web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos

CNA ka publikuar me fakte dhe dokumente se si Leka Bungo në rolin e kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH ka kryer shkelje duke abuzuar me fondet. CNA publikoi dokumentin, i cili tregon se Leka Bungo ka marrë para në rolin e skenaristit të një programi televiziv, ndërkohë që sipas ligjit dhe statutit të RTSH-së, kryetari i Këshillit Drejtues nuk mund të marrë para nga fondet e këtij institucioni. Statuti dhe drejtoresha e përgjithshme e këtij institucioni pohuan se Leka Bungo nuk mund të marrë para dhe në bazë të neneve që përmban statusi në rast konflikt interesi siç është Leka Bungo, duhet të shkarkohet nga detyra. Institucionet duhet të zbardhin të vërtetën e aferës që po kryhet në RTSH nga kryetari i Këshillit Drejtues dhe drejtorëve.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Video-Fakt/ Leka Bungo mashtroi Kuvendin

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos

Skandalet e kreut të Këshillit Drejtues të RTSH-së vazhdojnë të thellohen. Njeriu që shkon dhe flet me megalomani se po kontrollon korrupsionin dhe ka hequr me shpejtësi shumë drejtorë, tani është përballë fakteve shumë të dhimbshme.

Lind pyetja: I hoqi këta drejtorë apo ikën se ishin të paaftë, ishin të korruptuar apo nuk i dhanë kotheren e duhur Leka Bungos?

LEKA BUNGO NË KONFLIKT INTERESI

CNA e ka provuar me dokumente se Leka Bungo është në shkelje të ligjit, në konflikt të pastër interesi, duke qenë se është kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, ka marrë para nga institucioni ku miraton projektet.

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos

Pra, vetë i miraton, vetë i firmos, vetë i merr dhe lekët. Ky është fakt dhe e tregon ky dokument.

Së dyti, CNA ka sjellë statusin e RTSH-së, ligjin e konfliktit të interesit dhe e ka sjellë me këtë shkrim që mund ta lexoni këtu. (KLIKO KETU)

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos

LEKA BUNGO GËNJEN NË KUVEND

Sot po sjellim këtë video, e cila është bërë më 13 nëntor të vitit 2024, ku Leka Bungo flet para Komisionit të Medias në parlament.


Flet dhe gënjen. Leka Bungo gënjen, mashtron nën betim komisionin. Ky njeri që flet se si i ka hequr drejtorët mashtron komisionin dhe është video-fakt sepse 11 muaj më parë se të fliste në këtë komision Leka Bungo ka firmosur dokumentin e mësipërm që ne e kemi treguar me Alfred Pezën, ka marrë 4 milionë lekë.

Ndërkohë që thotë në parlament se kam 2 vjet e gjysmë që nuk kam bërë asnjë punë.

Por CNA do të sjellë edhe të tjera fakte dhe dokumente, prova të padiskutueshme, të cilat tregojnë se Leka Bungo jo vetëm ka mashtruar Kuvendin, jo vetëm ka marrë paratë, jo vetëm është në konflikt të pastër interesi, por se betejat e tij nuk i ka morale me drejtorët apo me njerëzit që kanë menaxhuar RTSH-në apo kanë qenë drejtorë ekzekutivë, por i ka pasur për interesa klienteliste, sepse kur Alfred Pez ia ka dhënë paratë, Leka Bungo e ka mbajtur gojën mbyllur. Më pas çfarë nuk stisi.

Se kur Enkelejd Joti i vuri “kufirin te thana”, Leka Bungo filloi betejën, jo për arsye parimore, por sepse donte llokmat e tij e kështu ka ndodhur edhe dikur me Thoma Gëllçin e shkretë, që, në fakt, sa për Leka Bungon historia e tij dihet.

INSTITUCIONET TË VERIFIKOJNË RASTIN

Ndaj dhe sot jemi përballë fakteve të padiskutueshme që tregojnë se Këshilli Drejtues i RTSH-së ka në krye të tij një person në konflikt të pastër interesi, një gënjeshtar që në betim në Kuvend, para Komisionit të Medias, ka mashtruar duke thënë se nuk ka përfituar dhe nuk ka bërë asnjë punë për dy vjet e gjysmë në RTSH.

Leka Bungo nuk ka moralin e ndonjë burri që mund të shkojë dhe të japë dorëheqjen se është kapur mat dhe i ngelet pak cipë në pleqëri sepse s'e ka atë dhe nuk ka se ku ta gjejë.

Gjithsesi, institucione përgjegjëse që duhet të verifikojnë rastin janë ato që duhet të japin përgjigje, jo vetëm për një Leka që merr lekë në RTSH, por për këdo që do të shkojë në Këshillin Drejtues të RTSH-së, jo për të menaxhuar institucionin dhe për t’i dhënë një performancë tjetër, por për të marrë lekë siç merr Leka./ CNA

1 VITE ME PARE

Skandali në RTSH/ Pse Leka Bungo duhet të shkarkohet nga detyra

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos
LEKA BUNGO

Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së Leka Bungo është kapur në shkelje flagrante.

CNA ka zbardhur dokumente dhe kontratën e cila tregon se si Leka Bungo dhe Alfred Peza kanë shkelur ligjin duke përfituar nga fondet e RTSH-së.

Shkeljen dhe abuzimin e bërë nga kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së e pranoi dhe drejtoresha e përgjithshme e këtij telelvizion Aurora Polo e cila në përgjigje të kërkesës së CNA, theksonte se anëtarët e Këshillit apo dhe vetë kryetari e kanë të ndaluar të marrin fonde. (LEXO KETU)

“Referuar vendimit nr. 3 datë 9.1.2024 të Këshillit Drejtues përjashtohen nga pagesa me honorare për angazhime në projekte filmike dhe artistike të RTSH-së, vetëm drejtuesit e RTSH-së që zgjidhen nga Këshilli Drejtues”, thekson drejtoresha Aurora Polo për CNA.

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos

Kështu, drejtoresha ka nxjerrë zbuluar Bungon duke nënvizuar kështu shkeljen e kryer nga kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së,  shkelje për të cilën CNA, ka treguar dhe dokumente ku Leka Bungo merr para për skenarin e një program televiziv. (LEXO KETU)

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos

CNA tregoi se Statuti i RTSH-së e ndalon që anëtarët e Këshillit Drejtues të marrin fondet.

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos

Pra, në asnjë rresht të statutit nuk thuhet se kryetari i Këshillit Drejtues mund të marrë para për rolin e tij si skenarist në programe televizive.

Shkojmë më tej.

PSE LEKA BUNGO DUHET TË LIROHET NGA DETYRA?

Për këtë shkelje të ligjit dhe abuzimet me fondet, Neni 97 i ligjit të medias thekson se në “rast shkelje të tij çdo anëtar i Këshillit duhet të lirohet nga detyra”.

Pika "b" e nenit 97:

Papajtueshmëritë dhe konflikti i interesave të anëtarëve të KDRTSH-së

Anëtarë të KDRTSH-së nuk mund të jenë individët që:

-janë persona të lidhur, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike" ose që kanë në pronësi pjesë kapitali apo aksione të shoqërive tregtare, si dhe të drejta të tjera në fushën e transmetimeve audiovizive, reklames, prodhimeve të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive, rrjeteve të komunikimit elektronik apo persona të punësuar gjatë vitit të fundit, anëtarë të organeve drejtuese apo këshilluese të këtyre subjekteve apo të lidhur me ndonjë licencë me këto subjekte.

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos

Si rrjedhojë pika “ç” e nenit 100 përcakton se lirimi nga detyra bëhet nëse vërtetohet se kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH ka shkelur detyrimet e nenit 97 të këtij ligji.

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos

Tashmë është e faktuar me dokumente ekskluzive nga CNA se Leka Bungo ka marrë pagesa, ka firmosur kontratë duke përfituar nga detyra e tij në një konflikt të hapur interesi. (LEXO KETU)

Institucionet duhet të marrin masa dhe të zbardhin aferën në RTSH, ku kryetari i Këshillit Drejtues dhe drejtori abuzojnë me detyrën dhe marrin fonde në rolin e skenaristit./ CNA

 

1 VITE ME PARE

E pranon drejtoresha/ Leka Bungo nuk duhet të marrë fonde nga RTSH-ja

 

CNA ka denoncuar skandalet në të cilat është përfshirë Radio Televizioni Publik Shqiptar në mënyrë të vazhdueshme.

Pak ditë më parë, CNA publikoi për herë të parë një kontratë mes drejtorit të RTSH-së, Alfred Pezës, dhe Leka Bungos, i cili është kthyer në rolin e skenaristit të emisionit "Gëzuar", pra një programi televiziv në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

Dokumenti tregon qartazi se janë miliona lekë dhe një konflikt i pastër interesi para që jepen nga fondet e taksapaguesve shqiptarë dhe buxhetit të RTSH-së për programin.

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos

Leka Bungo, në shkelje të ligjit

Drejtoresha e Përgjithshme e RTSH-së, Aurora Polo, ka pranuar se kryetari i Këshillit Drejtues ka kryer shkelje.

Në kthimpërgjigjen nga drejtoresha Aurora Polo për CNA nënvizon diçka shumë të rëndësishme, e cila nxjerr në fakt skandalin dhe shkeljen e Leka Bungos, kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Drejtoresha ka pohuar atë që në fakt është e theksuar dhe në statutin e RTSH-së se anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së apo vetë kryetari i Këshillit Leka Bungo nuk mund të marrin fonde.

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos

“Referuar vendimit nr. 3 datë 9.1.2024 të Këshillit Drejtues përjashtohen nga pagesa me honorare për angazhime në projekte filmike dhe artistike të RTSH-së, vetëm drejtuesit e RTSH-së që zgjidhen nga Këshilli Drejtues”, thekson drejtoresha Aurora Polo për CNA.

Gjithashtu Statuti i RTSH e ndalon që anëtarët e Këshillit Drejtues të marrin fondet.

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos

Pra, në asnjë moment nuk thuhet se kryetari i Këshillit Drejtues mund të marrë para për rolin e tij si skenarist në programe televizive.

Kjo është një shkelje e kryer nga kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo dhe drejtuesit e këtij televizioni.

Leka Bungo është në konflikt të hapur interesi pasi si kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH nuk mund të marrë fonde dhe si rrjedhojë as anëtarët e këtij Këshilli.

Skandali qëndron në faktin që Leka Bungo vetë voton, miraton projektet dhe më pas merr për vete paratë për programet televizive duke u shfaqur si skenarist.

Institucionet përkatëse duhet të zbardhin të vërtetën pasi problemi në këtë rast nuk është vetëm Leka Bungo që shkel ligjin dhe merr fondet por edhe drejtuesit e institucioneve kryejnë shkelje./ CNA

1 VITE ME PARE

Skandal në RTSH/ Kryetari i Këshillit Drejtues mori lekë për organizimin e programit televiziv

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos
Leka Bungo

Radio Televizioni Publik Shqiptar është kthyer në një hambar skandalesh, aferash, korrupsioni dhe konflikti interesi.

Ikja e drejtorit të këtij institucioni, Alfred Peza, zbardhi shumë fakte dhe detaje mbi akuzat e hedhura nga mediat në mënyrë të njëpasnjëshme. Shpesh quheshin sulme politike, por në fakt nuk ishin të tilla.

Në RTSH prej vitesh ka një konflikt, një konflikt që nxitet nga kreu i Këshillit Drejtues, Leka Bungo.

Skandalet, bëmat dhe gjëmat e RTSH-së i ka gjetur dhe KLSH në raportet e të cilit thuhet se ka pasur veprime abuzive apo konflikte të pastra interesi.

CNA sjell sot për herë të parë një dokument, i cili është një kontratë mes drejtorit të RTSH-së dhe Leka Bungos që në këtë rast kthehet në rolin e skenaristit të emisionit "Gëzuar", pra një programi televiz në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos

Dokumenti tregon qartazi se janë miliona lekë dhe një konflikt i pastër interesi para që jepen nga fondet e taksapaguesve shqiptarë dhe buxhetit të RTSH-së për programin.

Në fakt problemi dhe skandali qëndron te firma, te personi që përfiton këto para. Ai është Leka Bungo që mban postin e kreut të Këshillit Drejtues të RTSH.

Të gjitha faktet/ Abuzimet dhe shkeljet e Leka Bungos

Për ata që nuk e dinë, Leka Bungo shpesh ka nxitur konflikte me të gjithë drejtuesit që me vajtjen e tij në këtë institucion.

I pari ka qenë Thoma Gëllçi, më pas Martin Leka, më pas Enkelejd Joti dhe i fundit Alfred Peza, i cili u detyrua që të jepte dorëheqjen.

Me të gjithë drejtorët ka pasur një problem gjoja në emër të luftës kundër korrupsionit, Leka Bungo ka pasur pazarin, pazarin e tij, siç është rasti i këtij dokumenti të firmosur nga Alfred Peza dhe Leka Bungo.

Mjafton që institucionet përgjegjëse hetuese sipas këtyre dokumenteve që shumë shpejt do të çohen në SPAK të kuptohet se çfarë ka ndodhur.

Janë zhvilluar disa mbledhje ku nuk miraton dot këshilli buxhetin e festivalit.

Njëherë shkonte 700 milionë, pastaj 600 milionë e kështu me radhë, vlera marramendëse dhe në fund këshilli e miratonte këtë dhe çfarë ndodh?

Ndodh që skenarin e RTSH-së e merr Leka Bungo.

Nga ana tjetër ka edhe mënyra të tjera për të përfituar fonde apo projekte të caktuara të cilët vendosen në emrat e personave të tretë.Mjafton të pyetet në RTSH se cilët janë personat që bashkëpunon Leka Bungo, apo për ata që interesohet, apo për projektet që ai mbështet më fort, aty do të gjeni edhe tentakulat e një afere të madhe në RTSH.

Një aferë që lind te Këshilli Drejtues i RTSH-së dhe shkon te drejtori i këtij institucioni. Pasi Këshilli bën presionin e tij për të mos votuar dhe më pas drejtori lëshon projekte qindra miliona lekëshe, të cilat i merr Leka Bungo apo anëtarët e këtij bordi.

CNA do të sjellë në vijim fakte të tjera tronditëse si ky dokument i firmosur në datë 29 dhjetor 2023 ku Alfred Peza dhe Leka Bungo shkëmbejnë qokat me njëri-tjetrin, ku njëri zhbllokon fondet, ndërsa tjetri i jep një pjesë të këtyre fondeve kreut të Këshillit Drejtues.

Tashmë dokumenti është fakt, është i provuar dhe gjithçka që CNA ka shkruar mbi skandalet dhe aferat e RTSH-së tani ka dhe një dokument që fakton se pas Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe drejtorit të këtij institucioni, Alfred Peza, qëndron një aferë e madhe klienteliste dhe korruptive, pasi konflikti i interesit në këtë rast është përtej qesharakes dhe të pabesueshmes./ CNA

 





Lajmet e fundit nga