web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali-Pse Ardit Bido nuk mund të fshihet pas gishtit

CNA pak ditë më parë ka publikuar disa pamje të automjetit të deputetit socialist Ardit Bido, e cila karikohet në oborrin e Arkivit të Shtetit, në zyrat e këtij institucioni, i cili që prej vitit 2016 drejtohej nga Bido, derisa ky i fundit hoqi dorë për të kandiduar si deputet. CNA e kontaktoi Ardit Bidon në lidhje me këtë rast, por deputeti na dha disa versione. E para, që ishte në Strasburg, pastaj na tha se nuk kishte dijeni, më pas na tha se është bërë më parë etj. Në fakt, fotot nuk janë bërë as kur ka qenë në Strasburg e as kur ka dorëzuar detyrën, se detyrën e ka dorëzuar para 6 muajsh kur ka kandiduar për deputet, ndërkohë fotot janë bërë pak ditë më parë në muajin shtator. Ashtu siç e kemi sqaruar edhe më parë problemi qëndron te sjellja e deputetit socialist përtej aktit abuzues. Qëllimi ynë nuk është as të hedhim baltë e as të denigrojmë Ardit Bidon. Ne prisnim që të kërkonte një ndjesë publike mbi këtë veprim abuziv pa asnjë diskutim, por ndoshta në vendin ku skandali zë skandalin dhe afera zë aferën këto lloj denoncimesh duken budallallëqe të vogla. Kemi të bëjmë me një abuzim ku një dpeutet iu cili rrogën e ka 4-5 mijë euro në muaj dhe karikon makinë në zyrat e një institucioni që ka qenë në varësi të tij duke shfrytëzuar paratë e taksapaguesve shqiptarë. Pa folur pastaj për qëndrimin e tij që është aspak i një politikani të ri që shkon në Strasburg dhe duhet të sillet si një proeuropian, por justifikon veprimin e gabuar kur gjithçka minimalisht do të kalonte me një ndjesë publike, ndaj, jo vetëm qytetarëve të Vlorës që e kanë zgjedhur, por gjithë shqiptarëve, sepse ai nuk ka nevojë për ato para qoftë i bërë me apo pavetëdije prej tij apo bashkëpunëtorëve të tij. Ardit Bido duhet të kërkojë ndjesë publike për aktin dhe duhet të paguajë abuzimin dhe shpeznimin e bërë në kurriz të qytetarëve. Ky rast nuk do të kalojë dhe nuk mund të kalojë si abuzimet që kanë bërë shumë politikanë të tjerë që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve të varfër, ndaj dhe ne nuk do të ndalemi deri sa të ketë një ndjesë publike nga Ardit Bido dhe të paguhet dëmi dhe abuzimi i bërë prej tij./ CNA

2 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Ardit Bido, me disa versione për foto-skandalin

Skandali-Pse Ardit Bido nuk mund të fshihet pas gishtit

Dje, CNA publikoi një skandal, disa pamje ku shihej makina e deputetit socialist Ardit Bido, duke u karikuar në oborrin e institucionit të Arkivit të Shtetit, që prej vitit 2016 drejtohej nga Bido derisa ky i fundit u zgjodh deputet në zgjedhjet e 11 majit.

CNA e kontaktoi në lidhje me këtë rast, por deputeti na dha disa versione.

E para, që ishte në Strasburg, pastaj na tha se nuk kishte dijeni, më pas na tha se është bërë më parë etj.

?Po, ajo është makina ime, por nuk e kam pasur unë në përdorim, por një bashkëpunëtor i imi teksa unë kam qenë jashtë këto ditë, në Strasburg. Fakti që ka qenë aty, tani po e marr vesh?.

 

?Atëherë, kjo fotografi është bërë në ditën kur kam bërë dorëzimet në institucion dhe kam marrë sendet e mia personale që kam pas në zyrë. Personi që më shoqëronte e ka vendosur në karikim makinën gjatë këtij çasti pa menduar gjatë se diçka e tillë nuk duhej?.

Këto janë dy versionet e bëra nga Bido.

Në fakt, kjo foto nuk është bërë as kur ka qenë në Strasburg e as kur ka dorëzuar detyrën, se detyrën e ka dorëzuar para 6 muajsh kur ka kandiduar për deputet, ndërkohë fotot janë bërë pak ditë më parë në muajin shtator.

Ndoshta në Shqipëri këto ?turpet e vogla?, pra që një deputet shkon në institucionin ku ka qenë drejtor, (se ndoshta i duket vetja dhe pronar që shkon dhe karikon makinën), problemi nuk është te 5-10 mijë lekë karikimi i makinës, por problemi është te sjellja.

Skandali-Pse Ardit Bido nuk mund të fshihet pas gishtit

Të kishte ndodhur në ndonjë vend tjetër europian minimalisht do të kishte dhënë dorëheqjen drejtori i institucionit në detyrë dhe vetë deputeti se është e papranueshme dhe e palogjikshme dhe jo më të justifikosh drejtorin apo shoferin apo këdo tjetër.

Qëllimi ynë nuk është as të hedhim baltë e as të denigrojmë Ardit Bidon.

Ne prisnim se duke qenë djalë i ri dhe deputet i ri të kërkonte një ndjesë publike mbi këtë veprim abuziv pa asnjë diskutim, por ndoshta në vendin ku skandali zë skandalin dhe afera zë aferën këto lloj denoncimesh duken budallallëqe të vogla, ?hë se çfarë problemi ka, se të gjithë kështu vjedhin dhe të gjithë kështu bëjnë?.

Në fakt, këtu nuk kemi të bëjmë me një vjedhje, por me një abuzim tjetër që një ish-drejtues institucioni shkon sërish në vendin ku ka qenë drejtor, këtë herë me statusin e deputetit dhe vë makinën në karikim a thua se nuk ka vend ku mund të karikosh makinën në Tiranë apo nuk ka mundësi deputeti me rrogën e tij 4 apo 5 mijë euro në muaj.

Skandali-Pse Ardit Bido nuk mund të fshihet pas gishtit

Pa folur pastaj për qëndrimin e tij që është aspak i një politikani të ri që shkon në Strasburg dhe duhet të sillet si një proeuropian, por justifikon veprimin e gabuar kur gjithçka minimalisht do të kalonte me një ndjesë publike, ndaj, jo vetëm qytetarëve të Vlorës që e kanë zgjedhur, por gjithë shqiptarëve, sepse ai nuk ka nevojë për ato para qoftë i bërë me apo pavetëdije prej tij apo bashkëpunëtorëve të tij./ CNA

 

8 MUAJ ME PARE

Foto-Skandali/ Makina e deputetit socialist karikohet në institucionin ku ka qenë drejtor

Skandali-Pse Ardit Bido nuk mund të fshihet pas gishtit

Makina e deputetit socialist, Ardit Bido, i zgjedhur në maj në Qarkun e Vlorës, është fotografuar duke u karikuar në institucionin ku ai ka qenë drejtor, në Arkivin e Shtetit.

Ardit Bido ka qenë përfaqësues i PDIU-së, i cili u zgjodh drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë në vitin 2016 dhe së fundi është bërë deputet i PS-së në Qarkun e Vlorës.

CNA ka mundur të sigurojë foto nga oborri i Arkivit të Shtetit ku Ardit Bido karrikon mjetin e tij në institucionin ku ka qenë drejtor.

Fotot janë bërë së fundi, nuk po e përcaktojmë datën, sepse do ta sjellim në një shkrim tjetër, pas justifikimeve qesharake të ish-drejtorit, tani deputet.

Skandali-Pse Ardit Bido nuk mund të fshihet pas gishtit

CNA iu drejtua deputetit socialist dhe e pyeti, a ishte ky mjeti i tij dhe a kishte dijeni për rastin?

Në fakt, Bido u përgjigj se ai ndodhej në Strasburg kur mjeti ka qenë aty por më pas ndryshoi qëndrim. Këtë ne e konfirmojmë pasi ai ka qenë në një mbledhje të Asamblesë Parlamentare të Europës në Strasburg, por mjeti është fotografuar në oborrin e Arkivit të Shtetit ku ai ka qenë drejtor, kur BIdo ishte në Tiranë.

Pyetja është e thjeshtë: Si ka mundësi një ish-drejtor socialist, sot deputet, shkon dhe karikon makinën e tij elektrike në një institucion publik? Për çfarë? Për 5 mijë apo 10 mijë lekë të vjetra, që kushton karikimi i një makine, apo për të pasur luksin dhe për të siguruar karikim dhe parkim falas në oborrin e institucionit që ka drejtuar më parë?

Në fakt, kjo nuk është etike e as morale. Gjithsesi, ne në mënyrë profesionale iu drejtuam zotit Bido, i cili na tha:

“Po, ajo është makina ime, por nuk e kam pasur unë në përdorim, por një bashkëpunëtor i imi teksa unë kam qenë jashtë këto ditë, në Strasburg. Fakti që ka qenë aty tani po e marr vesh”.

CNA do të sjellë një material tjetër ku do të saktësojmë se kur është fotografuar mjeti, kur ka qenë zoti Bido këtu apo dikush tjetër e ka parkuar?

Kush e ka çuar mjetin, shoferi apo dikush tjetër kjo për ne ka pak rëndësi. Mjeti i deputetit socialist është fotografuar duke u karikuar në institucionin që ai ka drejtuar me paratë e shqiptarëve.

Skandali-Pse Ardit Bido nuk mund të fshihet pas gishtit

Bido megjithëse paguhet 3 apo 4 mijë euro në muaj, tashmë duhet të karikojë makinën në oborrin e ndërmarrjes që ai ka drejtuar.

Ndoshta i duket vetja ende drejtor apo për qoka drejtuesi aktual i institucionit lejon të hyjnë mjete dhe të karikohen.

Pse nuk shkon një qytetar i thjeshtë të karikojë atje makinën falas?

Që kur Arkivi i Shtetit ka filluar të japë karikim falas për makinat elektrike?

CNA do të sjellë të tjera materiale që do të tregojnë se ky është një skandal dhe zoti Bido nuk është i vetmi që shfrytëzon institucionet ku kanë punuar apo ofiqin, karriget që mbajnë si deputetë apo zyrtarë për interesa përfitimi personal./ CNA





Lajmet e fundit nga