Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Sot u zhvillua mbledhja e KLP. Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi garën për kreun e ri të SPAK-ut, kandidatët kanë afat deri më 8 tetor për të paraqitur aplikimet. Në Konferencën e Kryetarëve u zhvilluan debate mes opozitës dhe mazhorancës, opozita kërkoi që nesër në seancën plenare të zhvillohej debat pa limit kohor, por u vendos që çdo deputet të diskutojë 10 minuta. Nesër do të diskutohet për programin e qeverisë së re. Pas denoncimit të djeshëm për një rast korrupsioni ku ishte i përfshirë një punonjës i burgut të Lushnjës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shkarkoi drejtorin dhe nëndrejtorin e IEVP. Asociacioni i Gazetarëve ka denoncuar mazhorancën, pasi po hartohet një plan masash për të kufizuar aksesin e mediave në seancat plenare dhe në oborrin e Kuvendit. Janë zbuluar tri shtyllat kryesore të programit qeverisës që do të prezantohet nesër në Kuvend që përfshin: “Shqipërinë europiane”, “rritjen ekonomike” dhe shtylla e tretë është “mirëqenia”.
5 artikuj për këtë temë.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se mazhoranca socialiste ka hartuar një plan kufizues për gazetarët dhe mediat në seancat plenare.
Sipas njoftimit të bërë nga AGSH, planifikohet që kamerat nuk do të lejohen në seancat plenare dhe do të kufizohet aksesi i gazetarëve në oborrin e parlamentit.
Organizata u ka bërë thirrje nismëtarëve që të tërhiqen nga ky vendim dhe opozitës që të mos e lejojë këtë kufizim pasi oborri i Kuvendit është ishulli i vetëm pa regji që u ka mbetur mediave.
"Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është informuar për një plan të mazhorancës socialiste në Kuvend për të kufizuar gazetarët dhe mediat.
Planet e diskutuara së fundmi, për të mos lejuar kamerat brenda sallës së seancave plenare dhe për të kufizuar aksesin e gazetarëve në oborrin e Parlamentit, u heqin përfundimisht mundësinë gazetarëve për të pasur kontakte direkte me deputetët dhe ministrat, të cilët duhet të japin llogari për punën e tyre.
AGSH i bën thirrje Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe të gjithë aktorëve të përfshirë që të mos avancojnë me këto plane, të cilat dëmtojnë rëndë lirinë e medias dhe të drejtën e qytetarëve për t'u informuar mbi aktivitetin e deputetëve që ata kanë votuar.
AGSH i bën thirrje opozitës në Parlament që të përdorë të gjitha instrumentet për të mos lejuar një kufizim të tillë.
AGSH do të informojë menjëherë partnerët ndërkombëtarë për këtë përpjekje kufizuese të lirisë së medias.
AGSH i bën thirrje gjithashtu të gjitha redaksive mediatike që të ushtrojnë ndikimin e tyre për të mos lejuar realizimin e këtij plani.
Oborri i Parlamentit dhe salla e tij janë "ishulli" i fundit që u ka mbetur mediave për të bërë pyetje dhe për të xhiruar pa regji", thuhet në njoftimin zyrtar të AGSH./CNA
Kryeministri Edi Rama pritet që gjatë seancës maratonë të ditës së nesërme të shpalosë dhe programin e qeverisë Rama 4.
Ky program bazohet në tri shtylla kryesore: Shqipëria Europiane, Rritja Ekonomike e Qëndrueshme dhe Mirëqenia për të Gjithë.
Programi i qeverisë Rama 4
Shtylla I: Shqipëria Europiane
Shqipëria Europiane është misioni ynë kombëtar, ëndrra e brezave dhe detyra e gjeneratës sonë. Është busulla që i jep drejtim çdo vendimi dhe ritëm çdo reforme. Synimi është i qartë dhe i afërt: anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030. Ky nuk është thjesht një akt diplomatik, por një proces transformues që e bën shtetin shqiptar më të drejtë, ekonominë më konkurruese dhe shërbimet publike më afër qytetarit.
Shteti i së drejtës është themeli i Shqipërisë Europiane. Teksa konsolidojmë pavarësinë e Gjyqësorit, orientohemi, përmes aleancës me teknologjinë, të kthejmë përfundimisht faqen e drejtësisë shqiptare drejt një sistemi eficient, pa tejzgjatje dhe me standardet më të larta të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve.
Kodi i ri Penal dhe Kodi Civil do të jenë shtyllat e një legjislacioni modern të orientuar fuqimisht nga standardet europiane. Shteti digjital është fytyra moderne e qeverisjes. Shërbimet publike bëhen të thjeshta, të sigurta e të aksesueshme përmes e-Albania dhe asistentëve inteligjentë, të mbrojtura nga standarde të sigurisë kibernetike që respekton standardet më të larta të BE-së. Çdo qytetar, në marrëdhënien e tij të përditshme me shtetin, duhet ta ndiejë Europën në xhepin e tij dhe në telefonin e tij.
Administrata publike ngrihet mbi integritet, transparencë, e reduktim të burokracive përmes injektimit të digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale në të gjitha proceset e punës. Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm betejë morale, por kusht i panegociueshëm i integrimit. Prokurimet modernizohen, rritet llogaridhënia dhe shteti bëhet gjithnjë e më shumë partner më i besueshëm i qytetarit dhe biznesit.
Siguria publike dhe rendi janë themeli mbi të cilin ndërtohet mirëqenia e qytetarëve dhe besimi te konsolidimi i imazhit të Shqipërisë si një vend i sigurt me qytete, fshtara dhe kufij të sigurtë.
Policimi modern, pajisur me teknologji, udhëhequr nga profesionalizmi dhe në bashkëpunim gjithnjë e më intensiv me partnerët europianë e ndërkombëtarë, garanton rendin, parandalon krimin dhe vihet çdo ditë e më shumë në mbrojtje të të drejtave të çdo qytetari.
Siguria kombëtare dhe mbrojtja janë garancia e stabilitetit. Kapacitetet e emergjencave fuqizohen, forcat tona të armatosura modernizohen dhe ecin krah për krah me standardet e NATO-s. Një Shqipëri e fortë e bën më të fortë rajonin dhe e bën më të sigurt Europën.
Politika e jashtme dhe diaspora janë ura jonë me botën. Diplomacia aktive e vendos Shqipërinë në qendër të dialogut dhe vendimmarrjes europiane, ndërsa diaspora jonë e fuqizuar bëhet ambasadorja më e besueshme e vendit tonë, duke hapur dyer për investime, tregje dhe talente.
Rezultatet janë të matshme dhe të prekshme: deri në vitin 2027 përmbyllim negociatat, në vitin 2028 nënshkruajmë Traktatin e Anëtarësimit dhe në vitin 2030 Shqipëria hyn me dinjitet në familjen europiane. Atë ditë, flamuri kuqezi do të valëvitet krenar mes flamujve të BE-së, jo si një vizitor i përkohshëm, por si pjesë e pandashme e saj.
Ky është realiteti që ne do të ndërtojmë. Ëndrra e brezave nuk do të mbetet më vetëm ëndërr, por do të bëhet e ardhmja e fëmijëve tanë. Shqipëria Europiane nuk është një horizont i largët – është stacioni ynë i afërt, është rruga jonë e përbashkët, është fitorja e gjeneratës sonë.
Rritja ekonomike e qëndrueshme është boshti mbi të cilin ngrihet ky mandat qeverisës. Ajo nuk është thjesht një shifër në tabelat e ekonomisë, por është garancia që Shqipëria ecën përpara me financa të shëndosha, me sipërmarrje që inovon, me një treg pune më të drejtë dhe me një stabilitet makroekonomik që përkthehet në të ardhura më të larta dhe standard më të mirë jetese për çdo familje shqiptare. Rritja jonë është e lidhur me rregullat dhe disiplinën e Bashkimit Europian, sepse vetëm kështu Shqipëria bëhet pjesë e plotë e ekonomisë së madhe europiane.
Financat publike janë garancia e besimit dhe e qëndrueshmërisë. Ne synojmë një shtet që planifikon me përgjegjësi, shpenzon me mençuri dhe vepron me transparencë. Një arkitekturë fiskale e shëndoshë do të jetë ura mes rritjes dhe drejtësisë sociale: përmes barazisë tatimore, llogaridhënies dhe besimit mes shtetit dhe qytetarëve.
Qëndrueshmëria fiskale nuk është thjesht disiplinë; është premtimi që gjeneratat që vijnë të gjejnë një ekonomi më të fortë se sot. Bizneset janë zemra e rritjes ekonomike. Një klimë e qëndrueshme investimesh, mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe hapësira të reja për inovacion e sipërmarrje janë prioritetet tona. Shqipëria po bëhet vend ku procedurat burokratike zvogëlohen, ku sipërmarrësit kanë akses më të lehtë në financa, ku konkurrenca është e ndershme dhe ku biznesi i ndershëm shpërblehet.
Tregu i punës është pasqyra e shëndetit të ekonomisë. Me garancinë rinore, të rinjtë hyjnë me më shumë mundësi në punë; arsimi dual lidh edukimin me jetën reale dhe biznesin; ndërkohë që politikat aktive të punësimit nxisin punë të denja dhe të mirëpaguara.
Një ekonomi e qëndrueshme nuk matet vetëm nga rritja e PBB-së, por nga aftësia për të hapur vende pune të sigurta dhe për të rritur cilësinë e jetës së punonjësve. Infrastruktura moderne është motori i zhvillimit. Portet, aeroportet dhe rrjetet rrugore lidhin tregjet, hapin korridore të reja tregtare dhe i japin Shqipërisë një lëvizshmëri të re.
Ky investim krijon jo vetëm punë, por edhe rrit besimin e investitorëve se Shqipëria është një vend që ofron stabilitet, akses dhe perspektivë.
Energjia e së ardhmes është e pastër, e sigurt dhe e përballueshme. Vizioni ynë është të kthejmë potencialin energjetik të Shqipërisë në avantazh kombëtar: për një industri konkurruese dhe për një vend që bëhet pjesë aktive e tranzicionit të gjelbër europian. Energjia e gjelbër për ne është ekonomi, mjedis dhe siguri në të njëjtën kohë.
Inovacioni dhe teknologjia janë pasaporta e brezit të ri drejt botës. Shqipëria e vitit 2030 është një ekonomi që mendon dhe vepron digjitalisht. Ne synojmë një shoqëri ku inovacioni është kulturë pune, ku teknologjia përmirëson shërbimet publike, ku startupet kthehen në biznese konkurruese dhe ku inteligjenca artificiale shfrytëzohet me përgjegjësi për të rritur cilësinë e jetës. Vendi ynë do të jetë një hapësirë ku idetë lindin, rriten dhe depërtojnë në tregun europian.
Turizmi është vitrinë dhe motor i ekonomisë sonë. Ne shohim një Shqipëri që pret vizitorë gjatë gjithë vitit, me standarde të larta mikpritjeje, me identitet të fortë kulturor dhe me natyrë të mbrojtur. Me investime në infrastrukturë turistike, me diversifikim të ofertës, nga turizmi bregdetar tek ai kulturor, malor, shëndetësor e sportiv – vendi ynë kthehet në një histori suksesi ndërkombëtar. Turizmi nuk është vetëm ekonomi, është histori, kulturë dhe vlerë e shtuar kombëtare.
Bujqësia dhe zhvillimi rural janë themeli i qëndrueshmërisë. Me teknologji moderne, zinxhirë të integruar prodhimi dhe akses më të madh në tregjet europiane, bujqësia shqiptare do të garantojë siguri ushqimore, do të mbështesë eksportet dhe do të lidhet drejtpërdrejt me turizmin. Zhvillimi rural do të thotë më shumë mundësi për fermerët, fshatra më të gjalla, ekonomi lokale më të forta dhe një territor të balancuar mes qytetit dhe fshatit.
Shqipëria e vitit 2030 është pjesë e plotë e Bashkimit Europian, me një ekonomi të hapur dhe konkurruese që ecën në një hap me vendet më të zhvilluara të kontinentit. Është një ekonomi e gjelbër dhe moderne, që i kthen çdo pikë rritjeje në më shumë mundësi, më shumë punë të mirëpaguara dhe më shumë mirëqenie të prekshme për qytetarët. Rritja ekonomike nuk është vetëm objektiv – ajo është rruga për një Shqipëri të fortë, të qëndrueshme dhe europiane.
Mirëqenia është kontrata jonë me qytetarët – jo privilegj për pakicën, por e drejtë për çdo shqiptar. Ky është vizioni i Shqipërisë 2030: një vend me fytyrë njerëzore, me baraza shansesh dhe institucione që punojnë për qytetarin.
Fëmijët dhe të rinjtë janë boshti i politikave tona. Nga çerdhja dhe kopshti, te shkolla që përqafon teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, nga arsimi profesional i lidhur me ekonominë reale tek universitetet me programe ndërkombëtare – ne garantojmë një sistem arsimor që i përgatit për të ardhmen.
Familja është zemra e shoqërisë. Një shtet social e modern duhet të sigurojë strehim të përballueshëm, mbështetje për prindërit e rinj, kujdes për personat me aftësi të kufizuara dhe shërbime sociale komunitare të afërta e cilësore. Shëndetësia publike është themel i mirëqenies. Ajo nis falas te mjeku i familjes, mbështetet në spitale të modernizuara dhe funksionon me dosje e receta elektronike, duke u garantuar qytetarëve kujdes shëndetësor cilësor, të barabartë dhe dinjitoz.
Pensionet janë garancia e shtetit për dinjitetin e brezit që ka ndërtuar vendin. Ne do të sigurojmë që çdo pensionist të ketë jo vetëm një mbështetje të drejtë financiare, por edhe akses në shërbime shëndetësore, sociale dhe komunitare që e bëjnë jetën më të sigurt dhe më të plotë.
Rinia është energjia e ndryshimit. Për të rinjtë, kalimi nga shkolla në punë duhet të jetë i lehtë; start-up-et inovative dhe sipërmarrja e re duhet të mbështeten; sporti dhe kultura duhet të jenë pjesë e përditshmërisë. Sepse rinia është gjeneratori i progresit, i krijimtarisë dhe i besimit tek e ardhmja.
Sporti dhe kultura nuk janë luks, por oksigjeni i përditshëm i shoqërisë. Ato gjallërojnë komunitetet, forcojnë identitetin tonë, rrisin shëndetin dhe krijojnë mundësi të reja për të rinjtë. Çdo qytet duhet të ketë hapësira sportive dhe kulturore të hapura, të aksesueshme, që na lidhin e na frymëzojnë si shoqëri.
Mjedisi dhe ekonomia e gjelbër janë garancia e zhvillimit të qëndrueshëm. Shqipëria duhet të rritet pa e shkatërruar natyrën. Riciklimi, hapësirat e gjelbra dhe menaxhimi modern i mbetjeve urbane do të bëhen pjesë e zakoneve të përditshme të qytetarëve dhe politikave publike.
Bashkitë janë krahu i shtetit që sjell shërbimin te dera e qytetarit. Me digjitalizim, financa të forta dhe administratë të motivuar me paga dinjitoze, ato do të sigurojnë shërbime publike cilësore, qendra urbane moderne dhe një portë të hapur për zhvillim./ CNA

Përfundon Konferenca e Kryetarëve. Kjo mbledhje u shoqërua me debate ku opozita paraqiti kërkesa lidhur me seancën plenare që do të zhvillohet nesër.
Opozita kërkoi debat pa limit kohor për programin qeverisës, por u rrëzua, duke u lënë deputetëve vetëm 10 minuta kohë.
Nesër do të zhvillohet seanca e radhës e Kuvendit ku do të prezantohet programi qeverisës i qeverisë së re./CNA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nis mbledhjen për hapjen e garës për kreun e ri të SPAK-ut. Të pranishëm në mbledhje janë edhe përfaqësues të OPDAT.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë u cakton kandidatëve 2 javë kohë për të paraqitur interesin.
Drejtuesja e KLP-së, Mirela Bogdani, shpalli vendimin e këshillit të dakordësuar nga anëtarët.
"Kandidatët kanë afat deri më 8 tetor për të dorëzuar aplikimet dhe shpallja do të bëhet në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë," deklaroi Bogdani./CNA

Pas arrestimit të punonjësit të burgut, i cili u arrestua për ryshfet, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se janë pezulluar drejtori dhe nëndrejtori i Burgut të Lushnjës.
“Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku Shefi i Regjimit të Brendshëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë, Irekli Leka, u filmua duke marrë një shumë parash në këmbim të një leje shpërblyese për një të dënuar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë menjëherë masa administrative dhe disiplinore.
Me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është pezulluar nga detyra drejtori dhe nëndrejtori i institucionit si dhe është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion pasiv.
Pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe nën koordinimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka bërë të mundur arrestimin e punonjësit të dyshuar brenda 30 minutash nga transmetimi i materialit filmik.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falënderon median për angazhimin e saj në zbardhjen e rasteve të abuzimit me detyrën dhe thekson angazhimin e palëkundur për të garantuar integritetin, transparencën dhe zbatimin me përpikëri të ligjit në çdo hallkë të sistemit penitenciar”, sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve./ CNA
PL bëhet me grup parlamentar/ Partia Demok...
Vangjush Dako rikthehet në burg 16 Shtato...
https://www.cna.al/politike/dosja-partizani-malltezi-eshtj...
Pse gazetari që "kutërbon", Mero Baze, nuk...
"Çyrbja" kalon në Themel/ Të pandehurit...
Dëshmia në Hagë/ Rubin: Thaçi kishte rol p...
Lirimi i hapësirave/ Rama, ultimatum bizne...
Çfarë fshihet pas heshtjes së "Turkish Air...
https://www.cna.al/aktualitet/dita-e-24-t-ende-ne-pritje-v...
Historike! Shqipëria mirëpret për herë të ...
Qeveria në “WhatsApp” dhe çfarë pritet nga...
Dita e 23-të/ Ende në pritje, Veliaj dh...
Kontrata me DHL/ Celibashi: Nëse nuk do ta...
Klodiana Lala zbardh të tjera detaje për k...
Masakra në Shkodër/ Zbërthehet autori: Obj...
Firmoset dekreti/ Kuvendi i Shqipërisë mbl...
“Air Albania” si vrasje me paramendim, e m...
Mashtruesi Zeqo Pilafi, në pleqërinë e tij...
Mero Baze prishet me Ramën/ "Futi Veliajn ...
Zbulohet një tjetër pasuri e Mero Bazes (P...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...