Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Lajmet kryesore nga aktualiteti, politika, kronika, rajoni dhe bota deri në orën 12:00
5 artikuj për këtë temë.

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, ka reaguar sot pas mbledhjes me dyer të mbyllura të Komisionit të Çështjeve ligjore të Bashkisë së Tiranës.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve u fut në rend dite për në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, propozimi për shkarkimin e Veliajt.
Në fjalën e tij para gazetarëve, Shabani u ndal edhe te diskutimet për praninë ose mospraninë në mbledhjen për shkarkimin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Shabani tha se Veliaj nuk ka për çfarë të dëgjohet.
Shabani theksoi se fakti kronologjik tregon se pas disa muajsh në burg, Veliaj mund të shkarkohet, por sipas tij, ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen në respekt të opinionit publik.
“Ka një fakt kronologjik. Veliaj që prej 10 shkurtit është në burg. Ligji është i qartë që pas 3 muajsh mosprani, ai shkarkohet. Një orë debat është bërë se nuk janë përfshirë kërkesat e opozitës. Sot u erdhën mendtë anëtarëve të PS-së dhe po votojnë për kërkesat tona. Nuk kishte argumente, por nuk u pranua që Veliaj të vinte sot në sallën e Këshillit Bashkiak. Por rolin kryesor e ka Prokuroria. Nuk kishin argumente. Për mendimin tim nuk ka çfarë të dëgjohet më Veliaj në mbledhje. Nuk ka për çfarë të dëgjohet. Është në kushtet që duhet të jepte dorëheqjen për të respektuar opinionin publik. Kërkesa ime ishte që të nisej me një ndjesë për Bashkinë e Tiranës”,-tha Shabani./CNA

Kryebashkiaku i burgosur i Tiranës, Erion Veliaj, i cili tashmë pritet të gjykohet me 13 akuza të rënda penale, ka filluar “betejën” e tij me kryeministrin Rama. Një betejë që në fakt lidhet me karrierën politike të kryebashkiakut të Tiranës, që vjen me një karrierë në luftë me socialistët në vitin 2004 si bashkëpunëtor i ngushtë i Berishës, më pas si aleat i Edi Ramës, duke marrë vetëm një “grusht vota” si “99-ç” në vitin 2009.
Më tej deputet e ministër dhe tani i burgosur për vepra të rënda penale me akuza korrupsioni, pastrim i produkteve të veprës penale etj.
Fati i Erion Veliajt është “shpresë dhe marrëzi” në këto momente. Shpresë, nga ana e tij, për të shpëtuar imazhin dhe figurën. Këtë e pamë dhe e lexuam edhe në përgjimet e publikuara nga mediat dhe në mënyrë të veçantë nga CNA, ku dukej se kryebashkiaku kishte shpresë për t’u rikthyer në politikë, për të qenë në postet e tij, për të pasur një aktivitet.
Populli ka dhe një shprehje, “Shpresa vdes e fundit”.
Marrëzia e Erion Veliajt për të mbajtur gjallë atë që shkruam dhe më sipër, karrierën e tij politike. Për të shpëtuar, pasi gjithmonë e ka konsideruar veten të gjithëpushtetshëm. Ndoshta jetonte në një tjetër univers. Diku duke folur dhe për b*l*t e tij prej hekuri, që kontrollonin SPAK-un. Është po ky SPAK që tashmë e ka çuar në gjykatë me një dosje voluminoze me plot 13 akuza dhe një dosje tjetër nën hetim, për të cilën ende nuk dihet deri ku ka shkuar mbledhja e fakteve dhe provave.
Marrëzia e Erion Veliajt fillon me avokatët e huaj, me gënjeshtrat e tij se po i shkelen të drejtat që nuk i lejohet të ketë një avokat anglez apo amerikan. Në fakt, ai dhe avokatët e tij shqiptarë e dinë mjaft mirë se Kodi Penal e ka të qartë: mund të përfaqësohesh vetëm nga dy avokatë. Dhe Erion Veliaj ka dy avokatë shqiptarë. Mund të përfaqësohesh nga avokatë të huaj kur ata janë përfaqësues të studiove ligjore në një nga vendet e BE-së. As SHBA-ja dhe as Britania nuk janë pjesë e BE-së.
Pra, kjo është një nga marrëzitë e para, nga “vetëpushkatimet” publike që bën Erion Veliaj, i cili me sa duket kërkon t’i përdorë në Strasburg. Në fakt, nuk i përdor dot as në zyrën ligjore të bashkisë, me Alban Dokushin, sepse edhe ky i fundit do t’ia kishte hedhur surratit këto teza.
Marria shkon tek akuzat se mediat nxorën sekretet hetimore, kur në fakt gjithçka ka dalë pasi dokumentet u janë dhënë avokatëve të Erion Veliajt. E rastësishme që avokatët ua jepnin apo konfirmonin gazetarëve dhe më pas akuzonin mediat se i kishin nxjerrë dhe burimi ishin prokurorët?!
Marrëzia e tretë ishte mashtrimi që u bë disa herë në mënyrë të përsëritur se prokurori Ols Dado i kishte kërkuar Erion Veliajt leje për një shtesë. Në fakt, prej gati 5 javësh CNA u kërkon kryebashkiakut dhe avokatëve të tij të publikojnë dokumentin që mban firmën e Ols Dados. Pra, kërkesën e këtij të fundit dhe refuzimin e kryebashkiakut me firmën e Erion Veliajt. Dhe kjo nuk po publikohet.
Më tej, mashtrimet publike, marritë e tij se nuk po hetohej gruaja, nuk kishte asnjë hetim, por disa verifikime për Ajolën. Mashtrimet e tjera publike, se nuk kishte hetim ndaj Erion Veliajt dhe se ai po shkonte të bënte një lëvizje proaktive. Po shkonte te çunat që ta dëgjonin ata siç donte ky. Ndoshta kujtonte se prokuror do të kishte Arben Rakipin. Në fakt, ky i fundit me familjarët e tij, i kanë çuar akuzën e 13-të, atë të shpërdorimit të detyrës.
Fati i Erion Veliajt është vërtetë shpresë dhe marrëzi. Dikush mund t’i uronte paç fatin e k**vës, siç është një shprehje popullore.
Në fakt, Erion Veliaj ka fatin e tij. Erion Veliaj e shkroi vetë fatin e tij politik dhe ligjor, sepse ende sot, gati 8 muaj pas prangave, apo gati më shumë se një vit e gjysmë pas nisjes së hetimeve, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet pas hekurave, nuk është përpjekur kurrë të përballet me të vërtetën. Nuk ka qenë kurrë në nivelin e një qytetari dhe intelektuali që duhet të përfaqësojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Nuk mundi dot kurrë të shkëputej nga lidhja me karrigen e tij, pra të jepte dorëheqjen kur po hetohej. Të dilte i pafajshëm dhe pastaj kishte një karrierë të ndritur politike përpara. Por dhe sot po përpiqet të krijojë një lëmsh te socialistët, një rrëmujë. Vazhdon me mashtrime, me lëvizje që tregojnë sërish marrëzi.
Del publikisht dhe thotë se kërkon të dëgjohet. Në fakt, që të dëgjohet në Këshillin Bashkiak duhet t’u drejtohej prokurorëve, jo Këshillit Bashkiak. Ka mundësinë ta regjistrojë me audio, ka mundësinë ta shkruajë, ta dërgojë. Të gjitha këto janë lëvizje të pashpresa të kryebashkiakut Veliaj, sepse Asambleja socialiste, kryeministri, kryetari i partisë së tij, që e ka kandiduar, doli dhe tha të shkarkohet. Nuk pati kurajë Erion Veliaj të jepte dorëheqjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit, por vazhdoi dhe u përpëlit e u tërhoq zvarrë, për t’u përballur me Edi Ramën.
Edhe tani që po e shkarkojnë krijon ngërç, presione, do të shkojë në Kushtetuese, do të shkojë në Strasburg. Nuk ka kurajë të thotë: “Po më shkarkoi PS-ja, unë jap dorëheqjen, shkoj e përballem me drejtësinë”. Sepse ai e di që nuk është i pafajshëm, por ai fatin e tij po e bën “shpresë dhe marrëzi”, kur në fakt shpresa vdes e fundit.
Por marrëzia është kur partia politike dhe faktet janë para syve të tu. Ti i shikon dhe me çdo hap që hedh, me marrinë tënde, shkatërron fatin në çdo lëvizje ligjore dhe politike që kryen.
Pa asnjë diskutim që fati i Erion Veliajt është thjesht dhe vetëm, shpresë dhe marrëzi. Ku marrëzia është pa fund dhe shpresa duket se po vdes./CNA

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, foli sot pas seancës së gjyqit me botuesin Carlo Bollino, për një kallëzim të bërë ndaj këtij të fundit për vjedhjen e një trualli publik për interesa personale.
Në deklaratën e tij për mediat pas daljes nga Gjykata e Tiranës, Këlliçi u shpreh se pas seancave, Bollino e ka pasur zakon të shkonte dhe të raportonte tek Erion Veliaj, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit.
Këlliçi shtoi se ky akt i mbështetur nga qeveria ka lënë mijëra banorë pa sipërfaqe publike që mund të përdorej për një shkollë.
“E ka pasur zakon që pas seancës këtu, shkonte dhe ia raportonte Veliajt. Kemi të bëjmë me një rast të vjedhjes së një territori, duke lënë banorët pa asnjë shkollë. Famozi leçjan Carlo Bollino, i favorizuar nga Rama dhe Denaj, ka grabitur një truall për një televizion privat, që fyen opozitën. Më 11 korrik kemi depozituar një kërkesë mbi kallëzimet e depozituara nga deputetë të PD-së. Jemi në pritje. E dimë që po kryhen hetime dhe procedura të posaçme”,-tha Këlliçi./CNA
Këtë të martë, në orën 22:00, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, do të transmetohet ekskluzivisht një reportazh dedikuar figurës së Llazar Fundos, në përkujtim të 81-vjetorit të pushkatimit të tij, më 23 shtator 1944.
Reportazhi sjell pamje dhe dëshmi nga udhëtimi i një skuadre nga Shqipëria drejt ishullit italian të Ventotenes, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore u internuan qindra antifashistë europianë dhe shqiptarë, intelektualë, filozofë, aktivistë politikë, të cilët më vonë u bënë autorët e ideve të para të Bashkimit Europian.
Ndër ta ishte edhe Llazar Fundo, një nga intelektualët më të formuar të kohës, poliglot, me arsimim në Sorbonë dhe veprimtari politike në Shqipëri dhe jashtë saj.
I internuar në ishullin e Ventotenes si antifashist, do të binte në kontakt me ideologët italianë, Altiero Spinelli dhe Ernesto Rossi, me të cilët Fundo do të hartonte "Manifestin e Ventotenes", i njohur si pararendës i Kongresit të Hagës dhe i Deklaratës së Shumanit.
Në këtë udhëtim të zhvilluar në muajin qershor morën pjesë gazetari Blendi Fevziu, regjisori i emisionit “Opinion” Indrit Kasmi, skulptori Adi Dule, kreu aktual i Kuvendit Niko Peleshi, kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatjon Hoxhalli dhe gazetari Elvi Fundo.
Përveç pamjeve nga Ventotene, emisioni sjell edhe një intervistë ekskluzive mes gazetarit Blendi Fevziu dhe Elvi Fundos, ku diskutohet mbi figurën komplekse të Llazar Fundos, si dhe përplasjet e tij me ideologjitë e kohës.
Llazar Fundo, i njohur për mendimin e tij kritik dhe refuzimin e diktaturave, si asaj fashiste, ashtu edhe komuniste, u burgos nga regjimi fashist në vitin 1939 dhe u internua në Ventotene. Pas rënies së regjimit fashist dhe rikthimit të tij në Shqipëri, Fundo u arrestua dhe më 23 shtator 1944 u pushkatua pa gjyq nga komunistët shqiptarë, i akuzuar si “armik i popullit”.
Ky reportazh sjell rrëfime nga vendet ku ai u internua, reflektime për kontributin e tij intelektual dhe një përpjekje për ta rikthyer në kujtesën kolektive si një zë të rëndësishëm të mendimit të lirë në Shqipëri./CNA

Ndërtoi 77% më shumë sesa leja e miratuar, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq ndërtuesin, kryeinspektorin dhe ekspertin për ‘shpërdorim detyre’, ‘ndërtim të paligjshëm’ dhe ‘ekspertim të rremë’.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin N.Q., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a pg.4 i Kodit Penal, shtetasin Gj.M., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe shtetasin E. S., për kryerjen e veprës penale “Ekspertimi i rremë” parashikuar nga neni 309 pg.1 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.322 të vitit 2021, rezultoi se ndërtimi i realizuar nga investitori/subjekti ndërtues, në lagjen “Kongresi” Bashkia Lushnjë, u krye në shkelje të rëndë të kushteve të lejes së ndërtimit. Prokuroria dokumentoi se shtetasi N.Q., pasi ishte pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia Lushnjë, gjatë zbatimit të projektit, ka realizuar punime tej lejes së marrë. Në total sipërfaqja e ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit rezultoi 276.6m², ose 77% e ndërtimit.
Gjithashtu, veprimet hetimore u fokusuan në drejtim të veprimeve dhe mosveprimeve të strukturave inspektuese vendore pranë Bashkisë Lushnjë, Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit pranë kësaj bashkie. Nga ana e autoritet inspektues, IMT-së, Bashkia Lushnjë, personave përgjegjës të ngarkuar me ushtrimin e detyrave funksionale që lidhen me kontrollin e territorit dhe monitorimin në vijimësi të zbatimit të lejeve ndërtimore, u konstatua se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës. Fakti penal i konstatuar iu atribua nga prokuroria shtetasit M.Gj., me detyrë Kryeinspektor pranë IMT-së Bashkia Lushnjë, në kohën e kryerjes së veprës.
Po kështu edhe shtetasi E.S., me cilësinë e ekspertit me kryerjen e aktit të ekspertimit, ka paraqitur të dhëna të rreme që lidhen me sipërfaqen reale të ndërtimit të realizuar. Nga hetimet rezultoi se sipërfaqja e ndërtuar nga i pandehuri ishte disa herë më e madhe se ajo e pasqyruar nga eksperti.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të gjithë shtetasve që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve, si dhe punonjësve shtetërore ose në shërbim publik që kryejnë vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore./CNA
Kreu marrëdhënie me të mitur/ Gjykata e Fi...
Një gol dhe karton i kuq, mbyllet derbi La...
Mori 700 euro në këmbim të lejes/ GJKKO ve...
Veliaj dhe rasti “Berisha”, një sqarim për...
Zbulohen emrat e deputetëve/ Opozita me gr...
"Mazhoranca po planifikon kufizimin e g...
PL bëhet me grup parlamentar/ Partia Demok...
Vangjush Dako rikthehet në burg 16 Shtato...
https://www.cna.al/politike/dosja-partizani-malltezi-eshtj...
Pse gazetari që "kutërbon", Mero Baze, nuk...
"Çyrbja" kalon në Themel/ Të pandehurit...
Dëshmia në Hagë/ Rubin: Thaçi kishte rol p...
Lirimi i hapësirave/ Rama, ultimatum bizne...
Çfarë fshihet pas heshtjes së "Turkish Air...
https://www.cna.al/aktualitet/dita-e-24-t-ende-ne-pritje-v...
Historike! Shqipëria mirëpret për herë të ...
Qeveria në “WhatsApp” dhe çfarë pritet nga...
Dita e 23-të/ Ende në pritje, Veliaj dh...
Kontrata me DHL/ Celibashi: Nëse nuk do ta...
Klodiana Lala zbardh të tjera detaje për k...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...