Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
I vetëquajturi zdroms, Erion Veliaj, i arrestuar me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, ka treguar dy fytyrat e një zdromsi përballë dy proceseve gjyqësore që janë zhvilluar, njërin ku është vetë iniciator, procesi në Gjykatën Administrative kundër prokurorit Ols Dado dhe tjetrin në GJKKO ku akuzohet për një sërë akuzash. Më 1 prill u zhvilluan dy gjyqet, ai në GJKKO dhe ai në Gjykatën Administrative. Në gjyqin në GJKKO, zdromsi i Tiranës vijoi skenarin e tij të zvarritjes së procesit duke pretenduar se nuk është njohur me aktet, ndërkohë që aktet janë dorëzuar që prej korrikut të 2025, janë me dhjetëra mijëra faqe me akuza dhe prova që rëndojnë mbi kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës. Në gjyqin në GJKKO, Veliaj nuk paraqitet prej muajsh, pasi ka frikë të përballet me drejtësinë, por manipulimet dhe gënjeshtrat apo skenarët e sulmeve i porosit nga burgu i Durrësit. Në seancën në Gjykatën Administrative Veliaj u paraqit duke kërkuar pavlefshmërinë e emërimit të prokurorit Ols Dado. Këto janë dy standardet e zdromsit të Tiranës, që në njërën anë shfaqet frikacak ndaj drejtësisë, ndërsa në anën tjetër vijon fushatën e sulmeve ndaj njerëzve të drejtësisë, në këtë rast prokurorit Ols Dado./ CNA
13 artikuj për këtë temë.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar për 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, nuk i ka ndalur sulmet ndaj drejtësisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Bashkia e Tiranës, prej një viti po mbahet peng dhe Veliaj është lidhur pas karriges së kryebashkiakut për të intimiduar drejtësinë me shpresën se do të shpëtojë nga dënimi për veprat e rënda penale që ka konsumuar.
Më datë 16 mars 2026, CNA ka raportuar skandalin ku bëhet me dije se padia e bërë nga Erion Veliaj në Gjykatën Administrative kundër prokurorit Ols Dado për emërimin e tij, përfshin edhe Bashkinë e Tiranës.
CNA i ka dërguar, më datë 13 shkurt 2026, një shkresë zyrtare Bashkisë së Tiranës, ku është kërkuar sqarim se cili është interesi ligjor i institucionit të Bashkisë së Tiranës në këtë padi dhe se pse një institucion publik përfshihet zyrtarisht në një padi administrative që lidhet me një individ, në këtë rast kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj.
Pas gati 2 muajsh dhe çështja po shqyrtohet në Gjykatë Administrative, bashkia ende nuk ka kthyer përgjigje për kërkesën tonë zyrtare për informacion.
Qëllimi duket heqja e vëmendjes nga gjyqi penal a thua se Veliaj do të shpëtojë pa lagur se ka bërë një padi administrative. Marrëzi e padëgjuar, ku një i pandehur përdor çdo mjet, propagandën, sulmet, akuzat dhe mediat, me një qëllim, të vazhdojë "show"-n e tij duke keqpërdorur edhe një segment të drejtësisë.
Janë të shumta pyetjet që ngrihen mbi këtë proces gjyqësor administrativ dhe këtë heshtje të deritanishme të Bashkisë Tiranë. Padia e Veliajt është padi personale apo e Bashkisë së Tiranës? Veliaj, pse nuk e bëri padinë kur ishte emëruar prokuror Ols Dado? Zdromsi u kujtua ta padiste prokurorin tani vetëm për hallin e tij personal, në konflikt të pastër interesi.
Ndërkohë CNA e bëri këtë kërkesë për informacion vetëm për të kuptuar hallin e Bashkisë Tiranë, që u bë palë në këtë proces.
Duke mos pasur asnjë reagim nga institucioni, CNA më 11 mars 2026, i është drejtuar edhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit, duke pritur që të ketë reflektim për mosdhënien ende të informacionit, ndaj kërkesës për vënien në dispozicion të praktikës zyrtare lidhur me padinë administrative ndaj prokurorit Dado.
Dy kërkesa prej dy muajsh pa asnjë reagim. Sipas ligjit, përgjigja duhet të ishte kthyer brenda 15 ditëve. E ndërsa gjyqi po zhvillohet, bashkia nuk ka kurajë të përgjigjet.
Kjo heshtje tregon bashkëfajësi, pasi një institucion si Bashkia e Tiranës është përfshirë në proces për interesat personale të Veliajt.
Bashkia duhet të sqarojë se mbi ç’bazë është bërë palë në këtë dhe cili qenka dëmi që prokurori Ols Dado i ka bërë këtij institucioni?
Mbi ç’bazë zvarritet kjo bashki që duhet të jetë vetëm në funksion të qytetarëve të Tiranës dhe jo të një individi të akuzuar 9 herë për korrupsion?
Nuk mund të vihet vula e Bashkisë së Tiranës për një proces personal dhe në konflikt interesi.
Institucioni nuk mund të bëhet palë me dikë që përdor lloj-lloj metodash për t’iu shmangur drejtësisë dhe i frikësohet dënimit për veprat penale që vetë ka kryer.
Nga qelia e burgut të Durrësit, Veliaj po e mban peng bashkinë, sepse po të ishte interesuar për mbarëvajtjen e institucionit dhe punëve të Tiranës, do të kishte dhënë dorëheqjen dhe do të ishin mbajtur zgjedhjet për kryetarin e ri.
Ne do të vazhdojmë të kërkojmë dokumentacionin zyrtar dhe përgjegjësinë e çdo individi në këto veprime që tregojnë se bashkia është marrë peng e keqpërdoret nga një i burgosur me 13 akuza që nuk shkon në gjykatë për gjyqin e tij, por bën "show" publik dhe sulme ndaj drejtësisë. /CNA

Seancat e shtyra nga Erion Veliaj me pretekste të njëpasnjëshme janë bërë të panumërta. Nga muaji korrik që dosja ndaj Veliaj është dërguar për gjykim, nisën dhe strategjitë për shmangien nga përballja me drejtësinë.
Një ndër metodat e tij për tu shmangur gjyqeve, ishte ndërrimi i avokatëve. Në seancën paraprake të 12 dhjetor 2025, përjashtoi avokatët Artan Gjermëni dhe Ermir Beta, me pretendimin se nuk arritën të ndalonin burgosjen e tij.
Një tjetër metodë e gjetur ishte kërkimi i kohës për tu njohur me aktet hetimore, akte që mbrojtja e tij i ka marrë që në muajin korrik. Kjo ishte dhe arsyeja për shtyrjet e seancave të 12 dhe 17 nëntorit, si dhe 2 dhe 5 dhjetorit. Ndërkohë seanca të tjera të shtyra ishin ajo e caktuar më 28 tetor, e cila u shty për shkak të avokatëve të Veliajt.
Seanca paraprake e 21 tetorit u shty po ashtu për shkak të bojkotit të avokatëve pas arrestimit të avokatit në Elbasan. Me të njëjtin pretekst u shty dhe seanca e 10 tetorit: bojkot i ndërmarrë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqin. Seanca paraprake, e caktuar më 29 shtator 2025 u shty për shkak se disa nga të pandehurit nuk ishin njoftuar për seancën.
Më 5 janar të këtij viti seanca në GJKKO u shty dhe shkak ishte bërë mungesa e Veliajt, i cili pretendonte se nuk e kanë çuar në kohë në seancë si dhe e mbrojtësve ligjorë. Në vazhdën e instrumentave për pengimin e procesit, u shty dhe seanca e 19 janarit, u shty përsëri, pasi Veliaj kërkonte të njihej me aktet e dosjes dhe të kishte kontakt me avokaten Valentina Teodoresku.
Edhe pas nisjes së gjykimit në themel, Veliaj nuk ka hequr dorë nga zvarritjet e procesit gjyqësor. Seanca e parë në themel ishte cakuar më 9 mars, ku kryebashkiaku përdori pretendimin se nuk ka seancë paraprake.
Më 24 mars u caktua seanca e radhës e cila po ashtu u shty. Seanca e tretë ishte vetëm dy ditë më parë, i cila nuk kishte asnjë surprizë: “Veliaj nuk u paraqit, avokati kërkon kohë të njihet me aktet”. Refren i përsëritur i zvarritjes prej 8 muajsh të një procesi që po të kishte pasur kurajo Veliaj, do të kishte përfunduar.
Kryebashkiaku ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra, ka frikë të paraqitet në gjyqet që mund të përfundojnë me dënimin e tij, por shkon e paraqitet në seancat në Gjykatën Administrative, për padinë ndaj prokurorit të Posaçëm, Ols Dado.
Gjyq ky në konflikt total interesi, fakt ky i pranuar nga vetë avokati i Veliajt, Plarent Ndreca. Konkretisht ky i fundit, vetë i pandehur nga SPAK, tha se nëse Dado nuk do të ishte në përlasje me interesat e Veliajt nuk do të kishte asnjë padi.
Paraqitja e Erion Veliajt në seancën e sotme tregon mosheqjen dorë nga fushatat e fyerjes dhe sulmeve ndaj prokurorit në fjalë që kur u prangos në zyrën e tij në bashkinë e Tiranës.
Një tjetër gjë e faktuar me paraqitjen në Administrative ishin dy standardet e Veliajt për seancat gjyqësore: Një gjykatë e shmag, te tjetra shkon. Tek kjo e fundit vetëm për interesat e tij. /CNA
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj raportohet të ketë thënë në seancën e sotme në Gjykatën Administrative se burgosja e tij ka sjellë pasoja të rënda për kryeqytetin.
“Vënia e njerëzve në detyra kur nuk plotësojnë kriteret, jo vetëm tek unë, por tek bashkia e Tiranës, ka sjellë pasoja të rënda”, është mësuar të ketë thënë Veliaj.
Erion Veliaj nuk është se i ka sjellë ndonjë dëm të madh Tiranës. Ai thjesht dhe vetëm është hetuar dhe arrestuar për 13 akuza të rënda penale.
Dëmet do shihen gjatë gjyqit penal të cilit Veliaj i shmanget por shkon si “kaposh” në gjyqe administrative kundër prokurorit të cilin e ka sulmuar dhe akuzuar edhe me mashtrime.
Veliaj nuk është se i ka shkaktuar dëm Tiranës, atij vetëm i janë gjetur vila, apartamente të cilat mohonte t’i kishte si dhe ka 9 akuza për korrupsion.
Madje Veliaj ka qenë aq i padëmshëm për Tiranën, sa që paguante kompanitë e bashkëshortes së tij, apo të njerëzve të saj dhe madje të gjitha paratë përfundonin në OJF-të e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa. Kaq i padëmshëm është Erion Veliaj për Tiranën. Pjesën tjetër e shohin qytetarët.
E vërteta është që Erion Veliaj nuk është i pandehur për dëmin që i ka shkaktuar Tiranës, por për më shumë dëme që ka pësuar Tirana nga ai si kryebashkiak që sot edhe pse mban postin e kryetarit në burg akuzohet për 13 akuza të rënda penale. Erion Veliaj pretendon që po të mos jetë ai kryetar i Bashkisë Tiranë, bëhet nami.
Në fakt dëmi Bashkisë së Tiranës, i është shkaktuar nga Erion Veliaj, i cili ka marrë peng institucionin e bashkisë. Veliaj ka marrë peng bashkinë me vendimin e tij për të mos dhënë dorëheqjen dhe për t’u lidhur pas karriges me idenë se do shpëtojë nga dënimi apo ta shfrytëzojë për të sulmuar gjyqtarët.
Bashkia e Tiranës nuk është pronë e një Zdromsi, ai thjesht e pengon dhe e mban të bllokuar, duke e mbajtur të lidhur me qelinë e Durrësit, me karrigen e kryebashkiakut.
Nëse Erion Veliaj do të kishte dhënë dorëheqjen, në Bashkinë e Tiranës do të kishte pasur zgjedhje, do të kishte një kryetar të ri dhe puna në bashki do të vijonte. Jeta vazhdon me apo pa Erion Veliajn. /CNA

Avokati i Erion Veliajt, i akuzuari Plarent Ndreca, ka konfirmuar atë që CNA ka thënë. Padia e Veliajt ndaj Ols Dados në Gjykatën Administrative është për interesa personale.
Pas përfundimit të seancës, Ndreca u pyet nëse do të ishte bërë kjo padi, sikur Ols Dado të mos ishte prokurori që hetoi Erion Veliajn.
Avokati i pandehur, Plarent Ndreca, ka thënë se nëse Dado nuk do të ishte në përlasje me interesat e Veliajt nuk do të kishte asnjë padi.
“Nëse Ols Dado nuk do të kishte qenë në përplasje me interesat tona nuk do të kishte padi”, tha Ndreca.
Pra, deklarata e Ndrecës e konfirmon fare qartë se halli i Erion Veliajt është një dhe i vetëm, fakti që është kapur mat nga prokurori Ols Dado për veprat e kryera./CNA

Janë zbardhur detaje nga debatet në seancën që po zhvillohet në Gjykatën Administrative, ku po shqyrtohet padia e bërë nga kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, për prokurorin e Posaçëm, Ols Dadon. Në padinë e tij, Veliaj kërkon të shpallet i pavlefshëm dekreti për emërimin e Ols Dados si prokuror.
Përfaqësuesja e presidencës është shprehur në gjykatë se nga presidenti i asaj kohe janë ushtruar të drejtat kushtetuese. Ndër të tjera, përfaqësuesja e Presidencës e ka lënë çështjen në vlerësimin e gjykatës.
“Nga Bamir Topi janë ushtruar të drejtat kushtetuese. Ne kemi një propozim nga Prokurori i Përgjithshëm, një shkresë shoqëruese dhe më pas del me dekret Presidence. Ne nuk e kemi të qartë nëse kjo është praktikë e plotë. A ka akte që mund t'i ketë Prokuroria e Përgjithshme atje që ne nuk i kemi. Ne nuk e dimë si është mbërritur deri në këtë akt. Ne e lëmë këtë çështje në vlerësimin tuaj. Nuk merret Presidenti me procesin e vlerësimit të kritereve. Nga arkiva e Presidencës rezulton se kemi vetem propozimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe një shkresë shoqëruese”, ka thënë përfaqësuesja e Presidencës.
Ndërkohë në përgjigje të kësaj, Veliaj ka vijuar me gjuhën e tij fyese, duke iu referuar prokurorit me fjalët “Gomari i Babatasit dhe Aqif Kapertoni”.
Në këtë moment ka ndërhyrë gjykata duke i tërhequr vëmendjen për përdorimin e termave të papërshtatshëm dhe fyes.
Sharjet, fyerjet, shpifjet, dhe fjalorin denigrues, Veliaj ndaj Dados e ka nisur qëkur u prangos në zyrën e tij për 13 akuzat për 5 vepra penale të kryera nga ai. /CNA

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në seancën e sotme në Gjykatën Administrative ka vijuar sërish “të qajë” në seancë.
Mediet raportojnë se Veliaj ka thënë që nuk ndodhet në seancë për mëshirë apo për dramën e familjes së tij. Por e vërteta është që Erion Veliaj nuk ka ndonjë dramë, ai është i pandehur për 13 akuza:
1. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “A... K...” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “F...” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
3. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “P...” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;4. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “G...” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
5. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “K...” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
6. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “E...” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “M...” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
8. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “B...” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;9. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
10. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;
11. “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal;
12. “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;
13. “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Madje në deklarimet e tij, Veliaj pretendon se nuk ka kë të kallëzojë pasi Nesti Angoni nuk ekziston. E vërteta është që faktet dhe veprat penale të Erion Veliajt u zbuluan nga telefoni i Adela Kondakçi, e cila po hetohej për rastin e Jorgo Goros.
“Nuk jam këtu për mëshirë. S’jam këtu për dramën e familjes sime. Jam këtu për të treguar se çfarë i shkaktoi kjo Bashkisë së Tiranës. Nesti Angoni nuk ekziston, nuk di kë të kallëzojë”, raportojnë mediet të ketë thënë Veliaj në seancë.
Me padinë e Nesti Angonit çështja “Veliaj” ishte e vdekur. Kryebashkiaku Erion Veliaj u kap mat në përgjimet e telefonit të Adela Kondakçi, ekonomistes së gruas së tij.
Gjatë hetimeve për Jorgo Goron, shtetases Adela Kondakçiu iu mor telefoni. Nga dorëzimi i telefonit të saj para drejtësisë u zbardhën komunikimet. Nga komunikimet rezultuan të dhëna për çiftin Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj. Pra, në hetimet për Goron, iu mor telefoni financieres së tij Adela Kondakçi, e cila është ish-financierja e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj dhe u zbuluan të dhëna për aktivitetin e çiftit Veliaj-Xoxa.
Pra, kjo është fillesa e hetimeve ndaj Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, janë të dhënat që janë gjetur në telefonin e ish-financieres Adela Kondakçi që është bërë dhe e penduar e drejtësisë.
Nuk është Nesti Angoni siç pretendon Erion Veliaj, as prokuri Ols Dado, por fillesa është një hetim që ka çuar në një tjetër hetim. Kjo është e vërteta. S’ka as dramë dhe as Nesti Angoni. Ka fakte dhe prova./CNA

Prokurori i Posaçëm, Ols Dado, në seancën e sotme në GJKKO ka kundërshtuar kërkesën e avokatit të Erion Veliajt, Plarent Ndreca, i cili ka kërkuar kohë për t'u njohur me aktet.
Dado ka thënë në seancë se kërkesa është e papranueshme, pasi ka pasur kohë të njihet me aktet dhe të fliste me klientin e tij.
Sa i përket kërkesës së Abules për gjykim të veçuar, prokurori është shprehur se kërkesa duhet të rrëzohet pasi i takon Gjykatës së Posaçme që të vazhdojë procesin.
Ndërsa sa i përket kërkesës për gjykim të shkurtuar, Dado ka thënë se prokuroria është dakord që të ndahet çështja për shkak të kërvesës për gjykim të shkurtuar.
“Është e papranueshme kërkesa për dhënie kohë për Plarent Ndrecën, pasi i kanë pasur mundësitë. Kemi respektuar procesin gjyqësor sipas ligjit. Ai ka pasur mundësi për të folur me klientin e tij. Për Elman Abulen për kërkesën e shpalljes së moskompetencës lëndore. Por kjo kërkesë duhet të rrëzohet pasi është procedim që i takon kësaj gjykate që të vijojë procesin e gjykatës. Pra, i takon Gjykatës së Posaçme si kompetencë. Për gjykimin e shkurtuar duhet të pranohet dhe ndarja e çështjeve duhet të bëhet nëse pranojnë gjykim të shkurtuar. Jemi dakord për ndarjen e çështjeve për shkak të kërkesave për gjykim të shkurtuar”, tha Dado.
Ka nisur seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i arrestuar prej më shumë se një viti me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.
Seancë në të cilën Veliaj nuk është i pranishëm, duke vazhduar kështu makinacionet e tij për shtyrje gjyqi dhe dy standardet e tij ndaj drejtësisë. Kryebashkiaku i arrestuar pretendon se nuk është njohur ende me aktet, ndërkohë që avokatët e tij i kanë marrë aktet që prej 7 muajsh dhe ky justifikimi i njohjes me aktet vijon e vijon, pambarimisht.
Veliaj refuzon të shkojë në gjyq dhe të përballet me akuzat ndaj tij, teksa më vonë ditën e sotme do të shkojë në një tjetër seancë.
Në orën 13:00 do të jetë i pranishëm në Gjykatën Administrative, për padinë e bërë ndaj prokurorit Ols Dado, ku kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Dados. /CNA

Ditën e nesërme në Gjykatën Administrative do të zhvillohet seanca për padinë e bërë ndaj prokurorit të posaçëm Ols Dado, nga kryebashkiaku i arrestuar për 13 akuza të rënda, Erion Veliaj. Seancë në të cilën, CNA ka mësuar se Erion Veliaj do të jetë i pranishëm. Njeriu që nuk shkon të përballet me drejtësinë në Gjykatën Penale do të shkojë në gjyq administrativ.
I njëjti person, në vitin 2016 rrethonte Gjykatën Administrative për interesa të caktuara. Nesër do të jetë i pranishëm në seancë në gjykatën që rrethonte 10 vite më parë. Pyetja që lind është: A do ta rrethojë dhe nesër Gjykatën Administrative, Erion Veliaj?
Kryebashkiaku i akuzuar për 5 vepra të rënda penale, po shkon në Gjykatën Administrative, gjoja për parime, për të “rrethuar” prokurorët. Ndërkohë që në 2016 rrethonte Gjykatën Administrative për interesa të caktuara, sot po e rrethon për interesa personale.
Në maj të vitit 2016, Erion Veliaj, në atë kohë kryebashkiak i Tiranës rrethoi Gjykatën Administrative duke organizuar një miting përpara se ky institucion të jepte vendimin, në lidhje me padinë e bërë nga një kompani ndërtimi për punimet në një pallat në kryeqytet.
Në atë kohë, Gjykata Administrative u detyrua të shtynte dhe vendimin për shkak të presioneve që vinin nga jashtë. Tani po e bën presionin direkt dhe nga brenda gjykatës. Kryebashkiaku Veliaj 10 vite më parë deklaronte se gjyqi në Administrative ishte i shitur dhe kërkonte dorëheqjen e gjykatës.
“Gjyqi është i shitur të kërkojmë të marrim drejtësi. Të jemi të gjithë bashkë të kërkojmë të ndryshohet trupi gjykues dhe të na caktojnë një tjetër datë për të mbajtur seancën, gjykata të japë dorëheqjen është familje e betonit”, deklaronte Veliaj në maj të vitit 2016.
Ndërkohë që tani flet ndryshe. Nuk e ka betejën me gjykatësit, por me prokurorët, për hallin e tij personal.
I njëjti njeri që ka deklaruar se duhet të mbështetet SPAK-u, e që më pas ka bërë një mijë e një sulme e akuza ndaj SPAK-ut, dikur rrethonte Gjykatën Administrative ndërsa nesër po shkon në këtë gjykatë për padinë e bërë nga ai vetë. Është po ky njeri që nuk shkon në gjykatë për hallet e tij penale./CNA

Në teatrin juridik shqiptar, ku serioziteti shpesh është vetëm dekor, Erion Veliaj duket se ka shpikur një standard të ri: drejtësinë “à la carte”. Jo çdo gjykatë meriton praninë e tij. Jo çdo proces është i denjë për protagonizmin e tij.
Në gjyqin penal? Jo, faleminderit. Aty ka kamera, gazetarë, dhe më e keqja, prova. Ekziston edhe ai elementi i sikletshëm i “kafazit”, një simbol që nuk shkon shumë me narrativën e ndërtuar me kujdes prej vitesh. Dhe kështu, me një finesë që do ta kishte zili çdo strateg i zvarritjes procedurale, procesi penal shtyhet, hollohet, zbehet… derisa ndoshta lodhet vetë nga pritja.
Por ja ku vjen kthesa dramatike: në Gjykatën Administrative, ku çështja e ngritur prej tij prek një nga prokurorët që ka kryer hetimet, Veliaj shfaqet personalisht, energjik, i gatshëm të flasë pafund, si në një miting të vogël, por me toga në vend të flamujve. Aty nuk ka problem me ekspozimin. Përkundrazi, aty duket se e kërkon. Ndoshta edhe sepse kafazi mungon. Fjalime të gjata, tone “bindëse”, përpjekje për të impresionuar gjyqtarin me peshën e funksionit publik, sikur posti të ishte argument juridik më vete.
Paradoksi është i bukur në mënyrën e vet groteske: në një sallë shmang përballjen me akuzën, në tjetrën e kërkon me ngulm, por jo për t’u mbrojtur nga provat, por për të sulmuar prokurorin që i ka gjetur ato. Një lloj drejtësie selektive, ku beteja nuk zhvillohet aty ku duhet, por aty ku duket më e leverdishme. Kjo sjellje nuk është thjesht kontradiktore, është treguese e personalitetit të Erion Veliajt.
Më së paku tregon një raport thellësisht personal me procesin, ku prokurori shihet më shumë si kundërshtar për t’u asgjesuar sesa si palë në një procedurë që duhet respektuar. Dhe mbi të gjitha, tregon një shpërfillje të hapur për vetë thelbin e gjykimit penal: përballjen me faktet.
Në fund, mbetet vetëm një pyetje ironike: nëse drejtësia është skenë, a është Erion Veliaj aktor që zgjedh rolin, apo spektator që shmang skenat e pakëndshme? Sepse deri tani, duket se kur skenari nuk i pëlqen, ai thjesht nuk del në skenë. Dhe në gjithë këtë nuk mund të harrohet një fakt, i cili e bën ironinë edhe më të trashë, pothuajse të papërtypshme.
Sepse i njëjti Erion Veliaj që sot shfaqet i qetë, i përmbajtur dhe “institucional” në dyert e Gjykatës Administrative, dikur e kishte kthyer atë në një arenë presioni publik. Të gjithëve u kujtohet kur rrethoi gjykatën adminstrative asokohe, kur e mbushte hapësirën rrotull saj me militantë që t’i bënte përshtypje Edi Ramës, kur e mbushte hapësirën me zëra, deklarata, insinuata dhe sulme ndaj gjyqtarëve administrativë. Një përpjekje jo shumë e fshehur për të krijuar klimë, për të ndikuar perceptimin, për të ushtruar atë presionin e vjetër të turmës mbi togën.
Pra, atëherë gjykata ishte “problem” kur nuk vendoste siç duhej. Sot është “tribunë” kur i shërben një beteje personale kundër prokurorit të çështjes së tij. Ky transformim nuk është evolucion institucional, është oportunizëm i pastër. Nga delegjitimimi i gjyqtarëve te përpjekja për t’i impresionuar ata, brenda të njëjtit sistem që dikur trajtohej si pengesë dhe sot si mjet. Nga sulmi frontal te retorika e butë, por gjithmonë me të njëjtin objektiv: ndikimin mbi procesin.
Dhe ndërkohë, në gjykimin penal, aty ku pesha është reale, ku provat nuk negociohen me retorikë dhe ku vendimi nuk fitohet me fjalime, mungesa është konstante. Një kontrast që flet më shumë se çdo deklaratë publike. Në thelb, kemi të bëjmë me një marrëdhënie selektive me drejtësinë: kur nuk të leverdis, e sulmon; kur të leverdis, e përdor dhe kur rrezikon realisht, e shmang.
Nëse dikur rrethonte Gjykatën Administrative për ta vënë nën presion, sot duket se përpiqet ta “pushtojë” me praninë e tij. Por thelbi mbetet i njëjtë: jo respekt për procesin, por përpjekje për ta kontrolluar atë./CNA
Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar se nesër do të shoqërojë shtetasin Erion Veliaj, i burgosuri i Durrësit me 13 akuza të rënda në SPAK, për të qenë në seancën gjyqësore në Gjykatën Administrative në të cilën ai ka kërkuar, pavlefshmërinë e emërimit të prokurorit Ols Dado në detyrë.
Në fakt, këtu jemi përballë një konflikti të pastër interesi sepse Erion Veliaj është i pandehur me 13 akuza në SPAK, akuza të cilat në fakt kanë shkuar në gjykatë dhe ka filluar çështja të shqyrtohet në themel. Erion Veliaj është i njëjti person i cili nuk shkon në Gjykatën Penale dhe shtyn seancat pambarimisht. Është i njëjti person që me avokatët e tij nuk pranon të ketë prezencë mediatike, ndërsa nesër do të shkojë në Gjykatën Administrative kundër prokurorit Ols Dado, ku ka përfshirë në mënyrë të pashembullt edhe Bashkinë e Tiranës.
CNA i ka çuar një shkresë zyrtare Bashkisë së Tiranës në lidhje me këtë çështje, por ende nuk ka marrë përgjigje duke shkelur ligjin, çështje për të cilën CNA i është drejtuar zyrtarisht institucioneve të tjera përgjegjëse. Erion Veliaj, për çfarë shkon në Gjykatën Administrative?
Njeriu që ka 13 akuza të rënda penale, ku ka përfshirë 20 e kusur persona në çështjen e tij, nuk shkon në GJKKO pas akuzave të SPAK, por shkon në Gjykatën Administrative.
Është e qartë, ne po e shkruajmë që sot, le të mbetet si dëshmi, strategjia duket e thjeshtë: shkon në Gjykatën Administrative, merr tufa me letra, flet mban fjalime për të impresionuar, pa përdorur termin intimiduar, gjyqtarin në detyrë dhe fjalën e tij, ku do të vazhdojë të flasë gjatë e gjatë në lidhje me një çështje ku Erion Veliaj në parim është në konflikt të pastër interesi, pasi prokurori Ols Dado është njeriu që e ka hetuar së bashku me prokurorin Altin Dumani.
Por çështja është dhe shumë e thjeshtë. Erion Veliaj mendon se duke bërë veprime administrative do t’u hedhë hi syve njerëzve, por nuk është një prokuror. Çështja ka dy prokurorë edhe pse Altin Dumanit ka frikë t’ia zërë emrin me gojë. Veliaj vazhdon ta trajtojë çështjen e tij penale, akuzat e rënda nga SPAK, si një propagandë fushate elektorale, çështje politike, kur në fakt është një hetim me një dosje mbi 60 mijë faqe që Erion Veliaj e ka në gjykatë prej shtatë muajsh, që avokatët e tij kanë marrë dijeni, që janë çuar dhe dokumentet dhe është provuar jo vetëm nga përgjimet por dhe nga veprimet e bëra në GJKKO se ai kërkon të krijojë skema për shtyrjen e gjyqeve dhe nuk paraqitet në gjykatë.
Nga ana tjetër, CNA nga burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mësoi se nesër Veliaj do shkojë në një çështje në Gjykatën Administrative. Ndërkohë nga ana tjetër mund të theksojmë se prej javësh Erion Veliaj kërkohet që të shkojë në Gjykatën Penale të Tiranës për çështje të ndryshme që e kanë kallëzuar gazetarë, politikanë dhe nuk paraqitet, ashtu sikundër faktit që nuk shkon as në GJKKO, ndërsa është i gatshëm të shkojë në një gjyq administrativ ku është në konflikt të pastër interesi, thjesht dhe vetëm për të impresionuar gjyqtarin.
Do shkojë, do flasë pa mbarim. Në fund do të shikojmë një skenar të një njeriu që kërkon të sillet si show-man, ndërkohë që ka 13 akuza të rënda penale në GJKKO./CNA

Seanca e sotme e gjykimit në themel për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 29 të pandehurve të tjerë është shtyrë sërish.
Kjo është zvarritja e radhës e një procesi që prej 8 muajsh shtyhet, ndërsa Veliaj ka përdorur çdo lloj metode për të arritur qëllimin e tij.
“Duam gjyq të hapur dhe çështja të jetë publike”, ka deklaruar i pandehuri nga SPAK, njëkohësisht avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca.
Ndërkohë dyert e gjyqit nuk i janë mbyllur askujt nëse duan ta ndjekin apo të shkojnë ta shohin. Madje mirë është të bëhet edhe në Pallatin e Sportit apo te Pallati i Kongreseve, nuk ka asnjë problem që të ndiqet dhe nga populli.
Nuk e ka penguar askush Erion Veliajn për këtë. Problemi është se vetë Erion Veliaj nuk shkon në gjyq, sepse po të ishte paraqitur në seanca, gjyqi do të kishte përfunduar.
Me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj i është shmangur drejtësisë, me 1001 kleçka, mënyra dhe manovra për të zvarritur procesin.
E theksojmë se dosja e Erion Veliajt ka shkuar për gjykim që në muajin korrik, e ndërsa aktualisht tashmë jemi në prill. Pra, 8 muaj që dosja e Veliajt ka shkuar për gjykim, do të ishte gjykuar, do të kishte mbaruar gjyqi. Por Erion Veliaj është frikacak dhe burracak që i druhet përballjes me drejtësinë duke u munduar ta shtyjë sa më shumë është e mundur momentin.
Ndërkohë që po të përballej me provat e drejtësinë pas 8 muajsh s’do të kishte as nevojë të kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë, sepse ose do të ishte shpallur i pafajshëm ose do të ishte dënuar dhe do të kishte kryer punë. /CNA

Seanca e gjykimit në themel të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës dhe 28 personave të tjerë, është shtyrë sërish.
Seanca është shoqëruar me debate, lidhur me vijimin e procesit të gjykimit. Avokati i të pandehurit Fatmir Bektashi, Sokol Hazizaj, ka kërkuar të ndahet çështja.
“Kërkoj të ndahet çështja pasi nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë”, është shprehur avokati.
Ndërkohë, prokurori i Posaçëm, Ols Dado, është shprehur se Veliaj dhe avokati i tij po bëjnë strategji për shtyrjen e procesit. Gjithashtu ai e ka cilësuar kërkesën e Hazizajt si të pabazuar në ligj.
“Është strategji për të shtyrë procesin, kemi 8 muaj që s’po arrijmë dot të futemi në proces. Është sjellja e Erion Veliajt dhe avokatit të tij. Kërkesën për ndarje të çështjes ndaj Fatmir Bektashit që kërkon avokati Sokol Hazizaj, e shikojmë të pabazuar në ligj”, raportohet se është shprehur Dado. /CNA
EKSKLUZIVE/ Çfarë po ndodh në Burgun e Dur...
Mero Baze dhe Veliaj sulm Ramës/ Burgjet t...
Faktet/ Si Sokol Sadushi “dhunoi” Kolegjin...
Degradimi i propagandës së Veliajt/ Sulmon...
Një figurë që vepronte në hije/ Kush është...
https://www.cna.al/aktualitet/detaje-nga-operacioni-si-u-a...
Çfarë po ndodh në QSUT?/ Kur spitalet kthe...
SKANDAL/ Agim Ismaili firmosi tenderin për...
KPP po cenon sigurinë kombëtare/ Prokurime...
Investigimi për terrorin mbi biznesin/ Gaz...
Shembja e vilave në Sauk/ IKMT kujtohet so...
Një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ...
https://www.cna.al/kosova-bota/zgjedhjet-ne-kosove-dalin-r...
Ardit Bido, me disa versione për foto-skan...
Shtyhet seanca për "Partizanin"/ Caktohet ...
Të 40-at e Mero Bazes dhe Erion Veliajt 2...
Emërime në qeverinë ‘Rama 4’/ Ja kush janë...
38 ditët e mashtrimit të Erion Veliajt dhe...
Shkarkimi i Veliajt/ Këlliçi: Fundi i meri...
Mitropoliti i Korçës, Hirësi Anastasi fron...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...