web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryesoret deri në 18:00

CNA sjell zhvillimet kryesore deri në orën 18:00.

5 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Shkarkimi i Veliajt/ Këlliçi: Fundi i merituar për një politikan të korruptuar në xhep dhe në shpirt

Kryesoret deri në 18:00

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar pas votimit pro shkarkimit të Erion Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Këlliçi në reagimin e tij thekson se ky është fundi i pashmangshëm dhe i merituar për një politikan të korruptuar në xhep dhe në shpirt.

Këlliçi nënvizoi se shkarkimi i Veliajt është vetëm formalizimi i fundit i një modeli politik të degraduar, mbështjellë me propagandë dhe zhveshur nga çdo identitet.

Sipas Këlliçit, ky akt mbyll një proces të gjatë politik dhe ligjor ku për 44 javë me radhë, Partia Demokratike dhe opozita kanë protestuar përpara Bashkisë së Tiranës, duke faktuar hajdutërinë e pashembullt të inceneratorit fantazmë, makinerinë korruptive “5D”, si dhe krimin kundër trashëgimisë e kujtesës së qytetit, me shembjen e Teatrit Kombëtar, zhbërjen e mushkërive të gjelbra të Tiranës dhe mbi të gjitha vendosjen e një modeli fodullëku dhe përçmimi publik ndaj çdo qytetari kritik dhe jo puthadorë.

Ai shton se sot mbyllet beteja e tij kundër Erion Veliajt, por jo kundër modelit të tij, modeli më i shëmtuar dhe i korruptuar që ka prodhuar Shqipëria në 35 vitet e fundit.

Reagimi i Belind Këlliçit

Një fund i pashmangshëm dhe i merituar për një politikan të korruptuar, në xhep dhe në shpirt.

Sot, në Këshillin Bashkiak të Tiranës, u zhvillua seanca për shkarkimin e kreut të 5D, Erion Veliaj, tashmë prej muajsh në burg.

Ky është vetëm formalizimi i fundit i një modeli politik të degraduar, mbështjellë me propagandë dhe zhveshur nga çdo identitet.

Ky akt mbyll një proces të gjatë politik dhe ligjor. Për 44 javë me radhë, Partia Demokratike dhe opozita kanë protestuar përpara Bashkisë së Tiranës, duke faktuar hajdutërinë e pashembullt të inceneratorit fantazmë, makinerinë korruptive “5D”, si dhe krimin kundër trashëgimisë e kujtesës së qytetit, me shembjen e Teatrit Kombëtar, zhbërjen e mushkërive të gjelbra të Tiranës dhe mbi të gjitha vendosjen e një modeli fodullëku dhe përçmimi publik ndaj çdo qytetari kritik dhe jo puthadorë.

Sot Tirana merr frymë më lirë, e çliruar nga një bandit që betonizoi qytetin, shkatërroi trashëgiminë kulturore, bllokoi jetën e qytetarëve me trafikun mbytës dhe helmoi ajrin me ndotjen më të lartë në rajon.

Ky sekser i mafies, e shndërroi Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të parave të pista.

Mbyllet kështu beteja ime kundër Erion Veliajt, por jo kundër modelit të tij, modeli më i shëmtuar dhe i korruptuar që ka prodhuar Shqipëria në 35 vitet e fundit.

Model i shtrirë në mënyrë kapilare në të gjithë qeverisjen e vendit, duke u bërë pengesë e rëndë për perspektivën e shoqërisë shqiptare, mirëqënien e qytetarëve dhe funksionimin e demokracisë, sipas parimit të të vjedhurit të parave të shqiptarëve për të vjedhur vota.

Le të jetë kjo ditë edhe fillimi i fundit për çdo politikan që mendon se mund të riprodhojë krimet e vjetra me fytyra dhe propagandë të re.

Kjo është një betejë të cilën ne e kemi provuar se mund të fitohet.

Dhe do të fitohet.

Por kjo do të kërkojë një përpjekje gjithëpërfshirëse, me të gjithë faktorët e mundshëm, me të gjithë qytetarët e këtij vendi krah nesh.

Vetëm kështu mund të fitojmë ndaj modelit të së keqes dhe t’i japim vendit dinjitetin e munguar!/ CNA

8 MUAJ ME PARE

Prezantohen drejtuesit e QSUT-së dhe FSDKSH-së/ Ministrja Sala: E bindur se do të jenë në shërbim të qytetarëve

Kryesoret deri në 18:00

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala në një njoftim zyrtar ka konfirmuar ndryshimet në drejtimin e institucioneve shëndetësore: Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Pas largimit të drejtorit aktual të QSUT-së, Florenca Spahos, në krye të këtij institucioni është emëruar Anxhela Paparizo.

Në krye të FSDKSH-së është emëruar Arti Papajani, duke zëvendësuar Spartak Zekjën.

"Ditën e sotme, ministrja Evis Sala ka prezantuar dy drejtues të rinj të institucioneve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Anxhela Paparizo do të drejtojë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Një profesioniste me përvojë të gjatë, e cila rikthehet në Shqipëri për të marrë drejtimin e institucionit më të madh spitalor në vend, me përkushtimin për të çuar përpara standardet e kujdesit shëndetësor dhe shërbimin ndaj pacientëve. Falënderim i veçantë për Dr. Florenc Spaho për punën dhe kontributin e dhënë në drejtimin e QSUT-së, në një periudhë sfidash të shumta.

Gjithashtu, në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) është emëruar Arti Papajani, i cili sjell një eksperiencë të gjatë në administratën publike dhe institucione të rëndësishme të vendit. Një falënderim i merituar për Spartak Zekja për kontributin disa vjeçar në krye të FSDKSH.

Suksese të dy drejtuesve të rinj në këtë detyrë të rëndësishme, me bindjen se do të jenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe sistemit shëndetësor", shkruhet në njoftimin zyrtar./CNA

8 MUAJ ME PARE

Këshilli Bashkiak voton unanimisht shkarkimin e Erion Veliajt

Kryesoret deri në 18:00

Këshilli Bashkiak voton propozimin për shkarkimin e Erion Veliajt.

Këshilltari Bashkiak Endrit Braimllari kërkoi bashkimin e kërkesës së Nismës Thurje, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për shkarkimin e Erion Veliajt, të depozituara përkatësisht më 25 shkurt, 12 maj dhe 23  shtator.

Këtij propozimi për votimimin së bashku të tre kërkesave për shkarkimin e Veliajt i janë bashkuar edhe këshilltarët e opozitës.

Propozimi i miratuar shkon në Këshillin e Ministrave./CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)

8 MUAJ ME PARE

Asistentja plas skandalin për "Turkish Airlines"/ Zbulon manipulimet dhe abuzimet

Kryesoret deri në 18:00

Prej javësh CNA ka sjellë një sërë materialesh, investigimesh për të zbuluar se kush fshihet pas sulmeve dhe kush do ta rrënojë kompaninë ajrore "Air Albania".

Një sërë goditjesh dhe artikujsh pati në media të cilat drejtonin gishtin drejt "Air Albania", ndaj dhe CNA nisi investigimin dhe shkoi përtej për të mësuar të vërtetën se kush po i orkestronte këto sulme dhe nga vinin.

Investigimi nisi duke kërkuar bilancet në QKB, të cilat nuk ishin. Në hapin e radhës i dërguam një e-mail “Turkish Airlines”, kompanisë mëmë të “Air Albania”, e cila është dhe aksionerja me përqindjen më të lartë, por kompania heshti.

E-mailet vijuan radhë, tek audituesi, te “Big four Ernst & Young (EY)” në lidhje me bilancet e kompanisë dhe me auditimin e tyre. Por prapë heshtje.

Më pas vijuam investigimin dhe nxorëm një vendim gjykate, që tregonte dhe zbulonte një abuzim, ndoshta një vjedhje të madhe me miliona euro, që lidhej me kateringun, ku sipas të dhënave, 120 persona në ditë udhëtonin me “business class” me “Air Albania”. Një avion i tërë në ditë “business class”, por sërish asnjë përgjigje.

Pas një shkrimi në CNA, u hodhën të tjera shkrime kundër “Air Albania”-s. U tha se nuk kishte paguar qiratë e avionëve. Një “zbulim” që vinte nga Zvicra. Ne i shkruam kompanisë ku “Air Albania” kishte marrë avionë me qira, por përgjigjja që morëm ishte "no comment".

Kryesoret deri në 18:00

Pyetje të tëra nga CNA në lidhje me kompaninë, por nuk u dha asnjë përgjigje.

“Turkish Airlines”, që siç e theksuam është dhe aksionerja më e lartë, kompania mëmë e "Air Albania", është një nga kompanitë e mëdha botërore që ka shumë “bija”, diku në ortakëri me Gjermaninë, diku në ortakëri me shtetin shqiptar, por ndryshe nga të tjerët, “Air Albania” po goditet e po goditet.

U abuzua, u keqpërdor nga menaxherë, drejtues, ish-drejtues, të cilët janë nën strehën e “Turkish Airlines”. Pra, ishte vetë “Turkish Airlines” që e menaxhoi kompaninë në Shqipëri që prej themelimit të saj dhe bilancet sa vinin e rëndoheshin.

Rëndoheshin bilancet e një kompanie që i kishin premtuar se do të kishte 7 avionë, por nuk i bëri dot të plotë as dy. Nga të gjitha këto të dhëna, ne kemi zbuluar se tek “Air Albania” janë bërë vjedhje e abuzime, që dolën në pah nga një vendim gjykate.

Sot është zbuluar një skandal që në fakt vërteton investigimin e kryer nga CNA.

Banu Zehra Ozansoy, e cila ka punuar si asistente kabine në "Turkish Airlines" për 28 vite ka treguar për AirportHaber se çfarë ka përjetuar përgjatë kohës që ka punuar në "Air Albania" për periudhën shtator 2022-2023.

Ajo ka treguar rastet ku është bullizuar në vendin e punës. Ozansoy ka treguar se është përballur me komplote dhe përpjekje për ta diskredituar.

Çfarë ka rrëfyer Banu Zehra Ozansoy?

Ozansoy ka treguar se si bëheshin manipulime nga stafi i "Turkish Airlines".

Ozansoy theksoi se e pranoi detyrën në "Air Albania" me këmbënguljen e menaxherëve të "Turkish Airlines" dhe se në fillim u prit me lule, por shumë shpejt hasi probleme. Ajo pretendoi se mbikëqyrësit e kabinës, staf i "Turkish Airlines", të cilët erdhën në Shqipëri me caktim nga vetë "Turkish Airlines", kanë vepruar sikur kishin fluturuar edhe pa shkuar fare në fluturim, duke marrë pagesa dhe duke i shkaktuar dëm kompanisë me shpenzime hoteli, duke raportuar të drejtë për 100 orë fluturimi.

Ozansoy tha se pasi ia përcolli këtë situatë menaxhimit, ajo u bë shënjestër dhe pretendoi se Presidenti i Operacioneve të Fluturimit, Muhittin Apayd?n, manipuloi, duke nisur kundër saj një proces të organizuar diskreditimi. Sipas Ozansoy, detyra e saj u ndërpre padrejtësisht si rezultat i këtij komploti.

Dëbimi dhe lufta ligjore

Ozansoy u shpreh se procesin që përjetoi ia përcolli me e-mail kryetarit të Bordit të "Turkish Airlines", Ahmet Bolat, por pavarësisht kësaj nuk pati zgjidhje për problemin e saj. Ajo gjithashtu pretendoi se me kërkesë të Sinan Dilek, ish-CEO-s së "Air Albania", u dëbua me forcë nga banesa ku ishte me qira, edhe pse kontrata e qirasë ishte ende në fuqi. Duke thënë se ka filmuar momentet e dëbimit, Ozansoy ka pretenduar gjithashtu se avokatët e saj nuk e mbrojtën siç duhet në procesin gjyqësor që ngriti në Shqipëri dhe se dokumentet u paraqitën të paplota.

“Duhet të eliminohet viktimizimi im”

Ozansoy theksoi se ky proces i ka shkaktuar asaj dëme të mëdha materiale dhe morale, se gjendja e saj psikologjike është tronditur dhe se viktimizimi që ka përjetuar duhet të marrë fund. Ajo shtoi se mbikëqyrësit e kabinës, të cilët kanë kryer parregullsitë që ajo ka raportuar, vazhdojnë ende të jenë në detyrë në "Turkish Airlines".

Banu Zehra Ozansoy nënvizoi se padrejtësitë që ka pësuar duhet të marrin fund dhe se përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ky denoncim nga Banu Zehra Ozansoy tregon manipulimet dhe abuzimet që janë bërë nga "Turkish Airlines". Skemat duket se po zbërthehen dhe e vërteta po del në dritë.

Investigimi do të vazhdojë derisa të zbulohen të gjitha pjesët dhe të dalë e vërteta se kush fshihet pas goditjeve ndaj "Air Albania"-s. 

Ashtu siç e kemi theksuar edhe në shkrimet dhe investigimiet e mëparshme kemi të bëjmë me një sulm të dirigjuar dhe të mirorkestruar me qëllimin final për ta falimentuar "Air Albania"-n./ CNA

8 MUAJ ME PARE

Prezantohet faza e dytë e "EU4Law"/ Dumani: SPAK-u ka treguar me vepra se askush nuk është i paprekshëm dhe mbi ligjin

Kryesoret deri në 18:00

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, mori pjesë në prezantimin e fazës së dytë të projektit “EU4Law 2”.

Në fjalën e tij kreu i SPAK-ut tha se falë mbështetjes përmes këtij projekti drejtësia po matet me rezultate konkrete dhe kjo strukturë ka treguar me vepra se nuk ka persona mbi ligjin dhe askush nuk është i paprekshëm.

 

Dumani tha se sot SPAK-u ka një aleancë me vendet e BE-së, SHBA-së dhe vendet e Amerikës Latine.

 

"Është kënaqësi e veçantë që sot po shënojmë fazën e dytë të projektit, i cili ka një peshë të jashtëzakonshme për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Dje fjala drejtësi perceptohej më shumë si premtim sesa si realitet, sot falë reformës në drejtësi dhe mbështetjës së partnerëve tanë strategjikë jemi në një fazë ku drejtësia po matet me rezultate konkrete. SPAK është angazhuar të tregojë me vepra se askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk është i paprekshëm, ky është thelbi i mandatit tonë dhe përgjegjësia që kemi ndaj qytetarëve.

Në këtë rrugëtim mbështetja e dhënë në fazën e parë ka qenë një hap pozitiv. Falë saj kemi forcuar kapacitetet tona operacionale, kemi integruar teknikat e avancuara hetimore, kemi nxitur qasjen multidisiplinare dhe kemi rritur bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.

Sot mund të flasim për një koalicion të ndërtuar nga SPAK dhe pothuajse të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian kryesuar nga Italia me të cilët kemi bashkëpunim më të madh, por me të gjitha vendet anëtare të BE-së kemi një bashkëpunim të suksesshëm, të vazhdueshëm.

Gjithashtu bashkëpunim të suksesshëm kemi me Mbretërinë e Bashkuar, me Zvicrën, me Shtetet e Bashkuara, vendet e Amerikës Latine dhe me vendet e rajonit.

 

Falë këtij bashkëpunimi ne kemi treguar me vepra se SPAK-u është në gjendje të përballet dhe të ushtrojë ndjekje penale ndaj organizatave kriminale, pavarësisht fuqisë së tyre financiare dhe lidhjeve të tyre me grupet e tjera të krimit të organizuar.

Faza e dytë shkon përtej mbështetjes teknike dhe financiare, ajo mëshiron një vizion të përbashkët në Shqipëri me institucione të forta, të pavarura dhe funksionale në ballë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky është një vizion që përkon me pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë dhe me standardet që kërkon procesi i integrimit në BE.

Mbështetja e këtij projekti duhet të fokusohet në fusha kryesore: në rritjen e cilësisë së hetimeve komplekse dhe administrimin më efektiv të tyre, rritjen e kapaciteteve operacionale të SPAK-ut dhe BKH-së, plotësimin e kapaciteteve të laboratorëve të kriminalistikës me standarde moderne, reduktimin e çështjeve të prapambetura duke sjellë një ritëm më efikas në hetime, mbështetjen e hartimit të akteve nënligjore në përputhje me jurisprudencën dhe standardet ndërkombëtare, ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore në fushën e pastrimit të parave, kontrabandës, mashtrimeve online dhe krimit të organizuar.

Administrimin e provave digjitale dhe përdorimin e IA-së, zhvillimin e një qasjeje strategjike, trajnime dhe shkëmbime eksperiencash dhe forcimin e bashkëpunimit me Europol dhe Eurojust, Interpol.

Ky është një projekt ambicioz dhe i nevojshëm për SPAK-un, e shohim si instrument për të forcuar më tej kapacitetin institucional të SPAK-ut", tha Dumani./CNA

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga