web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajmet kryesore deri në orën 12:00

Po sjellim zhvillimet kryesore nga politika, kronika, aktualiteti dhe bota. Polonia ka rrëzuar ditën e sotme disa dronë rusë që ndodheshin mbi hapësirën ajrore polake. Policia e Beratit ka arrestuar dy inspektorë të AKU-së dhe një administrator subjekti në lidhje me eksportin e domateve me pesticide. Një gardist u ndalua, pasi gjatë një konflikti në Tiranë kërcënoi një qytetar me armën e shërbimit. Partia Demokratike mbledh sot kryesinë, për herë të parë pas 11 majit. Shqipëria do të bëhet nesër skena e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të qeverisjes së futbollit europian, duke pritur për herë të parë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

5 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Historike! Shqipëria mirëpret për herë të parë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Lajmet kryesore deri në orën 12:00

Shqipëria do të bëhet nesër skena e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të qeverisjes së futbollit europian, duke pritur për herë të parë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Nga sot deri të premten, Federata e Futbollit ka kënaqësinë të presë në Tiranë drejtuesit më të lartë të federatave të kontinentit, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të kryesuar nga Presidenti Aleksander Čeferin.

Kreu i qeverisë së futbollit europian do të mbërrijë pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit, ku do të pritet nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Sipas agjendës, ditën e nesërme në orën 09:00, në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë do të zhvillohet një festival futbolli për fëmijë, pjesë e programit të UEFA-s “Futbolli në Shkolla”. Ceremoninë hapëse do ta nderojnë me praninë e tyre Presidenti i UEFA-s Aleksander Čeferin dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Sakaq, pikat kryesore që do të diskutohen në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv në Tiranë janë: caktimi i vendeve pritëse të finaleve të UEFA Champions League 2027, UEFA Women’s Champions League 2027, UEFA Futsal Champions League 2026, UEFA Futsal Under-19 EURO 2027 dhe UEFA Women’s Futsal EURO 2027.

Gjithashtu, në rend dite janë edhe tri çështje të tjera: shpërblimet për finalet e UEFA Women’s Nations League 2025, miratimi i rregulloreve të Kampionatit Europian të Futsalit për vajza dhe rregulloret e fazës kualifikuese europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028.

8 MUAJ ME PARE

Partia Demokratike mbledh sot në mesditë kryesinë

Lajmet kryesore deri në orën 12:00

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme kryesinë e saj, për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit.

Mbledhja do të nisë në orën 13:00 në selinë blu, ku kryedemokrati Sali Berisha do të mbajë fjalën e tij.

“Në orën 13:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku do të ketë fjalën e tij drejtpërdrejt për media Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, salla 'Azem Hajdari', selia e PD”, njofton Partia Demokratike.

8 MUAJ ME PARE

Eksportuan domate me pesticide/ Pranga inspektorëve të AKU-së dhe administratorit të subjektit

Lajmet kryesore deri në orën 12:00

Tre persona kanë rënë në pranga pasi tregtuan domate me nivele të larta pesticidesh drejt Kroacisë.

Në pranga kanë rënë dy inspektorë të AKU-së dhe administratori i një subjekti.

Konkretisht janë arrestuar M. Q., R. L. dhe G. L.

Gjithashtu janë sekuestruar perime të ndryshme, të dyshuara se janë të kontaminuara me preparate.

Njoftimi i policisë

Berat/ Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, operacioni "Again".

Prodhoi dhe eksportoi drejt shtetit Kroat, perime me nivel të lartë preparati "Chlorfenapyr", si dhe me fatura fiktive blerjeje, vihet në pranga administratori i subjektit.

Në pranga dhe dy inspektorë të AKU Berat, pasi gjatë kontrollit që kanë kryer në këtë subjekt, kanë plotësuar praktikën në mënyrë fiktive.

Sekuestrohen perime të ndryshme të cilat dyshohet të jenë të kontaminuara me sasi preparati.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, pas informacioneve të marra se në një subjekt grumbulloheshin dhe eksportoheshin perime, për të cilat kishte paligjshmëri në eksportim, organizuan punën dhe finalizuan operacionin "Again".

Gjatë operacionit u vunë në pranga 3 shtetas, konkretisht:

-M. Q., 40 vjeç, banues në Kuçovë, administrator i subjektit të grumbullimit dhe eksportimit të perimeve. Ky shtetas kishte prodhuar dhe më pas kishte eksportuar drejt shtetit Kroat, 8 tonë domate të cilat pas analizave të kryera kishin rezultuar me përbërje të lartë të preparatit "Chlorefenapyr", dhe ishin asgjësuar nga autoritetet kroate. Gjithashtu, për të shmangur përgjegjësisë ligjore ky shtetas ka përdorur fatura fiktive blerjeje nga fermerë të tjerë;

-R. L., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe G. L., 25 vjeçe, banuese në Berat, të dy inspektorë të AKU Berat, pasi kanë kryer kontrolle në këtë subjekt dhe praktikat e mbajtura kanë rezultuar të plotësuara në mënyrë fiktive, duke mos bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre, si dhe kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve nga shtetasi M. Q., duke tjetërsuar në këtë mënyrë faktet në lidhje me produktet e konstatuara me nivele të larta preparati.

Nga kontrolli i ushtruar në magazinën e shtetasit M. Q., u sekustruan perime të ndryshme dhe u morën mostra për analiza, pasi dyshohet se mund të jenë me përbërje të lartë preparatesh.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

8 MUAJ ME PARE

Kërcënoi qytetarin me armën e shërbimit/ Ndalohet gardisti në Tiranë

Lajmet kryesore deri në orën 12:00

Ndalohet nga forcat policore gardisti që kërcënoi një qytetar në Tiranë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. Gardisti nxori armën e shërbimit pas një sherri me një qytetar dhe e kërcënoi me jetë.

Bëhet fjalë për gardistin me iniciale D.K. 

Nga ngjarja nuk u raportua për të shtëna. Ngjarja u referua në AMP, ku kanë nisur menjëherë hetimet.

Sherri është filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë dhe po bëhet këqyrje nga grupi hetimor./CNA

8 MUAJ ME PARE

Polonia rrëzon disa dronë rusë në zonën që kufizohet me Ukrainën

Lajmet kryesore deri në orën 12:00

Kryeministri polak, Donald Tusk, njoftoi se një operacion u zhvillua në përgjigje të shkeljeve të shumta të hapësirës ajrore polake, ndërsa forcat ruse sulmuan pjesë të Ukrainës që kufizohen me Poloninë të mërkurën në mëngjes.

Kjo vjen pasi forcat e armatosura polake raportuan se kishin rrëzuar shumë objekte të tipit dronë që shkelnin vazhdimisht qiellin e vendit.

"Armët janë vendosur dhe operacionet janë duke u zhvilluar për të gjetur objektet e rrëzuara",-thanë autoritetet.

Policia lokale konfirmoi se gjeti mbetje që besohet se janë nga një dron i dëmtuar. Ato u gjetën në fshatin Czosnowka në Poloninë lindore, afër kufirit të Polonisë me Bjellorusinë.

Operacioni shënon herën e parë që Polonia, një anëtare e NATO-s, është angazhuar drejtpërdrejt me asetet ruse që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Moskës në shkurt 2022./CNA





Lajmet e fundit nga