Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
CNA sjell zhvillimet dhe ngjarjet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota deri në orën 15:00
5 artikuj për këtë temë.

Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë të mos e nxjerrin dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e kryebashkiakut në lidhje me pretendimet dhe akuzat se prokurori po heton Veliajn për “hakmarrje”, pasi nuk i ka miratuar shtesën mbi lejen e ndërtimit.
Prej 24 ditësh ende jemi në pritje që Veliaj dhe Mero Baze të publikojnë dokumentin me firmën e Ols Dados kur kërkon shtesën mbi lejen dhe refuzimin me firmën e kryebashkiakut, i cili pretendon se Ols Dado po “hakmerret” dhe është në konflikt interesi.
Kërkesa nuk ekziston, as refuzimi, ashtu siç nuk ekziston inceneratori i Tiranës.
Po sjellim për të 24-tën ditë qëndrimet e Erion Veliajt dhe Mero Bazes, në pritje të publikimit të kërkesës.
Në pikën 135, Veliaj thotë se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erioni e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

Mero Baze thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia.
“Pra, është e qartë që kemi të bëjmë me një hetim të kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal për të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia, e cila nuk i është realizuar”, thotë Mero Baze, i cili shërben si vegël e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Pse nuk e vërteton këtë Mero Baze? Ku e ka dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmë të Erion Veliajt? Pse nuk e nxjerr?/CNA

Kryeministri Edi Rama tha sot se pjesa teknike e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian është një kanal që shërben si një bekim për ndërtimin e institucioneve në Shqipëri.
Në fjalën e tij në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, Rama e cilësoi si një udhëtim të nevojshëm dhe një trashëgimi institucionale për brezat.
“Nga njëra anë, kemi procesin e BE-së, që është përtej pjesës politike dhe nga ana tjetër, kemi pjesën teknike. Është një bekim sepse është i vetmi kanal ku mund të tejkalojmë njohuri se si krijohen institucionet dhe Shqipëria ka për të ndërtuar institucione përmes këtyre kanaleve. Në fund, është një kurbë mësimi. Teknologjia e re u tregon shteteve si ne mund të bëjmë hapa të pamundur për ne. Synojmë të jemi vendi i parë me IA në prokurimet publike. Procesi për ne është po aq i rëndësishëm, edhe më i rëndësishëm se rezultati përfundimtar. Udhëtimi është ai që kemi nevojë, nëse ne bëhemi një vend i cili vepron si një vend anëtar i BE-së, kjo do të ishte trashëgimia më e madhe që mund t'u japim fëmijëve tanë, për t'u rritur në një shtet ku institucionet funksionojnë si në Itali apo një vend tjetër mesdhetar.”,-tha Rama./CNA
Këtë të mërkurë po zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike.
Në fjalën e tij para Kryesisë, kreu i demokratëve, Sali Berisha, u ndal te përpjekjet e deritanishme të opozitës për njohjen me situatën në vend të ndërkombëtarëve.
Sa i përket situatës pas zgjedhjeve, që e quajti diktaturë autoritare, Berisha tha se është faji i kryesisë që nuk është qartësuar e gjithë gjendja tek anëtarësia dhe mbështetësit e PD-së.
“PD, si forca më e madhe opozitare, u angazhua në një përpjekje serioze ndërkombëtare për paraqitjen e gjendjes së rëndë për denoncimin e diktaturës autokratike të Edi Ramës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.
E cilësoj si një moment të një rëndësie kapitale.
E them këtu, për shkaqe më shumë njohjeje, nuk është gjerësisht e realizuar se Shqipëria po jeton një diktaturë autokratike.
Kjo më shqetëson, por më tepër në anëtarësinë dhe mbështetësit tanë.
Nuk vjen nga mosdashja e tyre.
Një prej faktorëve është puna e dobët e jona për të qartësuar mbështetësit dhe anëtarësinë për konceptet thelbësore autentike.
Diktatura autoritare e shtyp pluralizmin dhe është mizore. Pushteti është përqëndruar në një dorë”,-tha Berisha./CNA

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani.
Në njoftimin e bërë nga delegacioni i BE-së, thuhet se në takim u diskutua puna për të ardhmen dhe momentet kyçe, përfshirë emërimin e kreut të ri të SPAK-ut.
Më tej thuhet se delegacioni i BE-së do të ndjekë nga afër procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të kreut të ri të SPAK-ut.
“Një sistem drejtësie i besueshëm dhe i pavarur mbetet thelbësor për të forcuar besimin e qytetarëve dhe për të avancuar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Ambasadori i BE-së, Gonzato, u takua me znj. Mirela Bogdani, kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), për të diskutuar punën në të ardhmen dhe momentet kyçe që priten, përfshirë përzgjedhjen dhe emërimin e kreut të ri të SPAK-ut. Delegacioni i BE-së do të ndjekë nga afër këtë proces, duke vazhduar njëkohësisht të mbështesë të gjithë sistemin gjyqësor në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit në të gjitha nivelet.
KLP ka një rol thelbësor në garantimin e procedurave transparente dhe të bazuara në meritë për ngritjet në detyrë, vlerësimet dhe standardet profesionale brenda sistemit të prokurorisë. Ne do të vazhdojmë të asistojmë KLP-në me ekspertizën tonë më të mirë për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë standardet e BE-së”, thuhet në njoftim./CNA

Kombëtarja do të zhvillojë një ndeshje miqësore në muajin tetor kundër Jordanisë. Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me homologët jordanezë që takimi të luhet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.
Kjo do të jetë përballja e dytë në histori mes dy ekipeve përfaqësuese. Sfida e parë është zhvilluar më 10 tetor 2018 në “Elbasan Arena” dhe është mbyllur në barazim pa gola.
Data 14 tetor është e lirë sipas kalendarit të FIFA-s, pasi Shqipëria bën pjesë në një grup me pesë ekipe në kualifikueset e Botërorit 2026. Po në këtë muaj, kuqezinjtë do të zbresin në fushë edhe për ndeshjen kualifikuese ndaj Serbisë në Beograd.
Historike! Shqipëria mirëpret për herë të ...
Qeveria në “WhatsApp” dhe çfarë pritet nga...
Dita e 23-të/ Ende në pritje, Veliaj dh...
Kontrata me DHL/ Celibashi: Nëse nuk do ta...
Klodiana Lala zbardh të tjera detaje për k...
Masakra në Shkodër/ Zbërthehet autori: Obj...
Firmoset dekreti/ Kuvendi i Shqipërisë mbl...
“Air Albania” si vrasje me paramendim, e m...
Mashtruesi Zeqo Pilafi, në pleqërinë e tij...
Mero Baze prishet me Ramën/ "Futi Veliajn ...
Zbulohet një tjetër pasuri e Mero Bazes (P...
Skandali/ Regon Baze, djali i Plakut Mere ...
Fakti/ DigitAlb i mbytur në borxhe, zbuloh...
Nga përfitimi i rreth 50 mijë paundëve te ...
Lori Hoxha llahtariset nga hetimet për inc...
SPAK-u, Dritan Prençi, inceneratorët dhe b...
“Tentakulat” e Ajola Xoxës deri te landfil...
Rivlerësimi i pronave/ Ja çmimet e referen...
Sa paguajnë shqiptarët për një deputet? 1...
Pse "Kafka" nuk është i nënë Shqiponjës, p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...