web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Një Tiranë nën pushtetin e plehrave. Kjo është panorama për kryeqytetin gjatë javëve të fundit. Bashkia e Tiranës, e cila vjel pa ndalim taksat e qytetarëve dhe paguan pa ndalim një incenerator që nuk ekziston për mbetjet, ka mbytur në plehra kryeqytetin. Në çdo lagje koshat janë tejmbushur dhe plehrat kanë zënë trotuaret. Në çdo cep të Tiranës, plehrat janë përhapur në rrugë dhe kundërmon era e keqe. Përveçse një shqetësim, ato janë kthyer në një rrezik për shëndetin e qytetarëve. Kjo situatë e rënduar ka qenë në muajin gusht, kështu ka qenë në dy javët e shtatorit dhe shënoi muajin më të ndotur, me plehrat kudo. Sipas burimeve pranë Bashkisë së Tiranës, mbetjet pastrohen vetëm në qendër, në zonën e dukshme tëe “Bllokut” dhe zonat ku ka lëvizje të rinjsh. Koshat nëpër lagje lihen pa pastruar, ndaj edhe panorama e Veliajt ka qenë një Tiranë e kthyer në kosh plehrash./ CNA

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Foto - Prag katastrofe në Tiranë/ Male me plehra dhe mure në rrugë

Tirana, nën pushtetin e plehrave
Radio Tirana

Banorët e kryeqytetit po përballen me një situatë të rënduar prej disa javësh.

Tirana është kthyer në një mal me plehra për shkak të mospastrimit të koshave nga bashkia e Erion Veliajt.

Por përveç mbetjeve, jeta e qytetarëve rrezikohet edhe nga rrënojat e pashembura.

Një situatë e tillë paraqitet edhe te Radio Tirana në hyrje të rrugës “Kont Urani”, pranë Rrugës së Kavajës.

Tirana, nën pushtetin e plehrave
Radio Tirana

Radio Tirana ka nisur punimet që vjet, por punimet për restaurimin e saj duket se janë lënë përgjysmë, pasi nga pamjet e siguruara nga CNA shihen plehra dhe mure të rrëzuara në rrugë dhe trotuare ku kalojnë qytetarët.

Kështu, jeta e qytetarëve është në rrezik nga tullat që mund të bien nga çasti në çast.

Pas këtyre mureve të kthyer në rrënoja, që mezi qëndrojnë në këmbë, fshihen male me plehra.

Bashkia e Tiranës nuk ka marrë asnjë masë për këtë situatë të rëndë./ CNA

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Tirana, nën pushtetin e plehrave

1 VITE ME PARE

Video – Plehrat mbulojnë Tiranën

Tirana, nën pushtetin e plehrave
Plehrat në rrugën ?Mujo Ulqinaku?

CNA ka kryer një vëzhgim për plehrat në Tiranë, pasi prej disa javësh kryeqyteti është mbuluar nga plehrat.

CNA ka konstatuar se koshat janë të tejmbushur me mbeturina, aq sa plehrat janë bërë ?mal? në tokë.

Nga verifikimet ka rezultuar se plehrat janë lënë për një kohë të gjatë pa pastruar.

Burime pranë Bashkisë së Tiranës i thanë CNA-së se pastrohen qendra e kryeqytetit, ajo zona e dukshme e ?Bllokut? dhe zona ku ka lëvizje të rinjsh, ndërsa në zonat e tjera plehrat lihen kapicë.

CNA ka sjellë pamje nga zona të ndryshme të Tiranës që kanë ?pushtuar? rrugën dhe kanë ndotur të gjithë kryeqytetin.

Mbrëmjen e djeshme, CNA ka filmuar disa pamje të tjera në kryeqytet, konkretisht në rrugën ?Mujo Ulqinaku?, pranë Kishës Katolike në Rrugën e Kavajës.

Tirana, nën pushtetin e plehrave
Plehrat në rrugën ?Mujo Ulqinaku?

Siç edhe shihet nga videoja, koshat janë mbushur përtej kapaciteteve dhe plehrat janë derdhur në tokë. Banorët e zonës shprehen për CNA-në se kjo situatë e rënduar nga plehrat vijon prej disa ditësh, ndërsa Bashkia e Tiranës ka injoruar gjendjen nga plehrat.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Rrugën e Kavajës, pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Në fakt, plehrat nuk kanë mbuluar vetëm Rrugën e Kavajës, por pothuajse çdo lagje të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës vijon të vjelë taksa nga qytetarët për pastrimin, por edhe për inceneratorin inekzistent të kryeqytetit, pavarësisht se rrugët janë të qelbura nga mbeturinat./ CNA

1 VITE ME PARE

FOTOFAKT/ E gjithë Tirana e mbuluar nga plehrat

Tirana, nën pushtetin e plehrave

I fiksuari pas plehrave, plehraxhiu, kreu i drejtorëve hajdutë të Bashkisë së Tiranës, i quajturi pronari faktik i inceneratorëve apo kreu i 5D dhe i vetëquajturi zdroms, Erion Veliaj harron të pastrojë qytetin. (LEXO KETU)

Ndoshta tashmë i është kthyer në një zakon që të mos mbajë përgjegjësi për vjedhjet që u bëhen çdo ditë qytetarëve përmes inceneratorit që nuk ekziston, duke iu zhvatur taksapaguesve të varfër shqiptarë rreth 30 milionë euro në vit për mbetjet dhe duke i lënë ata të rrethuar nga plehrat. (LEXO KETU)

Prej javësh, CNA ka dalë në terren çdo ditë për të vëzhguar nga afër gjendjen në të cilën gjendet qyteti i Tiranës nga plehrat që nuk i hiqen.

Sot kryem vëzhgimin e radhës. Ditë e shtunë, pasdite, Tirana e gjitha e mbuluar nga plehrat.

Gjatë vëzhgimit në rrugët kryesore të qytetit, pamja e parë që shohim janë koshat e plehrave të tejmbushur, me mbeturinat e përhapura në çdo cep të kryeqyteti.

Këto janë pamjet që vijnë vetëm 100 metra larg selisë së PS-së, te Posta Qëndrore.

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Siç mund ta shihni nga fotoja, kjo rrugë është e pushtuar nga plehrat. Vijojmë në një tjetër zonë.

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Këto pamje vijnë nga tregu Çam përballë shkollës Konstandin Kristoforidhi. Edhe këtu situata është alarmante.

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Më tej shkojmë tek Pallati i Violeta Manushit. 5 kosha plot plehra, kanë filluar të derdhen në rrugë.

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Ndërsa pas Piazzës situata është kjo.

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Plehra, plehra dhe vetëm plehra.

Kjo është ajo që sheh në të gjithë qytetin. Sot është ditë e shtunë dhe lëvizjet në qytet janë të reduktuara, por përsëri në çdo cep të lagjeve gjen plehra.

Për të gjithë këtë ndotje, për faktin se Tirana është një nga qytetet më të ndotura në Europë ka një përgjegjës dhe ai është kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ndonëse është ngarkuar të pastrojë qytetin, Veliaj zgjedh të merret me intriga dhe skenarë për të sabotuar takimet e kolegëve.

Denoncimet do të vijojnë…./ CNA

 

1 VITE ME PARE

FOTO-Plehrat pas shpinës së Ramës

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Plehrat kanë pushtuar të gjithë qytetin. Këtë herë kanë shkuar pas shpinës së Kryeministrit Edi Rama.

Këto foto aktuale të sapo shkrepura, që tregojnë plehrat jashtë kazanëve ndodhen jo larg, por pas Kryeministrisë, tek kryqëzimi i RTSH-së.

Ashtu siç mund të shihni pamjet flasin vetë, koshat e tejmbushur, madje ka dhe plehra jashtë koshave.

Kjo situatë ndodh pranë zyrës së Kryeministrit, në një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit, kazanët jo vetëm janë plot me plehra por nuk mbajnë më dhe lihen jashtë tyre.

Kryebashkiaku Erion Veliaj vijon të lërë kryeqytetin në një gjendje skandaloze, që kudo kalon kundërmon era e plehrave, e tani edhe pas shpinës së Kryeministrit./ CNA

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Tirana, nën pushtetin e plehrave

1 VITE ME PARE

FOTO-Plehrat me kapicë në rrugët e Tiranës

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Gjendja e plehrave vijon të jetë një shqetësim i shtuar sëfundi në lagjet e kryeqytetit.

Kjo është pamja e fundit që na vjen nga një zonë mjaft e populluar e Tiranës.

Ashtu siç shihet koshat e plehrave janë tejmbushur dhe për pak do të zënë trotuaret.

CNA prej javësh me radhë ka denoncuar rastet ku zona të ndryshme të kryeqytetit janë mbytur nga plehrat, duke u kthyer në një rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Muaji Gusht shënoi muajin më të ndotur, me plehrat kudo në çdo cep të Tiranës të përhapura në rrugë dhe erën e keqe që kundërmonte kudo./ CNA

 

1 VITE ME PARE

FOTOGALERI/ Plehrat “mbysin” kryeqytetin, situata alarmante

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Plehrat e mbledhura kapicë në zona të ndryshme të kryeqytetit nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj janë shndërruar në pamjen më të shëmtuar që mund t’i bëhet një vendi që sipas shifrave të qeverisë mbledh me miliona turistë nga e gjithë bota.

Gushti është muaji që nxin Tiranën që kundërmon nga erërat e këqija, nga një ndotje masive e mjedisit dhe rrezik për shëndetin e qytetarëve.

CNA është e angazhuar të sjellë pamje nga zona të ndryshme të Tiranës ku pamjet flasin më shumë se sa fjalët.

Këto janë pamje që vijnë sot nga "Astiri", plehra të përhapura kudo.

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Vijojmë me zonën e "Don Boskos", e njëjta pamje.

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Kjo është zona e "Brrylit", e pushtuar nga plehrat.

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Situata është shqetësuese dhe është një dritë e kuqe, një kambanë alarmi dhe një rrezik për shëndetin e qytetarëve, që duhet të përballen çdo ditë më këtë pamje të shëmtuar të kryeqytetit nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj./ CNA

1 VITE ME PARE

VIDEO-CNA VËZHGIM NË TERREN/ Tirana “e pushtuar” nga plehrat, rrezik për qytetarët

Tirana, nën pushtetin e plehrave

CNA prej kohësh ka denoncuar situatën skandaloze me mbetjet, pasi plehrat kanë mbuluar lagjet e Tiranës.

Në çdo zonë, kazanët e mbetjeve janë të tejmbushur dhe plehrat “dergjen” në rrugë me ditë të tëra.

Përveç një panorame aspak dinjitoze për një kryeqytet, situata e pazgjidhur e mbetjeve në Tiranë po rrezikon çdo ditë shëndetin e qytetarëve.

CNA ka bërë të enjten një vëzhgim në terren, në disa prej lagjeve më të popullurara të Tiranës.

E nisim me “Astirin”, zonë në të cilën kjo panoramë mbetjesh është e zakonshme.

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Don Bosko”, një zonë tejet e populluar, por me plehra në rrugë dhe kazanë të papastruar.  

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Situata e njëjtë paraqitet edhe në zonën e “Brryl-it”.

Tirana, nën pushtetin e plehrave

Këto ishin vetëm disa nga lagjet e Tiranës të mbytyra nga plehrat, por situatë e njëjtë paraqitet në të gjithë kryeqytetin.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me ardhjen në krye të bashkisë, dëshmoi se i kishte fiksim plehrat.

Me inceneratorin që nuk ekziston, mori dhjetra miliona euro nga taksat e qytetarëve të varfër, ndërsa Tiranën e ka lënë nën pushtetin e plehrave.

Afera e inceneratorit shkon mbi 130 milionë euro, por plehrat “dergjen” rrugëve të kryeqytetit. Ai që propagandoi për pastrimin e Tiranës, sot e ka lënë këtë të fundit të mbytur nga mbetjet.

CNA do të vazhdojë të sjellë pamje për situatën skandaloze në lagjet e kryeqytetit, ndërsa treguam gjendjen e zonave të ndryshme këtë të enjte./ CNA

1 VITE ME PARE

Fotogaleri – Tirana “pushtohet” nga plehrat

Tirana, nën pushtetin e plehrave
Plehrat në Yzberisht

Prej disa javësh Tirana është “pushtuar” nga plehrat.

Lagje të ndryshme të kryeqytetit janë “mbytur” nga mbeturinat.

CNA po sjell dhjetëra foto me anë të një galerie, ku shihet se si koshat e tejmbushur janë lënë pa u pastruar për ditë të tëra nga Bashkia e Tiranës.

Ndonëse kjo bashki që drejtohet nga Erion Veliaj paguan rreth 30 milionë euro në vit inceneratorin inekezistent të Tiranës, mbetjet janë lënë pa u pastruar.

Përveç pamjes aspak të këndshme të rrugëve të mbushura me plehra, banorët e kryeqytetit kanë shprehur shqetësim për erën e keqe dhe për shfaqjen e ndonjë sëmundjeje apo infeksioni.

Fotot i përkasin lagjeve të ndryshme, duke nisur nga zona e ish-Bllokut, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri, ish-Stacioni i Trenit, e deri në Laprakë, Yzberisht dhe Tufinë.

Ata tregojnë situatën e rënduar në kryeqytet, ndërkohë Bashkia e Tiranës vjel çdo ditë taksa nga banorët dhe paguan miliona euro për shërbime të pakryera./ CNA





Lajmet e fundit nga