web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandalet e Agim Ismailit në krye të Burgjeve/ Një dosje për SPAK-un

Shkeljet dhe abuzimet e Agim Ismailit, në kohën që drejtonte Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve janë të panumërta. Një raport qindra faqësh i KLSH-së ka nxjerrë në pah zullumet e shumta të kryera nga Agim Ismaili. CNA, përmes disa shkrimeve ka treguar se si Agim Ismaili, si drejtor i Burgjeve përmbyti IEVP-të me ilaçe të skaduara, futi ushqime pa standarde duke vënë në rrezik jetën e të dënuarve, abuzoi me procedurat tenderuese për produktet ushqimore dhe firmosi tender për rikonstruksionin e një godine që vetë e kishte shpallur jofunksionale. Të gjitha faktet e dokumentuara në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë gjithashtu se si skandalet pas të cilave qëndron Agim Ismaili kanë pasur dhe pasoja të rënda ekonomike. Shkeljet e kryera nga ai kanë sjellë shpenzimin e miliona lekëve pa efektivitet. Në raportin e dalë nga auditimet e KLSH-së në burgje, është kërkuar dhe shkarkimi nga detyra i Agim Ismailit për shkak të abuzimeve të shumta të tij. Këto shkelje të listuara njëra pas tjetrës të kryera nga Agim Ismaili si drejtues i Burgjeve, përbëjnë një dosje për SPAK.

4 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

SKANDAL/ Agim Ismaili firmosi tenderin për rikonstruksionin e godinës që vetë e kishte shpallur jofunksionale

Zullumet e Agim Ismailit, kur ushtronte detyrën si drejtor i Burgjeve duket se nuk kanë fund. Një raport i KLSH-së ka nxjerrë në pah abuzimet dhe shkeljet e kryera nga Agim Ismaili.

CNA përmes disa shkrimeve ka treguar se si Agim Ismaili si drejtor i Burgjeve përmbyti IEVP-të me ilaçe të skaduara, si futi ushqime pa standarte duke vënë në rrezik jetën e të dënuarëve, abuzimet me procedurat tenderuese për produktet ushqimore dhe tani në fund skandali i radhës ka të bëjë me një tender me objekt "Rikonstruksion në magazinat Vaqarr".

Çfarë ndodh?

Operatori ekonomik fitues i këtij tenderi ishte "Doksani-G" shpk me vlerë prej 4,530,393 lekë me tvsh, me grafikë punimesh për 4 muaj. Nga auditimi i këtij tenderi, u konstatua se Godina e Paraburgimit që do të rikonstruktohej, është godinë jashtë funksionit.

Me Urdhër Transferimi të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në këtë godinë nuk ka më të paraburgosur, sepse ishin zhvendosur në ambientet e IEVP "Jordan Misja”.

Nga verifikimi në objekt rezultoi se, në këtë godinë, vuante dënimin alternativ vetëm një person.

“Nga auditimi i procedurës së prokurimit me objekt "Rikonstruksion në magazinat Vaqarr" dhe në bazë të Kontratës së Prokurimit nr.2619/7 datë 10.06.2019 lidhur midis AK të DPB me operatorin ekonomik fitues "Doksani-G" shpk, me vlerë prej 4,530,393 lekë me tvsh, me grafikë punimesh për 4 muaj u konstatua se:

Sipas, Kapitulli V (Preventivi me vlerë prej 487,996 lekë pa tvsh) të DT dhe të Kontratës, janë përfshirë dhe kryer punime pjesërisht, të cilat konsistojnë në hidroizolimi, me emulsion bitumi dhe shtesa karton katrama, në tarracën e Godinës së paraburgimit IEVP-Vaqarr.

Grupi i audituesve, verifikoi në kontrollin fizik më datë 13.01.2021, se Godina e Paraburgimit, është godinë jashtë funksionit pasi me Urdhër Transferimi të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve nr.3497/1 datë 17.04.2019, në këtë godinë nuk ka më të paraburgosur, të cilët janë zhvendosur në ambientet e IEVP "Jordan Misja” që prej muajit prill 2019. Nga verifikimi në objekt rezultoi se, në këtë godinë, vuante dënimin alternativ vetëm 1 person”,thuhet në raport.

Skandalet e Agim Ismailit në krye të Burgjeve/ Një dosje për

Kështu, Agim Ismaili, në shkelje të hapur, ka nënshkruar kontratën për rikonstruksionin e godinës për të cilën kishte firmosur urdhrin për daljen e saj jashtë funksionit.  

Si rrjedhojë e këtij abuzimi në raport theksohet se vlera prej 487,996 lekë pa tvsh ose 585,595 lekë me tvsh, janë fonde të shpenzuara pa efektivitet.

“Kështu më datë 10.06.2019 DPB ka nënshkruar kontratën për "Kontratë Prokurimi (Punë)"me OE, ndonëse vetëm 2 muaj më parë, më datë 17.04.2019, ka dalë urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për daljen e godinës jashtë funksionit dhe transferimin e të burgosurve në ambiente të tjera, si rrjedhojë vlera prej 487,996 lekë pa tvsh ose 585,595 lekë me tvsh për kryerjen e punimeve në tarracën e Godinës së paraburgimit IEVP-Vaqarr, përbën fonde buxhetore të shpenzuara, pa efektivitet, ekonomicitet dhe eficiencë”, thuhet në raport.

Skandalet e Agim Ismailit në krye të Burgjeve/ Një dosje për

Të gjitha këto fakte të sipërpërmendura në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë abuzimet dhe shkeljet e rënda të Agim Ismailit gjatë kohës që ai drejtonte Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Njëjtë si futja e ilaçeve të skaduara apo mbyllja e syve për higjienën dhe cilësinë e produkteve ushqimore për të dënuarit, abuzimet me procedurat tenderuese për produktet ushqimore, kjo është një tjetër shkelje e pasqyruar në raportin e KLSH-së. /CNA

4 MUAJ ME PARE

Abuzimet me procedurat e tenderëve/ Si u kërkua shkarkimi i Agim Ismailit nga detyra

Emri i Agim Ismailit, njeriu i hetuar nga SPAK-u si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që vodhi dosjet hetimore të SPAK-ut, rezulton pas disa shkeljeve dhe abuzimeve me procedura tenderuese ndërkohë që ushtronte detyrën si drejtori i Burgjeve.

Skandalet pas të cilave rezulton ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili janë të shtruara në një raport qindra faqësh nga Kontrolli i Shtetit.

Këto abuzime dhe shkelje kanë pasur pasoja të rënda, ku shumë herë është rrezikuar jeta e të dënuarve në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe gjithashtu i janë shkaktuar shtetit miliona lekë dëm ekonomik.

Në këtë raport, të dalë nga auditimet e KLSH-së në burgje, është kërkuar dhe shkarkimi nga detyra i Agim Ismailit për shkak të abuzimeve të panumërta të tij.

Në gjetjet nga auditimet e KLSH, kur Burgjet drejtohenin nga Ismaili ka rezultuar se është shkelur disa herë disiplina buxhetore, duke u kryer pagesa në kundërshtim me ligjin.

Konkretisht në raport thuhet se procedurat me objekt për furnizim me produkte ushqimore janë konstatuar mangësi, kontrolle të dobëta, marrja në dorëzim e mallrave nga palë të treta, pa verifikuar nëse plotësojnë ose jo kriteret e kërkuara, etj.

Nga auditimi rezultoi shkelje të disiplinës buxhetore sa i takon: ekonomik duke u paguar në kundërshtim me kundërshtim me ligjin nr.10296, datë 08.07.2010 "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin" i ndryshuar, Udhëzimi nr.30, datë 27.12.2011 "Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik" pika 35 dhe 36, me VKM nr. 914, datë 29.12.2014 "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik" i ndryshuar, neni 77, me Kontratë pika V (Afati i zbatimit).

Në procedurat me objekt për furnizim produkte ushqimore, u konstatuan mangësi,  kontrolle të dobëta si pasojë e mosngritjes se strukturave të dedikuara për monitorimin e kontratave;  mosparashikimi si detyrime kontraktore për OE-të, të elementëve, Ilojin e automjeteve me targa, certifikatat ushqimore, kushtet e transportit me qëllim ruajtjen e sigurisë ushqimore;  komisionet e IEVP-ve të miratuara në fillim viti buxhetor, kanë rrezikuar që, duke mos u informuar në kohë mbi OE-në fitues, si dhe mbi kriteret e veçanta të kontratave, të kenë marrë në dorëzim mallra nga palë të treta, pa verifikuar nëse plotësojnë ose jo kriteret e kërkuara (pasi është e pamundur të kryhet mbikëqyrje, në mungesë të elementëve për tu mbikëqyrur); mosplotësimi i urdhër-shpenzimeve me dokumentacion ligjor dhe financiar nga IEVP-të, pasi pagesat për OE fitues, i kryen DPB, duke ekzpozuar institucionin përpara rrezikut të kryerjes së shpenzimeve buxhetore pa efiçiencë, ekonomicitet dhe efektivitet të fondeve publike, në vlerën prej 2,349,413 lekë, duke mos garantuar kontratë të suksesshme deri në ekzekutimin e plotë të saj, duke u paguar në kundërshtim me ligjin nr.10296, datë 08.07.2010 "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar, Udhëzimi nr.30, datë 27.12.2011 "Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik" pika 35 dhe 36, me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik“, i ndryshuar, neni 59, 60, me VKM nr. 914, datë 29.12.2014 "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik" i ndryshuar, neni 75 pika 1 dhe neni 77, me Kontratë pika V (Afati i zbatimit) pika 5”, thuhet në raport.

Skandalet e Agim Ismailit në krye të Burgjeve/ Një dosje për

Këto skandale siç u theksua dhe më sipër kanë pasur dhe pasoja të rënda ekonomike. Këto pasoja sipas raportit lidhen me shpalljen fitues të operatorëve ekonomike, në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik për 5 procedura tenderuese. Kjo lloj shkelje ka sjellë shpenzimin e rreth 127 milionë lekëve pa efektivitet.

“Gjithashtu, për mosplotësim të kritereve të veçanta nga OE të vendosura në DST, KVO-të kanë shpallur fitues, në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik për 3 procedura tenderuese, duke shkaktuar vlerën prej 75,632,935 lekë pa tvsh, shpenzime, pa ekonomicitet, pa eficiencë dhe pa efektivitet të financuara nga fondet publike si dhe në 2 procedura vlerën prej 52,041,839 lekë pa tvsh, risk potencial me efekte negative, pa ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet të financuara nga fondet publike, në kundërshtim me VKM nr.914 datë 29.12.2014"Për miratimin e rregullave të prokurimit publik" i ndryshuar neni 66 dhe me DST”, shtohen në raport.

Skandalet e Agim Ismailit në krye të Burgjeve/ Një dosje për

Si rezultat i këtyre abuzimeve dhe shkeljeve të rënda të konstatuara në fushën e prokurimeve dhe menaxhimit financiar si dhe përgjegjësive individuale të evidentuara dhe pasqyruar në Raportin Përfundimtar të Auditimit, KLSH në raportin drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, kërkon të merren masa disiplinore "vërejtje deri në largim nga puna” për disa punonjës, me në krye abuzuesin kryesor, Agim Ismailin.

“Mbështetur në ligjin nr.154/2014 datë 27.11.2014 "Për organizimin dhe funksionimin e KLSH" neni 15 pika b, në ligjin nr.9643 datë 20.11.2006 "?ër prokurim publik" i ndryshuar, në referim të nenit 58, "Llojet e masave disiplinore" të ligjit nr. 152/2013 "Statusi i nëpunësit civil", datë 13.05.2013 i ndryshuar dhe VKM nr. 115, datë 05.03.2014 "Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen e vendimmarrjen në komisionin disiplinor në shërbimin civil" dhe ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 i ndryshuar ? rekomandojmë Ministrit të Drejtësisë si institucion epror, referuar shkeljeve të konstatuara në fushën e prokurimeve dhe menaxhimit financiar si dhe përgjegjësive individuale të evidentuara dhe pasqyruar në aktkonstatimet përkatëse dhe pjesës së Raportit Përfundimtar të Auditimit, të vlerësojë shkeljet e konstatuara dhe të vendosë marrjen e masave disiplinore "vërejte deri në largim nga shërbimi civil (për punonjësit që janë pjesë e shërbimit civil) ose largim nga puna (për punonjësit që janë punësuar sipas Kodi të Punës), si më poshtë vijon:

1. z.Agim Ismali Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në cilësinë e Titullarit të AK-së.

2. zj.Avidana Pali Drejtor i Financës në cilësinë e Nëpunësit zbatues.

3. z.Ardit Tabaku Drejtor Juridik në cilësinë e anëtarit të KVO.

4. z.Arjan Koçiaj në cilësinë e anëtarit të KVO”, thuhet në rekomandimet e KLSH-së.

Skandalet e Agim Ismailit në krye të Burgjeve/ Një dosje për

Gjithçka e evidentuar dhe listuar më sipër, tregon hapur abuzimin masiv të Agim Ismailit, në kohën kur drejtonte Drejtorinë e Përgjithshmë të Burgjeve.

Raporti qindra faqësh i KLSH ka treguar shkeljet në procedurat tenderuese, abuzimet me detyrën të Agim Ismailit i cili në këtë raport del “lakuriq” se gjatë detyrës së tij si drejtor i Burgjeve janë kryer skandale të njëpasnjëshme, duke filluar që nga ilaçet e skaduara me të cilat “përmbyti” burgjet, duke vijuar me cilësinë e ushqimit për të dënuarit tërësisht jashtë standarteve dhe tani me shkelje të procedurave në tenderë.

Në fakt, këto shkelje që janë kryer nga Agim Ismaili si drejtues i Burgjeve, përbëjnë një dosje për SPAK. /CNA

4 MUAJ ME PARE

Faktet/ Si abuzoi Agim Ismaili me cilësinë e ushqimit për të dënuarit

Skandalet e Agim Ismailit në krye të Burgjeve/ Një dosje për
Agim Ismaili, në dalje nga SPAK-u

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është shfaqur si pjesë e një skandali që lidhet me kohën kur ai ishte në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.  

Abuzimet dhe shkeljet e tij, gjatë kohës kur ky i fundit ishte në krye të këtij institucioni, janë të panumërta, ndërsa pasojat e tyre janë të frikshme.

Këto shkelje bëhen më të rënda kur cenojnë jo vetëm mbarëvajtjen si duhet të punës së këtij institucioni, por drejtpërdrejt jetën e të burgosurve.

Skandali i radhës, pas të cilit del Agim Ismaili, njeriu i hetuar nga SPAK-u si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që vodhi dosjet hetimore të SPAK-ut, është evidentuar në një raport prej qindra faqesh të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

Kur Agim Ismaili drejtonte institucionin e Burgjeve, janë lidhur procedurat për furnizimet e produkteve ushqimore, (bulmet, bukë dhe mish) për të dënuarit në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Në dokumentet standarde të këtij tenderi, kriter i veçantë i kualifikimit është që operatori për çdo mjet motorik dhe për ambientin që e përdor për kryerjen e aktivitetit, duhet të paraqesë akt-miratimin higjieno-sanitar të miratuar nga institucionet shtetërore.

Skandali shfaqet pikërisht këtu: Akti në fjalë për higjienën është lëshuar 2 ose 3 vite përpara, pra jo njëkohësisht me realizimin e procedurës dhe jo në përputhshmëri me aktualitetin, duke humbur seriozitetin e kriterit të higjienës.

Ky akt nuk duhet të ishte pranuar për shkak se operatorit ekonomik i mungonte kriteri kryesor i kualifikimit.

“Nisur nga sa më sipër, KVO-të kanë kualifikuar OE-të, të cilët kanë paraqitur aktet administrative AMHS të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë (Inspektorati Shtetëror Shëndetësor) Dega Rajonale/Qarku përkatës, referuar ligjit nr.7643 datë 01.12.1992 "Për inspektimin sanitar" i ndryshuar, neni 12. Aktet janë të lëshuara 3 ose 2 vite përpara, pra jo në koherencë me realizimin e procedurës dhe jo në përputhshmëri me aktualitetin, duke humbur seriozitetin e kriterit të higjenës”, thuhet në raport.

Skandalet e Agim Ismailit në krye të Burgjeve/ Një dosje për

Më tej në raportin e KLSH-së është vënë në diskutim cilësia e produkteve ushqimore për të dënuarit në IEVP.

“KVO-të, kanë vepruar në kundërshtim me VKM nr.914 datë 29.12.2014"Për miratimin e rregullave të prokurimit publik" i ndryshuar neni 66 dhe me DST, duke shpallur fitues OE, dhe duke vënë në diskutim cilësinë e produkteve ushqimor -shtazor për të dënuarit në IEVP, të financuara nga fondet buxhetore”, thuhet ndër të tjera.

Nga auditimi është konstatuar se ushqimi nuk i përgjigjet standardit për shkak të shkeljeve të bëra në procedurat e tenderimit. Cilësia e ushqimit në burgje ka qenë jashtë çdo standardi. Këtë e vërteton edhe fakti se të burgosurit marrin sasi të mëdha ushqimesh nga jashtë.

KLSH ka konstatuar se mund të jenë kryer furnizime edhe nga palë të treta pa u kontrrolluar më parë certifikimi apo plotësimi i kritereve.

“Në procedurat me objekt për furnizim produkte ushqimore, u konstatuan mangësi, kontrolle të dobëta si pasojë e mosngritjes se strukturave të dedikuara për monitorimin e kontratave;  mosparashikimi si detyrime kontraktore për OE-të, të elementëve, Ilojin e automjeteve me targa, certifikatat ushqimore, kushtet e transportit me qëllim ruajtjen e sigurisë ushqimore; komisionet e IEVP-ve të miratuara në fillim viti buxhetor, kanë rrezikuar që, duke mos u informuar në kohë mbi OE-në fitues, si dhe mbi kriteret e veçanta të kontratave, të kenë marrë në dorëzim mallra nga palë të treta, pa verifikuar nëse plotësojnë ose jo kriteret e kërkuara (pasi është e pamundur të kryhet mbikëqyrje, në mungesë të elementëve për tu mbikëqyrur)”, thuhet në raport.

Skandalet e Agim Ismailit në krye të Burgjeve/ Një dosje për

Ky është një skandal dhe abuzim që përveçse kemi të bëjmë me abuzim me fondet pjesë të cilën CNA do ta sjellë në një tjetër shkrim, është vënë në rrezik jeta e të burgosurve, pasi në raport theksohet qartë se është vënë në dyshim cilësia e ushqimeve që janë përdorur për të dënuarit./ CNA

4 MUAJ ME PARE

Dokumenti/ Agim Ismaili "përmbyti" burgjet me ilaçe të skaduara


Një skandal i madh, pas të cilit del emri i Agim Ismailit, ka dalë në dritë. Skandali i përket kohës, që ky i fundit ishte në krye të institucionit të burgjeve, pra drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Bëmat e Agim Ismailit, që në fakt e shkruar e zeza mbi të bardhë në një raport të detajuar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, tregojnë shkelje të mëdha dhe dëm ekonomik, mbi të gjitha, rrezik për jetën e të burgosurve duke futur në burgje ilaçe të skaduara.

Raporti i KLSH-së nënvizon në dhjetëra faqe dhe dokumente se gjatë drejtimit të institucionit të Burgjeve nga Agim Ismaili, institucionet e vuajtjes së dënimit janë përmbytur nga ilaçe të skaduara. Jo vetëm një institucion i vuajtjes së dënimit, por pothuajse të gjitha IEVP-të, Tiranë, Berat, Tepelenë etj.

Çfarë ka ndodhur?

Në kohën kur Agim Ismaili drejtonte Burgjet, në raportin e KLSH-së thuhet se nga shqyrtimi i listës me ilaçe të skaduara në të gjitha IEVP-të, konstatohet se pothuajse në të gjitha IEVP-të kanë skaduar medikamente në atë sasi që janë bërë hyrje, duke mos u përdorur asnjëherë, çfarë tregon se blerjet e këtyre ilaçeve janë të pambështetura në planifikime që burojnë nga nevoja konkrete.

Për më tepër, ky raport tregon edhe skandalin se janë blerë ilaçe të skaduara.

“Nga shqyrtimi i medikamente të skaduara në 22 IEVP-të dhe Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB) gjatë vitit 2020, u konstatua se vlera e medikamenteve të skaduara është 1,863,910 lekë. Nëse shihet data e hyrjes së këtyre medikamenteve në IEVP, rezulton se pothuajse të gjitha kanë hyrë në vitin 2019. Nga kjo rezulton se 10% e vlerës furnizimit me medikamente nga kontrata e vitit 2019, ka skaduar po në atë vit. Kjo vjen së pari nga pranimi i medikamenteve në kundërshtim me kushtet e kontratës për sa i përket afatit të skadencës, ku në specifikimet teknike të kontratës përcaktohet se ‘medikamentet duhet të kenë afat skadence jo më pak se 1.5 vite nga momenti i pranimit në magazinën e DPB’ dhe së dyti nga një proces planifikimi i pabazuar në nevoja konkrete. Nga shqyrtimi i listës me medikamente të skaduara në të gjitha IEVP-të, konstatohet se pothuajse në të gjitha IEVP-të, kanë skaduar medikamente në atë sasi që janë bërë hyrje, duke mos u përdorur asnjëherë, çfarë tregon se blerjet e këtyre medikamenteve janë të pambështetura në planifikime që burojnë nga nevoja konkrete”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Skandalet e Agim Ismailit në krye të Burgjeve/ Një dosje për

Futja e ilaçeve të skaduara nuk ka ndodhur vetëm në një IEVP të vendit, por te të gjitha. Gjithashtu ilaçet nuk janë përdorur asnjëherë, pra blerja e tyre është planifikuar pa u bazuar në nevoja konkrete të të burgosurve.

“Nga shqyrtimi i listës me medikamente të skaduara në të gjitha IEVP-të, konstatohet se pothuajse në të gjitha IEVP-të, kanë skaduar medikamente në atë sasi që janë bërë hyrje, duke mos u përdorur asnjëherë, çfarë tregon se blerjet e këtyre medikamenteve janë të pambështetura në planifikime që burojnë nga nevoja konkrete. Konkretisht, rezultoi se: - Në IEVP-në Berat, të tre medikamentet e skaduara gjatë vitit 2020 kanë skaduar në po atë sasi që janë bërë hyrje gjatë vitit 2018 dhe 2019. - Në IEVP-në Mine Peza, nga 25 medikamente të skaduara, 7 prej tyre kanë skaduar në atë sasi që janë kërkuar. - Në IEVP-në Tepelenë, nga 18 medikamente të skaduara, 7 prej tyre kanë skaduar në atë sasi që janë kërkuar. Përveç kësaj, konstatohet se dhe pjesa tjetër e medikamenteve të skaduara (77 medikamente në Qendrën Spitalore të Burgjeve dhe 181 medikamente në IEVP) është përdorur në sasi të vogël nëse bëjmë krahasimin mes sasisë së hyrë dhe sasisë së skaduar. - Konstatohet se gjatë vitit 2019,janë riblerë disa medikamente të cilat edhe pse të papërdorura dhe si pasojë të skaduara gjatë po këtij viti, porosia për të to ka ardhur në rritje. Konkretisht, medikamenti Buscolaminë ampulë, në vitin 2018 rezultoi të jetë blerë në sasinë 6,400 copë dhe nga këto, në vitin 2019 skaduar 3,620 copë, ose rreth 57% e sasisë së blerë. Konstatohet se në vitin 2019, ky medikament është blerë në sasinë 7,000 copë, pra më shumë se një vit më parë, edhe pse më shumë se gjysma e sasisë së blerë skadoi, duke vënë në dyshim nevojat reale për këtë artikull. Po ashtu, edhe nga sasia prej 7,000 copësh të blera në vitin 2019, skaduan 1,770 copë në vitin 2020. Kjo tregon mos planifikim të drejtë sipas nevojave për medikamente në vitin 2019 dhe përdorim të fondeve pa efiçencë dhe efektivitet në kundërshtim me kërkesat e ligjit Nr.10 296, datë 8.7.2010 ‘Për menaxhimin financiar dhe kontrollin’”, thuhet në raport.

Skandalet e Agim Ismailit në krye të Burgjeve/ Një dosje për

Ndërkohë, kjo praktikë skandaloze nuk ka ndodhur vetëm një herë, por vazhdimisht. Nga auditimet e KLSH-së, ka rezultuar se ilaçet e skaduara janë blerë sërish dhe në sasi më të mëdha.

“Konstatohet se gjatë vitit 2019 janë riblerë disa medikamente të cilat edhe pse të papërdorura dhe si pasojë të skaduara gjatë po këtij viti, porosia për të to ka ardhur në rritje. Konkretisht, medikamenti Buscolaminë ampulë, në vitin 2018 rezultoi të jetë blerë në sasinë 6,400 copë dhe nga këto, në vitin 2019 skaduar 3,620 copë, ose rreth 57% e sasisë së blerë. Konstatohet se në vitin 2019, ky medikament është blerë në sasinë 7,000 copë, pra më shumë se një vit më parë, edhe pse më shumë se gjysma e sasisë së blerë skadoi, duke vënë në dyshim nevojat reale për këtë artikull. Po ashtu, edhe nga sasia prej 7,000 copësh të blera në vitin 2019, skaduan 1,770 copë në vitin 2020. Kjo tregon mos planifikim të drejtë sipas nevojave për medikamente në vitin 2019 dhe përdorim të fondeve pa eficiencë dhe efektivitet në kundërshtim me kërkesat e ligjit Nr.10 296, datë 8.7.2010 ‘Për menaxhimin financiar dhe kontrollin’. -Në vijim konstatuam gjithashtu se, IEVP-të nuk raportojnë në sektorin e shëndetësisë në DPB çdo muaj lidhur me konsumin mujor, gjendjen dhe afatet e skadencave, duke mos zbatuar në këtë mënyrë urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm. Sa më sipër, tregon se IEVP-të nuk bëjnë planifikim sipas nevojave reale për medikamente, duke ekspozuar vazhdimisht institucionit përballë riskut të shpërdorimit të fondet publike. Për sa më sipër konkludojmë se, vlera prej 1,863,910 lekë, e medikamenteve të skaduara është dëm ekonomik”, përmendet më tej në raportin e KLSH-së.

Skandalet e Agim Ismailit në krye të Burgjeve/ Një dosje për

Të gjitha këto fakte të evidentuara në raportin prej qindra faqesh të Kontrollit të Lartë të Shtetit përbëjnë një abuzim dhe shkelje të rëndë, për mënyrën se si në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri janë futur ilaçe të skaduara duke rrezikuar seriozisht jetën e të dënuarve nga njëra anë dhe duke zbuluar një anë tjetër të errët, atë të blerjes të ilaçeve të skaduara apo në prag skadimi. /CNA





Lajmet e fundit nga