, me goditjen ndaj drejtësisë, duket se Europa do të jetë shumë hapa larg.
Nga ana tjetër pritet një reagim i ShBA-së dhe jo thjesht dhe vetëm për ndërhyrje dhe dhunë psikologjike e presioni që po ushtron kryeministri apo njerëzit e mazhorancës të cilët fshehin dhe prishin provat, por dhe për sjelljen e policisë gjatë ditës së vendimit të gjykatës për masën e sigurisë të Veliajt, e cila është një tjetër njollë e zezë që vazhdon të rëndojë pozitat e vendit tonë në marrëdhënie me ndërkombëtarët./ CNA
Kryeministri Edi Rama sërish sot ka sulmuar në mënyrë intimiduese prokurorin Olsi Dado dhe gjyqtarin Erion Bani.
Sipas Ramës, gjyqtari po bën ortakun e prokurorit dhe një herë e theksoi se është kundër ndalimit të Erion Veliajt.
“Jam kundër ndalimit të kryetarit të bashkisë, i panevojshëm për të vazhduar. Si mund të ndaloj unë ekzekutimin. Ne duam drejtësi të pavarur dhe pa parë majtas dhe djathtas. Gjykatësi bën ortakun e prokurorit, ku i akuzuari prezumohet i pafajshëm, jo me fjalë, por edhe se si i krijohet mundësia gjatë procesit gjyqësor të sjellë provat e veta. Kjo është parimore”, u shpreh Rama.
Pas gjithë deklaratave publike dhe publikimi i fakteve dhe provave, lind pyetja: Rama është i gënjyeri i propagandës së Rilindjes apo po bën rolin e budallait.
Pasi po të lexojë dosjen e kupton qartë se Erion Bani dhe prokurori Olsi Dado flasin me fakte dhe prova se si kryetari i Bashkisë së Tiranës ka firmosur me dorën e tij fonde për OJF-të e bashkëshortes së tij, madje në dosje theksohet se ka paguar pjesën më të madhe të fondeve.
Ka komunikime të cilat nxjerrin zbuluar bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa. Vetë punonjëset e saj e cilësojnë atë dhe kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushkën, vampire dhe të pangopura.
Faktet dhe provat janë aty mjafton që Rama të shfletojë dosjen dhe të kuptojë rrjetën dhe gropën e korrupsionit që kanë ndërtuar Veliaj dhe bashkëshortja e tij.
Sa i përket arrestimit të kryebashkiakut, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, nuk do ta arrestojë një person kur do Rama, por kur duhet pasi është kapur gafil me prova dhe fakte që sipas gjykatës janë të pakontestueshme, pasi ekzistojnë fatura, komunikime, veprime që janë prova reale të korrupsionit.
Nëse Rama do të lexojë shumë në dosje apo shkrimet e publikuara që tregojnë abuzimet që janë kryer nga Veliaj, bashkëshortja dhe familjarët e tyre do të kuptojnë se gjyqtari Erion Bani dhe prokurori Dado nuk janë ortakë.
Siç e theksuam më lart, Rama ose është i gënjyeri, pasi ndoshta e ka gënjyer Klotilda Bushka, e ka gënjyer Erion Veliaj, por po lexoi dosjet do të marrë malet, po bëri rolin e budallait na lodh kot.
Atëherë rezulton se do të bëjë politikë si Berisha dhe Meta në sulm ndaj SPAK-ut, prokurorëve dhe gjyqtarëve kur goditen zyrtarët e PS-së.
Rama duhet të ndajë mendjen, pasi edhe i gënjyer dhe të bësh rolin e budallait nuk shkon. Duhet o njëra, o tjetra. Se pastaj vaj medet.
Ajo që thonë prokurorët dhe gjyqtari janë të mbështetura në fakte dhe prova, ndërsa ajo që bën Rama është një sulm që e bën se ose është i gënjyer ose i paditur dhe "i verbër" që nuk do të shikojë atë që në fakt është e shkruar e zeza mbi të bardhë./ CNA

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish gjyqtarin Erion Bani dhe prokurorin Olsi Dado, të cilët janë marrë me çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Rama u shpreh se është kundër ndalimit të kryetarit të bashkisë, ndërsa shprehet se gjyqtari bën ortakun e prokurorit.
“Jam kundër ndalimit të kryetarit të bashkisë, i panevojshëm për të vazhduar. Si mund të ndaloj unë ekzekutimin.
Ne duam drejtësi të pavarur dhe pa parë majtas dhe djathtas.
Gjykatësi bën ortakun e prokurorit ku i akuzuari prezumohet i pafajshëm, jo me fjalë, por edhe se si i krijohet mundësia gjatë procesit gjyqësor të sjellë provat e veta. Kjo është parimore”, u shpreh Rama./ CNA

Sot kryeministri kapi kulmin në karrierën e tij politike. Në mënyrë të hapur, ai ka dalë përballë drejtësisë, duke ushtruar jo vetëm presion, jo vetëm shantazh, por duke e kërcënuar drejtpërdrejtë.
Në krah mbajti Klotilda Bushkën dhe përrallat e saj. Njeriun e kapur me zë e figurë, e cila ndërhyn për të ndryshuar qëndrimin që mbajnë dëshmitarët. Ofron edhe para. (LEXO KETU)
Edi Rama mbajti në krah kryetaren e Komisionit të Ligjeve, e cila nuk duhet të ishte në detyrë, thjeshtë dhe vetëm i dha mbështetje. Na tregoi sot se është bashkëpunëtor i saj, se si bashkëpunëtor të Erion Veliajt e dinim me kohë.
Edi Rama bëri një presion të hapur, sulmoi gjyqtarë, sulmoi prokurorë të SPAK-ut, gjë që nuk e kishte bërë deri më tani.
Deri tani nuk kishin guxuar as Sali Berisha dhe as Ilir Meta, të thoshin se qeveria duhet të kontrollojë drejtësinë e re.
Por sot kryeministri nxori armën e tij, Artur Metanin e ILD-së, i cili në fakt është një nga njerëzit që ka firmosur inceneratorët, i cili në fakt, është një nga njerëzit që duhet të mbajë përgjegjësi ligjore për inceneratorët, të cilin e nxori si kamxhik kundër SPAK-ut.
Presioni ishte i drejtpërdrejtë dhe qëllimi i tij ishte gjyqtarja e Apelit, Iliriana Olldashi, aty ku Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe të tijtë shpresojnë të lirojnë Erion Veliajn.
Edi Rama bëri një sulm të paprecedent ndaj gjyqtarëve e prokurorëve. Shkoi në Apel, kërkoi me goditje të largët, që nesër ?zdromsin? e tij ta këtë të lirë, bashkëpunëtorin e tij ta ketë të lirë.
E ka lojë politike për t?u dukur në sytë e të tijve apo jo, kjo është njëra anë. Por fakti është që kryeministri foli hapur, drejtpërdrejtë, e panë të gjithë se si është ?tërbuar? kur drejtësia vepron ndaj të tijve. Sillet më keq se Sali Berisha dhe më keq se Ilir Meta.
Në momentin më delikat të Shqipërisë, siç janë negociatat, kapitujt e tij, e në këtë moment Edi Rama po sakrifikon Shqipërinë në BE, për të shpëtuar brekët, bizhutë dhe hajdutëritë e Erion Veliajt.
Në fakt, presioni i Ramës është thjesht dhe vetëm një hap pas i Shqipërisë drejt BE-së dhe tregon se kryeministri ynë, kur i shkon te vathi i tij, të bashkëpunëtorët e tij, tek ata me të cilët ka përzier pazaret, bëmat dhe gjëmat, nuk të fal, sakrifikon edhe Shqipërinë, dhe gjithçka thjesht dhe vetëm për të mbrojtur disa farë zdromsash./ CNA
Bushka përdori zyrën e Avokates së Populli...
Skandal në RTSH/ Kryetari i Këshillit Drej...
Foto - Prag katastrofe në Tiranë/ Male me ...
Hetimet e Prokurorisë së Firences për ...
Hetimet për Tonin Marinajn/ Prokuroria e F...
PËRGJIMET/ Prokuroria e Firences akuza nda...
Tri lëvizjet e "monstrës" politike 16...
Aldor Nini, përndjekësi i fjalës së li...
Si Erion Veliaj pasuroi familjarët e Ajola...
ACROMAX CENSURON CNA / Teliti: Po thon...
Si mori fund pasioni i zonjës Xoxa për...
Skandali/ Aldor Nini dhe “Acromax” për...
E paimagjinueshme/ Aldor Nini i “Acrom...
Aldor Nini i "Acromax", sulm kriminal ...
Dumani: Janë kërcënuar prokurorët e SPAK-u...
Skandali- Gjyqtarja vonon 10 ditë ekzekuti...
Zhvatën miliona euro me "5D"/ Si i fshehën...
Hija e Ergys Agasit nga errësira në dritë ...
“E gjithë Tirana i shkoi në funeral”/ Si u...
Zbulohet skema/ Si përfitonte Carlo Bollin...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...