web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryesoret deri në orën 15:00

CNA sjell zhvillimet kryesore nga aktualiteti dhe politika deri në orën 15:00

5 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

"Çyrbja" kalon në Themel/ Të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar

Kryesoret deri në orën 15:00

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK-ut dhe kalon për gjykim dosjen e Jurgis Çyrbjës.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Të njëjtën kërkesë kanë bërë edhe avokatët e Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit.

Çyrbja akuzohet për dekonspirimin e aksioneve policore, nxjerrjen e të dhënave nga TIMS dhe informacione të tjera për të ndihmuar personat në kërkim që të mos kapeshin.

Mbi Çyrbjën rëndojnë akuzat e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregtimit të sekretit shtetëror”./CNA

8 MUAJ ME PARE

Rama shënjestron një tjetër gjykatës/ “Rasti është i ububushëm!”

Kryesoret deri në orën 15:00
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka futur në grupin e gjykatësve kundër interesit publik edhe gjykatësin Boshku.

Sipas Ramës, gjykatësi Boshku ka vendosur të kthejë fishek në detyrë një shkelës brutal të ligjit dhe mashtrues të kapur me presh në duar, e të larguar nga detyra, ish-drejtuesin e AMP-së që është kapur duke ndërtuar pa leje.

“Një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër, fatkeqësisht vazhdon të ushtrohet edhe nga gjykatës më të rinj, të cilët duhet të mbajnë lart flamurin e Drejtësisë së Re me pavarësinë, profesionalizmin e integritetin e tyre.

Pa asnjë gajle fare,  gjykatësi Boshku, ka vendosur të kthejë fishek në detyrë një shkelës brutal të ligjit dhe mashtrues të kapur me presh në duar, e për pasojë edhe të larguar nga detyra e të çuar në prokurori!

Rasti është i ububushëm!

Si drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore - pra i trupës që ligji ngarkon për të kontrolluar veprimet dhe garantuar integritetin e Policisë së Shtetit - një birbo pa din e pa iman, jo vetëm kishte marrë pjesë në një ndërtim pa leje në Ksamil (i denoncuar nga njerëzit e zonës), po edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, me gënjeshtrën se ndërtimi ishte bërë në 2018-ën.

Por fotot satelitore nxorrën bishtin e gjatë të gënjeshtrës, duke provuar se ndërtimi është bërë shumë kohë pas vitit 2020; vit që sipas ligjit është edhe viti i fundit për marrjen në shqyrtim të kërkesave për legalizim.

Pra birboja kishte ndërtuar pa leje duke qenë edhe drejtor i një institucioni ligjzbatues, gjë që çoi në largimin e tij nga AMP-ja dhe dorëzimin e rastit të tij në Prokurorinë e Sarandës.

Mirëpo, ka ligj ka edhe Maliq i thonë kësaj, sepse ndërkohë që shteti, përmes Policisë kërkon nga drejtësia në Sarandë ndëshkimin ligjor të birbos, drejtësia në Tiranë, përmes gjykatësit Boshku,  kërkon nga shteti të rimarrë birbon në krahët e vet. Madje ta përqafojë dhe ta ulë përsëri në karrigen e drejtorit!

Çfarë të thuash!!!

Ministria e Drejtësisë, do t’ia përcjellë keqbërjen e gjykatësit Boshku organeve të vetëqeverisjes së gjyqësorit (KLGJ - ILD), ndërsa me birbon uroj të merret seriozisht drejtësia.

Por me këtë rast, dua t’u përcjell një mesazh të qartë edhe gjykatësve si ky Boshku, që pa parë fare dosjet, pa thirrur fare, hiç, shtetin si palë e dëmtuar, urdhërojnë kthimin në punë të të larguarve nga detyra për paudhësira, si puna ulëritëse e këtij ujkut me mëlçi në qafë të AMP-së së Vlorës; madje vendosin pa pikë turp si detyrime të shtetit, kaq e aq paga dëmshpërblim për tipa të tillë.

Mesazhi im është ky:

Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin, duke e përdorur pavarësinë e drejtësisë si pavarësi nga vetë drejtësia, e duke dhënë vendime haptazi të paligjshme në dëm të interesit publik, do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik”, shkruan Rama./ CNA

8 MUAJ ME PARE

Emrat/ CNA zbulon nënkryetarët socialistë të komisioneve parlamentare

Kryesoret deri në orën 15:00

Partia Socialiste emëron nënkryetarët e Komisioneve Parlamentare që do të drejtohen nga opozita. Vendimi është marrë në mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Eduart Shalsi do të jetë nënkryetar i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale.

Iris Luarasi është emëruar nënkryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.

Evis Kushi do të jetë nënkryetare e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportin.

Erjon Malaj do të jetë numri dy i Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën./CNA

 

8 MUAJ ME PARE

“Irena Gjoka mbrohet nga Rama”/ Malltezi: KLGJ nuk vepron, Prokuroria fshihet pas gishtit

Kryesoret deri në orën 15:00

Jamarbër Malltezi e cilëson si politik vijimin e gjykimit të dosjes "Partizani".

Malltezi tha se ka shumë shkelje procedurale që nuk janë kryer padashje.

Ai përmendi gjyqtaren Irena Gjoka duke thënë se mbrohet nga Edi Rama dhe përdoret si kamikaze për të luftuar opozitën.

Po ashtu Malltezi hodhi akuza ndaj KLGJ dhe Prokurorisë së Përgjithshme për rastin e Irena Gjokës duke theksuar se vendimi i dënimit të Irena Gjokës nuk ka dyshime.

“U përmend fakti që delinkuentja Irena Gjoka mbrohet me një kokëfortësi të çuditshme nga Rama, është përdorur si kamikaze për të luftuar opozitën.

Vendimi i dënimit të Irenës nuk ka dyshime. KLGJ nuk vepron. Prokuroria e Përgjithshme fshihet pas gishtit”, tha Malltezi ndër të tjera.

Avokati Genc Gjokutaj, pas përfundimit të seancës gjyqësore për dosjen "Partizani" është shprehur se procesi nuk ka fakt penal dhe ka një pavlefshmëri absolute.

Gjokutaj hodhi akuza edhe ndaj Irena Gjokës duke thënë se nuk është vetëm e kapur, por edhe e dënuar.

“Besoj se është proces unik dhe nuk ka vetëm një shkak.

Prokuroria ka bërë gjyqtarin, ka uzurpuar kompetencat e GJKKO dhe Gjykatës Kushtetuese. Është e pavlefshme dhe sot kemi bërë një autopsi, janë pavlefshmëri absolute dhe të pakthyeshme vetëm nëse nis hetimi nga fillimi.

Irena Gjoka nuk duhet të ishte gjyqtare, zinxhiri procedural i pavlefshëm.

Prokurorët e shtetit mbrojnë më shumë interesin e kompanive. Irena Gjoka nuk është vetëm e kapur, por edhe e dënuar, u bëj thirrje mediave të investigojnë sepse ne jemi delegjitimuar nga KLGJ që është bërë pengesë.

Lufta jonë politike bëhet brenda mureve të sallës, beteja juaj me publikun.

Procesi nuk ka fakt penal, ndaj nëse do të kërkoja gjykim të shkurtuar s’do të isha avokat”, tha Gjokutaj.

Seanca e radhës në GJKKO për dosjen "Partizani" do të jetë në 29 shtator, ora 11:00./ CNA

8 MUAJ ME PARE

Berisha vendos në "tabelë qitjeje" kryetarët e komisioneve të mazhorancës/ Analiza për secilin

Kryesoret deri në orën 15:00

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar zgjedhjen e kryetarëve të Komisioneve të Mazhorancës të zbardhur ditën e sotme.

Një për një ai ka analizuar secilin prej kryetarëve të Komisioneve duke thënë se do ta kundërshtojë dhe nuk do ta votojë këtë ndryshim.

“Tallje me ligjin dhe Kushtetutën. Manja nuk është gjë tjetër veçse një zëdhënës i Arben Rakipit.

Arben Rakipi kontrollon kokë e këmbë Ulsi Manjën dhe Altin Troplinin. Pra, të vendosësh në krye të ligjeve një delinkuent që është regjistruar në bisedë telefonike ku i thotë çunit të Londrës 'a i more ato 500 mijë euro', 'i mora thotë, por më duhet çanta LV'.

Ulziu që e vesh Altin Hajri, ky caktohet te ligjet.

Xhafaj subjekt i ligjit antimafia. Gjithë perandoria e pasurisë Xhafaj janë mbi paratë e drogës së Geron Xhafajt.

Damiani hajdut me çizme, është fajtor, ka marrëveshje nga më korruptivet me kompaninë për energjinë në Elbasan. Ai është shoqëruesi i parë i Gonigal pas Ramës. E shoqëroi Gonigalin në Tropojë ku kreybashkiaku i dha titullin qytetar nderi një personi të korruptar. Gjiknuri e çoi te Safet Gjici për dreka dhe darka dhe e shoqëronte në ahengje ditë e natë. Është një delinkuent polivalent. Duhet të ishte aty ku kanë vendin shkelësit e ligjeve.

Igli Hasani, imagjinoni se ça vlere ka aq sa zëvendësohet nga Spiropali, që Don Kishotin e bën personazh të letërsisë shqiptare. Elisa 5-milionëshe.

Elisa 5-milionëshe që shpall Servantesin shkrimtar shqiptar të rilindjes shqiptare dhe Don Kishotin personazh të të ndjerit Qamil Buzheli. Më thuaj ça janë këta kryetarë komsionesh”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga