web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Partizan Sadushi “merr pushkën” dhe del në çetë

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka dalë partizan. Jo vetëm me shall, por ka dalë partizan për të liruar nga burgu kryebashkiakun e arrestuar për 13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale, Erion Veliajn. Kur vendimi duhej të jepej nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë më datë 10, Sokol Sadushi ndërhyri me datë 9, duke ushtruar për herë të parë detyrën, me një vendim të ndërmjetëm që i shërben Erion Veliajt. Vendim që nxjerr në pah një shpërdorim të qartë detyre. Partizan Sadushi nuk e mbajti më veten, "mori pushkën" dhe doli në çetë pas urdhrit që i erdhi nga Mero Baze dhe të tjerë. Tani po sillet tamam si një mercenar politik i 99-çave të Veliajt.

10 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Faktet/ Si Sokol Sadushi “dhunoi” Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë për interesat e grupit të strukturuar

Mund të duket e pabesueshme se si kryetari i një gjykate mund të “dhunojë” kolegët e tij me veprimet që kryen duke shfrytëzuar kompetenca, të cilat s’i ka përdorur kurrë.

Në datën 10 mars pritej që Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të jepte një vendim në lidhje me një ankimim të bërë nga shtetasi Begtash Zeneli. Begtashi e kishte dërguar çështjen e tij në Gjykatën e Lartë pas vendimit të Apelit, duke e ankimuar pasi kishte mbetur i pakënaqur me vendimin.

Por çfarë ndodhi?

Në një njoftim të ardhur nga Gjykata e Lartë në mbrëmjen e datës 9 mars u njoftua se Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, kishte dhënë një vendim të ndërmjetëm në lidhje me një çështje që shqyrtohej të nesërmen (10 mars) nga Kolegji Penal. Pra, kishte ndërhyrë në momentet e fundit te një vendimmarrje që duhet të jepte Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vetë kryetari i Gjykatës.

Ndërkohë që Gjykata e Lartë ka në shqyrtim mbi 20,000 dosje, kryetari merr disa letra nga njerëzit e stafit, del me një vendim të ndërmjetëm duke bllokuar Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë për të dhënë vendimin të nesërmen (10 mars) në mëngjes në orën 9:30, nuk u la as 24 orë kohë, por u ndërpreu procesin.

Është unike në llojin e vet se si një kryetar gjykate mund të “dhunojë” kolegjin penal të institucionit që ai drejton.

Tani, Sokol Sadushi kërkon që të ndryshojë vendimin e Kolegjit të Bashkuar duke përdorur tezat se numri i të paraburgosurve është i lartë, kur faktet zyrtare flasin të kundërtën.

Në fakt, në burgjet shqiptare, sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2025 është numri më i ulët i të paraburgosurve në dekadën e fundit, rreth 2,744 të paraburgosur.

Nga statistikat që keqpërdoren jepet një përqindje më e lartë, duke u abuzuar, duke thënë se janë rreth 55%. Në fakt, kjo është një gënjeshtër, sepse krahasimi i përqindjes bëhet me numrin total të të dënuarve dhe deklarohet se numri total i të paraburgosurve është 55% dhe numri i të burgosurve në vitin 2025 është shifrat 1730.

Por si qëndron e vërteta?

Ka një lojë me shifrat që fillon tek institucionet e lidhura me “gatimin e një çorbe të prishur” që ka qëllime krejtësisht të tjera.

Te shifra 55% që jepet për të paraburgosurit, kur numri është 2744, më i ulëti në 10 vite, nuk mblidhet numri prej 800 të burgosurish që kanë fituar nga amnistia, të burgosur të tjerë në shifrën rreth 500 persona që janë në mjekim të detyruar. Po të mbledhim shifrat, përqindja del shumë më e ulët, është afërsisht në nivelet e vendeve të rajonit apo BE-së. Këto të fundit quajnë të dënuar edhe persona që kanë marrë një vendim dënimi në Shkallën e Parë, edhe pse për ta pritet Apeli. Në Shqipëri kjo praktikë nuk njihet dhe prandaj edhe përqindja e të paraburgosurve del më e lartë, por numri faktik është më i ulëti në 10 vitet e fundit.

Në vitin 2025 nuk kemi 55%, por shumë herë më pak të paraburgosur (nga totali i personave që mbahen në burg) sesa shifra që jepet në përqindje zyrtarisht nga propaganda, nga politika dhe nga grupet e interesit që lobojnë e veprojnë pranë Sokol Sadushit.

Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar, i cili fillon që nga mashtrimi i shifrave me përqindjen e lartë, kur në fakt në numrat e vërtetë, nga të dhënat publike nga Drejtoria e Burgjeve, numri faktik është më i ulëti në dhjetë vjet.

Një grup i strukturuar që fillon me një iniciativë të Sokol Sadushit që “dhunon” Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, i cili vazhdon me propagandë, me avokatët e krimit, me të pandehurit e SPAK-ut dhe me politikanë që bërtasin për paraburgimin.

Asnjëri nga këta nuk ka mbajtur qëndrim apo të flasë kur në vitet 2014, 2015 dhe 2016 u mbushën burgjet me shqiptarë të shkretë për hallet e tyre, se merrnin energji për t’u ngrohur apo ujë për t’u larë, dhe në atë kohë kryeministri bërtiste "burg, burg, burg". Sot të gjithë bashkë me kryeministrin thonë “prezumim pafajësie, në paraburgim ka shumë”, kur në fakt ka më pak të paraburgosur në numër faktik. Përqindja e të paraburgosurve është më e ulët.

Dhe për t’i vënë pikat mbi “i”, këta të paraburgosur në totalin e tyre, në shumicë vijnë nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm, vijnë nga kallëzimet që konstaton dhe çon Policia e Shtetit. Kurse shifra e të paraburgosurve që lidhen me krimin dhe korrupsionin që mbahen në qeli nga SPAK-u është vetëm 3.35% e totalit. Po ta llogarisësh këtë shifër me numrin total të personave që ndodhen duke vuajtur dënimin vlera në % del edhe më e ulët.

Pra, në çdo lloj forme që ta shikosh apo analizosh, ka një manipulim të gjerë të filluar që nga përqindja e të paraburgosurve që ka Shqipëria në vitin 2025, që shkon me një gënjeshtër publike se këtë uljen e numrit të të paraburgosurve e ka kërkuar Këshilli i Europës, kur në fakt kemi një raport nga ekspertë të Këshillit të Europës , të porositur nga qeveria shqiptare, të cilët në fund të raportit të tyre thonë "ky nuk është një qëndrim zyrtar i Këshillit të Europës".

Më pas, skenari vazhdon me iniciativën e Sokol Sadushit për të “dhunuar” Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, të cilit nuk i dha as 24 orë kohë të shqyrtonte vendimin, dhe më pas shkon te propaganda, te manipulimi i opinionit publik, te gënjeshtrat e pandalshme me një qëllim të vetëm: nxjerrja nga burgu e të vetmit zyrtar të nivelit të lartë që është në paraburgim, i cili e ka emrin Erion Veliaj.

Shifrat flasin vetë, veprimet tashmë janë zbuluar, qëllimi është i qartë. Përfundimin do të presim ta shohim për të kuptuar se deri ku do të shkojë Sokol Sadushi, nga veprimet e tij te mbështetja që i bëhet me propagandë për t’i dhënë kurajë që të vazhdojë dhe të thellojë më tej skandalin, që në finale kërkonte të çojë në lirimin e Erion Veliajt nga qelitë e Durrësit./CNA

 

 

 

 

2 MUAJ ME PARE

Një tjetër fakt kundër/ Sokol Sadushi gënjen për dokumentet e KiE-së

Partizan Sadushi “merr pushkën” dhe del në

Në një vendim të datës 9 mars, të publikuar në faqen e Gjykatës së Lartë, për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbi masat e sigurimit personal, thuhet se bëhet në bazë të një dokumenti të Konventës Europiane të Këshillit të Europës dhe përdoret si një dokument kundër paraburgimit.

Vendim i rëndësishëm për praktikën gjyqësore në fushën penale

Kryetari i Gjykatës së Lartë ka nisur procedurën për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara, lidhur me vendimin unifikues nr. 7, datë 14.10.2011, mbi masat e sigurimit personal.

Qëllimi është të sigurohet një praktikë gjyqësore më e njëtrajtshme dhe në përputhje me standardet kushtetuese, ligjore dhe ato të Konventës Evropiane për kufizimin e lirisë personale. Ky vendim shënon gjithashtu ushtrimin për herë të parë, të kompetencës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë, sipas nenit 438 të Kodit të Procedurës Penale për ndryshimin e pjesshëm të një praktike të njësuar. Seanca publike do të zhvillohet në datën 9/04/2026, ora 9:30”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

 

Në fakt, ky nuk është një dokument i Këshillit të Europës. Dokumenti që pretendon Sadushi dhe marionetat mediatike të pushtetit është një material i porositur nga qeveria shqiptare dhe i hartuar nga disa ekspertë.

Vetë dokumenti e thotë mjaft qartë, se është hartuar me kërkesë të qeverisë shqiptare.

Ky dokument udhëzues (Guiding Paper – GP) është hartuar me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, me qëllim informimin e procesit të hartimit të legjislacionit për ndryshimin e Kodit Penal (KP) dhe Kodit të Procedurës Penale (KPP), me një fokus të veçantë te dispozitat që lidhen me paraburgimin”, thuhet në dokument.

 

Në fund të këtij dokumenti vetë ekspertët bëjnë me dije se opinionet e shprehura janë përgjegjësi e autorëve dhe nuk reflektojnë politikën zyrtare të KiE-së.

Pra, ai që përdoret si argument nga Sokol Sadushi dhe Erion Veliaj nuk lidhet me KiE-në dhe sërish thjesht vijojnë gënjejnë.

Opinionet e shprehura në këtë punim janë përgjegjësi e autorëve dhe nuk reflektojnë politikën zyrtare të Këshillit të Europës”, thuhet në dokument.

Dokumentin e ekspertëve të porositur nga qeveria në lidhje me situatën e paraburgimit, e ka bërë publik një nga "marionetat mediatike" të Erion Veliajt, Carlo Bollino.


Dokumenti i publikuar nga Carlo Bollino
Partizan Sadushi “merr pushkën” dhe del në
Dokumenti i publikuar nga Carlo Bollino

Për këtë publikim, në fakt, duhet ta falënderojmë Carlo Bollino-n, pasi na ka vënë në dispozicion të vërtetën e atij dokumenti që pretendohet nga Sadushi, mediet e pushtetit dhe njerëzit që dalin në ekrane dhe e “pompojnë” si një dokument të Këshillit të Europës, se është thjesht një porosi e qeverisë.

Ky dokument që Sokol Sadushi thotë se janë standardet e Konventës Europiane të Këshillit të Europës, që raportohet si një dokument i rëndësishëm i KiE-së, në fakt rezultoi të ishte thjesht një dokument i porositur për interesa të qeverisë shqiptare, në shkelje të hapur të ligjit./CNA

2 MUAJ ME PARE

Sokol Sadushi ndërhyri ndaj drejtësisë/ Kallëzim në SPAK për veprimet e tij

Partizan Sadushi “merr pushkën” dhe del në

Më datë 16 shkurt, në një moment jo pak të dyshimtë, shfaqet Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, në një leksion që na flet për paraburgimin. Në fakt, burgjet shqiptare, sipas gjoja raporteve të KE-së (në fakt janë raporte ekspertësh të porositur nga qeveria), kanë shumë të burgosur.

Por halli i Sokol Sadushit filloi tani, jo para dy vjetësh, jo para tri vjetësh kur burgjet ishin në këtë gjendje dhe jo për shkak të SPAK-ut, po për shkak të veprimeve të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm, që është dështimi më spektakolar i reformës në drejtësi në nivelin e korrupsionit, paaftësisë dhe mbushjes së burgjeve me qytetarë të thjeshtë për gjëra që mund të përdoreshin 1001 mënyra të tjera si masa alternative, për hallet dhe hallexhinjtë, që kanë mbushur burgjet.

Tani që në paraburgim shkojnë zyrtarë të lartë dhe përfundoi dhe Erion Veliaj, u shqetësua Sokol Sadushi dhe na doli e na dha një leksion më datë 16 shkurt. Ditë më vonë, Erion Veliaj kërkoi në Apel që si provë të merrej leksioni i profesor Sokol Sadushit. Pra, profesori del dhe jep një leksion për paraburgimin, Erion Veliaj, i paraburgosuri me 13 akuza të rënda penale që shtyn gjyqin e tij pa ndalim me pretendimin se nëpërmjet instrumenteve të ndryshme do të fitojë lirinë, na sjell profesor Sadushin në sallën e gjyqit.

Në Apelin e GJKKO-së, Erion Veliaj kërkon që provë të merret leksioni i profesor Sadushit për paraburgimin. Dhe kjo na tregon thjesht se leksionet e Sadushit dhe veprimet në lidhje me paraburgimin, për të ndryshuar vendimet e Kolegjit të Bashkuar, janë thjesht dhe vetëm me një qëllim: lirimin e Erion Veliajt. Burgjet në fakt nuk i ka mbushur SPAK-u dhe problemi i të paraburgosurve nuk është i SPAK-ut, por siç theksuam (lexo këtu), është i Policisë dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm. Por Sokol Sadushi na jep një leksion dhe Erion Veliaj e merr dhe kërkon të administrohet si provë në gjykatë.

Më pas, një ditë para se t’i jepet një vendim gjykate i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ndërhyn me një veprim të ndërmjetëm. Vendimi duhej të jepej nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë më datë 10 në orën 9:30. Më datë 9 në mbrëmje, zyra e shtypit e Gjykatës së Lartë njofton se për herë të parë kryetari i gjykatës, Sokol Sadushi, po ushtron të drejtën e tij dhe po kërkonte të ndërhynte në një çështje të caktuar me një vendim të ndërmjetëm. Pyetja është e thjeshtë: Gjykata e Lartë ka 20 mijë dosje, ku e dinte Sokol Sadushi dosjen e Lezhës që na e çonte në gjykatë, që t’i jepte një vendim të ndërmjetëm dhe të mos lejonte kolegët e tij të Kolegjit Penal të jepnin një vendim? Sepse të nesërmen ata do të flisnin, ata mund të mos e pranonin rekursin, ata mund ta pranonin... Ndërhyn Sokol Sadushi dhe e vë përpara zgjidhjen e “problemit” të paraburgimit ku qëllimi është nxjerrja e Erion Veliajt. A ka këtu një vepër penale?

Skema dhe skenarë me pionierë partizanë që herët a vonë e zbuluan krejtësisht fytyrën e tyre, si turpi i reformës në drejtësi, të nxjerrë nga dritaret, hedhin helmin me veprimet e tyre si mirënjohje për detyrën e marrë pa kaluar në veting. Katapultohet në krye të Gjykatës së Lartë, për të marrë të tilla vendime dhe për të kryer të tilla veprime. Ky është Sokol Sadushi, i cili jep një leksion që Erion Veliaj ta kërkojë si provë në gjykatë. Më pas ndërhyn një ditë para se kolegët e tij të japin një vendim në Gjykatën e Lartë dhe ecën përpara me stile të vjetra, të njohura, klasike të drejtësisë komuniste, pasojë e shkollave të së cilës, është profesor Sadushi i Gjykatës së Lartë.

Ky është më shumë sesa skandal, Sokol Sadushi duhet të hetohet për këto veprime të pasuara nga zëra të tjerë mediatikë, të pandehur në GJKKO, përsona nën hetim nga SPAK-u dhe të tjerë prokurorë e gjyqtarë të larguar nga reforma në drejtësi. Të gjithë janë bashkë si një grup i strukturuar për të ndaluar paraburgimin e të korruptuarve.

CNA ka mësuar se në ditët në vijim ndaj Sokol Sadushit do të ketë edhe kallëzim penal në SPAK, për të gjitha veprimet e tij dhe shkeljet ligjore të kryera./CNA

2 MUAJ ME PARE

Si kaloi skema nga Sokol Sadushi te paraburgimi i Carlo Bollino-s dhe opozita e Mero Bazes

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në datën 16 shkurt doli e dha një leksion për paraburgimin. A thua se ka hallin e qytetarëve?! Burgjet janë plot, por gjithmonë në target nga marionetat e pushtetit mbahet SPAK-u.

Në fakt, burgjet janë plot për shkak të veprimeve që bën Policia e Shtetit dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm. SPAK-u ka vetëm 3.35% të të burgosurve. Pra, 33.5 veta në 1000 të burgosur.

Burgjet plot i ka mbushur Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm, që është dështimi më i madh për shkak të nivelit të korrupsionit dhe të paaftësisë së Reformës në Drejtësi, që referon hallexhinjtë për një cigare hashashi, për rregullimin e çatisë, për një gërvishtje makine apo për një konflikt fjalësh. Kap e ço në burgje njerëz dhe qelitë janë plot.

Sadushi jep leksione për paraburgimin dhe bën veprime me një tjetër qëllim. Skema është e qartë; nuk na thotë nga erdhi ky mbipopullim?

Nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm, nga prokuroritë e rretheve dhe Policia e Shtetit. Dhe tani na u kujtua Sokol Sadushi! E njëjta situatë ishte në 2024, 2023, 2022 e me radhë, më rëndë në 2014, 2015 kur Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, bënte thirrje: “Arrestoni, burgosni për energjinë, për ujin! Se quhet vjedhje”. Kurse për drejtorët dhe zyrtarët e tij nuk është vjedhje.

Dhe për ta u shqetësua tani Sokol Sadushi, i cili shkon dhe jep një leksion në datën 16 shkurt në lidhje me paraburgimin, jo për hallin e qytetarëve, po për hallin e Erion Veliajt, në Gjykatën e Apelit do të kërkonte të administrohej si provë ky leksion i Sokol Sadushit për paraburgimin.

Dhe më pas, në datën 9 mars, ndërkohë që pritej një vendim i Kolegjit Penal të nesërmen në datë 10, ndërhyri Sokol Sadushi me një vendim të ndërmjetëm, duke lënë kolegët e tij me ‘gisht në gojë’ dhe duke thënë se “ju s'mund të merrni vendim, unë po dal me një vendim të ndërmjetëm në lidhje me paraburgimin, për një çështje të ankimuar në lidhje me një vendim të Kolegjeve të Bashkuara”.

Më pas, nëpër gazetat e pushtetit, të paguara nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, marionetat që luftuan kundër SPAK-ut, filluan tezat se si Erion Veliaj po mbronte Belinda Ballukun, pse "shqiptarja.com" ishte nismëtarja e çështjes së paraburgimit. A thua se Carlo Bollino-s po i ‘digjej barku’ për shqiptarët që do të vdesin në burgje, apo në fakt po i përvëlohej për mikun e tij, Erion Veliaj.

Për shqiptarët në burgje që mbipopullojnë qelitë nuk e vret mendjen kush. Që të dalë Erioni ishte halli i madh. Dhe filluan pas Sokol Sadushit të ‘cicërojnë’ edhe mediat e pushtetit. Ku kulmi arriti me Mero Bazen, gazetarin e familjes Veliaj, dikur mik i dashur i doktor Berishës, që thotë se opozita nuk duhet të kompleksohet nga teza e paraburgimit.

Në fakt, sot në paraburgim ka një zyrtar me 13 akuza, që është Erion Veliaj dhe me mijëra shqiptarë që kanë mbushur burgjet kot së koti për vepra të lehta penale, për të cilët duhet të shqetësohemi vërtet, por duhet të ndahet "shapi nga sheqeri". Burgjet i ka mbushur plot Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Policia e Shtetit.

Kurse loja për paraburgimin po bëhet për të liruar Erion Veliajn.

Dhe këtu janë përfshirë publikisht, që nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, deri te mbetjet mediatike si Mero Baze dhe të tjerë./CNA

 

2 MUAJ ME PARE

Një grup i strukturuar i drejtuar nga Sokol Sadushi, që kërkon lirimin e Veliajt

Ka filluar një lojë në lidhje me paraburgimin, një lojë politike duke futur tentakulat te sistemi i drejtësisë si instrument në lidhje me të paraburgosurit, me burgjet e mbushura plot pas një raporti të KE-së.

Për të bërë një “reformë” po përdoret kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, partizani ynë me shall të kuq që i shndrin Rilindjes, si njeriu i drejtësisë që nuk kaloi kurrë në veting, por "doli nga dritarja e hyri nga dera" që i hapte Mero Baze dhe pushteti i socialistëve.

"Dardha e ka bishtin mbrapa", nuk është thjesht një lojë me leksione publike, por Sokol Sadushi ka shkuar deri te veprat penale që në fakt duhet t'i hetojnë organet përgjegjëse. Përflitet për shifra, për mbipopullim të burgjeve, se s’duhet të ketë paraburgim për zyrtarët, teza, përplasje. Në fakt, qëllimi është një dhe i vetëm: të dalë Erion Veliaj nga burgu.

Nuk e çan kokën askush se sa të paraburgosur ka Shqipëria, sepse burgjet nuk janë plot nga SPAK-u. SPAK-u nuk ka as 3.35% të të paraburgosurve. Dhe i vetmi zyrtar në burg është Erion Veliaj. Shumica e tyre kanë dalë apo janë ish-zyrtarë. Dhe pikërisht Erion Veliaj mban statusin e zyrtarit duke u kapur pas karriges thjesht dhe vetëm për të qëndruar në burg me një titull politik.

Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës të Lartë, ka kryer veprime me leksione që i kërkon Veliaj si prova në gjykata, jep vendime të ndërmjetme një ditë përpara sesa Kolegji Penal të dalë me qëndrim, më pas propaganda e pushtetit i mban iso. Këtu ka një skemë të qartë të një grupi që kërkon të nxjerë nga burgu personin më 13 akuza, që prej 7 muajsh refuzon të përballet me to në gjykatë.

Kreu i Gjykatës së Lartë duhet kallëzuar në SPAK apo KLGJ, ndaj tij duhen kryer hetime për të gjitha veprimet që krijojnë dyshime se ai në emër të gjoja tezave të paraburgimit është përdorur apo ka vepruar me dashje duke kryer veprime të rënda të cilat kanë sjellë pasoja për sistemin e drejtësisë./CNA

2 MUAJ ME PARE

Një arrestim në flagrancë, që kap në flagrancë Sokol Sadushin

Vendimi i ndërmjetëm i djeshëm i marrë si nismë e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në lidhje me rishikimin e një vendimi për nisjen e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal, po tentohet të reklamohet si vendim në përgjigje të shqetësimit edhe ndërkombëtar për numrin e lartë të të paraburgosurve në institucionet e dënimit.

Pa i hequr asnjë presje shqetësimit edhe të ndërkombëtarëve mbi faktin që 65% e “banorëve” të IEPV-ve në Shqipëri janë të paraburgosur, na duhet të analizojmë pak shqetësimin që kaploi ditën e djeshme kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushin.

Gjykata e Lartë, sipas raporteve të publikuara nga vetë institucioni, pranon për shqyrtim vetëm 20-25 % të dosjeve të ankimimeve dhe nga këto kthen për rishqyrtim 90%.

Praktikisht heq "back-log"-un e vet dhe praktikat ia ngjesh prapë sistemit poshtë. Në praktikat penale shifrat janë nga më drastiket.

 

Por çfarë ka ndodhur?

 

Një i arrestuar NË FLAGRANCË, ankohet në Gjykatën e Lartë.

Begtash Zeneli quhet i arrestuari në flagrancë dhe sipas gjasave me masë sigurie arrest në burg. Ky Begtashi pra, pasi arriti të kalojë filtrin e shqyrtimit dhe u pranua për trajtim dosja e tij, vuri në lëvizje vetë "shkëlqesinë" e tij, Sokol Sadushin. Sokol Sadushi kujtohet që është kryetar i Gjykatës së Lartë. E kujton Begtashi!

Erdhi dita dhe i ra fati edhe Begtashit të bëhet sebep që "shkëlqesia" e tij, Sokol Sadushi, të mbledhë Kolegjet e Bashkuara për të unifikuar praktikën në emër të tij.

Sadushi veshi bluzën me stampën: “je suis Begtash” dhe urdhëroi mbledhjen e Kolegjeve për Begtashin.

 

Kapja në flagrancë e Sadushit

 

Me atë rast Sadushi është kapur në flagrancë. Fiks si Begtashi! Vendimi i Sadushit s'paska lidhje hiç me raportet e komisionit për kapacitetet e paraburgimit.

Paska pasur hallin e Begtashit! Ose ky Begtash Zeneli i arrestuar NË FLAGRANCË paska paguar mirë, ose Sadushi nuk e dinte deri dje, as shqetësimin e Komisionit Europian, as se çfarë ndodh në Shqipëri me paraburgimet.

Çështja e paraburgineve ka të paktën 5 vjet që ka hyrë në çdo raport ndërkombëtar që trajton lëndën.

Vështirë të besohet se në ato 95% të dosjeve penale që Sadushi nuk pranon për shqyrtim nuk paska pasur asnjëherë ankesë për masë sigurie “Arrest me burg”. E pamundur që në ato 5% të pranuara të mos ketë pasur të tilla.

Erion Veliaj është një nga ata fatlumë, dosja e të cilit u pranua për shqyrtim nga Gjykata e Lartë. Por Sadushi nuk u mor me Veliajn! Priste Begtashin të mblidhte Kolegjet e Bashkuara.

 

Drejtësia alla-Sadush

Shpjegimi është vetëm një! Thika ka shkuar në palcë, ndaj Organizata priti rastin dhe i kujtoi Sadushit që ka edhe ca detyrime.

Dhe Sokol Sadushi u detyrua të bëjë unifikimin e parë që prej ditës kur u ul në karriget e Gjykatës së Lartë. U kujtua të bëjë detyrën e parë që Gjykata e Lartë ka nga reforma për këtë drejtësinë alla-Sadush. Quhet unifikim nën emrin e Begtash ziut!

Ta dijë Begtashi si po ia përdorin imazhin, u llogarit faturën! Ne të tjerët që kemi 4 vjet që presim për ndonjë unifikuese nga Sadushi, po presim të kuptojmë sa ditë i duheshin Sadushit për të miratuar një vendim unifikues.

Pastaj do t'i bëjmë prapë llogaritë!/CNA

2 MUAJ ME PARE

Tjetër lëvizje e Sokol Sadushit kundër drejtësisë

Pas një njoftimi të dhënë dje nga Gjykata Kushtetuese dhe të paralajmëruar nga CNA, ne sot kemi publikuar një vendim të ndërmjetëm, një iniciativë personale e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në lidhje me rishikimin e një vendimi unifikues, për nisjen e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal.

CNA ka nxjerrë disa argumenta pse e ka bërë Sokol Sadushi, si duhet të ndodhte proceduralisht, por “dardha e ka bishtin mbrapa”.

Sipas të dhënave zyrtare, të cilat gjenden në faqen e Gjykatës së Lartë, ka pasur një ankimim në lidhje me çështjen, pra me vendimin unifikues të vitit 2011. Dhe çështja duhet të shqyrtohej në Kolegjin Penal nga trupa gjykuese e Kolegjit Penal, ku Sokol Sadushi nuk është pjesë.

Ndërkohë që kjo trupë gjykuese duhet të dilte me një vendim, mund të mos e pranonte rekursin fare dhe mund të linte në fuqi vendimin e vitit 2011, Sokol Sadushi del me një iniciativë personale pikërisht një ditë përpara se kjo trupë të japë vendim.

Partizan Sadushi “merr pushkën” dhe del në
Njoftimi i Gjykatës së Lartë

Ku e dinte Sokol Sadushi që do të kishte një vendim të tillë, pra një shqyrtim të këtij ankimimi nga një trupë gjykuese ku ai nuk është pjesë? Pse Sokol Sadushi doli pikërisht përpara se të jepej ky vendim nga trupa e Gjykatës së Lartë e Kolegjit Penal që do të shqyrtonte çështjen në fjalë?

Këto nuk janë lëvizje të rastësishme. Këto janë qartazi lëvizjet e Sokol Sadushit ashtu siç CNA e ka thënë, njeriut të Mero Bazes, të pushtetit, partizanit me shall të kuq të pushtetit, të Rilindjes kundër drejtësisë, kundër luftës ndaj korrupsionit. Dhe Sokol Sadushi me këto veprime nuk ka bërë asgjë tjetër, thjesht dhe vetëm ka zbuluar veten e tij si një instrument politik i përdorur nga pushteti që përpara se të bëjë ndryshime në Kodin Penal tenton të lëvizë me vendime unifikuese për të nxjerrë apo për të ndaluar burgosjen e të korruptuarve, të hajdutëve dhe të atyre që kanë vjedhur Shqipërinë për 30 vjet.

Dhe kuptohet halli më i madh i momentit është Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës i cili së afërmi ka gjyqin në Gjykatë Kushtetuese. Dhe Sokol Sadushi pa pritur që të dalë me një vendim Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, merr iniciativë, bën njoftime dhe bën veprime individuale totalisht në kundërshtim me parimet e së drejtës, totalisht në shkelje flagrante të funksionimit të Gjykatës së Lartë dhe i kapur mat në veprimet e tij politike në funksion të mbrojtjes së korrupsionit dhe luftës ndaj saj./CNA

2 MUAJ ME PARE

Dy argumentet që flasin kundër Sokol Sadushit

Partizan Sadushi “merr pushkën” dhe del në

Sokol Sadushi, ushtari i pavetinguar i rilindjes, është bërë pjesë e një turpi, një skandali, për t’i shërbyer kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Durrësit.

Njeriu që nuk duhet të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë, për arsyen e thjeshtë se kolegët e tij kanë kaluar vetingun, ndërsa ai ka “dalë nga dritarja dhe ka hyrë nga dera”, pa kaluar në veting, një dhuratë nga rilindja, Sokol Sadushi ka kryer veprime, qëllimi final i të cilave është lirimi i Erion Veliajt nga burgu.

Lëvizjet e Sadushit kanë nisur së fundi, ku në datën 16 shkurt zhvilloi një takim me studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në vijim të dialogut të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe komunitetit universitar, mbajti referimin me temë: “Paraburgimi si ‘zgjedhja e parë’: rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit”.

Partizan Sadushi “merr pushkën” dhe del në

Në këtë rast Sadushi përdor termat e kryeministrit si paraburgimi apo prezumimin e pafajësisë, duke marrë rolin e ministrit apo vetë kryeministrit.

Turpi i Gjykatës së Lartë, kryetarit të saj, Sokol Sadushi, thellohet më shumë pasi ka nxjerrë edhe vendime personale pa i kaluar në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë.

CNA ka sjellë vendimin e ndërmjetëm të marrë nga Sadushi në 9 mars, i cili e ushtron për herë të parë këtë kompetencë, për nisjen e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal.

Në këtë vendim të marrë në 9 mars të vitit 2026 nga Sokol Sadushi theksohet se është vendosur:

1-Nisja e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës gjyqësore të njësuar, lidhur me vendimin nr. 7, datë 14.10.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Partizan Sadushi “merr pushkën” dhe del në

Partizan Sadushi “merr pushkën” dhe del në

Përmes kësaj, Sadushi kërkon të bëjë ndryshime procedurale që në finale çojnë në ndryshimin e kritereve të vendosjes së masës së sigurimit, duke i shërbyer në këtë mënyrë Erion Veliajt si hall i madh i kreut të Gjykatës së Lartë dhe mikut të tij Mero Baze, gazetar mercenar, "kamikaz" i familjes Veliaj. 

CNA shkon më tej duke sjellë dy argumentet kundër nismës së Sadushit.

1-Mungesa e kërkesës nga palët e interesuara

Nuk ka asnjë kërkesë nga ndonjë palë e interesuar që nxisin institucionin, Gjykatën e Lartë apo kryetarin të fillonte këtë vendimin e ndërmjetëm.

2-Çështja e kompetencës institucionale

Një vendim i Kolegjeve të Bashkuara, pse nuk shqyrtohet nga një Kolegj i Bashkuar, por u dashka shqyrtohet si nismë e kryetarit.

Argumenti i dytë lidhet me faktin se një vendim i marrë nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, duhet të shqyrtohet sërish nga një strukturë e tillë kolegjiale dhe jo të niset si iniciativë individuale nga kryetari i institucionit.

Pra, mungesa e kërkesës nga ndonjë palë e interesuar dhe çështja e kompetencës institucionale janë dy argumentet që rrëzojnë vendimin e ndërmjetëm të marrë nga Sadushi për "nisjen e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal".

Ashtu siç theksuam edhe në shkrimet e mëparshme, Sokol Sadushi po bën thjesht dhe vetëm një maskaradë për t’i shërbyer Erion Veliajt, që mund të përdoret edhe si presion ndaj Gjykatës Kushtetuese./ CNA

2 MUAJ ME PARE

Zbardhet vendimi i Sokol Sadushit/ Ja çfarë kërkon

Sokol Sadushi po përdor Gjykatën e Lartë si një instrument personal për t’i shërbyer kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, me 13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale.

I pavetinguari i Rilindjes, Sokol Sadushi, ka nxjerrë vendime personale pa i kaluar në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë.

Sokol Sadushi ka nxjerrë një vendim të ndërmjetëm, duke e ushtruar këtë detyrë për herë të parë, për nisjen e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal, të cilin CNA e solli përmes një shkrimi që mund ta lexoni këtu.

Përmes vendimit të ndërmjetëm, Sadushi kërkon të bëjë ndryshime procedurale që në finale çojnë në ndryshimin e kritereve të vendosjes së masës së sigurimit, duke i shërbyer në këtë mënyrë Erion Veliajt.

Përveç kësaj ka kryer aktivitete duke përdorur termat e kryeministrit Edi Rama si paraburgimi apo prezumimi i pafajësisë.

Partizan Sadushi “merr pushkën” dhe del në

Në vendimin personal të Sokol Sadushit, për t’i shërbyer Erion Veliajt përmendet shkaku dhe nevoja e nisjes së procedurës për ndryshim, ku theksohet se “përvoja e zbatimit të këtij vendimi në praktikën gjyqësore ka vënë në diskutim nëse disa prej formulimeve të tij u përshtaten plotësisht zhvillimeve të mëvonshme të legjislacionit procedural penal, si dhe standardeve të zhvilluara nga jurisprudenca e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në interpretim të nenit 5 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut”.

Partizan Sadushi “merr pushkën” dhe del në

Për këtë duhet të theksojmë se nga viti 2012 deri në vitin 2026 nuk ka pasur asnjë ankimim për shkelje të standardeve kushtetuese ligjore apo ato të Konventës së të Drejtave të Njeriut për kufizimin e lirisë.

Në më shumë se 14 vite nuk është kontestuar dhe del sot Sokol Sadushi duke ushtruar për herë të parë një kompetencë dhe paralajmëron se do të bëjë namin në 9 prill në seancë publike, duke bërë një maskaradë thjesht dhe vetëm për t’i shërbyer Erion Veliajt dhe si presion ndaj Gjykatës Kushtetuese./ CNA

 

2 MUAJ ME PARE

Turpi i Gjykatës së Lartë/ Sokol Sadushi, me vendime që i shërbejnë Erion Veliajt

Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, njeriu që nuk duhet të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë, për arsyen e thjeshtë se kolegët e tij kanë kaluar vetingun, ndërsa ai ka “dalë nga dritarja dhe ka hyrë nga dera”, pa kaluar në veting, një dhuratë nga rilindja, është rreshtuar në radhën e shërbëtorëve dhe mercenarëve të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj.

Sokol Sadushi po kryen veprime që qëllim final kanë lirimin e Erion Veliajt nga burgu. Këto lëvizje tregohen qartazi përmes veprimeve të bëra së fundi nga Sadushi.

Gjatë një aktiviteti të datës 16 shkurt, Sokol Sadushi në takim akademik me studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në vijim të dialogut të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe komunitetit universitar, mbajti referimin me temë: “Paraburgimi si ‘zgjedhja e parë’: rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit”.

Partizan Sadushi “merr pushkën” dhe del në

Siç edhe mund të evidentohet qartë, Sokol Sadushi, ushtari i pavetinguar i rilindjes, të cilin drejtësia e ka nxjerrë nga penxherja, fillon aktivitete duke luajtur me teza juridike, shfrytëzon dhe përdor termat e kryeministrit si paraburgimi apo prezumimin e pafajësisë a thua se është një ministër i qeverisë Rama dhe jo kreu i Gjykatës së Lartë.

Këto lëvizje kanë qëllim të vetëm lirimin e Veliajt nga burgu.

Veliajn nuk e nxjerrin dot nga burgu pasi faktet dhe provat janë male, kanë zgjedhur të vazhdojnë me këtë aktivitet të datës 16 shkurt ku zhvillon tema “Paraburgimi si ‘zgjedhja e parë’: rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit”.

CNA ka siguruar të dhëna se Sokol Sadushi ka shkuar përtej aktiviteteve, duke nxjerrë edhe vendime personale pa i kaluar në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë.

Sokol Sadushi ka nxjerrë një vendim të ndërmjetëm, duke e ushtruar këtë detyrë për herë të parë, për nisjen e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal, të cilin CNA po e sjell në këtë shkrim.

Partizan Sadushi “merr pushkën” dhe del në

Në këtë vendim të marrë në 9 mars të vitit 2026 nga Sokol Sadushi theksohet se është vendosur:

1-Nisja e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës gjyqësore të njësuar, lidhur me vendimin nr. 7, datë 14.10.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Përmes kësaj, Sadushi kërkon të bëjë ndryshime procedurale që në finale çojnë në ndryshimin e kritereve të vendosjes së masës së sigurimit, duke i shërbyer në këtë mënyrë Erion Veliajt si hall i madh i kreut të Gjykatës së Lartë dhe mikut të tij Mero Baze, gazetar mercenar, kamikaz i familjes Veliaj.  

Partizan Sadushi “merr pushkën” dhe del në

Vendimi i ndërmjetën tregon se Sokol Sadushi është mësuar ta përdorë Gjykatën e Lartë si oxhakun e shtëpisë së tij duke marrë vendime pa pyetur askënd, duke u shndërruar thjesht dhe vetëm një kamikaz politik, i përdorur si mercenar nga skutat e burgut të Durrësit që keqpërdoret për një qëllim të vetëm, nxjerrjen e Erion Veliajt nga burgu./ CNA

 





Lajmet e fundit nga