Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Lajmet kryesore nga politika, kronika, aktualteti, rajoni dhe bota deri në orën 18:00
5 artikuj për këtë temë.

Mediat kanë filluar të mbajnë një këngë, atë të avokatëve të kryebashkiakut të burgosur, Erion Veliaj, se ky i fundit do të bëjë namin në Strasburg, se po shkarkohet padrejtësisht, se precedent është rasti “Berisha”, se prokurorët e SPAK-ut kanë bërë namin me shkelje procedurale, pse nuk i lejon avokatët e huaj kur ligji s’e lejon, pra të shkelet ligji për Erionin e kështu me radhë.
Më tej, gjërat dihen, prej 32 ditësh CNA i ka nxjerrë Erion Veliajn, Mero Bazen, bashkëpunëtorin e tij mashtrues, dhe disa media të tjera dhe do të vazhdojmë t’i nxjerrim. Edhe për këto broçkullat e mësipërme se do të bëhet nami në Strasburg apo për shkarkimin që Edi Rama po i bën Veliajt dhe precedentin “Berisha”.
Së pari, në Strasburg nuk ka çfarë nami të bëjë Erion Veliaj sepse qartazi prokurorët kanë zbatuar ligjin, gjykatat kanë dhënë vendimet. Në rast se prokurorët do të donin të gabonin dhe të shkelnin ligjin apo vetë gjykatësit, mjafton mbajtja e situatës në alert dhe sulmet mediatike të urdhëruara nga burgu i Durrësit për t’i bërë ata perfektë në procedurë, për të mos lënë një gabim të vetëm dhe kjo është e mira që i ka bërë çështjes së tij Erion Veliaj se ndoshta duke i lënë në qetësi prokurorët mund të gabojnë, se njerëz janë fundja.
S’ka çfarë nami të bëjë në Strasburg, fare, kur ende nuk na ka thënë se ku është dokumenti i Ols Dados që kërkon shtesë mbi lejen e ndërtimit dhe refuzimi i tij apo kush i mori ato 2 milionë eurot e famshme, që thoshte në burg se i ishin dhënë si ofertë për ta nxjerrë nga qelia. Ka dhe shumë të tjera, por po e lëmë këtu këtë pjesë.
Shkarkimi nga Këshilli Bashkiak është një instrument ligjor i qartë, ligji e përcakton mjaft mirë dhe thotë “mungesë për më shumë se tre muaj”. Pretendimi i palëve është me apo pa arsye. Se te rasti “Berisha” ka një precedent Kuvendi. Edhe këtu ia fusin kot të shkretët. Ia fusin kot, së pari, për rastin “3 muaj me arsye apo pa arsye”. Ligji nuk e thotë me arsye ose pa arsye, çka do të thotë: po mungove 3 muaj si kryetar bashkie, shkarkohesh nga Këshilli Bashkiak dhe Këshilli i Ministrave që i vendos vulën. Në rast se organi ligjvënës do ta theksonte me apo pa arsye, mund të kishte pretendime, por kur thotë më shumë se 3 muaj, është e qartë.
Kryetari i bashkisë nuk është një deputet, nga 140. Pra, ku ndryshojnë rastet? Kryebashkiaku po mungoi më shumë se 3 muaj me apo pa arsye, a mund të ketë një precedent për shembull? Se ngeli në Alaskë, se shpërtheu një vullkan dhe s’ka avionë për 6 muaj nuk vjen dot. Bashkia e Tiranës do të rrinte pa kryebashkiak apo kjo quhet arsye, vullkani. E kanë arrestuar, e kanë futur në burg, ka vendime nga të gjitha nivelet e gjykatave.
Procedura e gjyqit mund të zgjasë dy vite ndoshta dhe më shumë, pasi praktikat ligjore dihen. Përse duhet ta mbajë ende kryeministri ose Partia Socialiste në detyrë Erion Veliajn, si përfaqësuesin e saj politik?! Kush do ta menaxhojë Tiranën, e cila po qelbet erë ditë pas dite?! Jo se ishte më e pastër kur ishte Veliaj, por situata po rëndohet edhe më shumë. Si mundet të jetë kaq karafil politik Erion Veliaj? Se dikush thoshte është ujk, është bishë, kafshë politike. Në fakt, qenka thjesht dhe vetëm një karafil politik dhe asgjë më shumë.
Në momentin që mblidhet institucioni më i lartë i një partie politike si Asambleja dhe vendos që të shkarkohet përfaqësuesi politik që është pikërisht Erion Veliaj, minimalisht duhet të kishte dhënë dorëheqjen me qytetari, por nuk është ai qytetar dhe nuk ka aq shumë kurajë sepse PS-ja e ka kandiduar PS-ja e largon, për shkak të rrethanave që kanë ndodhur. Partia Socialiste nuk mund të pranojë që të lërë zgjedhësit e saj dhe Tiranën me një milion banorë pa kryebashkiak, pa administrator. Këtu qëndron dhe diferenca me Sali Berishën, i cili është një nga 140 deputetë.
Është apo nuk është Saliu në Parlament, Parlamenti vazhdon punën. Ka tjetër qasje politike Parlamenti, se është ligjvënës, kurse kryetari i bashkisë është monokratik, që do të thotë, gjithçka kalon nga ai. Kur ai nuk është në detyrë, ka problem për të firmosur ndihmën ekonomike, për të firmosur strehimin, për të firmosur lejet, për të firmosur rrogat, për të firmosur tenderët dhe gjithçka tjetër. Kryetari i bashkisë është monokratik, Erion Veliaj është kryetari i bashkisë më të madhe të Shqipërisë dhe nuk është në detyrë prej 7 muajsh, kurse Sali Berisha ishte një nga 140 deputetë.
Tjetër deputeti, me apo pa arsye, tjetër kryebashkiaku, me apo pa arsye. Se çfarë kërkon Erion Veliaj tashmë është e qartë, ndoshta është fiks ajo që është shkruar nga imzot Noli, “Kolltukofagët”, asgjë më shumë sesa kaq. Kryebashkiaku i Tiranës mungon në detyrë dhe këshilli po e shkarkon, kryeministri, Këshilli i Ministrave, në fund do t’i vërë vulën. Ai si kryebashkiak nuk ka ardhur nga hiçi, por ka ardhur si një vullnet politik i Partisë Socialiste dhe Këshilli i Ministrave ka përgjegjësinë dhe nuk mund ta lërë Bashkinë e Tiranës pa drejtues.
Edi Rama e shkarkoi Safet Gjicin për hiç, që ndoshta mund të pretendonte ky i fundit se ato pamje mund të ishin manipuluar. E shkarkoi edhe Fatos Tushen e Lushnjës, kurse Erion Veliajn e mbajti në detyrë dhe e zgjati, sepse Erioni pretendon se nuk i ka bërë ato vepra. Në fakt, janë 13 akuza, dhe për t’iu kthyer edhe njëherë Strasburgut, çfarë do t’u bëjë akuzave penale dhe dënimit që mund t’i japë gjykata Erion Veliajt pas 1-2 apo 3 viteve në Strasburg? Çfarë do t’i bëjë dosjes “5D”? Çfarë do t’u bëjë korrupsionit dhe skandaleve në Bashkinë e Tiranës?
Kryebashkiaku i burgosur që kërkon të shkojë në Strasburg me karrigen e lidhur pas trupit. Nuk ka asnjë lidhje midis Erion Veliajt dhe Sali Berishës si raste. Mungesa 3 muaj me apo pa arsye, shko në shtëpi se Tirana do administrator, kurse Sali Berisha është një nga 140 deputetë dhe nuk i prishte punë Parlamentit. Në Strasburg Erion Veliaj nuk ka çfarë i bën asgjë dënimit të tij penal dhe së fundi, Këshilli i Ministrave ka të gjithë të drejtën për ta shkarkuar dhe për t’i dhënë Tiranës një palë zgjedhje të reja dhe një garë për të vendosur një administrator të ri për kryeqytetin. Në fakt, kushdo që të vinte duhet të ishte frymëmarrje e re për Tiranën. Më të keq se Veliaj nuk ka pasur kurrë./CNA

Në një shkrim të radhës nga Mero Baze, i cili është provuar tashmë prej 32 ditësh si një mashtrues publik nga CNA, ka renditur disa argumente, që ai i mëson nga avokatët e Veliajt, se tashmë çështja ligjore e kryebashkiakut të Tiranës duhet të zgjidhej politikisht dhe për këtë duhet të bëhej pazar me Erion Veliajn.
Kjo, sipas Mero Bazes, pasi Veliaj duhet të shkonte në Strasburg si kryetar bashkie që të marrë prioritet. Në të kundërt, Mero Baze kërcënon se avokatët e Veliajt do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të bëhet nami.
Mero Baze shkruan se të gjitha argumentet ligjore na tregojnë se peshorja anon nga Veliaj:
“Të gjitha argumentet ligjore janë të tilla që në betejën juridike mes Partisë Socialiste dhe Erion Veliajt, peshorja anon nga Veliaj”.
Dhe duke qenë se anojnë nga Erion Veliaj, pra Mero e ka vënë “vulën”, kur thotë se:
“Është kjo arsyeja që socialistët duhet ta shmangin betejën juridike dhe duhet të gjejnë një zgjidhje politike për të mos krijuar tension mes këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Tiranës, vota e të cilëve në këtë rast thjesht shpërdorohet”.
Më tej, shton se ka një pazar që të komandohet, të ushtrojë funksionet nga Erioni:
“Fakti që Edi Rama emëroi si kandidate për Bashkinë e Tiranës Ogerta Manastirliun është një gjë e mirë, pasi ka ngritur stekën e përfaqësimit politik të Partisë Socialiste në Tiranë. Në këtë rast, zgjidhja më logjike është që zonja Manastirliu të delegohet si kryetare bashkie në detyrë në Tiranë, që tani, dhe të ushtrojë funksionet e saj si kryetare bashkie e deleguar nga Veliaj, derisa ai të përfundojë betejën e tij juridike”.
Dhe në fund, Mero Baze na tregon se Erion Veliaj jep shumë mundësi për të përshpejtuar procesin.
Pra, në të gjithë materialin e shkruar prej tij, është e qartë: Ai thellon përplasjen me kryeministrin. I thotë: “Shko, bëj pazare me Erion Veliajn”. Kryebashkiaku i burgosur duhet të shkojë si pasha në Strasburg, pra, me karrigen e lidhur pas prapanicës së tij, atje ku fatkeqësisht, politikisht dhe publikisht është lëpirë Mero Baze.
Ndërsa Edi Rama e ka marrë vendimin e tij, politikisht. Në Asamblenë Socialiste e ka shkarkuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Edhe ligjërisht, edhe politikisht, mbeten vetëm pak ditë për të treguar se Edi Rama nuk mund ta lërë Tiranën pa kryetar bashkie, se ka qejf Erioni të bëjë pazare apo Mero Baze të vazhdojë të marrë “llokmat” që i jepte i burgosuri në burgun e Durrësit.
Janë këto shënimet që Mero Baze vazhdon të shkruajë për të mashtruar shqiptarët, kur, në fakt, tashmë maska e tij është çjerrë dhe ka ngelur fytyra më e neveritshme e medias në Shqipëri.
Sherri duket se po thellohet dhe pazari po kërkohet pa ndalim nga Mero Baze në emër të Erion Veliajt, kur, në fakt, as më shumë e as më pak, gjithçka tashmë ka marrë zgjidhje dhe shumë shpejt Tirana do të ketë kryetaren e re të bashkisë, jo atë që do Erioni, por atë që duan socialistët dhe që duan ta votojnë qytetarët e Tiranës./CNA

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) në bashkëpunim me DVP Gjirokastër , ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit të caktuar nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për dy punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ngacmim seksual” dhe dy shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.
P. B., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Përmet.
A. A., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tepelenë (i shpallur në kërkim pasi është larguar ditën e djeshme në drejtim të Greqisë).
Shtetasi K. P., i dashuri i shtetases së mitur.
Shtetasi I. P., shok me shtetasin K.P.
Pas indicies nga një postim në rrjetet sociale, strukturat e hetimit të Drejtorisë Rajonale të AMP-së në bashkëpunim me DVP Gjirokastër kanë kryer veprimet e para hetimore, ku ka rezultuar se një vajzë e mitur me iniciale K.G., e nxitur nga i dashuri i saj shtetasi K.P., dhe shoku i tij shtetasi I.P., kanë shantazhuar punonjësin e policisë A.A., duke i kërkuar një shumë monetare prej 10 milionë lekësh të vjetër si këmbim për të mos publikuar një video intime të tij, e regjistruar me aparat telefonik.
Gjithashtu nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësi i policisë P.B., (njerku i shtetases së mitur) prej disa vitesh ka pasur lidhje intime.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes./CNA

Në Korçë nis mbrëmjen e sotme edicioni i dytë i festivalit “Korça Serenights”, një aktivitet që synon të kthehet në traditë të përvitshme për qytetin e serenatave. Nënkryetarja e bashkisë, Benila Themeli, thekson për CNA TV, se ky festival është një ëndërr e vjetër e institucioneve vendore, që prej gati dy dekadash kanë kërkuar të organizojnë një event të dedikuar vetëm për këtë trashëgimi muzikore. Sipas saj, gjatë dy dekadave të fundit serenatat janë sjellë vetëm në formën e suvenireve muzikore apo si pjesë komplementare e aktiviteteve të tjera kulturore. Por tashmë, me festivalin “Korça Serenights”, serenata ka gjetur një hapësirë të dedikuar, duke u rikthyer me dinjitet dhe me një organizim të plotë nga Bashkia e Korçës.
"Ju e dini që prej gati dy dekadash, Bashkia e Korçës ka pasur një qasje të dedikuar për eventet dhe në këtë rrugëtim, një nga pengjet tona ishte organizimi i një festivali dhe një eventi dedikuar serenatës. Sepse në Korçë, në këtë fluks të shtuar të turistëve vendas e të huaj, ato pikat e qytetit, të cilat nuk mbeten asnjëherë pa njerëz dhe ku vështirë është të gjesh vende të lira, janë vende ku këndohet serenatë në fundjavë. Pra, serenata është një vlerë identifikuese e Korçës dhe regjistrimet e fundit kanë qenë në fund të viteve '90-të në një spektakël që ka organizuar televizioni lokal i qytetit në atë kohë. Jemi përpjekur t'i servirim në këto vite në trajtën e suvenireve ato këngë me cilësi jo të mirë, apo t'i risjellim serenatat si pjesë komplementare të aktiviteteve të tjera, por nuk kemi pasur një event për serenatën. E kemi diskutuar me shumë krijues korçarë, Pandi Laçon, Adi Hilën dhe u desh të mbërrinte momenti i duhur, viti i kaluar, ku një nga festivalet e reja që u krijua ishte 'Korça Serenights' dhe sivjet vjen në edicionin e dytë, totalisht e ideuar, e ndjekur dhe e zbatuar nga bashkia."
Ky edicion do të shtrihet në tri net të mbushura me muzikë, ekspozita dhe emocione. Aktiviteti çelet me një ekspozitë të kitarave të serenatistëve korçarë, të vendosura në një ambient simbolik në Pazarin e Vjetër, pikërisht aty ku është xhiruar një nga skenat e filmit “Përballimi”, me aktorin e madh Pandi Raidhi. Kitarat e figurave të njohura si Ilia Vinjau, Gjergji Peleshi apo Naum Turova, si dhe instrumente të tjera që kanë qenë pjesë e familjeve korçare, do të ekspozohen për publikun, duke sjellë një lidhje mes së shkuarës dhe së tashmes.
"E fillojmë që natën e parë me një ekspozitë të kitarave të serenatistëve korçarë, ka mandolina të Korit Lira, kitara të serenatistëve si Ilia Vinjau, Gjergji Peleshi, Naum Turova që nuk janë më, por edhe me kitara të personaliteteve të kulturës korçare si Vangjush Tushi, që nuk njihet si serenatist, por në shtëpinë e tij kishte një kitarë. Do të ketë shumë emocion mbrëmja e sotme sepse do të ketë familjarë të serenatistëve dhe është gjetur një lokacion shumë interesant, një dyqan në pazar që kujton një aktor korçar që ka krijuar personazhin e Pllaton Bubuqit në filmin 'Përballimi', i madhi Pandi Raidhi. Në dyqanin e filmit ku Pllatoni kishte dyqanin e vet dhe këndonte këngën 'Ta mbash mend sa të rrosh', aty do të ekspozohen kitarat e vjetra të Korçës. Është një gjetje për të lidhur të shkuarën me të sotmen e serenatës."
Në natën e dytë, skena do të zhvendoset përpara Liceut Francez, aty ku do të mblidhen grupet që ende e mbajnë gjallë serenatën në lokalet e qytetit. Emra si Jorgjeta Lalazi, Vaskë Niço dhe këngëtarë të tjerë do të performojnë këngë të dashura që çdo fundjavë i japin jetë Korçës.
"Do të vijojmë me natën e dytë te sheshi para Liceut Francez, atje do të mblidhen të këndojnë në një mbrëmje shumë të bukur, grupet që aktualisht këndojnë serenatë në Korçë. Jorgjeta Lalazi që vazhdon këndon, Vaskë Niço, e këngëtarë e grupe të tjera që performojnë nëpër lokalet e Korçës dhe çdo fundjavë mbajnë gjallë këngët e serenatës, shpirtin e saj."
Një nga momentet më të veçanta të këtij edicioni është pjesëmarrja e këngëtarit shkodran Frederik Ndoci. Ky bashkëpunim simbolizon lidhjen mes serenatave korçare dhe jareve shkodrane, dy vlera të mëdha të kulturës shqiptare. Organizatorët theksojnë se ky është vetëm hapi i parë drejt një festivali të përbashkët mes dy qyteteve, që pritet të realizohet vitin e ardhshëm.
"Ku ka më bukur sesa në tri net të dedikuara, të mblidhen në Korçë zërat më të mirë që nuk janë këtu. Kemi edhe një zë brilant nga Shkodra, Frederik Ndocin, në këtë edicion dhe jo pa qëllim, sepse komunikimi i Korçës dhe Shkodrës, serenatat tona dhe jaret shkodrane janë vlera identifikuese e krejt kulturës shqiptare. Me Frederikun kemi diskutuar që vitin e ardhshëm të bëjmë një festival serenate ku jaret shkodrane dhe serenatat tona do të jenë bashkë. Pra, vlerat tona të kulturës duhen promovuar e ngritur në nivel artistik, që të ruhen edhe në brezat e tjerë që do të vijnë më pas."
Mbrëmja gala do të kurorëzohet nën kujdesin e mjeshtrit Josif Minga, i cili ka përzgjedhur këngëtarët dhe ka realizuar të gjitha aranzhimet. Në skenë do të ngjitet Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, duke e çuar serenatën në një nivel artistik të lartë. Për interpretimin e tyre janë zgjedhur emra të njohur të muzikës shqiptare, kryesisht korçarë, që do t’u japin jetë melodive tradicionale me një dimension të ri profesional.
"Nën kurimin e jashtëzakonshëm të mjeshtrit Josif Minga, të cilin kemi fat që e kemi ende në Korçë, do të vijë një mbrëmje gala ku orkestër do të jetë orkestra simfonike e Forcave të Armatosura dhe këngët janë të aranzhuara të gjitha nga profesori. Ai ka zgjedhur këngëtarat, këngët, e bëhet fjalë për emrat më në zë të muzikës shqiptare, emra shumë të njohur, kryesisht korçarë, që do të interpretojnë serenatat."
Bashkia e Korçës po mendon gjithashtu që incizimet e vitit të kaluar dhe të këtij edicioni të shndërrohen në suvenire muzikore, të cilat do t’u ofrohen vizitorëve si një mënyrë për të marrë me vete një pjesë të shpirtit të qytetit. Kjo do të shërbejë si promovim i vlerave kulturore dhe si një mënyrë për t’i ruajtur serenatat për brezat e ardhshëm. Sipas nënkryetares Benila Themeli, “Korça Serenights” nuk është thjesht një festival muzikor, por një gur i çmuar në gjerdanin kulturor të qytetit, që bashkon të shkuarën me të tashmen dhe që synon të jetë një atraksion i përvitshëm turistik dhe artistik për Korçën.
"Kjo do të jetë një mbrëmje e një niveli shumë të lartë, e gjitha do të incizohet dhe jemi duke menduar që inçizimet e vitit të kaluar dhe të këtij edicioni, të jenë një nga suveniret e Korçës, ku një vizitor mund të marrë të incizuar një serenatë të aranzhuar profesionalisht, të interpretuar në një nivel tjetër profesional. E shkuara dhe deri te vlera e së sotmes, kjo është filozofia e këtij festivali, i cili do të kthehet në një traditë të përvitshme për Korçën, pasi serenata është një gur i çmuar në gjerdanin e vlerave që ne si Korçë kemi."
Edicioni i dytë i "Korça Serenights" sjell tri net me ekspozita, koncerte dhe një gala të veçantë, duke bashkuar serenatat korçare me vlerat muzikore shqiptare. Me pjesëmarrjen e artistëve vendas e të huaj dhe me mbështetjen e Bashkisë së Korçës, festivali synon të kthehet në një traditë të përvitshme, që ruan trashëgiminë dhe e shndërron serenatën në një atraksion kulturor e turistik për qytetin./CNA

Prokuroria e Durrësit kërkon "burg përjetë" për dy djemtë e Pëllumb Metës, të cilët vranë dhe më pas fshehën trupin e pajetë të babait të tyre.
Kërkohen 3 vite për bashkëshorten dhe 30 vite për vajzën.
Kujtojmë se Pëllumb Meta u gjet i groposur pranë banesës së tij në një kasolle bagëtish.
Për këtë janë arrestuar tre fëmijët e viktimës, Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta.
Të tre fëmijët kanë dhënë deklarata kontradiktore para autoriteteve.
Fillimisht për krimin u akuzua dhe arrestua 19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila pranonte se krimin e kishte kryer ajo.
Më pas i vëllai, Hysen Meta, deklaroi se krimin e kishte kryer ai dhe se vëllai dhe motra e tij ishin bashkëpunëtorët.
Më pas ai ka ndryshuar deklaratën e tij duke thënë se nuk e kishte kryer ai krimin.
Nga ana tjetër, Amarildo ka dëshmuar se krimin e ka mësuar nga nëna e tij.
Hygerta Meta vijon me pretendimin e saj se e ka vrarë ajo babain për shkak të dhunës dhe se kërkonte që ta fejonte pa dëshirën e saj./CNA
Zbulohen emrat e deputetëve/ Opozita me gr...
"Mazhoranca po planifikon kufizimin e g...
PL bëhet me grup parlamentar/ Partia Demok...
Vangjush Dako rikthehet në burg 16 Shtato...
https://www.cna.al/politike/dosja-partizani-malltezi-eshtj...
Pse gazetari që "kutërbon", Mero Baze, nuk...
"Çyrbja" kalon në Themel/ Të pandehurit...
Dëshmia në Hagë/ Rubin: Thaçi kishte rol p...
Lirimi i hapësirave/ Rama, ultimatum bizne...
Çfarë fshihet pas heshtjes së "Turkish Air...
https://www.cna.al/aktualitet/dita-e-24-t-ende-ne-pritje-v...
Historike! Shqipëria mirëpret për herë të ...
Qeveria në “WhatsApp” dhe çfarë pritet nga...
Dita e 23-të/ Ende në pritje, Veliaj dh...
Kontrata me DHL/ Celibashi: Nëse nuk do ta...
Klodiana Lala zbardh të tjera detaje për k...
Masakra në Shkodër/ Zbërthehet autori: Obj...
Firmoset dekreti/ Kuvendi i Shqipërisë mbl...
“Air Albania” si vrasje me paramendim, e m...
Mashtruesi Zeqo Pilafi, në pleqërinë e tij...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...