Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
CNA do të vazhdojë ditë pas dite të rikthejë dokumentet për inceneratorin e Tiranës, që t’i tregojë çdokujt se nuk harrohet kollaj çështja e inceneratorëve. Një nga pjesët më të errëta të kësaj afere është ajo e dherave, ku nën justifikimin se është marrëdhënia privat-privat, Bashkia e Tiranës detyroi bizneset dhe qytetarët e kryeqytetit të paguajnë dhjetëra miliona euro për dherat, të cilat duhet të depozitoheshin në një vend të caktuar. Një nga dokumentet zyrtare që CNA ka risjellë, tregon se si 3 drejtorët e Erion Veliajt firmosin për t'u bërë “ushtarë” të kompanisë së landfillit të Tiranës. Një marrëveshje që tregon se si drejtorët e Veliajt, Ermal Kapllani, Taulant Tushe, Evisjon Salku, por edhe persona të tjerë, ndërtojnë skemën e kontrollit të territorit për dherat, duke i shtuar aferës së inceneratorëve dyfishin e të ardhurave, me një skemë që shkon më shumë se 60 milionë euro, por ndoshta edhe më shumë. Pasi kompania bëri një marrëveshje me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Ermal Kapllanin, Evisjon Salkun dhe Taulant Tushën, të cilët duket se nuk kanë asnjë të drejtë të firmosin në atë lloj dokumenti, pasi kontratën e bën autoriteti kontraktor që duhet të ishte Bashkia e Tiranës dhe do të firmoste kryetari, jo një tufë drejtorësh të firmosin ca letra, asaj iu shtuan të ardhurat me dhjetëra miliona euro çdo vit. Shpikën dherat, transportin e tyre në landfill. Bënë një kontratë, i futën disa vula dhe u lëshuan si hiena mbi biznesin, duke vënë tarifa që dherat të çoheshin me detyrim në landfillin e Sharrës dhe më pas, me detyrim po prapë t’i blije. Dokumenti i dytë që CNA risjell është pikërisht fakti se Erion Veliaj dha “ok” për inceneratorin pa konsultim me Këshillin Bashkiak. Erion Veliaj ka firmosur dokumente të rëndësishme që lidhen me projektin e inceneratorit të Tiranës. Në mars të vitit 2017, Veliaj firmosi një dokument që pranonte studimin e fizibilitetit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Ky studim më vonë rezultoi të kishte kosto të falsifikuara. Gjithashtu, ai firmosi një aneks-kontratë që i kalonte Bashkisë së Tiranës përgjegjësi financiare të konsiderueshme për këtë projekt. Veliaj mori përsipër të përfaqësonte jo vetëm Bashkinë e Tiranës, por edhe katër bashki të tjera të qarkut, pa u konsultuar me to, duke i hapur rrugën një kontrate koncesionare 30-vjeçare me vlerë fillestare prej 128 milionë eurosh. Kjo kontratë është firmosur pa miratimin paraprak të Këshillit Bashkiak, duke shkelur ligjin për vetëqeverisjen vendore. Ky dokument është prova për të akuzuar Veliajn për shpërdorim detyre dhe angazhime financiare të paautorizuara. Por kryebashkiaku ka më shumë se një firmë të hedhur në aferë. Veliaj me firmën e tij është angazhuar për të kryer të gjitha pagesat për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve me çmimin 29 euro për ton pa TVSH, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëveshjes (për 30 vitet në vijim), por ai gjithashtu u angazhua për të dhënë asistencë për të gjitha procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e inceneratorit inekzistent të Tiranës. Dritani Prençi nuk i ka parë këto dokumente megjithëse i ka në dosje. Dosja e inceneratorëve është një çështje e pahetuar deri në fund. Jo të gjithë personat përgjegjës kanë shkuar para drejtësisë, ka persona dhe zyrtarë të tjerë të pahetuar dhe të paçuar përballë bankës së të akuzuarve, pasi përgjegjësia e inceneratorit të Tiranës nuk mund të lihet deri te Lefter Koka.
2 artikuj për këtë temë.

Inceneratori i Tiranës njihet si një nga aferat më të mëdha të kryera ndonjëherë në vendin tonë, që ka gllabëruar qindra milionë lekë nga buxheti i shtetit dhe nga xhepat e shqiptarëve.
Të hënën CNA publikoi një dokument lidhur me aferën 60 milionë euro të dherave që është një nga skemat më të mëdha korruptive, e cila lindi pas firmosjes së kontratës monopoliste koncesionare për landfillimin e Tiranës, ku përfshihej edhe ndërtimi i një inceneratori, i cili sot e kësaj dite vijon të ngelet inekzistent.
Këtë të mërkurë po sjellim një tjetër dokument që po ashtu është në dosjen e prokurorit Dritan Prençi dhe që implikon direkt kryebashkiakun Erion Veliaj, në shpërdorim detyre.
Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, tashmë pas hekurave, ka firmosur dokumente të rëndësishme që lidhen me projektin e inceneratorit të Tiranës. Në mars të vitit 2017, Veliaj firmosi një dokument që pranonte studimin e fizibilitetit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Ky studim më vonë rezultoi të kishte kosto të falsifikuara. Gjithashtu, ai firmosi një aneks-kontratë që i kalonte Bashkisë së Tiranës përgjegjësi financiare të konsiderueshme për këtë projekt.
Veliaj mori përsipër të përfaqësonte jo vetëm Bashkinë e Tiranës, por edhe katër bashki të tjera të qarkut, pa u konsultuar me to, duke i hapur rrugën një kontrate koncesionare 30-vjeçare me vlerë fillestare prej 128 milionë eurosh. Kjo kontratë është firmosur pa miratimin paraprak të Këshillit Bashkiak, duke shkelur ligjin për vetëqeverisjen vendore. Ky dokument është prova për të akuzuar Veliajn për shpërdorim detyre dhe angazhime financiare të paautorizuara.

Por kryebashkiaku ka më shumë se një firmë të hedhur në aferë. Veliaj me firmën e tij është angazhuar për të kryer të gjitha pagesat për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve me çmimin 29 euro për ton pa TVSH, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëveshjes (për 30 vitet në vijim), por ai gjithashtu u angazhua për të dhënë asistencë për të gjitha procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e inceneratorit inekzistent të Tiranës.

Por përpunimi i mbetjeve i kalon 29 euro për ton, pasi në dokumentin që CNA publikoi të hënën vërtetohej se drejtorët e Veliajt shtuan edhe çështjen e dherave dhe dërgimin e tyre në landfill, si dhe firmosën në mënyrë të kundërligjshme duke shtuar kështu të ardhurat me dhjetëra miliona euro çdo vit.
Jemi përballë faktit, që inceneratori inekzistent i Tiranës ka gllabëruar qindra miliona euro, me një skemë të qartë të ngritur nga një grup i strukturuar kriminal. Ndërsa prokurori Dritan Prençi ka vënën nën akuzë zyrtarë apo drejtorë të dorës së dytë dhe të tretë.
Afera e inceneratorëve nuk mbyllet me atë që ka ndodhur në 16 prill. Ka shkuar sërish në gjyq Lefter Koka, ka marrë dënimin e tij Taulant Tushe, si dhe disa zyrtarë të tjerë të rangut më të ulët.
Një nga krimet më të mëdha në aferën e inceneratorëve janë mediat, një ndër to është “Top Channel”, e cila dikur theksonte se “përzunë gjobaxhinjtë” dhe më pas i bëri drejtorë këta gjobaxhinj, të cilët rezultuan pjesë e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve.
Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Endrit Habilaj, nëpërmjet kompanisë së inceneratorit paguanin mediat. Nëpërmjet "Top Channel" sulmonin prokurorët e SPAK-ut. Dhe, sot krimi ende nuk është zbardhur.
Dokumentet e publikuara sot nga CNA vërtetojnë se akuzat për inceneratorin inekzistent të Tiranës nuk janë thjesht fjalë. Tek i pari kanë firmosur drejtorët “5D”, tek i dyti ka firmosur Veliaj dhe të gjithë bashkë me Mërtirin, Zoton dhe të tjerë kanë bashkëpunuar për të gllabëruar paratë e qytetarëve shqiptarë, ndërsa inceneratori ende mungon sot e kësaj dite./ CNA
Dosja e inceneratorëve është një nga aferat më të mëdha në Shqipëri. Një nga aferat që në këto 34 vite tranzicion demokratik nuk e kishim parë dhe nuk e kishim dëgjuar.
Ky dokument është firmosur më datë 15.10.2018 dhe kompania ?Integrated Energy BV SPV sh.p.k.? më pas, në Holandë, ndërroi emrin dhe u bë ?Geogenix?. Kjo kompani, e cila kaloi në shumë veprime procedurale e teknikalitete për të fshehur emrin e Klodian Zotos, si aksioner, apo të Giuseppe Ciaffaglione-s, pasi mashtroi shtetin shqiptar me një brand të madh ndërkombëtar si ?Paul Wurth?, përfitoi një kontratë ?Për ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese? në Tiranë. Inceneratorit, që në fakt nuk ekziston dhe një landfilli që është gati në emergjencë për kryeqytetin.



Nuk ka më kapacitet për mbajtjen e plehrave, nuk ka më kapacitet për dherat. Është gjithçka e keqmenaxhuar, e keqdrejtuar, e kthyer përtej një skandali.
Krimi i madh është fakti se në dokumentin koncesionar të kontratës, kompania e kishte të përcaktuar çështjen e dherave. Por, u gjet një shpikje te mbetjet e ngurta, e cila do t?u kushtonte xhepave të biznesit dhe qytetarëve të Tiranës rreth 60 milionë euro.
Pasi kompania bëri një marrëveshje me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Ermal Kapllani, Evisjon Salku dhe Taulant Tusha, të cilët duket se nuk kanë asnjë të drejtë të firmosin në atë lloj dokumenti, pasi kontratën e bën autoriteti kontraktor që duhet të ishte Bashkia e Tiranës dhe do të firmoste kryetari, jo një tufë drejtorësh të firmosin ca letra, asaj ju shtuan të ardhurat me dhjetra milionë euro çdo vit.
Ndoshta ata drejtorë janë kush brenda e kush jashtë skemës së ?5D-së?, por nuk kishin asnjë të drejtë të përdornin vulën zyrtare të Bashkisë së Tiranës. Atë e përdor kryetari dhe përdorimi i vulës është i mirëpërcaktuar në ligj.
Shpikën dherat, transportin e tyre në landfill. Bënë një kontratë, i futën disa vula dhe u lëshuan si hiena mbi biznesin, duke vënë tarifa që dherat të çoheshin me detyrim në landfillin e Sharrës dhe më pas, me detyrim po prapë t?i blije. Kur i çoje, paguaje 400 lekë/m³, pra rreth 4 euro, kur i merrje, i merrje me 8, apo shkonin në 10-12 euro sipas llojit të diferencimit, dhera, inerte, etj.
Nga kjo kontratë shmangën riciklimin e mundshëm të dherave, pra që vetë kompania e ndërtimit nuk ka një gropë, por ka dy gropa dhe te njëra po gërmon, te tjetra ka përfunduar, duhet dhé për sistemime. Nuk lejohej që t?i merrnin, por duhej të shkonin njëherë të merrnin paratë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pastaj t?i merrnin sërish paratë për të marrë dheun nga Klodian Zoto me Mirel Mërtirin. Nuk mund t?i transportonin dherat nga objekti 1 në objektin 2, pra të bëhej ajo që mund të quhej procesi i riciklimit të dherave. Dhe kjo për shkak të kësaj kontratës famoze që ndodhet në dosjen e inceneratorëve.
Çështja e dherave është një nga aferat më të mëdha që zë një nga peshat kryesore në pagesat që janë bërë për çështjet e inceneratorëve. Pagesa, të cilat, duhet të theksojmë, rreth 10 milionë euro në vit vazhdon i paguan ende qeveria shqiptare, nëpërmjet transfertës së pakushtëzuar nga Bashkia e Tiranës dhe pjesën tjetër e paguajnë qytetarët e Tiranës, pasi ndërtuesit, faturën me kosto prej 15 euro/m² që u dilte në ndërtim, ua lanë qytetarëve.
Ky dokument është një akuzë e rëndë në çështjen e inceneratorëve dhe nuk mund të mbyllet me 3-4 teknikalitete me Lefter Kokën apo Taulant Tushen, me ndonjë zyrtaruc që ndoshta s?i ka zënë dhëmbi asnjë kockë nga mishi i hellit që kanë shpërndarë Mirel Mërtiri me Klodian Zoton.
Afera e dherave e çon çështjen drejt një grupi të strukturuar kriminal dhe nuk është i vetmi ky dokument që ka në dosje Dritan Prençi për çështjen e inceneratorit të Tiranës. (LEXO KETU)
Ky është një nga dokumentet kryesore.
CNA, nga sot e në vijim, do të vazhdojë ditë pas dite të rikthejë dokumentet për inceneratorin e Tiranës, t?i kthejë memorien publikut, t?i tregojë çdokujt se nuk harrohet kollaj çështja e inceneratorëve, edhe sikur të dojë ta mbyllë prokurori.
Ka dokumente që do ta hapin me një prokuror tjetër, me një çështje tjetër, me detaje të tjera, sado që të përpiqen biznesmenët, miliardat, mediat, ortakëritë, politika, që një aferë të tillë kriminale ta hedhë në kosh apo duke menduar se çudia më e madhe 3 ditë zgjat. (LEXO KETU)
Çudia e inceneratorëve nuk ka për të mbaruar kurrë, deri në ditën që do të japë llogari edhe përgjegjësi i fundit dhe ai që ka marrë qindarkën e fundit dhe ka vjedhur xhepat e shqiptarëve të varfër./CNA
Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda He...
Përgjimet/ “Kemi vetëm 1 ditë kohë”, inske...
CNA nesër të tjera përgjime për Bollinon d...
Përgjimet, “më kanë thënë miq nga PD-ja”/ ...
Zbardhen DETAJET/ Ja përgjimet e Veliajt p...
Seancat në Apelin e GJKKO/ Engert Pëllumbi...
Pse Veliaj kërkoi dyer të hapura për media...
Vendimet e Ols Dados dhe Erjon Banit që e ...
“Merimanga” e Ajola Xoxës/ Bashkia e Tiran...
“Isha me leje lindje, firmosa poshtë sh...
Bushka përdori zyrën e Avokates së Populli...
Miliona lekë nga Abule, TKOB tek Ajola Xox...
Skandali i Edi Ramës me presionin ndaj dre...
Bushka përdori zyrën e Avokates së Populli...
Skandal në RTSH/ Kryetari i Këshillit Drej...
Foto - Prag katastrofe në Tiranë/ Male me ...
Hetimet e Prokurorisë së Firences për ...
Hetimet për Tonin Marinajn/ Prokuroria e F...
PËRGJIMET/ Prokuroria e Firences akuza nda...
Tri lëvizjet e "monstrës" politike 16...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...