web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryesoret deri në orën 19:00

CNA sjell zhvillimet dhe ngjarjet kryesore deri në orën 19:00

5 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Qeveria në “WhatsApp” dhe çfarë pritet nga Edi Rama

Kryesoret deri në orën 19:00

Sot ka qarkulluar një qeveri që mund të quhet qeveria e “WhatsApp”-it ku disa individë kanë sponsorizuar veten e tyre mesa duket për të qenë në kabinet.

Por për ata që e njohin Edi Ramën në fakt të gjithë kanë pushkatuar veten. Shumica e tyre nuk kanë për të qenë kurrë ministra.

Ndonjëri do rikthimin, ndonjëri do largimin dikush ka inate pse një tjetër do jetë ende minister, por në fakt orekset e tyre janë thjesht qesharake.

Asnjëri prej tyre nuk hyn dot në mendjen e Edi Ramës për më tepër me këtë që kanë bërë thjesht dhe vetëm kanë dalë nga mendja e tij.

Por çfarë pritet?

Ajo që pritet nga Edi Rama në të vërtetë më shumë se sa emrat e kabinetit është fjalimi i tij, i cili me shumë gjasa do t’i përshtatet kapitujve të BE-së, pra rrugës së integrimit ku në sektorë të ndryshëm siç dhe është paralajmëruar do shpalosen reformat që do bëhen.

Sot kishim të parën, atë për ndërtimet pa leje. Pak ditë më parë reformën për administrimin e Ujësjellësave, pra ujin, reforma në inspektoriate që u paralajmërua dhe me AKU dhe të tjera lëvizje.

Pra, reforma strukturore që nuk do përfshijë vetëm ministrat e rinj.

Rama nuk do që lajmi të jetë emri i ministrit por struktura, formimi i piramidës qeverisëse për ta vënë atë në funksion të integrimit të Shqipërisë sipas kapitujve të çelur nga BE.

Nga ana tjetër, një për një sipas ministrive ai do të shpallë prioritetet dhe më pas ministrat. Fjalimi mund të jetë 1 orë apo 1 orë e 30 minuta siç ai preferon të flasë dhe më pas në fund dy minuta do të kemi lexim emrash.

Kjo duhet të jetë dhe pjesa që i shijon më shumë kryeministrit Rama kur shikon fytyrat që ka përballë plot ankth, diku me një të buzëqeshur, dikujt që nuk i del pritshmëria, dikujt që humb detyrën apo ndonjëri që papritur bëhet i lumtur. Deri këtu nuk ka asgjë për tu komentuar.

Qeveria e WhatsApp është një budallallëk më vete.

Ajo që do ndodhë është ajo që theksuam pak më lart. Qeveria e WhatsApp nuk mund të dalë 48 orë para kur kryeministri ka 4 muaj që nuk ka bërë të ditur asnjë emër kë do të zëvendësojë, përkundrazi ka vazhduar punën normalisht.

I vetmi lajm që pritet është a do të shkarkohet Erion Veliaj dhe a do të shpallen zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

Kjo edhe nga intervista në emisionin "Opinion" ku kyreministri Edi Rama nuk ishte i vendosur për të artikuluar “jo nuk do e shkarkoj, nuk do të ketë zgjedhje në Tiranë derisa të mbarojë gjykata”

I bindur se gjyqi mund të zgjasë një apo dy vjet dhe kështu që mandati i Erion Veliajt mbaronte. Kryeqyteti ka probleme. Tirana është çdo ditë e më e pistë, ka më pak ujë, administrohet më keq.

Nuk ka një kryetar bashkie dhe nuk mund të lihet bashkia më e madhe në vend me rreth 1 milion banorë aktiv në ditë pa kryetar.

Shpallja e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës do të ishte ndoshta dhe lajmi i ditës.

Më pas dhe kush do të ishte kandidatura që në rast se Edi Rama do ta lexonte dhe do ta mësonim në 11 shtator atëherë zyrtarisht do të kishim fillimin e një fushate në kryeqytet por jo vetëm.

Sepse zgjedhje do të ketë dhe në bashki të tjera si ajo e Tepelenës, e Beratit, e Matit.

Pra janë 4 bashki që në fakt do të përbëjnë dhe një test të ri elektoral për opozitën e cila ka pretenduar se ja kanë vjedhur zgjedhjet. Do të duhet të hyjnë në garë në këto 4 bashki pasi të dyja palëve politikisht iu vlen.

Ramës për të treguar se nuk ka vjedhur votat dhe nuk ka manipuluar por të ripërsërisë fitoret e tij dhe opozita që të provojë se vërtetë janë vjedhur votat dhe janë manipuluar.

Në të gjithë skenarët e datës 11 shtator thelbi ngelet fjalimi i Ramës, reforma strukturore dhe në fund emrat e ministrave.

Në rast se do të shkarkohet Erion Veliaj dhe do të shpallet gara për Bashkinë e Tiranës ky do të jetë ndoshta dhe lajmi më i madh i asaj Asambleje përtej qeverisë, fjalimit dhe emrave të ministrave./ CNA

8 MUAJ ME PARE

Kreu i SPAK vizitë në Podgoricë/ Takohet me Kryeprokurorin Special, Vladimir Novoviç

Kryesoret deri në orën 19:00

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Malin e Zi. Dumani u takua me homologun e tij malazezs Vladimir Novoviç. Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi mes dy institucioneve në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të narkotikëve në të dy vendet dhe lufta ndaj krimit të organizuar.

"Drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani, u takua sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, z. Vladimir Novović.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, me theks të veçantë në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të lëndëve narkotike, në të dy vendet," thuhet në njoftimin zyrtar në faqen e SPAK në rrjetet sociale./CNA

 

 

8 MUAJ ME PARE

“Gogel” dhe Arbër Veliaj, partner i “Publicis”, që sulmon drejtësinë

Kryesoret deri në orën 19:00
Erion Veliaj, Arber Veliaj dhe Mero Baze, foto ilustruese

Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, që ndodhet në burgun e Durrësit, po hetohet nga SPAK-u për transaksionet me kompaninë e tij ?Gogel?, por edhe për lëvizjet e tjera financiare.

Ashtu siç edhe e tha publikisht kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, dosja ?Veliaj? ka edhe një fraksion. Me fraksion bëhet fjalë për ?Gogel?, që në aktivitetin e saj merret me reklama. (LEXO KETU)

Sipas të dhënave që ka siguruar CNA, ?Gogel? është një nga partneret e kompanive më të mëdha në Europë për reklamat, kompaninë franceze ?Publicis?, prej së cilës ka mundur të sigurojë dhjetëra klientë. Një partner i ?Publicis? për ?Gogel? nuk është i parëndësishëm.

Kryesoret deri në orën 19:00
Gogel dhe Publicis

Por, çfarë merr kjo kompani nga ?Publicis? dhe nga erdhi kjo marrëveshje?

Marrëdhënia ka ardhur pas një diskutimi dhe firmosjes së një kontrate në Vjenë, ku ?Gogel? do të jetë partneri i ?Publicis? për Shqipërinë. Koordinimi më pas bëhet nga Beogradi. Jo më kot ?Gogel? është bërë partner i ?Publicis?, shkëlqimi dhe kontrata erdhën me ardhjen e Erion Veliajt dhe Rilindjes në pushtet.

?Gogel? dhe brand-et ndërkombëtare

?Gogel? administron reklama të kompanive të mëdha, që i vijnë nga ?Publicis?, pra nga kompania franceze, si për shembull: ?Iqos?, ?Samsung?, ?Miele?, ?Visa?, ?Philip Morris Internacione?, ?BurgerKing?, OTP Bank pjesërisht dhe ?Procer&Gamble?.

Kryesoret deri në orën 19:00
Klientet e Gogel Publicis

Pra, disa brand-e ndërkombëtare që vijnë nga ?Publicis? dhe një nga kompanitë kryesore që ka transaksione me ?Gogel? është ?One?, kompania telefonike që në fakt, reklamën dhe menaxhimin e ka pasur nga Arbër Veliaj dhe nga ana tjetër shkonte dhe fitonte tenderë në Bashkinë e Tiranës, apo zyrtarëve të kompanisë ?One?, prindërve të tyre, u viheshin emrat e rrugëve në kryeqytet. CNA e ka treguar dhe mund ta (Lexoni Këtu)

?Gogel? apo Arbër Veliaj në sulm ndaj SPAK-ut

Në fillimin e hetimeve ndaj Erion Veliajt dhe thirrjeve të tij në SPAK, në media filloi një sulm brutal ndaj SPAK-ut, kryesisht ndaj prokurorit Ols Dado, por edhe ndaj Altin Dumanit dhe institucionit në tërësi.

Sulm pati edhe ndaj gjyqtarëve Engert Pëllumbi dhe Erjon Bani, deri në banalitete të pabesueshme, me skema dhe skenarë që urdhëroheshin nga telefonatat e Erion Veliajt në burgun e Durrësit me vëllain e tij Arbrin.

Gjykatësit vetëm bënë detyrën, prokurorët po hetonin kryebashkiakun e Tiranës, i cili sot ka 13 akuza të rënda penale dhe është çuar në gjykim.

Por, në mediet ku reklamonin kompanitë që ishin kliente të ?Gogel?, partneres së ?Publicis?, heshtnin për hetimet e SPAK-ut, nuk publikoheshin përgjimet, nuk publikoheshin dosja dhe akuzat, por filloi sulmi ndaj SPAK-ut dhe gjyqtarëve të GJKKO-së, një sulm kriminal me shpifje, fyerje e mashtrime.

Pra, disa kompani, brand-e ndërkombëtare, që i besojnë fushatat ?Gogel?-it, nëpërmjet ?Publicis?, ?Gogel? i çon në media dhe Arbër Veliaj ka atje aksesin e tij të padiskutueshëm. Ishin pikërisht këto, ato media ku reklamonte ?Gogel?, që sulmonin ashpër SPAK-un dhe heshtnin për akuzat ndaj Erion Veliajt.

Financimet e Arbër Veliajt

Arbër Veliaj ka pranuar publikisht se me të ardhurat që ka dhe fitimet nga kompanitë e tij, paguan mbrojtjen dhe lobimin për të vëllain.

Në fakt, Arbër Veliaj shkoi deri te ?The Economist?, ku dhe foli vetë. Medias ndërkombëtare ?The Economist? CNA i dërgoi edhe një e-mail. A ishte një shkrim me pagesë apo ishte një material i shkruar nga vetë gazetarët e ?The Economist?? Nuk morëm përgjigje asnjëherë. Gjetëm vetëm heshtje.

Kryesoret deri në orën 19:00
CNA i dergon e-mail The Economist

Kush e pagoi shkrimin? Po nuk është një shkrim i vetëm apo një rast i shkëputur. Janë pagesa qindra mijëra euro që shpenzohen nga Arbën Veliaj për lobime e pagesa në media. Burimi i tyre ligjor kryesor është kompania ?Gogel?.

Pra, thënë thjesht, ?Publicis? dhe biznese të ndryshme e paguajnë ?Gogel? për fushatat e reklamave, Arbër Veliaj nxjerr fitime dhe krijon kontakte me mediat. Me paratë e fituara paguan lobime, pse jo dhe sulme.

Lind pyetja: pse mediet e paguara nga ?Gogel?, që kanë brand-e ndërkombëtare të ardhura nga ?Publicis? apo reklama e ?One? ishin ato që sulmuan dhe më të ashprat ndaj SPAK-ut dhe prokurorit Ols Dado?

Në fakt, çdo gjë është e qartë, siç e theksuam edhe më lart. Kompanitë i japin reklamën Arbër Veliajt, ai i bën shërbimin dhe fiton të ardhurat e tij. Me paratë që fiton mbron të vëllain. Me paratë që shpërndan si reklama, mbron të vëllain dhe bën propagandë për të vëllain, nuk ka shumë nevojë të porositë edhe shkrime e sulme ndaj SPAK-ut.

Dikush e bën edhe me vullnet. Mjafton të shikosh të ardhurat që ka gazeta ?Tema? e Mero Bazes , që është paguar qindra e mijëra euro nga Arbër Veliaj i ?Gogel?.

Me reklama nga më të ndryshmet të kësaj kompanie, paratë që ishin aq të shumta saqë Baze nuk mund të duronte dot dhe duhet të bëhej një këllirë e vërtetë mediatike, një mashtrues publik duke akuzuar prokurorët dhe nuk është vetëm ky rast. Janë shumë medie, të cilat janë paguar nga ?Gogel? dhe më pas janë po këto medie që kanë sulmuar SPAK-un dhe prokurorët.

Me paratë e kompanive e brand-eve ndërkombëtare e të kompanisë ?One?, që u jep shërbimin, janë financuar sulme ndaj SPAK-ut, sepse nga këto të ardhura ka fituar lekët Arbër Veliaj. Me këto para ka realizuar fitimet e tij, që bën lobime, publikime dhe shkrime edhe në mediat ndërkombëtare, siç është rasti i ?The Economist? që përmendëm më lart.

Me paratë e klientëve të ?Publicis?, me paratë e klientëve e bizneseve të tjera të Arbër Veliajt, tashmë nën hetim nga SPAK-u për transaksionet e tij financiare, ka gjeneruar fitime e të ardhura, që i përdor në betejë kundër SPAK-ut, në beteja lobimi, për të paguar avokatë, e deri në sulme mediatike, që vijnë në mënyrë kriminale ndaj prokurorëve, në mënyrë të vazhdueshme.

Kompanitë dhe brand-et ndërkombëtare paguajnë, Arbër Veliaj shfrytëzon fitimet që vijnë nga paratë e tyre dhe me to ngre skemën e tij me lobime, shkrime ndërkombëtare e shkrime në Shqipëri, e deri te pagesat e majme për avokatët e të vëllait të tij Erion Veliaj me 13 akuza në burgun e Durrësit./CNA

 

8 MUAJ ME PARE

Problematikat në menaxhimin e territorit/ Rroka: Ndërtimi pa leje i lidhur me mungesën e ndëshkimit të zhvilluesve

Kryesoret deri në orën 19:00

Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajada Rroka në analizën e saj gjatë prezantimit të paketës ligjore për mbrojtjen dhe kontrollin e territorit me masa administrative dhe penale, renditi sfidat dhe problematikat e kontrollit të territorit.

Një nga problematikat kryesore të evidentuara janë ndërtimet pa leje. Rroka tha se me kjo vjen për shkak të mungesës së paketës ndëshkimore për zhvilluesit.

Për Rrokën zhvilluesit përmes inxhinierëve, mbikëqyrësve apo arkitektëve nuk respektojnë projektin apo lejet e lëshuara nga institucionet.

Për drejtoreshën e AZHT gjithë problematikat rrjedhin nga ndërtimet pa leje pasi pengojnë certifikimin, shitjen dhe tregtimin e pronës.

 

"Sot nuk jemi këtu për të prezantuar një iniciativë të zakonshme, por një reformë e cila lindi nga domosdoshmëria që na kanë imponuar zhvillimet e territorit.

Në Shqipëri janë bërë përpjekje të shumta për zhvillimin territorial dhe kanë qenë zhvillime shumë të mira, por janë ndeshur me sfida dhe problematika të shumta. Sfida kryesore që ia vlen të përmendet dhe duhet ta mbajmë të gjithë në konsideratë është koncepti i deformuar i pronës, prona pa titull, prona pa përgjegjësi, prona e ekspozuar ndaj abuzimit dhe lehtësisht e aplikueshme ndaj të ashtuquajturës pronë pa zot, tokë pa zot lehtësisht të zaptueshme.

Këto sfida së bashku me problematikat që ne kemi ndeshur të gjithë së bashku, i ndeshim dhe i shohim, i hasim në jetën tonë të përditshme dhe për këtë qëllim kemi bërë një analizë të thelluar të problematikave me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të territorit.

Problematikat janë diskutuar me shumë kolegë arkitektë, problematika të cilat janë konsultuar me shumë punonjës të administratës shtetërore për të bërë më të mirën me qëllim zhvillimin e territorit.

Problematika kryesore që ne të gjithë kemi ndeshur është problematika e ndërtimit pa leje, por jo vetëm në konceptin mikro të ndërtimit pa leje, por në konceptin e gjërë të tejkalimit të  kushteve të lejes ndërtimore, në konceptin kur kemi deformim të lejes së ndërtimit. Kemi një objekt i cili është 5 kate dhe ne në terren e gjejmë me 7 kate , me emetime të ndryshme. Tejkalimi i lejes ndërtimore në vetvete është ndërtim pa leje.

Problematikë tjetër është ndryshimi i fasadave, i gjurmës, i vetë ndërtimit në tërësi, i cili sikurse  të gjithë arkitektët, por gjithkush që ka njohuri për bazën ligjore mjafton të ndryshojmë një nga elementët të një ndërtimi të cerifikuar, të ligjëruar pas një leje në vetvete është ndërtim pa leje pasi nuk i ka të përcaktuara ato parametra të cilët zhvillohen në terren. Ky ndërtim pa leje nuk bëhët vetëm, që është i lidhur ngushtësisht në një plan horizontal dhe të gjerë edhe me elementë të tjerë edhe me problematika të tjera, të cilat janë të pazgjidhshme. Ndërtimi pa leje është i lidhur me problematikën e mungesës së mekanizmit të ndëshkimit për ndërtuesit, të cilët në mënyrë të qëllimshme dhe të vetëdijshme abuzojnë me lejet ndërtimore ose u kërkojnë punonjësve të tyre që të aplikojnë këto ndërtime pa leje që të tejkalojnë kushtet e lejes së ndërtimit, të bëjnë abuzime për mosrespektimin e projekteve arkitektonike.

Problematika që e hasim më së shumti është shitja disa herë e njësive ndërtimore që është jo vetëm një problem serioz, por njëkohëshisht edhe një vepër e rëndë penale për të cenuar disponimin e qetë të pronës, kjo ka të bëjë me mekanizmin e mosndëshkueshmërisë të këtyre zhvilluesve. Nga  njëra anë kemi zhvilluesit që vënë në lëvizje të gjithë arkitektët dhe mekanizmin tjetër të anës përballë tyre arkitektët, inxhinierët dhe supervizorët.

Problematika tjetër që dua të rendis është mungesa e përgjejgësisë profesionale e disave prej tyre, duke përjashtuar një pjesë të mirë të njerëzve që e respektojnë. Janë këta inxhinierë dhe mbikëqyrës kantieresh, të cilët i ndeshin, i pranojnë në mënyrë fiktive dhe firmosin këto akte, të cilat janë totalisht në shkelje me lejet ndërtimore të lëshuara nga institucionet. Janë pikëriosht këta inspektorë të përcaktuar nga vetë zhvilluesi të cilët  në mënyrë fiktive pa e parë fare as katin, as sipërfaqen e gjurmës së objektit, pa parë as materialet e përdorura pikërisht në projektet arkitektonike të miratuara nga institucionet vendore dhe qendrore firmosin duke i certifikuar sikur janë të sakta. Kjo sjell pasoja të rënda.

Pamundësia për ta cerifikuar një objekt, i cili deformohet në këtë formë, fasadë, gjurmë, në metra katrorë me emërtime të çuditshme si duplex dhe baza ligjore nuk lejon certifikimin.

Problematikë tjetër është mospajisja me certifikatë pronësie që mna lidh me problemin e moskapitalizimit të pronës. Njerëzit për vite jetojnë me vite në shtëpi që nuk janë të certifikuara dhe nuk mund t’i tregtojnë, shesin, s’mund t’i bëjnë kolateral.

Këto ndërtesa janë të palidhura në mënyrë të ligjshme me energjinë elektrike dhe me ujin.

Mosngritja e zërit nga ana e arkitektit , i cili në heshtje dhe pse nuk ka një rol aktiv tashmë në legjislacion, pranon gjithçka që sheh dhe abuzimet që bëhen, ndryshimet në projektin e tij kur është ai vetë pronari dhe e drejta e autorësisë i takon arkitektit.

Problematikë tjetër janë kontrollet e fragmentuara dhe moskoordinimi ndërinstitucional. Kemi konstatuar se kontrolli ka qenë i pjesshëm dhe jo i unifikuar në të gjitha fazat e ndërtimit, prania institucionale në terren ka qenë e pamjaftueshme për shkak edhe të mungesës së burimeve njerëzore", tha Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajada Rroka në analizën e saj./CNA

 

 

8 MUAJ ME PARE

Emrat e qeverisë/ Kush e sponsorizoi sms-në me kabinetin e Ramës?

Kryesoret deri në orën 19:00

Në telefona në "WhatsApp" ka qarkulluar një qeveri imagjinare, një qeveri që fillon me zv.kryeministrin dhe me plot ministra.

Në fakt, CNA ka raportuar edhe më parë që Edi Rama nuk i thotë asgjë askujt. Askush nuk di asgjë. Të gjithë ata që dalin dhe thonë do jetë ky minister, do jetë ai ministër gënjejnë.

As vetë ministrat nuk dinë asgjë dhe aksush nuk ka shans të dijë se çfarë ka Edi Rama në mendje. Këtë e di vetëm Rama. Nuk mund ta dinë këta që sponsorizojnë të tilla sms.

Ky është mesazhi që është shpëndarë.

Kryesoret deri në orën 19:00

CNA ka mundur ta sigurojë, por e bukura e tij është që na tregon një qeveri me kukulla, pa i hyrë në hak askujt. Na rikthen dhe Bledi Çuçin ministër Bujqësie. Çfarë nuk është gatuar. Duket qartë që është një dorë e dikujt që do të duket apo të shfaqet.

Ndoshta ky mesazh ka kaluar në mijëra e mijëra telefona tashmë. Këta emra po i bëjnë në mënyrë të gabuar reklamë vetes sepse pas 48 orësh gjithçka do të jetë e qartë. Edi Rama do të lexojë emrat.

Asnjë prej tyre nuk do të jetë ministër dhe të gjithë do të ngelen me gisht në gojë. Kjo jo se ne e dimë se na e ka thënë Edi Rama, por kur bëhen të tilla lojëra, Edi Rama dihet që është më i drejtpërdrejtë në përgjigje.

E në rast se ka pasur në mendje që një nga këta ta bëjë ministër tashmë që i ka dalë emri në atë listë nuk ka për t'u bërë kurrë i tillë.

Gjithsesi' pyetja që shtrohet është kjo: Kush i sponsorizoi këta emra dhe për çfarë arsye?

Kujt i intereson kjo lloj qeverie? Cilat janë tentakulat e saj? Mos ka ndonjë dorë nga burgu i Durrësit apo ndonjë dorë tjetër që vjen vërdallë në Tiranë dhe sillet sikur e di se çfarë ka ndërmend Edi Rama?/ CNA





Lajmet e fundit nga