web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajmet kryesore deri në orën 15:00

Lajmet kryesore nga aktualiteti, politika, kronika, rajoni dhe bota deri në orën 15:00

5 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

38 ditët e mashtrimit të Erion Veliajt dhe Mero Bazes/ Nuk nxjerrin dokumentin me firmën e Ols Dados

Lajmet kryesore deri në orën 15:00

Erion Veliaj dhe Mero Baze në mënyrë të turpshme vijojnë të mashtrojnë publikisht shqiptarët për të 38-n ditë me radhë.

38 ditë nga gënjeshtrat dhe akuzat e Veliajt dhe mbetjes së tij mediatike ndaj prokurorit Ols Dado për të cilin pretendojnë se ka kryer hetimet për hakmarrje dhe në konflikt interesi, pasi, sipas tyre, ka kërkuar shtesë mbi lejen.

Mero Baze dhe Erion Veliaj nuk e publikojnë ende dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e Erion Veliajt.

Pretendimi i Erion Veliajt

Në pikën 135, Veliaj thotë se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

Lajmet kryesore deri në orën 15:00

Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erioni e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

Lajmet kryesore deri në orën 15:00

Pse nuk e nxjerr Veliaj, dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e tij?

 

Pretendimi i Mero Bazes

Mero Baze thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia.

Lajmet kryesore deri në orën 15:00

 

Pse nuk e vërteton Mero Baze? Ku e ka dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmë të Erion Veliajt? Pse nuk e nxjerr?

Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin publik ndaj shqiptarëve prej 38 ditësh, thjesht dhe vetëm për të sulmuar drejtësinë për faktin se ka çuar prapa hekurave një kryebashkiak të arrestuar për disa vepra të rënda penale dhe me 13 akuza, i cili sot ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit dhe dirigjon Mero Bazen, mbetjen e vetme mediatike të tij./CNA

 

8 MUAJ ME PARE

Organizator i një grupi të strukturuar kriminal/ GJKKO dënon me burg Emiljan Burbën

Lajmet kryesore deri në orën 15:00

GJKKO ka dhënë vendim për dënim me 8 vite burg për Emiljan Burbën.

Burba akuzohet për trafik të narkotikëve dhe është organizator i një grupi të strukturuar kriminal.

Ai u gjykua me procedurë të shkurtuar.

Njoftimi i GJKKO-së:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes nr. 159, të vitit 2024, me të të pandehur Emiljan Burba, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të K.Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe Erjon Çela, me vendimin nr. 59, datë 24.09.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Emiljan Sofo Burba, për kryerjen e veprës penale “Trafikimit të lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, i Kodit Penal dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Emiljan Sofo Burba, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.

3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Emiljan Sofo Burba, dënohet me një dënim të vetëm prej 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Emiljan Sofo Burba, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8(tetë) vjet burgim.

5. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Emiljan Sofo Burba, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020

“PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

6. Sendet e sekuestruara të mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor dhe të mbeten në ruajtje për efekt të proçedimit penal të ndarë me nr.159 viti 2024.

7. Shpenzimet proçeduriale të parapaguara nga shteti dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.
8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 24.09.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./CNA

 

 

 

 

 

 

 

8 MUAJ ME PARE

Propozimi për shkarkimin e Veliajt/ Prefekti i Tiranës e dërgon zyrtarisht në Këshillin e Ministrave

Lajmet kryesore deri në orën 15:00

Prefekti i Tiranës, i ka dërguar zyrtarisht Këshillit të ministrave propozimin për shkakrimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit.

Propozimi u miratua ditën e djeshme nga Kësili Bashkiak i Bashkisë Tiranë dhe për procedurë propozimi i kalonte Prefektit të Tiranës. Këshilli i Ministrave është institucioni që do të shkarkojë Erion Velijan nga posti i kryetarit të bashkisë.

Mësohet se nesër do të mblidhet qeveria ku pritet të shkakrohet dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Pas shkarkimit të Erion Veliajt, vakanca në bashki i përcillet Presidentit të Republikës.

Në Asamblenë e 11 shtatorit, kryeministri rama propozoi emrin e Ogerta Manastirliut si kandidate për të qenë në krye të Bashkisë së Tiranës.

8 MUAJ ME PARE

Seanca plenare/ Miratohet përbërja e komisioneve parlamentare

Lajmet kryesore deri në orën 15:00

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë miratuar ditën e sotme disa projektvendime në lidhje me Komisionet e përhershme parlamentare.

Konkretisht u miratua përbërja e komisioneve të përhershme të Kuvendit, me 94 vota pro, 3 abstenim dhe një kundër.

Po ashtu deputetët e Kuvendit miratuan projektvendimin për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet e përhershme parlamentare, me 87 vota pro, 4 abstenim dhe 2 kundër.

Deputetët miratuan në seancën e sotme dhe caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme parlamentare me 83 vota pro, 2 abstenim dhe 1 kundër.

Komisionet e përhershme parlamentare janë 11, 7 prej të cilëve drejtohen nga mazhoranca dhe 4 nga opozita.

8 MUAJ ME PARE

Rama mbledh ministrat dhe deputetët e Tiranës në Kryeministri

Lajmet kryesore deri në orën 15:00

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme në një takim ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetët e Qarkut të Tiranës.

Mësohet se takimi i socialistëve do të mbahet në orën 18:00 në Kryeministri.

Sipas informacioneve, në fokus të takimit do të jenë zgjedhjet lokale në kryeqytet.





Lajmet e fundit nga