web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryesoret deri në orën 12:00

CNA sjell lajmet kryesore deri në orën 12:00

5 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Shtyhet seanca për "Partizanin"/ Caktohet data për procesin e radhës

Kryesoret deri në orën 12:00

Seanca për dosjen "Partizani" është shtyrë për në datën 13 tetor.

Kreu i PD-së, Berisha, dhe të pandehurit e tjerë, kërkuan pavlefshmëri të akteve dhe prokurorët e SPAK-ut kërkuan kohë për shqyrtimin e kërkesës për t'u shprehur në seancën ardhshme.

Malltezi tha se çështja do të shkojë në Strasburg dhe do të kërkohet seancë publike për proces politik./CNA

8 MUAJ ME PARE

Kryepiskopi Joan në Selanik: Teologjia Orthodhokse përballë epokës digjitale

Kryesoret deri në orën 12:00

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joani, po merr pjesë në Konferencën e II-të Ndërkombëtare të organizuar nga revista teologjike “Θεολoyiα”, që po zhvillohet në qytetin e Selanikut nga data 29 shtator deri më 1 tetor 2025.

Tema qendrore e konferencës është: “Teologjia Orthodhokse dhe ‘Ontologjia’ e Teknologjisë: Pasojat Antropologjike, Politike, Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore”

Një temë thelbësore për botën bashkëkohore, që ngre pyetje të thella mbi ndikimin e teknologjisë në qenien njerëzore dhe jetën shpirtërore.

Kryepiskopi Joan shoqërohet në këtë aktivitet të rëndësishëm nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Anastasi, dhe Kryedhjakoni Johani. Delegacioni i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë u prit me nderime në pikën kufitare të Kapshticës nga Mitropolitët e Grevenasë, Kosturit dhe Siastisës.

Kryesoret deri në orën 12:00

Gjatë punimeve të konferencës, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, do të referojë mbi një nga temat më të ndjeshme të kohës sonë:

“Tjetërsimi Digjital dhe Terapeutika Orthodhokse: Një Qasje Baritore ndaj Teknologjisë”

Referimi synon të ofrojë një analizë të thellë baritore e teologjike mbi sfidat që sjell epoka digjitale për identitetin njerëzor, jetën shpirtërore dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore.

Konferenca po zhvillohet nën kujdesin e Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë dhe organizohet nga revista akademike “Θεολoyiα”.

Kryetar i Konferencës është Kryepiskopi i Athinës dhe gjithë Greqisë, Fortlumturia e Tij Jeronimi II, ndërsa në komitetin organizues marrin pjesë disa nga mitropolitët më të shquar të Kishës së Greqisë.

Në këtë ngjarje të nivelit të lartë po marrin pjesë:

Patriarku Ekumenik Vartholomeu I

Krerët e Kishave Orthodhokse të Bullgarisë, Qipros dhe Shqipërisë

Delegacione zyrtare të Kishave Autoqefale Orthodhokse

Përfaqësues të autoriteteve politike dhe juridike të Greqisë

Konferenca synon të jetë një hap i rëndësishëm në ndërtimin e një përgjigjeje të përbashkët dhe të qëndrueshme nga ana e Kishës ndaj sfidave të teknologjisë moderne, në mbrojtje të njeriut si ikonë e Zotit.

Kryesoret deri në orën 12:00

Njoftimi zyrtar.

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Fortlumturia e tij Imzot Joani po merr pjesë në konferencën II-të ndërkombëtare  të revistës “Θεολoyiα”  me temë:

“Teologjia Orthodhokse dhe ‘Ontologjia’ e Teknologjisë: Pasojat Antropologjike, Politike, Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore"

Fortlumturia e Tij Imzot Joani shoqërohet në këtë aktivet të rëndësishëm nga Mitropoliti i Korçës Hirësi Anastasi dhe Kryedhjakon Johani.

Kryepiskopi Joan dhe delegacioni që e shoqëron nga Kisha jonë u prit në pikën kufitare të Kapshticës nga Mitropoliti i Grevenasë, i Kosturit dhe i Siastisës.

Në datat 29 Shtator – 1 Tetor 2025, në qytetin e Selanikut po zhvillohet Konferenca e II-të Ndërkombëtare e organizuar nga Revista Teologjike “Θεολoyiα”, nën kujdesin dhe organizimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë.

Kjo konferencë përfaqëson një ngjarje të rëndësishme në kalendarin akademik dhe kishtar ndërkombëtar, duke adresuar temën:

“Teologjia Orthodhokse dhe ‘Ontologjia’ e Teknologjisë: Pasojat Antropologjike, Politike, Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore.”

Komiteti Organizues

Kryetar i Konferencës është Fortlumturia e Tij, Jeronimi II, Kryepiskop i Athinës dhe i gjithë Greqisë.

Anëtarë të Komitetit Organizues janë:

• Mitropoliti Dorotheos i Siros

• Mitropoliti Chrysostomos i Chalkis

• Mitropoliti Nikolaos i Mesogaia dhe Lavreotiki

• Mitropoliti Dionysios i Korinthit

• Mitropoliti David i Grevenas

• Mitropoliti Platon i Langadas, Liti dhe Rentina

• Mitropoliti Gregorios i Peristerionit

• Mitropoliti Filotheos i Selanikut (Drejtor i Sektorit të Botimeve të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë)

Sekretar: Dr. Alexandros I. Katsiaras, Drejtor Redaksie i Revistës Θεολoyiα.

Konferenca po zhvillohet në praninë e:

• Tërëshenjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik Vartholomeu I

• Fortlumturisë së Tij, Jeronimit II, Kryepiskop i Athinës dhe i gjithë Greqisë, i cili do të mbajë fjalën përshëndetëse

• Primatëve të Kishave Orthodhokse të Bullgarisë, Qipros dhe Shqipërisë

• Delegacioneve zyrtare të Kishave Autoqefale Orthodhokse

• Përfaqësuesve të Autoriteteve Politike, Juridike të Greqisë

Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, do të referojë mbi temën:

“Tjetërsimi Digjital dhe Terapeutika Orthodhokse: Një Qasje Baritore ndaj Teknologjisë.”

Kjo konferencë përfaqëson një përpjekje serioze për të artikuluar një përgjigje teologjike dhe baritore ndaj sfidave të kohës moderne, ku teknologjia ndikon thellësisht jo vetëm në jetën e përditshme të individit, por edhe në përkufizimin e vetë natyrës njerëzore dhe marrëdhënies me Zotin dhe tjetrin./ CNA

8 MUAJ ME PARE

Ish-drejtori i Veliajt kërkon dokumentacionin e shkarkimit

Kryesoret deri në orën 12:00

Ish-drejtori juridik i Erion Veliajt, Alban Dokushi, të cilin në mars të vitit 2025, kryeministri Edi Rama e largoi me “shkelma” nga Bashkia e Tiranës bashkë me Sara Goxhajn, ka kërkuar nga Këshilli Bashkiak që t’i vërë në dispozicion praktikën e plotë administrative për procedurën e shkarkimit të ish-kryebashkiakut të arrestuar për 13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale.

“Në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të zotit Erion Veliaj, duke u mbështetur në nenin 23 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe bazën ligjore të sipërcituar, kërkoj nga Këshilli Bashkiak i Tiranës të më vërë në dispozicion praktikën e plotë administrative të iniciuar për procedurën e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë, zotit Erion Veliaj, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në:

1.   Aktin/aktet e nismës së paraqitur për shkarkim, argumentin ligjor dhe çdo dokumentacion tjetër ku mbështetet kjo kërkesë;

2.   Procesverbalin dhe materialet e komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale

3.   Procesverbalet dhe materialet e mbledhjeve ku është shqyrtuar çështja

4.   Çdo relacion shpjegues apo dokument tjetër që është bërë pjesë e kësaj procedure

5.   Vendimin dhe relacionin shoqërues të tij, së bashku me konfirmimin e Prefektit të Qarkut Tiranë.

Kjo kërkesë bëhet në funksion të garantimit të së drejtës së mbrojtjes ligjore dhe respektimit të procedurave transparente, duke qenë se z. Veliaj është palë e drejtpërdrejtë e prekur nga ky proces.

Për sa më sipër, kërkojmë nga ana juaj që dokumentacioni i kërkuar të na vendoset në dispozicion në një kohë sa më shpejtë. Bashkëlidhur, prokura e përgjithshme e përfaqësimit dhe karta e avokatit”, thuhet në kërkesë.

Rrjedhimisht, nga kjo kërkesë e ish-drejtorit të Veliajt, Alban Dokushi, lind një pyetje e thjeshtë: Në pozicionin e kujt e ka bërë Alban Dokushi këtë kërkesë?

Ajo që dihet zyrtarisht dhe është publike është se avokatët e Veliajt janë Ermir Beta dhe Artur Selmani dhe ashtu siç ligji e përcakton duhet të jenë dy.

Veliaj mund të mbajë dy përfaqësuesit që ka, ose mund të marrë dy avokatë të huaj në vendet brenda BE-së, por në përfundim duhet të jenë dy, siç përcakton neni 48 kreu V për mbrojtësin e të pandehurit. Ligji e ka të qartë, lejohen vetëm avokatë nga vendet e BE-së dhe jo nga SHBA-ja apo Britania e Madhe.

Kryesoret deri në orën 12:00

Së dyti, me ç’të drejtë i kërkon Alban Dokushi, ish-drejtori i Veliajt, dokumentet, ku nuk dihet nëse ka apo jo licencë?

Me çfarë tagri Alban Dokushi i kërkon këto dokumente?

Alban Dokushi është vetëm një nga ish-drejtorët e Veliajt, një nga njerëzit e tij besnikë, i cili pas manovrave të Veliajt me Sara Goxhajn “fluturoi” jashtë nga Bashkia e Tiranës bashkë me të “ngarkuarën” e Veliajt.

Alban Dokushi nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë dokumentacionin e shkarkimit të Veliajt, pasi avokatët zyrtarë të Veliajt janë dy, Ermir Beta dhe Artur Selmani./ CNA

 

8 MUAJ ME PARE

“Do të ndërtojmë një ekosistem të nanoteknologjisë"/ Rama: Do të punojmë ngushtë me “diktatorin” e Akademisë së Shkencave

Kryesoret deri në orën 12:00

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare të Nanoteknologjisë. Kryeministri tha se po krijohet një mjedis për novatorët që duan të mësojnë shkencat e së ardhmes.

Rama tha se kjo teknologji do të implementohet në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe universitetet.

 

"Jemi të bindur se herët më shumë sesa vonë do të jemi në gjendje të ofrojmë një instrument të jashtëzakonshëm për të bërë tenderët publikë e transparentë, me integritet, siç nuk është parë më parë. Shqipëria është një vend që guxon dhe fuqizimi i AI është një shtyllë themelore e qeverisjes, është përparësi e jona dhe vizioni ynë për Shqipërinë 2030 është i qartë dhe i rrënjosur në integritet, inovacion dhe udhëheqje shkencore.

Kjo ngjarje ilustron më shumë sesa fjalët. Ne do të kanalizojmë më shumë burime, reforma për të ndihmuar në ndërtimin e një ekosistemi të nanoteknologjisë që e ka spirancën në Tiranë, por është zgjeruar edhe më gjerë.

Akademia e Shkencave u shfaq e gatshme të përqafojë të renë, themi të harmonizojmë teknologjinë me arsimin e lartë. Universitetet po hartojnë programe për mjedisin digjital dhe nanoshkencën. Në të ardhmen çdo i ri që dëshiron të studiojë shkencat e së ardhmes mund ta bëjë në shtëpinë tonë.

Ky investim në arsim nuk ka të bëjë vetëm me prodhimin e shkencëtarëve a inxhinierëve, por ka të bëjë me krijimin e një hapësire për njerëzit që të mendojnë në mënyra novatore, të krijojnë një brez, do të guxoja të thoja novatorësh, që do të çojnë përpara ekonominë, industrinë e qeverisjen shqiptare përpara.

Pres me padurim që të punojmë ngushtë me Akademinë e Shkencave dhe diktatorin e saj për ta bërë përparimin më të shpejtë", tha Rama./CNA

 

Fjala e plotë e kryeministrit Rama:

 

Sot besoj që gjendemi në një ag të ri për Shqipërinë, si një komb që guxon të udhëheqë e jo të ndjekë në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon.

Më lejoni të them që duke krijuar një ministre të Inteligjencës Artificiale, ministrja e parë në botë e inteligjencës artificiale, Shqipëria nuk po përqafon thjesht të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj për ta projektuar atë. Diella nuk është një lodër. S'mund të jetë më ndryshe sesa kaq. Përmes saj ne kemi shndërruar atë çfarë ka qenë domeni i së mjegulltës në një algoritëm transparent për të shndërruar pushtetin e shtetit, në pushtetin e shërbyesit.

Në fakt jemi të bindur që herët më shumë se sa vonë do të jemi në gjendje që të ofrojmë përmes Diellës, një instrument të jashtëzakonshëm për t'i bërë tenderat publikë, të hapur e transparent e me integritet, siç nuk është parë më parë. Siç e thashë, Shqipëria është një vend që guxon dhe shfrytëzimi i inteligjencës artificiale është një shtyllë themelore e qeverisjes, jo thjesht një instrument, është pra përparësi e jona kyçe dhe vizioni ynë kombëtar për Shqipërinë e 2030 në Bashkimin Europian, besoj është shumë i qartë, shumë qartësisht i rrënjosur në integritet, novacion dhe udhëheqje shkencore.

Meqë ra fjala, kjo ngjarje ilustron shumë më tepër se fjalët, atë çfarë po synojmë e po përpiqemi të bëjmë çdo ditë. Ne do të kanalizojmë më shumë burime, reforma institucionale, kapital njerëzor për të ndihmuar në ndërtimin e një ekosistemi të nanoteknologjisë, që e ka spirancën në Tiranë, por që rrezaton apo më mirë është e zgjeruar jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Do dëshironim që çdo program i madh novacioni, çdo terren shkencor, çdo projekt infrastrukture të ketë standarde të larta, llogaridhënie të plotë dhe gjithashtu edhe mbikëqyrje të ndihmuar nga inteligjenca artificiale. Kur u themelua ‘’NanoAlb’’, në qoftë se nuk e kam gabim 5 vjet më parë, ishte një sinjal i një akademie të ripërtëritur shkencash, një akademi shkencash që u shfaq e gatshme për të përqafuar të ardhmen, e jo për të mbetur sërish në të shkuarën, e nuk ka aspak dyshim se nanoshkenca dhe nanoteknologjia janë shkenca kampione të shekullit të XXI dhe ne duhet dhe mundemi që të harmonizojmë arsimin e lartë me strategjinë tonë për novacionin nga klasat, laboratorët, nga start-up-et dhe inkubatorët.

Në fakt, një sërë universitetesh shqiptare po hartojnë programe ndërdisiplinore për sistemet digjitale, inteligjencën artificiale dhe së shpejti për nanoshkencat, sepse ky nuk është një luks apo diçka shumë e veçantë. Kjo është një nevojë e së tashmes. Vizioni ynë është që brenda dekadës tjetër, çdo i ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjitë e së ardhmes, të mund ta bëjë këtu në shtëpi. Ne do të kërkojmë partneritete me universitetet europiane dhe institutet kërkimore, duke u siguruar që kurrikula jonë të përputhet me standardet më të larta ndërkombëtare. Është një punë që ka nisur e po shohim tashmë hapat e para dhe po kështu po shohim edhe rezultatet e para që janë inkurajuese.

Ky investim në arsim nuk ka të bëjë vetëm me prodhimin e shkencëtarëve a inxhinierëve, por ka të bëjë me krijimin e një hapësire për njerëzit që të mendojnë në mënyra novatore, të krijojnë një brez, do të guxoja të thoja novatorësh, që do të çojnë përpara ekonominë, industrinë e qeverisjen shqiptare përpara.

Për të mos vazhduar më gjatë dhe për të mos humbur më shumë nga koha juaj, dua t'ju them që Shqipëria është shumë e angazhuar që çdo euro e investuar në shkencë, të përkthehet në përparim të prekshëm në llogaridhënie dhe në mundësi për të rinjtë tanë. E nuk ka aspak dyshim që ashtu siç disa prej jush që kanë ardhur nga jashtë mund ta shohin tashmë, ky është një vend shumë i hapur, shumë miqësor dhe është një vend ku fjala ‘’mirë se erdhët’’, është në përputhje të përkryer me atë çfarë mund të presësh kur vjen në këtë vend.

Ndaj mirë se erdhët! Pres me shumë padurim që të punojmë ngushtë me Akademinë e Shkencave dhe me ‘’diktatorin’’ e saj për t'i bërë gjërat më mirë dhe për ta bërë përparimin më të prekshëm. Faleminderit shumë!

 

 

 

 

 

 

8 MUAJ ME PARE

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi: Duhet të thërrisni Këshillin e Legjislacionit për shkarkimin e kryeparlamentarit

Kryesoret deri në orën 12:00

Në ambintet e Kryesisë së Kuvendit është mbledhur Konferenca e Kryetarëve, e cila ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit për të shqyrtuar këkesën e PD-së për shkarkimin e Niko Peleshit nga posti i kryetarit të Kuvendit.

 

"Ju sjell në vëmendje se keni detyrim të thërrisni Këshillin e Legjislacionit për kërkesën e PD-së për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit. Thirrja e Këshillit është detyrim që ju duhet ta respektoni.

 

Kemi sjellë edhe një kërkesë për ripërsëritjen e seancës së 12 shtatorit. Kalimi pa debat, kemi arsyetuar se është në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores. Ju duhet ta përfshini atë kërkesë.

Çështja e 3-të. Ne kemi dorëzuar një kërkesë për mocion me debat mbi programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Në bazë të rregullores do të duhej që ky mocion me debat të ishte përfshirë në këtë mbledhje të Konferencës së Kryetarëve. Sot skadon dita e 3-të e fatit siç e parashikon rregullorja. Dhe deri tani ne nuk kemi njoftim për mbledhje tjetër", deklaron Gazment Bardhi.

Për sa i përket raportimit të institucioneve në Komisione Bardhi deklaroi:

"E gjej pa vend dhe në shkelje të rregullores parashikimin që çështje të ndryshme apo raporteve të institucioneve Kushtetuese të kalojnë në dy komisione. Kjo ështe e pavend pasi nuk mund të raportohet në dy komisione. Nuk ka kuptim fjala vjen që Prokurori i Përgjithshëm të raportojë në dy komisione e pastaj edhe në Kuvend. I bie të ketë raport të dyfishtë për një çështje apo për një intitucion. Ju keni bërë ndryshime në disa nene të rregullores, por keni harruar nenin që e rregullon këtë çështje"./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga