web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajmet kryesore deri në orën 21:00

CNA ju sjell ngjarjet dhe zhvillimet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota, deri në orën 21:00

5 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Berisha: Diella, truk i Edi Ramës që përgjegjësitë për vjedhjet të mos kenë autor

Lajmet kryesore deri në orën 21:00

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar këtë të hënë lidhur me Diellën, Ministren e Prokurimeve Publike të krijuar me Inteligjencë Artificiale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha e cilëson si trukun e kryeministrit Edi Rama, që përgjegjësitë për vjedhjet qeveritare të mos kenë autor.

“Diella quhet ndryshe “Vjedhja” e Edi Ramës! Lindur nga AKSHI, kopshti personal i familjes Rama, Diella është truku i Edi Ramës që përgjegjësitë në vjedhje mos të kenë autor! Dënoj presidentin kukull, që dekretoi këtë krim të rëndë kushtetues!”,-shprehet Berisha./CNA

8 MUAJ ME PARE

Gjykata e Lartë cakton seancën për masën e sigurisë së Ilir Metës

Lajmet kryesore deri në orën 21:00

Gjykata e Lartë ka caktuar datën se kur do të shqyrtojë kërkesën e Ilir Metës, për heqje të masës se sigurisë ‘arrest në burg’.

Mësohet se seanca e ish-presidentit është caktuar më datë 09.10.2025.

Çështja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi.

Sipas informacioneve, objekti i kësaj seance do të jetë “verifikim i kushteve të masës së sigurimit personal të “Arrestit me burg”./CNA

8 MUAJ ME PARE

Dosja "Partizani"/ Malltezi: Çështje politike e stisur, fazën hetimore e ka nul

Lajmet kryesore deri në orën 21:00

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit, në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi i ftuar në emsionin “Tast Force” në Syri Tv ka folur për dojen “Partizani”.

Malltezi e quajti një çështje politike të stisur, por tha se kjo çështje po ngrihet në Kongresin Amerikan.

Më tej, Malltezi deklaroi se ky proces gjithë fazën hetimore e ka nul duke qenë se gjyqtare e çështjes ishte Irena Gjoka, për të cilën ai deklaori se është në papajtueshmëri të plotë për të qenë gjyqtare.

Kjo ishte një çështje politike e stisur. Por ajo çka është e rëndësishme të ndiqet javët apo muajt e fundit është se, kjo çështje po ngrihet në Kongresin e SHBA-së, aty ku po thuhet troç se paratë e taksapaguesve amerikanë kanë shkuar për të luftuar liderin e opozitës në Shqipëri, apo për të shuar zërin opozitës. Qartazi vetë ato që kanë dhënë paratë, po e shikojnë se këto para janë keqpërdorur në mirëbesim nga ana e tyre.

Ka pasur shumë falsifikime, elementë të papranueshëm. Gjëja kryesore e gjithë kësaj historie, që është për të qeshur dhe qarë bashkë, është se, kanë shpenzuar miliona euro për këtë çështje, para, pagesa rroga prej 5 vitesh, por ndërkohë që kjo çështje nuk ka fazë hetimore fare.

Pse? Sepse Irena Gjoka është delinkuente dhe në kushtet e papajtueshmërisë për të qenë gjyqtare. Është njëlloj sikur ato vendime të Irena Gjokës, ti ketë nxjerrë Basiri që keni në studio. Pra nuk plotësonte kushtet për të qenë gjyqtare. Sipas nenit 128 të Kodit të Procedurës Penale çdo lloj vendimi i Irena Gjokës është nul i papranueshëm. Irena Gjoka ka qenë gjyqtarja gjatë fazës hetimore, pra ky proces gjithë fazën hetimore e ka nul. Këmbëngulja e Ramës dhe e këtyre që stisën këtë çështje politike dhe për të mbajtur Irena Gjokën qysh prej 1.5 vitesh kur dolën për herë të parë dëbimet dhe dënimet e Irena Gjokës nga Greqia është për të vënë duart në kokë. Vihen re shkelje të 4-fishta nga Irena Gjoka.

E para kemi dy dëbimet që dolën të parat dhe që kishin kushtet papajtueshmërie me statusin e magjistratit. Së dyti, ke dënim penal të formës së prerë dhe nuk mund të thotë se nuk e dija se të paktën për dëbimet ka firmosur vetë. Falsifikimin e formularëve, sepse nuk i ka raportuar këto.

Kemi dhe shkeljen e vetingut, se ka paraqitur kinse një kontratë, një copë letër pa firmosur dhe pa asnjë gjë, mes vëllezërve të vet dhe burrit të vet, sikur gjoja vëllezërit e saj kishin marrë një lokal të burrit dhe kishin bërë 60 mln lekë. Pra kjo bëri këtë pisllëk”, tha Jamarbër Malltezi./ CNA

8 MUAJ ME PARE

Hiqet vendgrumbullimi i makinave të vjetra/ Rama: Shkodra fiton një hapësirë të re, me parkun “Dua të luaj”

Lajmet kryesore deri në orën 21:00

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar planin e ri për qytetin e Shkodrës, teksa zona ku për 30 vite ishin grumbulluar makina të vjetra nga proceset gjyqësore do të shdërrohet në një park lojërash.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky park do të jetë një vend për fëmijët e familjet me mundësira argëtimi e rekreacioni për të gjitha moshat.

“Aty ku për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje makinash të mbetura si “prova” nga proceset gjyqësore, sot Shkodra po fiton një hapësirë të re jete, me parkun “Dua të luaj”, një vend për fëmijët e familjet me mundësira argëtimi e rekreacioni për të gjitha moshat. Kjo risi e bukur për Shkodrën vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit”,-shkruan Rama./CNA

8 MUAJ ME PARE

ZYRTARE/ Merret vendimi për stadiumin e Serbi-Shqipëri

Lajmet kryesore deri në orën 21:00

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit më 11 tetor, nuk do të luhet në Beograd, por në Leskovac.

Vendimi u mor nga UEFA për shkak të trazirave të fundit në Beograd dhe sjelljes problematike të tifozëve serbë ndaj Anglisë në humbjen 5-0. Serbia pritet të dënohet nga FIFA për thirrjet antishqiptare dhe incidentet në tribunë. Stadiumi i Leskovacit ka një kapacitet prej vetëm 8 mijë vendesh dhe konsiderohet më i lehtë për t’u kontrolluar.

Lajmet kryesore deri në orën 21:00

Aktualisht, Shqipëria është e dyta në grup me 8 pikë, një më shumë se Serbia, e cila ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Letonia ndodhet në vendin e katërt me 4 pikë, ndërsa Andorra është në fund pa asnjë pikë.

Shqipëria do të ketë edhe tre ndeshje në dispozicion, përfshirë një transfertë ndaj Andorrës dhe përballjen finale me Anglinë. Dueli me Serbinë shihet si vendimtar për përcaktimin e skuadrës që do të marrë vendin e dytë në grup.





Lajmet e fundit nga