Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Lajmet kryesore deri në orën 15:00 nga aktualiteti, politika, kronika, rajoni dhe bota
5 artikuj për këtë temë.

Të shtunën e 27 shtatorit në orën 11:00, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë zhvillohet ceremonia e Fronëzimit të Mitropolitit të Korçës, Hirësi Anastasit.
I pranishëm në ceremoni do të jetë edhe Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joani. Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse.
Më 16 shtator 2025, Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e Fortlumturisë së Tij, Joanit, zgjodhi Hirësinë e Tij, Anastasin, Mitropolit të Korçës.
Më parë, Hirësia e Tij ishte Episkop i Krujës./CNA

Erion Veliaj dhe Mero Baze në mënyrë të turpshme vijojnë të mashtrojnë publikisht shqiptarët për të 37-n ditë me radhë.
37 ditë nga gënjeshtrat dhe akuzat e Veliajt dhe mbetjes së tij mediatike ndaj prokurorit Ols Dado për të cilin pretendojnë se ka kryer hetimet për hakmarrje dhe në konflikt interesi, pasi, sipas tyre, ka kërkuar shtesë mbi lejen.
Mero Baze dhe Erion Veliaj nuk e publikojnë ende dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e Erion Veliajt.
Në pikën 135, Veliaj thotë se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erioni e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

Pse nuk e nxjerr Veliaj, dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e tij?
Pretendimi i Mero Bazes
Mero Baze thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia.
“Pra, është e qartë që kemi të bëjmë me një hetim të kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal për të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia, e cila nuk i është realizuar”, thotë Mero Baze, i cili shërben si vegël e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Pse nuk e vërteton Mero Baze? Ku e ka dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmë të Erion Veliajt? Pse nuk e nxjerr?
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin publik ndaj shqiptarëve prej 37 ditësh, thjesht dhe vetëm për të sulmuar drejtësinë për faktin se ka çuar prapa hekurave një kryebashkiak të arrestuar për disa vepra të rënda penale dhe me 13 akuza, i cili sot ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit dhe dirigjon Mero Bazen, mbetjen e vetme mediatike të tij./CNA

Kapet në hyrje drejt Shqipërisë një shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar në aeroportin e Rinasit. Autoritetet bënë kapjen dhe ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin R. M., 52 vjeç, banues në Vlorë.
Njoftimi i Policisë:
Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.63, të datës 22.06.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”.
Shtetasi i lartpërmendur është hetuar në kuadër të një procedimi penal nga SPAK ku nga hetimet ka rezultuar si i përfshirë në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë, në trafikimin e sasive të konsiderueshme të Cannabis Sativës nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, në periudhën 2016-2018.
Materialet do t’i kalojnë për kompetencë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./CNA

Dy të penduarit e drejtësisë, Erion Alibej dhe Nuredin Dumani, janë përplasur me njëri-tjetrin në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme.
Konflikti ka nisur pas një përgjigjeje të dhënë nga Alibej, ku mësohet të ketë thënë se Nuredin Dumani nuk ka pranuar përfshirjen e vëllait të tij në masakrën e Bradasheshit.Ngjarje e ndodhur në vitin 2018, ku humbën jetën 3 persona, mes tyre dhe Endrit Alibej.
Pas konfliktit, i penduari Nuredin Dumani është nxjerrë jashtë nga seanca gjyqësore.

Komisioni i Ligjeve i Bashkisë së Tiranës, në mbledhjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm, në orën 10:00, votoi për futjen në rend dite për në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, propozimin për shkarkimin e Veliajt.
Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet pasdite, në orën 16:00 për të propozuar shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të bashkisë. Vendim, i cili më pas do të merret nga Këshilli i Ministrave.
Sa i përket mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, janë zbardhur emrat që kanë votuar pro për t’u futur në rend dite shkarkimi i Veliajt.
Konkretisht pro kanë votuar Xhilda Kito, Halit Valteri, Endrit Braimllari, Agim Kraja dhe Sonila Qato.
Në mbledhjen e sotme, Komisioni i Ligjeve nuk miratoi kërkesën e Veliajt për të qenë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, që do të zhvillohet në orën 16:00.
Pritet që Këshilli Bashkiak të propozojë shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të bashkisë, bazuar në mungesën mbi tremujore të Veliajt në ushtrimin e detyrës. E parashikuar kjo në nenin 62, pika c, të ligjit për qeverisjen vendore. / CNA
Shabani: Veliaj nuk do të jetë i pranishëm...
Kreu marrëdhënie me të mitur/ Gjykata e Fi...
Një gol dhe karton i kuq, mbyllet derbi La...
Mori 700 euro në këmbim të lejes/ GJKKO ve...
Veliaj dhe rasti “Berisha”, një sqarim për...
Zbulohen emrat e deputetëve/ Opozita me gr...
"Mazhoranca po planifikon kufizimin e g...
PL bëhet me grup parlamentar/ Partia Demok...
Vangjush Dako rikthehet në burg 16 Shtato...
https://www.cna.al/politike/dosja-partizani-malltezi-eshtj...
Pse gazetari që "kutërbon", Mero Baze, nuk...
"Çyrbja" kalon në Themel/ Të pandehurit...
Dëshmia në Hagë/ Rubin: Thaçi kishte rol p...
Lirimi i hapësirave/ Rama, ultimatum bizne...
Çfarë fshihet pas heshtjes së "Turkish Air...
https://www.cna.al/aktualitet/dita-e-24-t-ende-ne-pritje-v...
Historike! Shqipëria mirëpret për herë të ...
Qeveria në “WhatsApp” dhe çfarë pritet nga...
Dita e 23-të/ Ende në pritje, Veliaj dh...
Kontrata me DHL/ Celibashi: Nëse nuk do ta...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...