Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Lajmet kryesore nga politika, aktualiteti, rajoni dhe bota deri në orën 18:00
5 artikuj për këtë temë.

Opozita do të ketë një grup të tretë parlamentar në këtë legjislaturë të re.
Grupi do të ketë 7 deputetë gjithsej, numër i kërkuar për të formuar grupin
Sipas raportimeve, kreu i grupit parlamentar do të jetë Fatmir Mediu,.
Grupit të tretë parlamentar i janë bashkuar:
1.Vangjel Dule nga PBDNJ
2.Artan Luku nga PAA
3.Greta Bardeli nga PD
4.Denisa Vata nga PD
5.Zija Ismaili nga PD
6.Fidel Kreka nga PD
Pak më parë, deputetja opozitare Mesila Doda vendosi të dalë si deputete e pavarur, duke u larguar nga emrat që morën mandat nga lista e mbyllur e PD-së, nën siglën e PDIU-së./CNA

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka bërë një prononcim për CNA në lidhje me zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.
I pyetur nga CNA nëse ai vetë apo një emër tjetër nga partia do të kandidojë për kryetar të bashkisë së kryeqytetit, Lapaj deklaron se qëndrimet janë institucionale dhe ditën që Lëvizja “Shqipëria Bëhet” do të ketë një qëndrim do të bëjë njoftim për mediat.
“Lëvizja qëndrimet i ka institucionale. Ditën që do kemi qëndrim mbi këtë do e njoftojmë për median përmes drejtueses sonë, znj. Haklaj”, tha Lapaj për CNA./ CNA
Mesila Doda do të jetë deputete e pavarur në Kuvendin e Shqipërisë.
Vendimi vjen pasi Doda mori mandatin e deputetes nga zgjedhjet e 11 majit, e vënë në listë të sigurt nga kryedemokrati Sali Berisha. Ky i fundit, u dha aleatëve vende në listë të sigurt.
Mesila Doda garoi në listën e mbyllur të Tiranës me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet të drejtuar nga Shpëtim Idrizi.
Tanimë Doda do të jetë deputete e pavarur, pasi në ndryshim nga aleatët e tjerë, që i kanë marrë PD-së deputetë hua për të formuar grupe parlamentare, ajo ka refuzuar./CNA

Kryetari i Nismës “Thurje”, Endri Shabani në një prononcim për CNA, ka folur për situatën në Bashkinë e Tiranës dhe nëse partia e tij do të kandidojë një emër për kryetar.
Shabani, i cili është dhe pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, tha në reagimin e tij se fillimisht pret të procedohet me shkarkimin e kryetarit aktual Erion Veliaj.
Kërkesë që Shabani e ka bërë që në shkurt të këtij viti. Më tej, anëtari i Këshillit Bashkiak tha se pritet shkakrimi i Veliajt dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, më pas do të diskutohet roli i Nismës në zgjedhje.
Shabani deklaroi se procesi për shkakrimin e Veliajt ka një zvarritje pasi duhej të ishte shkarkuar tre muaj pas arrestimit të tij.
“Unë jam anëtar i Këshillit Bashkiak dhe unë pres që anëtarët e tjetë të Këshillit Bashkiak të procedojnë me kërkesën që unë kam bërë që në shkurt të këtij viti, për të shkarkuar kryetarin e bashkisë. Mbasi të shkarkojmë kryetarin e bashkisë, të shpallen zgjedhje të parakohshme. Pastaj do të kemi kohë të diskutojmë cili do të jetë roli ynë si Nisma dhe kush do jenë kandidatët. Për këtë moment na duhet të sigurohemi që kemi zgjedhje, sepse është ende e paqartë pse është shtyrë kaq shumë. Ligji e ka detyruar që ne duhet ta kishim shkarkaur kryetarin e bashkisë, 3 muaj pas 10 shkurtit. Ka një zvarritje të këtij procesi. Kështu që çdo gjë në kohën e vet”, tha Shabani.
I pyetur nga CNA, nëse do të kandidojë personalisht për Bashkinë e Tiranës apo do të jetë një emër tjetër nga Nisma “Thurje”, Shabani tha se javën që vjen do të zhvilohet një mbledhje e partisë ku do të dikutohet roli që do të kenë në zgjedhjet për bashkinë e kryeqytetit.
“E sigurtë është që roli i partive politike është të marrin pjesë në zgjedhje. Padyshim që ne si Nisma do e diskutojmë rolin që ne do luajmë në këto zgjedhje. Si anëtar i Këshillit Bashkiak, për mua e rëndësishme është që bashkia mos të jetë pa një kryetar bashkie. Është e papranueshme që për 7 muaj kryeqyteti i Shqipërisë është lënë pa një kryetar bashkie.
Javën që vjen ka një mbledhje normale të partisë, do e diskutojmë dhe rolin që do luajmë në këto zgjedhje”, deklaroi Shabani për CNA.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku ishte i pranishëm edhe në Parlamentin Europian.
Në fjalën e tij në nder të përfundimit të mandatit të Presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, Rama u ndal te roli i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor.
Rama theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe se i gjithë rajoni, ku bën pjesë edhe Shqipëria, është i karikuar për këtë rrugëtim.
“Forca e Europës qëndron te njerëzit. Dialogu social nuk është luks. BE nuk është vetëm tregu i përbashkët, por edhe ekonomi e tregut. Duhet edhe një strehë mbrojtjeje për më të cenueshmit. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Nuk është tifozeri politike nga ana ime, por ushqim moral. Jemi shumë mirënjohës. Jemi të karikuar për integrimin. Kemi hapur 4 kapituj të tjerë, përpos 24 kapitujve të hapur, që kanë kaluar në vite pritjeje. Pritja dhe dialogu që hartohen këtu u shërbejnë qytetarëve. Ka të bëjë me kolektivitetin, por edhe me udhëheqësit. Në fund, çdo gjë vjen tek ai që është i aftë të bashkojë njerëzit dhe të sjellë një gjë të qëndrueshme”,-tha Rama./CNA
"Mazhoranca po planifikon kufizimin e g...
PL bëhet me grup parlamentar/ Partia Demok...
Vangjush Dako rikthehet në burg 16 Shtato...
https://www.cna.al/politike/dosja-partizani-malltezi-eshtj...
Pse gazetari që "kutërbon", Mero Baze, nuk...
"Çyrbja" kalon në Themel/ Të pandehurit...
Dëshmia në Hagë/ Rubin: Thaçi kishte rol p...
Lirimi i hapësirave/ Rama, ultimatum bizne...
Çfarë fshihet pas heshtjes së "Turkish Air...
https://www.cna.al/aktualitet/dita-e-24-t-ende-ne-pritje-v...
Historike! Shqipëria mirëpret për herë të ...
Qeveria në “WhatsApp” dhe çfarë pritet nga...
Dita e 23-të/ Ende në pritje, Veliaj dh...
Kontrata me DHL/ Celibashi: Nëse nuk do ta...
Klodiana Lala zbardh të tjera detaje për k...
Masakra në Shkodër/ Zbërthehet autori: Obj...
Firmoset dekreti/ Kuvendi i Shqipërisë mbl...
“Air Albania” si vrasje me paramendim, e m...
Mashtruesi Zeqo Pilafi, në pleqërinë e tij...
Mero Baze prishet me Ramën/ "Futi Veliajn ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...