Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Lajmet kryesore nga politika, aktualiteti, kronika, rajoni dhe bota deri në orën 15:00
5 artikuj për këtë temë.

Gjykata e Fierit ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 25 vite burg shtetasin me iniciale Xh. V.
I dënuari akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur. Xh. V. ka rënë në pranga në janar të vitit 2023, pasi abuzoi me një të mitur të cilën e kishte ftuar në banesën e tij dhe më pas kreu marrëdhënie seksuale.
Gjithashtu ai akuzohet edhe për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, vepra për të cilat është ndarë procedimi penal.
Njoftimi i gjykatës
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, në përfundim të gjykimit u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vjet burg Xhevahir Veizin për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar në neni 100 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.26, datë 13.01.2023, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar në nenet 100, 114 dhe 278/2 të Kodit Penal, rezultoi e provuar se, shtetasi Xh. V, duke përfituar nga gjendja ekonomike e familjes së të miturës dhe nga njohjet që ato kishin, e ka ftuar në banesë të miturën dhe mandej ka përfituar nga gjendja e saj vulnerabël duke kryer marrëdhënie seksuale me të.
Në kuadër të këtij procedimi i pandehuri Xh.V u arrestuar në flagrancë më datë 12.01.2023.
Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar për gjykim të pandehurin Xh.V, për veprën penale “Marrëdhënieseksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar në neni 100 i Kodit Penal. Ndërkohë, për veprat e tjera është ndarë procedimi penal.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë apo dëmtojnë mirëqënien dhe zhvillimin normal të të miturve.

Erion Veliaj dhe mbetja e tij mediatike, Mero Baze, vijojnë të mashtrojnë publikisht shqiptarët, për të 36-n ditë me radhë.
Vijojnë gënjeshtrat dhe akuzat e Veliajt dhe Mero Bazes ndaj prokurorit Ols Dado për të cilin pretendojnë se ka kryer hetimet për hakmarrje dhe në konflikt interesi, pasi, sipas tyre, ka kërkuar shtesë mbi lejen.
36 ditë dhe Mero Baze e Erion Veliaj nuk e kanë publikuar dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e Erion Veliajt.
Pretendimi i Erion Veliajt
Në pikën 135, Veliaj thotë se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

Në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erioni e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

Pretendimi i Mero Bazes
Mero Baze thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia.
“Pra, është e qartë që kemi të bëjmë me një hetim të kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal për të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia, e cila nuk i është realizuar”, thotë Mero Baze, i cili shërben si vegël e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Atëherë pse nuk e vërteton Mero Baze? Ku e ka dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmë të Erion Veliajt? Pse nuk e nxjerr?
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin publik ndaj shqiptarëve prej 36 ditësh, thjesht dhe vetëm për të sulmuar drejtësinë për faktin se ka çuar prapa hekurave një kryebashkiak të arrestuar për disa vepra të rënda penale dhe me 13 akuza./CNA

Restorant "Berlini" në Tiranë është renditur në "Top-3" restorantet më të mira të kryeqytetit, në platformën “Tripadvisor”.
Renditja është bërë nga mijëra klientë në mbarë Europën dhe botën.
I ndodhur në rrugën “Jul Variboba”, një restorant me një kuzhinë ku ndërthuren në mënyrë perfekte tradicionalja dhe modernia. Restorant “Berlini” ofron shije unike të gastronomisë shqiptare me një menu mjaft të pasur.


Duke nisur nga antipastat, supat dhe produktet e mishit dhe peshkut deri te specialitetet e vetë restorantit, që përfshjnë pulë thai me karkaleca apo gjuzë me salcë limoni.
Përveç menusë mjaft të larmishme, restorant “Berlini” ka dhe një arredim me plot ngjyra dhe ndriçim që përcjell ngrohtësinë dhe mikpritjen te vizitorët.


Te “Berlini” çdokush mund të gjejë atë çka dëshiron dhe të ketë një përvojë unike në ambientet e restorantit./CNA
View this post on Instagram

Aleanca mes Erion Veliajt dhe Sali Berishës është bërë publike.
Në konferencën e sotme për shtyp, Sali Berisha ka dalë hapur për aleancën e tij me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Shumë deklarime të bëra nga kryetari i PD-së, se Erion Veliaj ishte i arrestuar në mënyrë të padrejtë apo se i ishin shkelur të drejtat dhe po trajtohej në mënyrë çnjerëzore në qeli.
Ndërsa sot ka deklaruar se këshilltarët demokratë do të votojnë që Erion Veliaj të dëgjohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Me shumë gjasa opozita pritet të votojë dhe kundër shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.
“Erion Veliaj ka bërë letër-kërkesë që të dëgjohet. Këshilltarët tanë do të votojnë që Veliaj të dëgjohet. Është një e drejtë që s’mund t’i mohohet”, deklaroi Berisha në konferencën e sotme.
Aleanca Berisha-Veliaj duket qartë dhe mbështetja që i japin mediat e financuara nga kryebashkiaku dhe familjarët e tij, kryedemokratit.
Zbulohet qartazi tashmë aleanca e Berishës me Veliajn, si një skemë e qartë kundër kryeministrit Edi Rama./CNA

Këshilli Bashkiak i Vlorës ka vendosur që Ermal Dredha të zëvendësohet nga Elis Halili, në krye të bashkisë, deri në zgjedhjen e një kryetari të ri të bashkisë.
Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak është shoqëruar me debate mes këshilltarëve socialistë dhe atyre demokratë, për emrin që do të zëvendësonte Dredhën dhe mënyrën se si do të votohej.
Këshilltarët demokratë janë shprehur se nuk e njohin mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të komanduar për Bashkinë e Vlorës dhe do ta çojnë çështjen në gjykatë.
Ermal Dredha dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Vlorës më 10 shtator 2025. Post, të cilin Dredha e mbajti për dy vite, që prej vitit 2023, ku u shpall fitues në zgjedhjet lokale.
Një gol dhe karton i kuq, mbyllet derbi La...
Mori 700 euro në këmbim të lejes/ GJKKO ve...
Veliaj dhe rasti “Berisha”, një sqarim për...
Zbulohen emrat e deputetëve/ Opozita me gr...
"Mazhoranca po planifikon kufizimin e g...
PL bëhet me grup parlamentar/ Partia Demok...
Vangjush Dako rikthehet në burg 16 Shtato...
https://www.cna.al/politike/dosja-partizani-malltezi-eshtj...
Pse gazetari që "kutërbon", Mero Baze, nuk...
"Çyrbja" kalon në Themel/ Të pandehurit...
Dëshmia në Hagë/ Rubin: Thaçi kishte rol p...
Lirimi i hapësirave/ Rama, ultimatum bizne...
Çfarë fshihet pas heshtjes së "Turkish Air...
https://www.cna.al/aktualitet/dita-e-24-t-ende-ne-pritje-v...
Historike! Shqipëria mirëpret për herë të ...
Qeveria në “WhatsApp” dhe çfarë pritet nga...
Dita e 23-të/ Ende në pritje, Veliaj dh...
Kontrata me DHL/ Celibashi: Nëse nuk do ta...
Klodiana Lala zbardh të tjera detaje për k...
Masakra në Shkodër/ Zbërthehet autori: Obj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...