web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryesoret deri në orën 12:00

Në GJKKO zhvillohet seanca paraprake për dosjen “Partizani”. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit për zbatimin e masës në SPAK, por nuk u fut në sallën e gjyqit. Në seancë mori pjesë vetëm Jamarbër Malltezi. Berisha, jashtë ambienteve të SPAK-ut, hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Rama dhe tha se në krye të strukturës do të vendosë njerëzit e tij. Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u zhvillua mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Në këtë mbledhje u emëruan kryetarët e komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga mazhoranca. Në Hagë po zhvillohet seanca gjyqësorë për 4 ish-krerët e UÇK-së. Dëshmitari James Rubin, ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit dha dëshminë e tij. Ai tha se Thaçi nuk kishte kompetenca në këtë strukturë pasi ishte i ri, bënte sipas udhëzimeve të komandantëve dhe roli i tij ishte më tepër politik.

5 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Dëshmia në Hagë/ Rubin: Thaçi kishte rol politik, por jo kompetenca, i tha jo nënshkrimit në Rambuje

Kryesoret deri në orën 12:00

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka dhënë dëshminë e tij në seancën ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së që po mbahet në Hagë.

Në vitin 1999, ai është angazhuar si negociator i posaçëm për të siguruar çmobilizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Hagë Rubin dëshmoi për demilitarizimin e UÇK-së dhe rolin e Hashim Thaçit gjatë Konferencës së Rambujesë, duke u shprehur se ai ka pasur vetëm rol politik dhe nuk mund të merrte vendime brenda strukturës pasi nuk kishte kompetenca.

Rubin rrëfeu detaje nga roli i tij gjatë procesit të demilitarizimit të UÇK-së në Kosovë.

Ai tha se detyra e tij ishte të pasqyronte pikëpamjet e të gjithë aleatëve të NATO-s dhe vendeve pjesëmarrëse në KFOR, ndërsa struktura e UÇK-së ishte e paorganizuar dhe e vështirë për t’u kuptuar, sipas tij.

Rubin tha se Thaçi ishte i ri dhe nuk kishte kompetenca të merrte vendime për aspektet ushtarake të UÇK-së.

Ai përfaqësonte pikëpamjet e komandantëve të tjerë, ndërsa ata e informonin për qëndrimet e tyre, shpjegoi Rubin.

 

"Nuk u thoshte Hashimi komandantëve se çfarë të bënin, por komandantët i thoshin atij".

Rubin i përshkroi tensionet brenda UÇK-së, ku disa komandantë kërkonin të ruanin nivelin maksimal të forcës ushtarake, ndërsa ndërkombëtarët synonin minimumin, për të lehtësuar demilitarizimin.

 

"Unë këtë e përktheva si rol të një ministri të Jashtëm, ose rol politik", tha Rubin.

 

Në fund të qershorit të vitit 1999, Rubin tha se ishte në Kosovë për të mbështetur procesin e demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kohën kur lufta po afrohej drejt fundit.

 

“Kam qëndruar në Shkup dhe çdo mëngjes udhëtoja në male për të takuar Thaçin dhe komandantët”, tha Rubin.

 

Rubin tha se Thaçi nuk kishte autoritet të plotë për të diktuar rregulla dhe kushte brenda UÇK-së, duke u detyruar të konsultohej me persona të tjerë për miratimin e vendimeve.

Ai tha se disa nga këta persona i konsideronte “ekstremistë”, të cilët, sipas tij, kërkonin veprime të menjëhershme, ndërsa Thaçi kishte një qasje më pragmatike.

 

“Ne e bindëm delegacionin shqiptar të Kosovës që pavarësinë do ta kishin, por fillimisht shpëtojeni popullin”, tha Rubin.

 

Ish-zyrtari i lartë amerikan tha se kur shumica vendosi të përqafonte mbështetjen e NATO-s dhe Perëndimit, grupet ekstremiste humbën ndikimin e tyre.

Rubin tha se gjatë Konferencës së Rambujesë, Thaçi i shprehu shqetësimet e tij se nuk kishte autoritet të plotë për të nënshkruar marrëveshjen në emër të UÇK-së. Rubin tregoi se sekretarja Albright i kishte thënë Thaçit se lidershipi duhet të marrë vendime të vështira dhe se pa pranimin e tyre nuk do të kishte mbështetje nga Perëndimi.

 

Thaçi tha se i vinte keq, por përgjigjja e tij ishte jo”, shtoi Rubin, duke shpjeguar se ish-presidenti ishte nën presion nga komandantët e UÇK-së dhe nga financuesit europianë.

 

Rubin përmendi se qëllimi i negociatave ishte të gjendej një kompromis që të mund të vazhdohej në fazën tjetër, pa bërë deklarata specifike për pavarësinë e Kosovës.

Por për Thaçin, tha Rubin, nënshkrimi i ndonjë deklarate që s'e specifikonte pavarësinë, do të konsiderohej tradhti.

 

"Ne nuk kishim ende ndonjë qëndrim të qartë sa i takon pavarësisë. Neve na duhej një kompromis që të kalonim në fazën tjetër", tha Rubin.

"Thaçi kishte rol politik, por jo kompetenca. Atij i kishin thënë se nëse nuk e përmend pavarësinë, do të ishte tradhtar", shtoi ai./REL

 

 

 

8 MUAJ ME PARE

Berisha nuk mori pjesë në seancë/ Gjokutaj në GJKKO: Ngritja e akuzës, jo në përputhje me ligjin

Kryesoret deri në orën 12:00

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca paraprake për dosjen “Partizani” në ngarkim të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, ndërtuesit Fatmir Bektashi, Xhimi Begejës dhe Andia Pustinës.

Në seancë është paraqitur vetëm Jamarbër Malltezi. Të pandehurit e tjerë përfaqësohen nga avokatët.

I pranishëm në seancë, avokati Genc Gjokutaj, ka deklaruar se ngritja e akuzës ndaj kryedemokratit Berisha nuk është kryer në përputhje me ligjin.

“Nga të dhënat e njoftimit nga SPAK-u, konstatohet se Berisha, në cilësinë e tij si kryeministër, ka kryer veprime konkrete, duke marrë akte ligjore dhe nënligjore me qëllim përfitimin e familjeve pronare, ku përfitues ishte edhe Jamarbër Malltezi. Prokuroria ka tejkaluar kompetencën e saj kushtetuese, duke u bazuar në opinione. Ngritja e akuzës nuk është kryer në përputhje me ligjin”, ka thënë Gjokutaj në seancë.

Vetë kreu i PD-së, Berisha, i pyetur nga gazetarët pas paraqitjes në SPAK nëse do të merrte pjesë në seancë, dha këtë përgjigje:

"Tani, e kishe këtu zotin Genc Gjokutaj dhe unë nuk e kam zakon të flas në emër të avokatëve të mi. Prandaj mundësisht ç’të jetë pyetje për avokatin, t'ia drejtoni avokatit.
Kurse unë do të veproj në përputhje me këshillat e avokatëve. Ky është qëndrimi im.
Kur avokatët të më këshillojnë që unë të jem i pranishëm në sallën e gjyqit, do të shkoj pa asnjë hezitim. Por ka një radhë atje, ka një radhë pune dhe janë gjithë ato dhe ata kur e gjykojnë të arsyeshme unë do të shkoj", deklaroi kryedemokrati./CNA

 

 

8 MUAJ ME PARE

Emrat/ Zbulohen kryetarët e komisioneve që do të drejtohen nga PS-ja

Kryesoret deri në orën 12:00

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është marrë vendimi për caktimin e kryetarëve të Komisioneve Parlamentare që do të drejtohen nga mazhoranca.

Damian Gjiknuri është caktuar për Reformën Zgjedhore;

Bledi Çuçi do të drejtojë Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen; 

Blendi Klosi do të drejtojë Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural;

Milva Ekonomi Komisionin e Ekonomisë dhe Financave; 

Igli Hasani, kryetar i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme;

Ulsi Manja do të drejtojë Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike;

Fatmir Xhafaj do të drejtojë Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale;

Anila Denaj, kryetare e Komisionit për Burimet Natyrore Infrastrukturën dhe Mjedisin./CNA

 

 

 

 

8 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK-ut/ Berisha: Rama do të ndërhyjë në proces, të gjithë janë të emëruarit e tij

Kryesoret deri në orën 12:00

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një pronocim para gazetarëve, i pyetur nëse do të ketë ndërhyrje në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut, lideri i opozitës nuk e mohoi një fakt të tillë.

Ai tha se Rama do të ndërhyjë në proces, pasi të gjithë janë të emëruarit e tij.

“Këta janë të gjithë të emëruarit e Edi Ramës, ai do të përzgjedhë atë që i garanton që të mos e prekë atë dhe Olsin. 

A mund ta imagjinosh ti që Edi Rama të mos ndërhyjë, por kjo është jashtë çdo lloj imagjinate. Këta janë të gjithë të emëruarit e Edi Ramës, ai do të përzgjedhë atë që i garanton, siç garantoi Altin Troplini se Olsi nuk është personi i panjohur. Ai e urdhëroi atë Marën t’i digjte, por Mara nuk i dogji në fakt ato regjistrimet e Geron Meçes, që i thanë se ekzistojnë dhe gjetiu. Pra, nuk ka diskutim që Edi Rama me atë punë do të merret. Uluziu me atë punë do të merret, por ata e dinë ku shkojnë. As mos të keni iluzionin më të vogël se mund të ketë një zgjidhje tjetër, jashtë vullnetit absolut.

Opozita nuk ka asnjë lidhje as me zgjedhjen, as me moszgjedhjen”, tha Berisha./ CNA

8 MUAJ ME PARE

Masa e sigurisë/ Berisha paraqitet në SPAK

Kryesoret deri në orën 12:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paraqitet në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje.

Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Berisha mban një deklaratë për gazetarët.

Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca paraprake për dosjen "Partizani".

Kujtojmë se Berisha ndodhet nën akuzë për korrupsion.

Pak kohë më parë Jamarbër Malltezi fitoi lirinë me kusht, duke dalë nga arresti shtëpiak. Të pandehur për të njëjtën dosje janë marrë Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina./CNA





Lajmet e fundit nga