web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erion Veliaj dhe skenarët e sulmit ndaj prokurorit dhe gjyqtarit

Erion Veliaj ka vazhduar sulmet e tij të pandalshme ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqatrit Erjon Bani pas vendimit për arrestimin e tij për dy vepra të rënda penale si korrupsion dhe pastrim i produkteve te veprës penale. Veliaj u është drejtuar me një gjuhë të ashpër, kanosëse, me fyerje, me shpifje, me sharje ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erjon Bani. CNA i ka sjellë disa nga termat që përdor si: “vrasës me pagesë”, “lunatik”, “Ols Violina”, “i paepur”, “lëpirës” etj. Por jo vetëm kaq, Erion Veliaj dhe të tijtë kanë thelluar strategjinë e tyre për atë që CNA e ka thënë ditë më parë, pra luftën ndaj prokurorit Ols Dado. Sipas të dhënave zyrtare që ka mësuar CNA, me dy kërkesa, studioja ligjore që mbron Veliajn nëpërmjet avokatit Ermir Beta, i është vërsulur kundër prokurorit Ols Dado duke e dërguar në ILD dhe KLP.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vendimet e Ols Dados dhe Erjon Banit që e kthyen Veliajn në “kamikazin” e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Erion Veliaj dhe skenarët e sulmit ndaj prokurorit dhe gjyqtarit
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet pas hekurave për dy akuza mjaft të rënda, pastrim i produkteve të veprës penale dhe korrupsion me dy vendime gjykate, është kthyer së fundi në një “kamikaz” kundër prokurorëve dhe gjykatësve. Me një gjuhë rrugaçësh, me sharje, fyerje, shpifje, me një fjalor denigrues, Erion Veliaj i është vërsulur Erjon Banit dhe Ols Dados.

Disa nga shprehjet e përdorura ndaj prokurorit dhe gjyqtarit ishin: Ols Violina, violinist dështak, prokuror lunatik, Ols Kafka, pervers, gjyqtarin Erjon Bani e cilësoi adashi kasap, gjykatësi i thertores.

Të gjitha këto fjalë kanë dalë nga goja e Erion Veliajt. Erioni ndoshta është trimëruar se edhe Ols Dado dhe Erjon Bani sa herë ka pasur kallëzime ndaj tij kanë vendosur pro.

Sot “Ora News” publikoi një material ku tregoi se ishin tri vendime nga prokurori Ols Dado në favor të Veliajt.

I pari ishte në vitin 2016 dhe dy të tjerat në vitin 2023. Vendimi i Ols Dados kishte të bënte me këtë fakt, me sharjet, fyerjet dhe fjalorin që Erion Veliaj përdori në një protestë. Ishte e para në histori ku shteti protestonte kundër shtetit.

Dilte dhe ushtronte presion ndaj gjykatësit. Edhe kjo një lojë. Dy vendimet e tjera Osl Dado i kishte dhënë gjatë kohës kur ishte prokuror në SPAK, kallëzime të bëra gjatë zgjedhjeve, për krimet zgjedhore.

Erjon Bani ka katër vendime që CNA i ka nxjerrë, i ka publikuar, për kallëzimet e bëra nga Grida Duma, Jorida Tabaku etj.

Të dy këta, njëri prokuror dhe tjetri gjykatës, që kanë dhënë vendimet në favor të Veliajt, thjesht dhe vetëm e kanë kthyer në atë Erion që është sot.

Pra, njeriun që artikulonte b*lehekurin që tani është pas prangave sipas provave dhe fakteve të zbuluara nga SPAK-u me vendim të gjykatës, por dhe një gojëpistë që e ka shthurur gjuhën e tij dhe ndoshta e bën se nuk njeh frikën e ndëshkimit nga drejtësia, pasi kanë qenë pikërisht prokurori dhe gjyqtari i sulmuar, Ols Dado dhe Erjon Bani, që i kanë dhënë vendim në favor edhe kur ai ka shthurur gjuhën ndaj kolegëve të tyre.

Ndoshta kanë bërë dhe drejtësi. Gjuha s’ka qenë kaq e rënduar, ndoshta dhe mund të ketë ardhur rrugës shtimi i sharjeve, shpifjeve, fyerjeve, por fakti është se të dy, edhe Ols Dado dhe Erjon Bani, kanë vendime pro kryebashkiakut të Tiranës, janë 7 të tilla dhe sot ata shahen në mënyrë monstruoze nga njeriu që i kanë dhënë shpesh pafajësinë, i cili akuzon se të dy bashkë kanë bërë një skenar për ta mbyllur në qeli, meselera, historira, barcaleta politike, gënjeshtra, deri te talljet më të neveritshme.

Por e vërteta është se prokurori dhe gjyqtari nuk duhet ta kishin toleruar Erion Veliajn, pasi do t’u kthehej në këtë monstrën që është tani, që për ato shpifje, kërcënime dhe shkelje ligjore që ka bërë në fakt do hapur një tjetër çështje penale.

Por derisa të vijë ai moment drejtësia duhet të thotë fjalën e saj duke parë fakte dhe prova. Kështu duhet të bëjnë dhe institucionet të cilat kanë 7 dosje pro Erion Veliajt nga Ols Dado dhe Erjon Bani që në fakt janë këta të dy që e kthyen Erionin në “kamikazin” kundër drejtësisë që tashmë nuk i mbyllet gjuha as në burg./ CNA

1 VITE ME PARE

Veliaj dhe të tijtë, në sulm ndaj Dados me ILD dhe KLP

Erion Veliaj dhe skenarët e sulmit ndaj prokurorit dhe gjyqtarit
Erion Veliaj dhe Ols Dado

Erion Veliaj dhe të tijtë kanë thelluar strategjinë e tyre për atë që CNA e ka thënë ditë më parë, pra luftën ndaj prokurorit Ols Dado. (LEXO KETU)

Sipas të dhënave zyrtare që ka mësuar CNA, me dy kërkesa, studioja ligjore që mbron Veliajn nëpërmjet avokatit Ermir Beta, i është vërsulur kundër prokurorit Ols Dado duke e dërguar në ILD dhe KLP.

Dy institucione ku Erion Veliaj shpreson se mund të godasë prokurorin për interesat e tij personale.

Në fakt, ka një gjë shumë thelbësore, Erion Veliaj po e sulmon Ols Dadon pas arrestimit të bërë me dy vendime gjykate. (LEXO KETU)

Në fakt, çështjen nuk e ka në dorë thjesht prokurori Ols Dado. Erion Veliaj e ka filluar sulmin e tij, pasi shpesh, siç e kemi thënë, nuk ka as burrërinë të flasë për Altin Dumanin. 

Është gjetur Ols Dado për t’u sulmuar pas arrestimit, megjithëse Erion Veliaj ishte thirrur dy herë në SPAK, hetimet ishin zhvilluar për muaj të tërë, Erion Veliaj dilte nga SPAK-u dhe e vlerësonte institucionin.

Thoshte që “gjeta kolegët e duhur, gjeta investimin e duhur, të cilin duhet ta mbështesim”.

Ndërkohë, një ditë pasi u arrestua për korrupsion, Erion Veliaj po përpiqet në të gjitha mënyra me mediat e tij të godasë ashpër prokurorin Ols Dado, duke menduar se do ta zgjidhë hallin.

Ols Dado nuk mund të ikë, sepse ikja e Ols Dados sjell rënien e drejtësisë, sjell rënien e shtetit, kurse rënia e Erion Veliajt sjell thjesht rënien e një hajduti.

Ndaj edhe sulmet e avokatëve të tij në institucionet e drejtësisë duken instrumente tipike të lidhjeve politikë-drejtësi.

Deputetët e PS mësyjnë në KLP?!

Nga ana tjetër, burime të mirëkonfirmuara i thanë CNA-së se Erion Veliaj po përpiqet të angazhojë deputetët e Partisë Socialiste, pra grupin parlamentar, për të influencuar te njerëzit e KLP-së apo ILD-së.

Pra, qartazi, ata që shpreson Erion Veliaj se i ka mbështetur se kanë lidhje të afërta duhet që në këto momente të komunikojnë me ILD-në dhe KLP-në dhe të kërkojnë goditjen e prokurorit Ols Dados.

Kjo tashmë duket qartë nga mënyra se si reagojnë mediat e Erion Veliajt edhe një ditë pasi kryeministri tha se socialistët nuk duhet të flisnin kundër SPAK-ut.

Nga ana tjetër, njerëzit pranë kryebashkiakut të Tiranës po kërkojnë që të përdorin grupin parlamentar të PS-së për të ndikuar në KLP apo dhe ILD me qëllim goditjen e prokurorit Ols Dado.

Skema tashmë është e qartë.

Erion Veliaj kërkon të mbrohet duke hequr nga hetimet prokurorin, por nuk mund të ndodhë pasi janë kryer gati një vit hetime, janë gjetur me dhjetëra prova dhe fakte konkrete, janë gjetur me mijëra faqe dosje dhe ka një vendim gjykate që e gjen arrestimin e ligjshëm, të dalin institucionet e drejtësisë dhe të heqin prokurorin se ka qejf një i pandehur, sepse dëshiron që Erion Veliaj të fitojë mbi drejtësinë për t’u shpallur më pas i paprekshëm, por në fakt duket se kjo është vështirë të ndodhë pasi drejtësia do të bëjë detyrën e saj dhe Erion Veliaj sërish do të dështojë./ CNA

1 VITE ME PARE

Erion Veliaj po tenton të largojë nga çështja Ols Dadon nëpërmjet ILD

Erion Veliaj dhe skenarët e sulmit ndaj prokurorit dhe gjyqtarit

A më mundëson një vendim më të mirë gjyqësor, kjo procedurë në ILD?
Jo! Ju lutem kini parasysh se Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk ka autoritet për të shqyrtuar apo ndryshuar vendimet e magjistratëve. Ato shqyrtohen nëpërmjet instrumenteve të apelimit gjyqësor, vetëm nga gjykatat më të larta. Inspektori i Lartë i Drejtësisë heton shkeljet disiplinore, që magjistratët mund të kryejnë gjatë ushtrimit të funksionit të tyre ose jashtë tij.

Pra, Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk ka asnjë autoritet, që të ndikojë tek gjyqtari apo prokurori, që ju të merrni një rezultat të ndryshëm në çështjen tuaj. Nëse keni ndërmend të ndryshoni rezultatin e çështjes suaj, atëherë duhet të ndiqni rrugën e apelimit gjyqësor.

Kur cenohet institucioni më i lartë i drejtësisë heshtja perfundon!

Do të kesh kundër ankesë!

Ligji Nr.96/2016
Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës,
Nuk mund të bëhet një kerkese e tillë në inspektoriat ILD, kur je person në hetim sepse në bazë të procedures administrative: afati për dhënien e njoftimit të ka kaluar/ je person në hetim dhe procedura nuk ka përfunduar ende në dhënien e vendimit të plotë/ cilësohet se po cenon integritetin e procesit gjyqësor duke nxitur një institucion tjetër për ndërhyrje/ILDKP është për verifikimin e pasurisë të cilën prokurori

Ols Dado e ka kaluar, nuk është insitucion që vendos për integritetin e gjyqtarit dhe prokurorit përpos verifikimit të ardhurave të deklaruara! Ols Dado ka kaluar në siten e paster të vetingut! Erion Veliaj nuk ka përmendur veten dhe institucionin e bashkisë!
Pushime të gjata në burg ish-kryebashkiak.

1 VITE ME PARE

Ekskluzive/ Zbulohet strategjia e Veliajt, ja pse e sulmon prokurorin Ols Dado

Erion Veliaj dhe skenarët e sulmit ndaj prokurorit dhe gjyqtarit
Erion Veliaj

Erion Veliaj ka vazhduar sulmet e tij të pandalshme në më shumë se dy javë pas arrestimit të tij me një vendim të gjykatës.

Në fakt, janë dy vendime: është vendimi i parë dhe vendimi i dytë i dhënë nga gjyqtari Erion Bani. (LEXO KETU)

Po të shikojmë sjelljen e Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, ai ka një gjuhë të ashpër, kanosëse, me fyerje, me shpifje, me sharje ndaj prokurorit Ols Dado. CNA i ka sjellë disa nga termat që përdor si: “vrasës me pagesë”, “lunatik”, “Ols Violina”, “i paepur”, “lëpirës” etj.

Po kjo nuk bëhet pa qëllim.

CNA ka mësuar nga burime pranë Erion Veliajt se kjo është një strategji e qartë dhe e mirëfilltë e avokatëve të tij dhe e tij personalisht.

Duke sulmuar prokurorin Ols Dado, Erion Veliaj kërkon që të regjistrohet një çështje penale për kanosje apo për shpifje dhe fyerje bërë nga i pandehuri.

Sipas neneve përkatëse të Kodit Penal, neni 317-318, në momentin që regjistrohet një çështje penale, Erion Veliaj nuk e ka problem fare që të dyja këto çështje shkojnë me gjobë nga 3 muaj deri në 3 vite heqje lirie, por ai ka një qëllim, që të hapet, të regjistrohet një çështje penale ndaj Erion Veliajt nga ana e prokurorit Ols Dado.

E kërkon këtë sepse në momentin që regjistrohet një çështje penale nga ana e prokurorit Ols Dado kundër Veliajt apo fillon një hetim a regjistrohet një çështje penale për fyerje dhe shpifje apo kanosje nga ana e të pa dehurit apo prokurorit, në këtë rast prokurori duhet të dorëhiqet se është në konflikt interesi sepse ka një çështje përballje direkt.

Pra, këtu zbulohet qartë strategjia e Erion Veliajt.

Ai kërkon një çështje në prokurori në lidhje me kanosjen, fyerjen etj ndaj tij dhe në momentin që ka një çështje Ols Dado kundër Erion Veliajt për shkak të kërcënimit apo fyerjes apo kanosjes bërë nga kryebashkiaku i Tiranës në këtë moment prokurori duhet të dorëhiqet.

Erion Veliaj nuk ka mundur dot ta blejë Ols Dadon dhe prandaj dhe ky i fundit është objekt sulmesh, shpifjesh, fyerjesh, sharjesh, intimidimesh sepse SPAK-u nuk u ndërtua sot. Ols Dado nuk ka shkuar sot, ka vite në SPAK dhe në asnjë moment as Erion Veliaj as zyrtarët e PS-së nuk kanë pasur pretendime për të si prokuror.

Por fillojnë mekanizmat dhe në mediat e inkriminuara dhe të paguara nga korrupsioni i bashkisë dhe lekët e inceneratorëve të fillojnë më pas të sulmojnë, të akuzojnë, të nxjerrin shpifje, gënjeshtra, të inskenojnë fjalë që nuk janë thënë në seancë gjyqësore e kështu me radhë.

Kjo tregon qartë se Erion Veliaj nuk ka mundur ta kapë dot Ols Dadon, pavarësisht se ka frikë të përmendë emrin e Altin Dumanit, i cili është po ashtu prokuror i dosjes, por strategjia tashmë është e zbuluar dhe mjaft e qartë: Erion Veliaj kërkon të regjistrohet një çështje penale kundër tij për shpifje, fyerje dhe kanosje që i bën prokurorit Ols Dado që ky i fundit më pas të japë dorëheqjen nga dosja.

Kjo është strategjia dhe asgjë më shumë se kaq!/ CNA

1 VITE ME PARE

Erion Veliaj si anëtarët e krimit të organizuar

Erion Veliaj dhe skenarët e sulmit ndaj prokurorit dhe gjyqtarit

Kryebashkiaku i Tiranës vazhdon publikimet e tij me kanosje, me kërcënime, me fyerje, me sharje, ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët kanë hetuar dhe dhënë vendimin që e ka çuar pas hekurave.

Nuk ia ka fajin as Ols Dado as Erion Bani, Erion Veliajt, që firmoste urdhërpagesat në Bashkinë e Tiranës për të kaluar lekët te bashkëshortja e tij. E cila qindra miliona lekë të tjera më pas i ka bërë blerje apo ka marrë përfitime nga detyra e bashkëshortit të saj.

Në fakt Erion Veliaj ka zgjedhur të ketë fytyrën e krimit të organizuar duke kërcënuar me kode mafjoze.

Gjuha e përdorur prej tij “e ke personale me mua” është gjuhë që përdorin kriminelët, banditët, anëtarët e grupeve kriminale ndaj njerëzve të drejtësisë. Këtë gjuhë ka përdorur sot Erion Veliaj, gjuhën e një banditi.

Çfarë ka personale me Erion Veliajn një prokuror?! Kur në fakt nuk është vetëm ai, por janë dy në çështje, është dhe zoti Dumani, të cilët kanë hetuar një dosje shumë voluminoze, me dhjetëra mijëra faqe, në një nga hetimet më të pastra të “Follow the money”.

Çfarë faji ka Erion Bani që Erion Veliaj nuk kontrollon dot veten dhe tashmë po sillet si pjesë e një grupi kriminal, si një bandit duke kërcënuar prokurorë dhe gjyqëtarëq.

Me një qëllim të vetëm, për të trembur dëshmitarët. Prandaj dhe përdor gjuhën e një krimineli dhe banditi nga qelia, që të ndalen dëshmitarët, të tërhiqet prokurri nga çështja, të tremben gjyqtarët në vazhdim, sepse Erion Veliaj “të bën namin”.

Në fakt kriminelët e kanë vendin në burg dhe ata të llojit Erion Veliaj, që përdorin gjuhën e tyre për të trembur dëshmitarë, për të stepur gjyqtarë dhe prokurorët për të bërë detyrën e tyre.

Me gjuhën e tij “e ke personale me mua”, Erion Veliaj ka folur edhe me ish-pronarin e televizionit Agon Channel, Francesko Bechetti, për të cilin shqiptarët po paguajnë qindra miliona euro.

Apo me gazetarë, me biznesmenë, “e ke personale me mua”, me gjuhën e një krimineli dhe banditi, njeriu që ka qenë në fronin e kryetarit të bashkisë u vërsulet prokurorëve, gjyqtarëve, por edhe qytetarëve që duhet të dëgjojnë helmin e tij të pandalshëm ditë pas dite./ CNA

1 VITE ME PARE

Nga fyerjet, te kanosja për Dadon dhe Banin/ Veliaj rëndon situatën e tij penale

Erion Veliaj dhe skenarët e sulmit ndaj prokurorit dhe gjyqtarit

Kryebashkiaku Erion Veliaj prej dy javësh ka nisur një sulm frontal ndaj prokurorit Olsi Dado si dhe gjyqtarit Erjon Bani, të cilët e hetuan dhe e vunë pas hekurave për korrupsion dhe pastrim parash. Veliaj që prej 10 shkurtit dhe deri këtë të diel (23 shkurt) ka postuar çdo ditë në rrjete sociale reagime të shumta, ku intimidon, linçon, fyen dhe shkon deri në kanosje të prokurorit Dado dhe gjyqtarit Bani, duke harruar statusin e tij si i pandehur i kapur në korrupsion. Veliaj ka harruar kështu faktin se me këto statuse nga burgu i shton vetes propabilitetin për t’u dënuar edhe për fyerje e kanosje.

Kodi Penal e përcakton qartë dënimin ndaj personave që fyejnë gjyqtar, apo anëtar të trupit gjykues përfshirë këtu prokuror për shkak të veprimtarisë së tyre në një çështje. Sipas Nenit 318 në rast fyerje, personi dënohet me gjobë, ose burgim deri në 3 muaj.

Erion Veliaj dhe skenarët e sulmit ndaj prokurorit dhe gjyqtarit

Neni 317 i Kodit Penal, parashikon që personat që kanosin gjyqtar, apo anëtar të trupit gjykues përfshirë këtu prokuror për shkak të veprimtarisë së tyre në një çështje, dënohen po ashtu njëjtë si fyerja, me gjobë, ose burgim deri në 3 vjet.

Erion Veliaj dhe skenarët e sulmit ndaj prokurorit dhe gjyqtarit

Nga statuset e përditshme të Veliajt, shpesh më shumë se një status në ditë, evidentohet qartë shkelja e të dyja neneve 317 dhe 318 të Kodit Penal.

Le të sjellim në vëmendje të gjitha reagimet e bëra nga Veliaj, pas arrestimit të tij.

Në 10 shkurt 2025 Erion Veliaj u arrestua, pas hetimeve të kryera nga prokurori Olsi Dado dhe me vendim të marrë nga gjyqtari Erion Bani. Po atë ditë Veliaj reagoi me status në rrjete sociale duke sulmuar prokurorin të cilin e cilësoi lunatik dhe të paditur epsharak.

Erion Veliaj dhe skenarët e sulmit ndaj prokurorit dhe gjyqtarit

Fill pas këtij komenti, një tjetër pasoi ditën e nesërme po me të njëjtën gjuhë fyese. Në 11 shkurt Veliaj tregonte se si e kaloi natën e parë në qeli, ndërsa prokurorin Olsi Dado e cilësoi një individ pervers, ndërsa aktakuza sipas Veliajt ishte haluçinante dhe perversitet kriminal.

Erion Veliaj dhe skenarët e sulmit ndaj prokurorit dhe gjyqtarit

Në 13 shkurt, erdhi një reagim i tretë në lidhje me disa specifikime të bëra ndaj tij në dosjen hetimore. Veliaj e cilësoi si ‘kurdisje të një paçavureje’ të dhënën që ka mësuar në sallën e gjyqit se dënimi i tij ishte shkruar me shkrim dore mbi dosje, gjë për të cilën akuzoi prokurorin Dado.

Erion Veliaj dhe skenarët e sulmit ndaj prokurorit dhe gjyqtarit

Në 14 shkurt, Veliaj mohoi faktet që rëndojnë ndaj tij, ndërsa dosjen hetimore e cilësoi dosje prej sigurimsi të Ols Dados. Këtë të fundit e fyeu duke e cilësuar si Ols violina. Sallën e gjyqit të gjyqtarit Erjon Bani e cilësoi thertore. Për gjyqtarin tha se u bë njësh me prokurorin, duke marrë kështu përsipër të hetonte dhe gjykonte veten.

Në 15 shkurt, vijoi duke thënë “violina Ols Dados në seancën e pengmarrjes, te thertorja e adashit tim“ duke fyer sërish dyshen Dado-Bani. Prokurorin vijoi ta quante violinisti dështak dhe lunatik.

Në 16 shkurt, vijoi fyerjet duke e cilësuar prokurorin Ols Dado prokuror pervers,  violinisti dështak dhe lunatik. Gjyqtarin Erjon Bani e cilësoi adashi kasap, gjykatësi i thertores. Veliaj shtoi dozën e fyerjeve duke thënë se drejtësia ka përfunduar në llogjikën njëqelizore të një parameci funksional!

Në 18 shkurt, e cilësoi dosjen hetimore romanin e gjatë të Ols Violinës, ndërsa shtoi “më ka ngritur akuzë në thertoren e Erjon Kasapit”.

Më pas “mori përsipër” edhe të bëjë vetting-un e Olsi Dados, edhe pse ku  i fundit e ka kaluar vetting-un në 2022 dhe ka rezultuar pa probleme në të tria kriteret, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

 “Kështu është kur të bëjnë prokuror shoqet dhe të marrin në Spak shokët - pa kriter e pa procedurë, e kështu, një miks mes injorancës e arrogancës bëhesh vrasës i gatshëm dinjitetesh njerëzore.“ tha Veliaj.

Po në të njëjtën ditë (në 18 shkurt) tha se është i burgosur pa gjyq, edhe pse gjyqi ju bë në 12 shkurt dhe u theksua në një seancë maratonë të gjitha shkeljet e kryera nga kryebashkiaku.

Në 19 Shkurt, vijoi e njëjta retorikë, ndërsa fyerjeve ju shtuan të tjera epitete.

“Shikoni se sa prej sigurimsi është strategjia banale e shejtanbudallait, që m’u qep mua me një letër anonime (autori i të cilës nuk çuditem të jetë Ols Angoni ose Nesti Dado, po ky është thjesht dyshim i arsyeshëm jo provë)” tha ndër të tjera Veliaj.

E njëjta gjuhë linçuese vijon në 21 dhe 22 shkurt.

Ols Violina, që po panë një grua të mençur, të hijshme, të aftë, profesioniste, të pavarur, të dlirë, të artikuluar, të lexuar e të arrirë, i sulen si pitbull me jargë e skërmitje, për t’i thënë vetes “jam i fortë, shih si futem në fustane dhe e mbaj gruan e targetit 9 orë në inkuizicion”, tha Veliaj në një status të 21 shkurtit.

Këtë të diel (23 shkurt), retorika është ashpërsuar duke kaluar deri në kanosje, teksa Veliaj i thotë Olsi Dados se nuk e di se më kë ka të bëjë.

Ky “kolegu” im Ols Angoni as nuk e ka idenë se me kë është ngatërruar, megjithëse e quan veten Bruce Ëillis hajvani dhe u tregon muskujt atyre ushtarëve të BKH (tani hajde Bruce, jepi, fute edhe këtë tek kërcënimet që i kam bërë kafkës tënde të mbështjellë me shollë).

Nuk e ka idenë, dështaku, dhe nuk ka se si ta ketë në fakt, po do ia mësoj unë, ja kështu, me durim, pak nga pak, derisa t’i dalë boja kësaj menderhanes që gatoi për mue dhe ta neverisin të tërë, mbase përveç atyre që e përdorin si vegël të llojeve të ndryshme.” Është ky kërcënimi i hapur më i fundit që Veliaj i bën prokurorit të çështjes së tij.

Një tjetër status pasoi po këtë të diel ku Dado u cilësua nga Veliaj një “pis që godet për llogari të Sali fundërrinës, e kam të pamundur ta pranoj se SPAK-u mund të ketë surratin e Ols Angonit!”, ndërsa prokurorin e cilësoi një “vrasës me pagesë”.

Pra Erion Veliaj ka bërë mbi 14 postime, sulme të hapura ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Këto kërcënime po i bën nga burgu për persona të drejtësisë, teksa në këtë formë po tenton të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët. Kur Veliaj përdorë këtë gjuhë me prokurorët e gjyqtarët, si mund të sillet ndaj dëshmitarëve të thjeshtë?! Socialistët vërtet janë në pushtet, por Veliajt më së paku i ndalohet me moral që të reagojë në këtë formë ndaj zyrtarëve të drejtësisë dhe nëse morali si mjafton, duhet të kujtohet se është duke kryer vepër penale, përfshirë fyerje dhe kanosje, të cilat siç e theksuam rrezikojnë t’i shtojnë ditët në qeli kryebashkiakut socialist./ CNA

 





Lajmet e fundit nga