Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Lajmet kryesore nga politika, kronika, rajoni dhe bota deri në orën 18:00
5 artikuj për këtë temë.

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për gardianin e burgut të Lushnjes, I. L.
I akuzuar për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, u vu në pranga më 16 shtator.
Punonjësi i burgut të Lushnjes u kap duke marrë një shumë monetare prej 700 euro, në këmbim të dhënies së lejes 5 ditore për një të burgosur.
I. L. u arrestua në bashkëpunim me SPAK-un./CNA

Erion Veliaj ka dorëzuar sot një kërkesë, përmes së cilës do që të dëgjohet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës përpara se anëtarët e këtij Këshilli të kryeqytetit t’i rekomandojnë kryeministrit shkarkimin e tij.
Në fakt edhe kjo duket që është një nga ato lëvizjet e Veliajt që mund të quhet lëvizje mashtruese, si në rastin kur ne i kemi kërkuar të na tregojë dokumentin e kërkesës që ka bërë Ols Dado për shtesë mbi atë me leje apo siç e kemi sqaruar publikisht në lidhje me çështjen e avokatëve të huaj.
Erion Veliaj ka kërkuar të dëgjohet nga Këshilli Bashkiak. Pyetja është shumë e thjeshtë. Për çfarë duhet ta dëgjojë Këshilli Bashkiak? Dhe a ka përgjegjësi ky institucion në lidhje me shkarkimin e kryebashkiakut?
Së pari, kryetarin e bashkisë nuk e shkarkon Këshilli Bashkiak, ai e propozon. Institucioni që e shkarkon është Këshilli i Ministrave. Këtë e kanë thënë edhe avokatët e tij. Për çfarë duhet ta dëgjojë Këshilli? Që Këshilli të mos realizojë propozimin për shkarkim?
Së dyti, Erion Veliaj po kërkon që të dëgjohet në Këshillin Bashkiak, por për këtë duhet të ketë një vendim. Kujtojmë këtu rastin e Fredi Belerit, i cili nuk u la të shkonte dhe të betohej 5 minuta në Këshillin Bashkiak të Himarës. Për çfarë duhet ta marrë lejen Erion Veliaj që të shkojë të “cicërojë” përpara këshilltarëve të tij? Ndërkohë që janë po këta këshilltarë, shumica e tyre anëtarë të Asamblesë së Partisë Socialiste, që kanë miratuar shkarkimin e tij.
Nga ana tjetër, propozimi do t’i çohet Këshillit të Ministrave dhe në rast se vendos pro apo kundër, është ky institucioni që e shkarkon, pra Këshilli i Ministrave. Këshilli Bashkiak s’ka për çfarë ta dëgjojë Erion Veliajn. Duhet që Erion Veliaj të dëgjohet nga Këshilli i Ministrave, por dhe Edi Rama s’ka çfarë t’i dëgjojë Erionit. Në Asamble ishte Rama ai që shpalli shkarkimin e Veliajt.
Ndaj dhe këto janë lëvizje mashtruese të kryebashkiakut të Tiranës, që nuk i japin asnjë benefit politik. Thjesht dhe vetëm përpëlitjet e fundit të një të shumakuzuari./CNA

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ka abuzuar me të mitura.
I arrestuari B. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë me një 15-vjeçare, vajza e bashkëjetueses së tij.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Marredhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç", pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili pritet të shkarkohet të martën e 23 shtatorit, i ka bërë një kërkesë Këshillit Bashkiak.
Veliaj kërkon që të dëgjohet përpara se të merret vendimi për shkarkimin.
Me sa duket Veliaj vazhdon luftën me Ramën. Kryeministri, në mbledhjen e Asamblesë, dha direktivat për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut. Rama doli hapur për shkarkimin e Veliajt, ndërsa ky i fundit thotë që Këshilli Bashkiak duhet ta dëgjojë.
Në fakt, Erion Veliajn nuk e shkarkon Këshilli Bashkiak nga posti i kryetarit të bashkisë. Këshilli Bashkiak e propozon dhe e shkarkon Këshilli i Ministrave.
Erion Veliaj tashmë ka gjetur një formë tjetër beteje, nuk ka kurajë të kërkojë që të dëgjohet nga Këshilli i Ministrave, që është institucioni i fundit që vulos shkarkimin e Veliajt. Nëpërmjet absurdeve kërkon që të bëjë lojërat e tij politike përballë Edi Ramës.
Kërkesa e Veliajt
E nderuar kryetare dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak,
Jam informuar nga media se, më datë 23 shtator 2025, do të mbahet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, me objekt miratimin e propozimit drejtuar Këshillit të Ministrave për shkarkimin tim nga funksioni i Kryetarit të Bashkisë, me arsyetimin e mungesës mbi tre muaj në detyrë.
Dua të theksoj qartë se kjo mungesë nuk është pasojë e vullnetit tim, por rrjedhojë e një mase sigurie disproporcionale dhe që do të kundërshtohet në çdo instancë gjyqësore, deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Kjo masë nuk ka izoluar vetëm qytetarin Erion Veliaj, por ka paralizuar qeverisjen e kryeqytetit, duke lënë pa drejtues të zgjedhur mbi 1 milion qytetarë të Tiranës. Sistemi gjyqësor, në mungesë të një përgjegjësie të plotë për fuqinë dhe pasojat e vendimeve të tij, nuk mori parasysh se masa e sigurimit duhej të balanconte interesin publik të hetimit penal me interesin po aq madhor të garantimit të qeverisjes vendore. Kjo është arsyeja reale që ka prodhuar krizën e sotme politike, institucionale dhe kushtetuese. Shkaktar i saj nuk është as Kryetari i Partisë Socialiste, as Partia Socialiste, as ju këshilltarë, por një vendimmarrje gjyqësore që ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues. Çdo përpjekje për ta fshehur këtë të vërtetë nuk i shërben zgjidhjes, por e devijon atë.
Mungesa e imponuar nga një masë paraprake, jo nga një vendim përfundimtar fajësie, nuk është as mungesë e vullnetshme, as shkelje e rëndë kushtetuese, por cenim i hapur i parimit të përfaqësimit demokratik dhe një precedent i rrezikshëm për qeverisjen vendore.
E mirëkuptoj shqetësimin tuaj për të kërkuar një zgjidhje politike. Por nuk mund të mirëkuptoj që kjo krizë, e shkaktuar nga gjykata dhe ku “viktimë” është vetëqeverisja vendore, të “zgjidhet” me një tjetër shkelje të Kushtetutës po nga vetë pushteti vendor. Një vendim i tillë do të zëvendësonte vullnetin e 160 mijë zgjedhësve, të cilët kanë folur politikisht, me një akt të pajustifikuar juridikisht, duke krijuar precedent të rrezikshëm për demokracinë vendore.
E kam thënë dhe e përsëris, dhe dua të më besoni siç keni bërë gjithë këto vite: nuk bëhet fjalë për interesin tim personal. Mandati nuk është i imi, por i qytetarëve të Tiranës, të cilët për herë të tretë më kanë dhënë nderin e jetës sime duke më besuar drejtimin e qytetit. Mandati nuk më ka mbrojtur mua, përkundrazi, është arsyeja pse unë sot jam i izoluar, por ai më detyron të mbroj kontratën katërvjeçare që qytetarët kanë firmosur me votën e tyre. Kam detyrimin të mbroj çdo pikë djerse që kemi derdhur së bashku për ta fituar atë besim.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës është organ kushtetues që ka të drejtën dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës ka detyrimin të respektojë procesin e rregullt ligjor në çdo vendimmarrje që bën. Për këto arsye dhe në respekt të parimit kushtetues të procesit të rregullt ligjor dhe të së drejtës për t’u dëgjuar, kërkoj të jem i pranishëm dhe të dëgjohem në mbledhjen e këshillit bashkiak, për të dhënë sqarimet e nevojshme para se të merret vendimi për propozimin e shkarkimit tim./CNA

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nuk ka nisur hetim displinor ndaj prokurores Elsa Gjeli, ndaj së cilës kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza për hedhjen në kosh të denoncimeve për ndërtimet pa leje në Theth.
Sipas ILD, nuk konstatohen paraprakisht elementë juridikë apo faktikë, të cilët i krijojnë ILD-së një dyshim të arsyeshëm për fillimin e hetimit disiplinor ndaj magjistrates Elsa Gjeli me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Për këtë arsye është vendosur arkivimi pas verifikimit të ankesës, bazuar në nenin 122, pika 4 të ligjit nr. 96/2016 Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”./ CNA

Veliaj dhe rasti “Berisha”, një sqarim për...
Zbulohen emrat e deputetëve/ Opozita me gr...
"Mazhoranca po planifikon kufizimin e g...
PL bëhet me grup parlamentar/ Partia Demok...
Vangjush Dako rikthehet në burg 16 Shtato...
https://www.cna.al/politike/dosja-partizani-malltezi-eshtj...
Pse gazetari që "kutërbon", Mero Baze, nuk...
"Çyrbja" kalon në Themel/ Të pandehurit...
Dëshmia në Hagë/ Rubin: Thaçi kishte rol p...
Lirimi i hapësirave/ Rama, ultimatum bizne...
Çfarë fshihet pas heshtjes së "Turkish Air...
https://www.cna.al/aktualitet/dita-e-24-t-ende-ne-pritje-v...
Historike! Shqipëria mirëpret për herë të ...
Qeveria në “WhatsApp” dhe çfarë pritet nga...
Dita e 23-të/ Ende në pritje, Veliaj dh...
Kontrata me DHL/ Celibashi: Nëse nuk do ta...
Klodiana Lala zbardh të tjera detaje për k...
Masakra në Shkodër/ Zbërthehet autori: Obj...
Firmoset dekreti/ Kuvendi i Shqipërisë mbl...
“Air Albania” si vrasje me paramendim, e m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...