web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Faktet dhe provat e SPAK në Apelin e GJKKO-së për Veliajn

Dy ditët e fundit janë zhvilluar seanca të gjata në Apelin e GJKKO për masën e sigurisë për Erion Veliajt. Seanca e parë ndaj Veliajt u mbajt të hënën e 11 Marsit, e cila zgjati rreth 7 orë, ku dhe u paraqitën prova dhe fakte të reja nga prokurorët kundër Erion Veliajt. Dhjetëra fashikuj, mijëra faqe, dokumente, mesazhe dhe përgjime dolën ditët e fundit që kanë treguar mënyrën se si Erion Veliaj dirigjon mediat, sulmet ndaj prokurorëve por edhe faktet dhe provat e korrupsionit ndaj kryebashkiakut. Seanca e dytë e zhvilluar ditën e sotme nisi në orën 12:30 dhe përfundoi në orën 15:30, pra zgjati plot 3 orë. Gjyqtari vendosi që nesër në orën 10:00 pritet të japë vendimin për kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliajn. Mediat e pushtetit i shërbyen edhe këtë herë duke nxjerrë informacione nga seanca gjyqësore, akt i cili sipas ligjit nuk lejohet. Në fakt, ky do të jetë një nga rastet ku do të vendoset do të fitojë drejtësia dhe shteti apo do të fitojë sulmi ndaj mediave, censura, padrejtësia, shantazhi dhe kërcënimi. Pritet që nesër të ketë një vendim nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Ka patur dhunë, shantazhime, dorëheqje, vendime paragjykime, sulme, intriga, të pavërteta ndërkohë që faktet dhe provat janë në dosje. Kemi njerëz që se lexojnë dosjen ose e lexojnë së prapthi, i fshehin të vërtetat, nuk i tregojnë, krijojnë inrtgia, por në finale vendimi i gjykatës do të jetë ai që do të vendosë për Erion Veliajn dhe bashkëshorten. Më poshtë do të gjeni linqet e dhjetëra lajmeve, vendimeve të gjykatës, dokumenteve dhe fakteve.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Pse Veliaj kërkoi dyer të hapura për mediat kur foli vetë në GJKKO

Faktet dhe provat e SPAK në Apelin e GJKKO-së për Veliajn
Erion Veliaj

Sot në mediat e paguara nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj nën akuzë dhe jo vetëm kaq por dhe të paguara nga inceneratorët që nuk ekzistojnë, mediat e pushtetit që janë të dirigjuara me telefonata nga burgu, nxorën lajmin se kryebashkiaku i Tiranës kishte kërkuar që seanca të bëhej me dyert të hapura në GJKKO, këtë e kërkoi kur foli vetë.

Po pse ky veprim i Veliajt?

Veprimi i Erion Veliajt sërish është një truk, një skemë, një skenar i qartë, pasi ligji e përcakton qartë.

Në masat e sigurisë nuk ka seanca me dyer të hapura pasi ka fakte dhe prova paraprake të cilat duhet të mbahen sekrete.

Po çfarë ndodhi?

Dje, menjëherë nga avokatët dhe të pranishmit në seancë doli lajmi për provat e reja të paraqitura nga SPAK dhe kishin kërkuar shtyrjen e seancës që avokatët të njiheshin me provat.

GJKKO pranoi kërkesën e tyre dhe të gjithë gazetarët qenë në dijeni pas komunikimeve me burimet e tyre se ishin përmendur emra gazetarësh fakte dhe prova të reja.

Menjëherë në të njëjta media që përmendëm më sipër u ngrit alibia se faktet ishin nxjerrë nga prokurorët kur në të vërtetë gjithçka ishte krejt ndryshe.

U përpoqën për 24 orë të vazhdonin lojën e tyre dhe sot e faktuan këtë me gojën e kryebashkiakut trë Tiranës i cili kërkonte mediat të pranishme në seancë kur kjo ishte e pamundur ligjërisht. Pra nuk ishte një kërkesë e ligjshme por sërish një lojë e kryebashkiakut pasi ai ishte në dijeni shumë mirë së bashku me avoktatët e tij se nuk mund të ishin të pranishme mediat në këtë lloj seance.

Ajo që ishte aspak e çuditshme vinte si informacion në mediat që prej kohësh sulmojnë prokurorët, që prej kohësh bëjnë avokatinë e Veliajt, të cilat në kohë reale, në mënyrë të drejtpërdrejtë, direkt nga seanca gjyqësore raportinin çfarë kishin thënë avokatët, çfarë po kërkonin, çfarë po thoshte Veliaj e kështu me radhë.

Tashmë duke mjaft e qartë pse e kërkoi Erion Veliaj seancën e hapur me mediat dhe kush i ka nxjerrë informacionet të cilat duhet të mos ishin publike por siç e parashikon ligji në seancat paraprake të jenë sekrete ose konfidente midis palëve që marrin pjesë në gjyq.

Ndodhi që dje rrodhi informacioni që doli nga dosjet që i kishin avokatët, ndodhi që sot rrodhi informacioni nga mediat e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Përgjigjen e pyetjes kush i nxori, si i nxori, pse i nxori, kush i dirigjo,  e ka SPAK me faket dhe provat janë të dalë dhe në mediat e kryebashkiakut Veliaj./ CNA

1 VITE ME PARE

Veliaj, sharje dhe provokime/ A i pranohet agjërimi?

Faktet dhe provat e SPAK në Apelin e GJKKO-së për Veliajn

Një hadith në librin e shenjtë të Kuranit, për besimtarët që agjërojnë thotë:

"Kush nuk heq dorë nga dëshmia e rreme (fjala e ndyrë) dhe veprimi sipas saj, Allahu nuk ka nevojë që të lejë ushqimin dhe pirjen?

Ndërkohë pak ditë më parë, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj zbuloi se po agjëronte.

Por teksa agjëron, ka pasur postime, fyerje, sharje, kërcënime dhe shpifje për prokurorët dhe gjyqtarët.

Erion Veliaj gjatë këtyre javëve ka patur një sjellje rrugaçërore ndaj njerëzve të drejtësisë, duke iu drejtuar me fyerje, sharje.

Prokurorët e SPAK dje dorëzuan fakte të reja në seancën ndaj Veliajt, disa përgjime ku Veliaj urdhëronte nga qelia se si të sulmoheshin apo presionoheshin prokurori dhe gjyqtari i çështjes së tij dhe bashkëshortes Ajola Xoxa.

A ia pranon zoti agjërimin duke thënë shpifje Erionit, që çuditërisht nga një evangjelist shpalli agjërimin gjatë kohës së Ramazanit?

Se dhe Berisha ia uroi që t?ia pranonte Zoti dhe të gjithë ja urojnë që t?ia pranojë Zoti, i japin dhe këshilla se çfarë të bëjë kur në fakt libri i shenjtë i Kurani e thotë mjaft qartë në një prej haditheve: 

"Nëse dikush prej jush është agjërueshëm, le të mos përdorë fjalë të pahijshme dhe të mos sillet keq. Nëse dikush e shan ose provokon, le të thotë: ?Unë jam agjërueshëm.?? (Buhariu dhe Muslimi).

Në fakt të kundërtën e kësaj ka bërë Erioni prej javësh, duke sharë, fyer, intimiduar, kërcënuar, shantazhuar dhe duke ushtruar presion kundër drejtësisë, kundër prokurorëve, kundër gjyqtarëve etj.

Erion Veliaj thotë se është agjërueshëm, por nga ana tjetër bën veprimet e gabuara që gjatë këtij muaji të Shenjtë duhet të shmangen, siç është mashtrimi, shpifja, gënjeshtra, sulmet ndaj të tjerëve./ CNA

 

1 VITE ME PARE

Përfundon seanca ndaj Veliajt/ Gjyqtari do të shpallë nesër vendimin

Faktet dhe provat e SPAK në Apelin e GJKKO-së për Veliajn

Ka përfunduar seanca ndaj Veliajt në Apelin e Posaçëm.

Mësohet se gjyqtari Engert Pëllumbi do të japë vendimin nesër në orën 10:00.

Veliaj ka kërkuar masë më të lehtë të sigurisë “arrest me burg”, me argumentin se “nuk ka rrezik për prishje provash apo largim nga vendi”.

Kujtojmë se Veliaj u arrestua me 10 shkurt në Bashkinë e Tiranës. Ndaj tij rëndojnë dy akuza mjaft të rënda si korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale./ CNA

1 VITE ME PARE

Prokurorët dhe gjyqtarët i sulmon nga burgu Veliaj jo mediat

Faktet dhe provat e SPAK në Apelin e GJKKO-së për Veliajn

Gazetari Elvi Fundo ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj nga burgu dirigjon sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

I ftuar në emisionin “A Krasta Shoë”, Fundo u shpreh se sot, faktin dhe provën e ka drejtësia e cila e ka të regjistruar Erion Veliajn, kur zotëria urdhëron dhe dirigjon sulme.

“Sot ne jemi përballë faktit, që një institucion drejtësie siç është SPAK dhe GJKKO, që pretendohet se janë me meritë të PS, më në fund vërtetohet skema zyrtarisht nga goja e kryebashkiakut të Tiranës. Vetë njeriu që ka urdhëruar dhe ka bërë këto gjëra, është regjistruar, përgjuar në ambiental e qeli pasi është burgosur, të dirigjojë sulmin ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Pra, nesër, në çfarëdo lloj vendimi që do japë gjyqtari, ai ka qenë personi që është intimiduar, sepse godisnin Ols Dadon me Erion Banin (pra, i binin penxheres të dëgjonte dera) dhe e kishin me qëllim, që të hapej dera këtej.

Thoshte që s’ka fakte për mua, ndërkohë që provat ishin atje.

Sot, faktin dhe provën e ka drejtësia. E ka të regjistruar Erion Veliajn, nuk e di e ka me zë e me figurë, por, zëri është se provat i kanë çuar, kur zotëria urdhëron dhe dirigjon sulme. Urdhëron dhe dirigjon akuza. Ato që the ti, që kanë dalë dosje nga akuza, janë urdhëruar nga Erion Veliaj. Ato që pse e kanë marrë dosjen, pse lajmet i jep Elvi Fundo, janë urdhëruar nga Erion Veliaj.

Pse i ka nxjerrë vetëm ky, ose pse vazhdon del dosja? Sepse ata kanë menduar që askujt nuk duhet ti dilte dosja. Po të kishim vetëm median klasike, dosja nuk do të kishte dalë.

Ne të gjitha do ti marrim vesh pas zbardhjes së vendimit të gjykatës së Apelit. Cilido qoftë ai, e çon në shtëpi apo e lë në burg, cilido qoftë, ne do t’i kemi këto provat reja. Këto prova na kanë treguar se kemi të bëjmë me një dirigjencë mediatike të një forme të tillë, censurë për të mos folur, pra të mos dalë vendimi për mua dhe pastaj unë e spinoj, e urdhërojë e dirigjojë gënjeshtrën”, tha Fundo./ CNA

1 VITE ME PARE

Faktet e reja/ Gazetari Elvi Fundo: Veliaj dirigjon sulmet përmes mediave që i shërbejnë

Faktet dhe provat e SPAK në Apelin e GJKKO-së për Veliajn
Elvi Fundo

Gazetari Elvi Fundo ka folur në lidhje me faktet dhe provat e reja që prokurorët kanë paraqitur sot në seancën në Apelin e GJKKO kundër kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj.

I ftuar në emisionin "A Krasta Show", gazetari Fundo tha se faktet e reja kanë të bëjnë me përgjimet ku Veliaj në një komunikim me vëllain e tij përmend emrat e gazetarëve Mero Baze dhe Carlo Bollino, apo dhe emra të tjerë si Lori Hoxha, Visi, Grida Duma etj.

Fundo theksoi se sot u provua se si Erion Veliaj dirigjon sulmet përmes mediave të cilat i shërbejnë duke sulmuar dhe shantazhuar prokurorët dhe gjyqtarët.

“Kemi një informacion që janë çuar prova të reja që përmend emra Mero Baze, Carlo Bollino. Janë bërë përgjime. Përmenden emra si Visi, Lori Hoxha, Ilir Yzeiri, Grida Duma etj.

Janë emra të rëndësishëm se kemi të bëjmë me pronarin e një televizioni të madh, që kërcënojnë, shantazhojnë prokurorët. Të lëmë emrat të shkojmë te faktet. Kam treguar se si kanë marrë para nga inceneratorët. Na thonin se inceneratori ekzistonte por e kemi parë që nuk ka. Janë të njëjtat media që thonë Erion Veliaj është i pafajshëm. Nuk ma ndjen për sulmet personale.

Po të kishin qenë mediat bashkë do kishin kursyer 50 milionë euro. Sulmojnë prokrurorët, Dumanit nuk ja  përmendin emrin. Këto media nuk i publikojnë faktet dhe provat.

Shumë prej tyre nuk i lejojnë të publikojnë dosjet. Duan ta çojnë si çështje brekësh, nuk është e tillë, janë qindra dokumente që janë gjetur.

Tani që Veliaj është në burg i shërbejnë sërish, urdhëron këta njerëz të na gënjejnë. Sot ka dalë struktura se si dirigjon ai njeri”, tha gazetari./ CNA

1 VITE ME PARE

Ekskluzive-Zbulohen faktet dhe provat e reja të SPAK-ut kundër Erion Veliajt

Faktet dhe provat e SPAK në Apelin e GJKKO-së për Veliajn

Pas rreth 7 orë seancë, Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për nesër vazhdimin e saj pas dorëzimit të fakteve dhe provave të reja të prokurorit Altin Dumani dhe Ols Dado kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj

CNA ka mësuar nga burime nga brenda seancës se janë disa audiopërgjime ambientale dhe telefonike të bëra ndaj kryebashkiaku Erion Veliaj i cili komunikon me vëllain e tij Arbër Veliaj ku përmenden dhjetëra emra. Gjithashtu ka fakte dhe prova të tjera që lidhen me kryebashkiakun Veliaj, familjaret e tij dhe biznesmenët që ka bashkëpunuar.

Burime për CNA bëjnë me dije se në përgjimet e dhëna si prova nga SPAK që janë lexuar në seanca nga prokurorët dhe janë administruar nga avokatët.

Komunikimi i Erion Veliajt me vëllian e tij Arbër Veliaj përfshin edhe veprime si të shkojë të takojë gazetarë, të mbajë lart fort mediat, të ushtrojë presion dhe forcë të madhe mbi gjyqtarët dhe prokurorët. (gjithçka është parë në disa media pranë kryebashkiakut dhe maxhorancës javët e fundit)

Gjithashtu në përgjime Veliaj përmend disa emra. Sipas të dhënave dhe burimet brenda seancës, CNA mëson se emrat që Erion Veliaj përmend në bisedat me vëllain e tij Arbërin janë Lori Hoxha dhe Visi apo Grida Duma të Top Channel. Gjithashtu përdoren emrat e gazetarëve Mero Baze dhe Carlo Bollino. Sulmet dhe shantazhi ndaj drejtësisë janë qëllimi kryesor i veprimeve nga mediat.

CNA ka mundur të sigurojë nga burime brenda seancës këto të dhëna, këta emra që Erion Veliaj i përdor në përgjimet që SPAK i ka vënë në dispozicion Apelit të GJKKO për të ushtruar presion të madh mediatik kundër njerëzve të drejtësisë, duke nisur nga mediat kryesore të cilat CNA shpesh i ka përmendur si mediat e paguara nga inceneratorët, nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, apo koncesionet e pushtetit./ CNA



1 VITE ME PARE

Fakte dhe prova të tjera për kryebashkiakun Erion Veliaj

Faktet dhe provat e SPAK në Apelin e GJKKO-së për Veliajn

Apeli i GJKKO-së ka shtyrë seancën për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës Erion Veliaj.

Seanca e radhës do të mbahet nesër (e mërkurë 12.03) në orën 12:30. Mësohet se seanca gjyqësore është shtyrë për shkak se prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado kanë paraqitur fakte dhe prova të reja ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Janë disa audio përgjime dhe dokumenta të reja për çështjen. 

Për këtë arsye gjyqtari Engert Pëllumbi ka shtyrë seancën për tu dhënë kohë avokatëve të palës së akuzuar për të shqyrtuar provat e reja.

Erion Veliaj po qëndron në qeli që prej datës 10 shkurt. Ndaj tij rëndojnë dy vepra penale të rënda si ajo e korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Në një dosje prej rreth 400 faqesh janë me fakte dhe prova të gjitha abuzimet që ka kryer kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa e cila ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje”./ CNA

1 VITE ME PARE

Vijon seanca në Apelin e GJKKO-së/ Veliaj rreth 7 orë para Gjykatës

Faktet dhe provat e SPAK në Apelin e GJKKO-së për Veliajn

Vijon seanca në Apelin e GJKKO-së për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Seanca që po vijon ka nisur që prej orës 10:00 të mëngjesit.

Mësohet se ka përfunduar mbrojtja nga avokatët e Veliajt dhe 4 biznesmenëve të përfshirë në hetimet për çështjen.

Sipas informacioneve, deri më tani ka dhënë qëndrimin e tij prokurori i çështjes Ols Dado, që ka kundërshtuar pretendimet e avokatëve të Veliajt dhe biznesmenëve.

Mësohet se në seancë po flet edhe prokurori tjetër i çështjes, Altin Dumani./CNA 





Lajmet e fundit nga