Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Carlo Bollino është njeriu që bën padi dhe nuk shkon të përballet në gjykatë. Më 14 prill, në Gjykatën Penale të Tiranës do të zhvilloheshin seancat gjyqësore për paditë e bëra nga Carlo Bollino ndaj deputetit Belind Këlliçi dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, por ajo që ka ndodhur është se avokati i Bollino-s, Aranit Roshi, nuk është paraqitur në gjykatë. Po në të njëjtën ditë, pra në 14 prill, do të zhvillohej edhe seanca për padinë ndaj CNA Media, por sërish seanca u shty për shkak se ka munguar avokati Aranit Roshi. Arsyeja e mungesës së tij ishte një rast mortor në familje. Por ajo që ndodh më pas është e çuditshme. Në të njëjtën ditë, rreth orës 15:15, Aranit Roshi, i cili kishte munguar në seancat e tjera shkon në një seancë gjyqësore në Gjykatën Civile. Avokati Aranit Roshi ende nuk ka sqaruar si qëndron e vërteta e rastit. Nuk ka dalë me një reagim publik të tregojë pse ka munguar në seancat e zhvilluara më herët në Gjykatën Penale dhe në të njëjtën ditë ka shkuar në seancën në Gjykatën Civile. Këto lëvizje, në fakt, tregojnë vetëm një të vërtetë, që Carlo Bollino, avokati i tij dhe i Veliajt, Aranit Roshi, po u shmangen gjyqeve, me padi të bëra nga vetë ata. CNA, mediat e tjera dhe individë të tjerë ia kanë thënë akuzat. Ajo çfarë duhet të bënte në këtë rast Bollino është të përballej me akuzat dhe jo t’u shmanget edhe gjyqeve që bën vetë. Carlo Bollino duhet të provojë si u pasurua. Cila është lidhja e tij me Erion Veliajn? Pse i shërbeu kryebashkiakut të arrestuar me sulme dhe shkrime kundër prokurorëve të SPAK-ut? Çfarë ka përfituar nga pushteti i Rilindjes? Këto duhet të provojë Carlo Bollino, gazetari i ardhur nga Italia me një çantë shpine dhe siç thonë me veshje të grisura, që tashmë është kthyer në një miliarder me biznese dhe përfitime direkte dhe indirekte nga të tretët dhe taksat e shqiptarëve, dhe jo të zvarrisë proceset duke iu shmangur edhe padive që inicion vetë në gjykatë.
5 artikuj për këtë temë.

Në Gjykatën Penale të Tiranës, një ditë më parë, rreth orës 13:00, do të zhvillohej seanca e disatë e paspadisë së Carlo Bollino-s ndaj deputetit demokrat Belind Këlliçi dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi.
Në të njëjtën ditë, 30 minuta më vonë, po në Gjykatën Penale do të zhvillohej seanca gjyqësore e shtetasit Carlo Bollino ndaj CNA Media.
Avokati i Carlo Bollino-s, që çuditërisht është edhe i Erion Veliajt, nuk është paraqitur në asnjërën nga seancat gjyqësore në Gjykatën Penale të Tiranës.
Justifikimi në të tria rastet, kjo e konfirmuar nga CNA, ka qenë se avokatit të Bollino-s, Aranit Roshit, i ka ndërruar jetë një familjar i afërm.
Siç theksuan avokatja Adriana Kalaja, po ashtu dhe avokatja Brikena Kasmi, të tilla raste janë të prekshme dhe gjithkush është i justifikuar.
Sipas të dhënave zyrtare që CNA ka mundur të sigurojë, avokati Aranit Roshi, i studios ligjore të Fatmir Brakës që drejton Dhomën e Avokatisë së Tiranës dhe kreu i Avokatisë është famozi Maks Haxhia, po në të njëjtën ditë ku kishte gjyqet me Belind Këlliçin, Jamarbër Malltezin dhe CNA Media, rreth orës 15:15 ka qenë prezent në Gjykatën Civile të Tiranës për një tjetër çështje.
Pra, i njëjti avokat që i ka ndërruar jetë një familjar i afërt dhe nuk paraqitet në orën 13:00, 13:30 apo 14:00 në gjyqet ndaj CNA Media, Belind Këlliçit, Jamarbër Malltezit apo të tjerëve, paditë e bëra nga Bollino, Erion Veliaj e të tjerë, shkon një orë më vonë në Gjykatën Civile të Tiranës.
Provat janë atje: në kamera, në seancën e gjyqit që është zhvilluar te Gjykata Civile. Dhe dokumenti është atje, në Gjykatën Penale, ku është çuar në disa seanca të ndryshme nga i njëjti avokat, nga ai i Bollino-s dhe ai i Erion Veliajt, Aranit Roshi.
Avokati Aranit Roshi duhet të bëjë një sqarim publik për të sqaruar se si qëndron e vërteta, cili i afërm i tij ndërroi jetë dhe pse në të njëjtën ditë, në seancat në Gjykatën Penale, nuk u paraqit, ndërsa një orë më vonë u paraqit në seancën në Gjykatën Civile?
Avokati i Carlo Bollino-s dhe Erion Veliajt, Aranit Roshi, duhet të dalë të sqarojë publikisht për rastin, pasi, ose ka mashtruar drejtësinë dhe gjykatën, ose ka pasur një rast mortor që ka vazhduar deri në orën 14:00 dhe në orën 15:00 ka shkuar në seancën në Gjykatën Civile.
Kur ndërron jetë një i afërm nuk shkohet në gjyq, por respektohet i ndjeri.
Por avokati i Bollino-s, Aranit Roshi, deri në mesditë ka respektuar rastin familjar, ndërsa pasdite zgjodhi të shkonte në gjyq në Gjykatën Civile për një tjetër çështje dhe jo në Gjykatën Penale ku kishte seancat për paditë e tjera.
Avokati Aranit Roshi duhet të sqarojë si qëndron e vërteta dhe pse u shmanget gjyqeve dhe padive të bëra vetë nga klienti i tij, në këtë rast Carlo Bollino./ CNA

Sot në Gjykatën Penale të Tiranës, rreth orës 13:00, do të zhvillohej seanca e disatë e paspadisë së bërë në Gjykatën Penale nga shtetasi Carlo Bollino, botuesi dhe pronari i “Shqiptarja.com” dhe “Report TV”.
Bollino ka paditur deputetin demokrat Belind Këlliçi dhe anëtarin e Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezin. Dy seanca në orë të ndryshme.
Sipas asaj që u tha publikisht, pasi edhe Këlliçi, edhe Jamarbër Malltezi, dhe avokatja e tyre Adriana Kalaja dolën përpara gjykatës, avokati Aranit Roshi, i studios ligjore të kreut të Dhomës së Avokatisë Tiranë, Fatmir Braka, nuk ishte paraqitur në gjykatë.
30 minuta më vonë, në të njëjtën gjykatë, pranë Gjykatës Penale Tiranë, zhvillohej seanca gjyqësore e shtetasit Carlo Bollino ndaj CNA Media. E njëjta situatë: avokati Aranit Roshi nuk u paraqit.
Justifikimi në të treja rastet, kjo e konfirmuar nga CNA, ka qenë se avokatit i ka vdekur një familjar i afërm.
Pra, një rast vdekjeje. Dhe siç theksoi përpara gjykatës avokatja Adriana Kalaja, në të tilla raste, përpara se të jenë në gjyq apo të jenë politikanë, raste të tilla janë të prekshme, të rënda dhe gjithkush është i justifikuar.
Avokatja e palës së akuzuar, Brikena Kasmi, ka theksuar se jemi përballë një rasti të dhimbshëm pasi theksohet që ka ndërruar jetë një familjar i afërm dhe jemi dakord që çështja të shtyhet.
Aranit Roshi është avokati i Carlo Bollinos dhe Erion Veliajt, që ka shtyrë sipas të dhënave zyrtare nga gjykata, të paktën shtatë seanca për çështjen kundër Malltezit dhe Këlliçit, dhe është seanca e tretë apo e katërt që shtyhet ndaj CNA Media.
Nga të dhënat zyrtare, Aranit Roshi është dhe avokati i Erion Veliajt në paditë e bëra ndaj CNA Media. Çuditërisht i njëjti njeri edhe për Carlon, edhe për Erionin. Çuditërisht i njëjti njeri i cili shtyn dhe seancat. Është i studios ligjore të Fatmir Brakës që drejton Dhomën e Avokatisë së Tiranës dhe kreu i Avokatisë është famozi Maks Haxhia.
Janë këta avokatë që shkojnë bëjnë paditë, shkojnë në gjykatë dhe nuk paraqiten. Problemi nuk është se nuk shkoi apo solli një justifikim se i ka vdekur një familjar i afërt.
Pra, i njëjti avokat që i ka vdekur një familjar i afërt dhe nuk paraqitet në orën 13:00, 13:30 apo 14:00 në gjyqet ndaj CNA Media, Belind Këlliçit, Jamarbër Malltezit apo të tjerëve, paditë e bëra nga Bollino, Erion Veliaj e të tjerë, shkon një orë më vonë në Gjykatën Civile të Tiranës.
Ndoshta varrimi ka qenë në mëngjes, ndoshta avokati s'e ka ngrënë drekën, ndoshta gjyqi civil i tij është më i rëndësishëm se ai penal te kallëzimet që ka bërë vetë. Këtë nuk dimë ta themi.
Por dimë të themi se, avokati nuk ka qenë prezent në Gjykatën Penale dhe CNA do të bëjë një verifikim të plotë, në detaje, për të zbuluar të vërtetën e Aranit Roshit: ka mashtruar apo jo gjykatën?
Cili është familjari i afërt që i ka vdekur? Ndjesë pastë nëse është e vërtetë, se në orën 13:00 apo 14:00 të mos shkosh në gjyq dhe të shkosh në orën 15:00, pas një ore, ka diçka që nuk shkon.
Në parim, gjykata, palët e tjera në gjykim e pranojnë menjëherë sapo thuhet se ka vdekur një i afërm dhe jepen dhe ngushëllimet.
Përtej një gjyqi penal apo civil, kemi të bëjmë me njerëz, me familjarë.
Aranit Roshi duhet të tregojë të vërtetën deri në fund. Çfarë e ka munduar që të shmanget te gjyqet e Carlo Bollinos dhe të shkojë te gjyqet civile?
Se Gjykata Penale ka të tjera procedura. Te Civilja shkon, te Penalja nuk shkon.
Te Gjykata Penale, Aranit Roshi i studios së Fatmir Brakës na ka thënë se ka vdekur një familjar i afërt. Ky është njoftimi që ka për gjykatën.
Çfarë halli ka avokati i Carlo Bollinos që ka bërë paditë e tilla? Janë padi koti? Janë paçavure? Çfarë janë ato padi? Kujt duan t’i mbyllin gojën? Të vërtetës? Të ndalen zyrtarë dhe qytetarë të denoncojnë Carlo Bollinon? Për çfarë të ndalojnë?
Të ndalen mediat të thotë të vërtetën për objektin që ka marrë Carlo Bollino, për kontratat dhe përfitimet nga të tretët, për pasurinë e shtuar gjatë pushtetit të socialistëve dhe rilindjes? Për çfarë janë këto padi?
Carlo Bollino mendon se do të ndalë mediat duke bërë padi dhe duke përdorur avokatë si Aranit Roshi, i cili nuk shkon në Gjykatën Penale dhe pas një ore paraqitet në Gjykatën Civile, pasi ka thënë tek e para se i ka vdekur një i afërm.
Pse ikën avokati që ka bërë paditë? Çfarë i shqetëson që marrin arratinë? Pse nuk paraqiten në gjykatë të përballen?
Ndoshta dikush mendon se do heshtin njerëzit dhe mediat se bëhen paditë në gjykatë.
Askush nuk do të heshtë, jo vetëm për të vërtetat e Carlo Bollinos, por dhe të këtyre avokatëve që në një gjykatë thonë se u ka vdekur një i afërm dhe te tjetra shkojnë dhe paraqiten.
Dhe provat janë atje: në kamera, në seancën e gjyqit që është zhvilluar te Gjykata Civile. Dhe dokumenti është atje, në Gjykatën Penale, ku është çuar në disa seanca të ndryshme nga i njëjti avokat, nga ai i Bollinos dhe ai i Erion Veliajt.
Gjithmonë këta të fundit lidhen shumë me njëri-tjetrin. Tani nuk i lidhin vetëm faktet dhe provat që ka denoncuar CNA apo shumë zëra të opozitës, por edhe avokati që duhet të tregojë të vërtetën e “vdekjes” të të afërmit të tij./ CNA
Studioja ligjore e paguar nga Veliaj dhe vëllai i tij, Arbër Veliaj, “Kasowitz”, të cilët mbrojnëëë apo lobojnë me 220 mijë dollarë, kryetarin e bashkisë Tiranë, duke mbushur raporte me mashtrime të cilat shkojnë deri në Departamentin e Drejtësisë në SHBA sot kanë dalë me një shqetësim tjetër.
Studio, e cila ka bërë edhe raportet kundër drejtësisë në Shqipëri, kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve, thotë se materialet e zbuluara ngrenë pikëpyetje të thella mbi themelin e të të gjithë ndjekjes penale për kryebashkiakun e Tiranës, pasi, sipas tyre, kallëzimi nuk është bërë vetëm nga Nesti Angoni, por edhe nga një tjetër kallëzues, Nesta Pëllumbi, duke i quajtur anonimë.
“Materialet e marra pas një urdhri gjykate sugjerojnë se hetimi është nisur mbi bazën e pretendimeve anonime të paverifikueshme të atribuuara individëve që nuk ekzistojnë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e studios së paguar “Kasowitz”.
Mirë do ishte që kjo studio me emër të madh të ishte serioze dhe të lexonte vendimet e gjykatave shqiptare deri tek ajo e shkallës më të lartë.
Aty mes rreshtave të vendimit të zbardhur do kuptonte se gjykata e ka gjetur të drejtë, rëndësi nuk ka kush kallëzon por provat penale në lidhje me individin e dyshuar apo akuzuar siç është Erion Veliaj.
Por përtej të gjithave, Veliaj vijon me skenarët e tij nga burgu i Durrësit për të shtyrë seancat gjyqësore si dhe fushatën mediatike apo sulmet ndaj drejtësisë, duke përdorur mediat e tij që kanë dalë dhe në përgjime se si marrin urdhra dhe dirigjohen për sulme të ashpra ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të çështjes.
Publiku duhet të kuptojë thelbin, nuk ka rëndësi se kush e ka bërë kallëzimin, Nesti Angoni apo siç thonë mediat që i shërbejnë Veliajt apo studio ligjore lobiste, Nasta Pëllumbi, thelbi janë 13 akuzat që rëndojnë mbi Veliajn.
Akuza 9 herë për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim i produkteve të veprës penale, fshehje pasurie, futja e sendeve të ndaluara në qeli.
CNA ka zbërthyer skemën dhe e ka bërë publike, ku theksohet se çështja e Erion Veliajt është zbërthyer nga telefoni i Adela Kondakçiut, të cilës i ishte marrë telefoni për një cështje tjetër, dhe jo vetëm kaq më tej dolën edhe shumë prova të tjera.
Po e ritheksojmë se ajo që duhet të bëjë Veliaj, nëse është burrë, mirë do ishte të shkonte para drejtësisë, pasi ka pothuajse 9 muaj që dosja është dërguar në gjykatë dhe ai vazhdon të zvarrisë proceset e nuk përballet me drejtësinë, faktet dhe provat që flasin me të madhe kundër tij.
Zdromsi i Tiranës zgjidhjen e ka gjetur me propagandën e tij, përdor media, studio lobiste për të vazhduar mashtrime apo justifikime publike, në fakt halli nuk janë këto atë “betejë” le ta fitojë, por që të mos dënohet duhet të fitojë betejën me akuzat penale jo me propagandën. Ditët e burgut dhe dënimin se vendos propaganda por drejtësia./ CNA
Sot përpara Gjykatës Penale kanë dalë deputeti Belind Këlliçi dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, të cilët për të disatën herë kanë denoncuar faktin se Carlo Bollino nuk paraqitet në Gjykatë. Nuk është as rasti i parë dhe as i fundit.
Carlo Bollino sot kishte seancën e radhës me CNA MEDIA në kallëzimin e tij në Gjykatën Penale dhe sërish nuk është paraqitur.
Është e disata padi që na vjen nga Carlo Bollino dhe CNA u qëndron shkrimeve të saj, denoncimeve, duke theksuar se ai është një klient i pushtetit të Rilindjes.
Duke ritheksuar edhe njëherë që BOLLINO është përfitues fondesh direkt dhe indirekt nga qeveria, që është një bashkëpunëtor i ngushtë i Erion Veliajt, jo vetëm për ato që thuhen në përgjime apo emisionet që u përgatitën për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, por edhe për takimet e tij “tête-à-tête” apo për të tjera shërbime.
Gjyqtarët vazhdojnë të shtyjnë çështjen, t’i vendosin datën e radhës a thua se Bollino prej muajsh nuk ka mundësi të paraqitet, qoftë për t’u deklaruar si kallëzues apo më pas për të mbrojtur veten e tij për të thënë të kundërtat e provave që ne kemi publikuar apo kanë publikuar dhe të tjerë.
Si do ta sqarojë marrëdhënien me Igli Gjelishtin Carlo Bollino nëpërmjet skemës me AKSHI-n?
Si do ta justifikojë përfitimin e një prone publike Carlo Bollino për të cilën shteti shqiptar, qeveria shqiptare, kishte pasur një tender të hapur dhe vlera do të ishte rreth 70-80 mijë euro pagesë vjetore që do t’i merrnin shqiptarët, por u dha me një euro për Carlo Bollino-n?
Si do t’i justifikojë marrëveshjet e tjera me qeverinë, Bunkartet, pasurinë e tij të shumëfishuar me ardhjen e socialistëve në pushtet? Këtë duhet të vijë ta bëjë në gjykatë Carlo Bollino, por nuk vjen. Bën padi dhe nuk paraqitet.
Jo vetëm ndaj CNA-së, por edhe personave të tjerë. Carlo Bollino duket se nuk ka se çfarë bën, për këdo që e kritikon dhe nxjerr një fakt, ai ka një përgjigje “ma ka bërë Saliu” dhe shkon në gjykatë.
Ne po i themi edhe një herë e duam Saliun aq sa duam dhe Carlo-n, akoma më shumë Edi Ramën, por kemi merak dhe Erion Veliajn e Belinda Ballukun. Kë të dojë Carlo, por të paktën të bëhet burrë dhe të vijë në gjykatë të provojë pretendimet që ka, asgjë më shumë.
Në rast se CNA e ka fyer atë e vendos gjykata, jo Carlo, se nuk i pëlqen çfarë themi ne dhe me mentalitetin jo të një gazetari, por të një autoritari në pushtet që kërkon të mos lejojë të tjerët të thonë të vërtetat që nuk bëhen për ta dëmtuar Carlo Bollino-n.
Por të vërtetat kanë vetëm një qëllim, t’i mësojmë shqiptarët të kuptojnë si mundi ky italiani, Carlo Bollino, të shtonte pasurinë me socialistët në pushtet dhe e mohon se është një nga mercenarët e tyre mediatikë, siç e mohon përfitimin e godinës për “Report TV”, siç e mohon përfitimin e qindra milionave lekëve nëpërmjet Igli Gjelishtit, siç i mohon kontratat e Bunkarteve, pa folur për të tjerat që do t’ia kërkojmë në gjykatë Carlo Bollino-s që nga A-ja te ZH, të gjitha ato që pretendon Carlo , burimet e financimit, sponsorët, bilancet, të ardhurat, fitimet gjatë kohës së pushtetit të socialistëve, se gjatë kohës së PD-së po e qajmë dhe vajtojmë për të se ishte opozitar i madh dhe tani është thjesht dhe vetëm servil i pushtetit për përfitimet e pandalshme që i shkojnë.
Këtë e di dhe Carlo Bollino, ndaj dhe nuk paraqitet në gjykatë dhe turpësisht gjyqtarët i mbajnë ison duke shtyrë seancat, ku në fakt duhet të detyronin kallëzuesin të paraqitej ose t’i vendosin një gjobë të majme që të mos tallet me gjyqtarët me padi qesharake që kërkon të mbrojë imazhin e tij që ndoshta “vlen më pak sesa lavatriçja e qëmotshme e Musa Ulqinit”, shprehje kjo e ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano./ CNA

Është ka shtyrë sërish seancën gjyqësore mes Carlo Bollino-s dhe deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.
Seanca është shtyrë për në datën 5 maj.
Zvarritja e këtij procesi po bëhet pasi Carlo Bollino nuk paraqitet në gjyqet që ka iniciuar vetë.
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, është shprehur se kjo është e disata herë që leçiani i pretenduar si nip Tirone, Carlo Bollino, shmanget nga gjyqi që ai e ka iniciuar vetë.
Këlliçi thotë se është rast unik në botë që një hajdut i truallit publik, i cili ka lënë 70.000 qytetarë të njësisë numër shtatë pa një gjimnaz për shkak se vodhi truallin publik për ta shndërruar në një makineri balte që baltos, linçon dhe godet në mënyrë të përditshme cilindo zyrtar të opozitës që denoncon korrupsionin e Bollino-s.
Ai shton se Bollino nuk guxon të paraqitet në një seancë gjyqësore që vetë e ka iniciuar.
“Shkurtimisht, kjo është e disata herë që leçiani i pretenduar si nip Tirone, Carlo Bollino, shmanget nga gjyqi që ai e ka iniciuar vetë. Është rast unik në botë që një hajdut i truallit publik, i cili ka lënë 70.000 qytetarë të njësisë numër shtatë pa një gjimnaz për shkak se vodhi truallin publik për ta shndërruar në një makineri balte që baltos, linçon dhe godet në mënyrë të përditshme cilindo zyrtar të opozitës që denoncon korrupsionin e Bollino-s apo të sivëllaut të tij binjak Erion Veliaj, apo të shefit të tij Edi Rama, apo një zyrtar i një televizioni, pronar, i cili e ka financuar televizionin e tij me para publike, pasi kështu thotë dhe padia që ai ka sot në Prokurorinë e Posaçme, përmes parave që ka përfituar dhe ka vjedhur në mënyrë të paligjshme nga taksapaguesit shqiptarë përmes tenderëve të AKSH-it, shmanget dhe nuk vjen në gjyq. Në një gjyq që e ka iniciuar vetë, në një gjyq për të cilin ai për dy vite me radhë na ka akuzuar ne, në rastin konkret dhe mua personalisht, sikur po i shmangesha përballjes me leçianin Bollino në sallën e gjyqit. Ftoj publikisht leçianin që të vijë të përballet në sallë të gjyqit, në media, kudo ku ai dëshiron, për të gjithë batërdinë e vjedhjes që ai u ka bërë pronave publike, truallit shtetëror të qytetit të Tiranës, por mbi të gjitha parave të taksapaguesve shqiptarë.
Kujtoj edhe njëherë se për akuzat publike të miat apo qoftë dhe të zotit Malltezi apo të shumë zyrtarëve të tjerë të Partisë Demokratike, në raport me bëmat e makutërisë së tij, sot që ne flasim, shtetasi leçian Carlo Bollino është nën hetim zyrtarisht nga SPAK-u për akuzat e ngritura nga opozita. Kështu që unë e mirëpres përballjen në çdo moment me leçianin Bollino në sallën e gjyqit dhe do t'i thoja se fshehja nuk mundet t'i zgjidhë hallin që ka me të vërtetën që e dinë të gjithë shqiptarët. Me faktin që ka vjedhur një truall publik për të ngritur një makineri balte, e ka ndërtuar makinerinë e baltës me paratë e qytetarëve shqiptarë dhe çdo ditë shpif, gënjen, mashtron dhe prodhon 'fake news' kundër opozitës dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë”, tha Këlliçi.
Nga ana tjetër avokatja Adriana Kalaja është shprehur se Bollino duhej të ishte aty për t'u përballur në gjyq.
“Çështja në ngarkim të zotit Këlliçi dhe zotit Malltezi, akuzuar nga pronari i medias që është vënë në shërbim të pushtetit, nga hajduti tashmë i vërtetuar, me fakte dhe me prova, për një arsye që ne e pranuam nga ana njerëzore, po nga ana juridike ishte e pambështetur në prova, pasi avokati i leçianit Bollino ka referuar në Gjykatën Penale se kishte një rast, një fatkeqësi familjare dhe për të cilën në fakt ne e pranuam, po nga ana tjetër lehtësisht u provua përpara gjykatës, mungesa e leçianit Bollino, për të cilën në të gjithë rastet paralele, duhet të ishte aty dhe duhet të vërtetonte dhe me prova mungesën e avokatit të tij.
Gjithsesi, seanca u shty për në datën 5 maj, por i kujtoj Carlo Bollino-s, që deri atëherë, çfarëdo provash që të manipulojë, çfarëdo reagimesh apo shkaqesh të pajustifikuara të sjellë në gjykatë, nuk e mbrojnë dot, apo nuk e mbulojnë dot nga aferat korruptive dhe penale për të cilat tashmë po hetohet nga SPAK-u”, tha Kalaja.
Më tej, Jamarbër Malltezi ka theksuar se Carlo Bollino ka grabitur tokën publike ku do të ndërtohej një shkollë.
“Erdhi Edi Rama, me katër VKM brenda nëntë muajsh, vodhi, grabiti tokën që ishte caktuar për shkollë, bashkë me ndërtesën dykatëshe, për të bërë një bunker shpifjesh. Keni parasysh, sa herë e kaloni pultin e televizionit tek ai kanal, kini kujdes, po ju vjedh. Po ju vjedh edhe kur ju tregon valët. Pse? Sepse po ju vjedh me Bunk'art 1-shin, Bunk'art 2-shin. Pse mos t'i merrnin tiranasit? Tiranasit të cilëve u është vjedhur toka, u janë vjedhur pronat. Pse të mos kompensoheshin me këto prona publike? Pse duhet të vinte një leçian t'i vidhte këto prona publike në mes të Tiranës? Qoftë Bunk'art 1-shin, qoftë Bunk'art 2-shin, qoftë tokën e Begejave, qoftë tokën e Lagamave, qoftë ndërmarrjen që ishte caktuar për shkollë.
Keni parasysh para dy javësh këtu e patë, kur iku me vrap Carlo Bollino, nuk pranoi t'ju jepte juve prononcim. A e keni? Ju ishit, i kishit kamerat. Iku, u përvodh. Ç'është ky njeri? Që edhe të çon në gjyq dhe vidhet, përvidhet. Pse ka frikë të përballet? Kaq besim ka ai te, me nder jush, drejtësia e re? Unë kam lënë studimet me studentët sot, që të respektoj gjykatën. Hajde vëlla. Hajde i ballafaqojmë të gjitha. Se ke ardhur nga ana e anës ke vjedhur tokë publike në mes të Tiranës. Shumë herë më keq se cilido hajdut që mund të ishte në Itali. Se cilido hajdut që vjedh një lekë, dy lekë, po nuk vjedh prona publike me tokë e me ndërtesa e me Bunk'art e me të gjitha me radhë. Kështu që ne jemi në përballje. Tiranasit janë për përballje ndaj këtij regjimi. Është një regjim që ju vjedh në çdo moment. Është një regjim nga të cilin ju nuk merrni asnjë qindarkë mbrapsht.
Është një regjim që ju ka vjedhur 400 milionë euro me inceneratorët dhe zero lekë janë kthyer në buxhet të shtetit. Është një regjim që ju vjedh 600 milionë euro me AKSH-in dhe zero lekë është kthyer në buxhet të shtetit. Pse? I ke te vilat e Surrelit, te sarajet e Surrelit janë. 600 milionë euro. Ke 105 milionë euro që vidhen me dy anije në Vlorë. Sa është kthyer në buxhet? Zero. Sepse ju vjedhin. Dhe ndërkohë përdorin këta pagatorët, lëpirësit e pushtetit, që i ‘kon’ Edi Rama me toka të familjeve private, për të shpifur dhe për të lëpirë pushtetin”, tha Malltezi./ CNA
Vendimet e ndërmjetme të Sokol Sadushit/ A...
Skandali i Bashkisë së Tiranës/ Fsheh info...
EKSKLUZIVE/ Çfarë po ndodh në Burgun e Dur...
Mero Baze dhe Veliaj sulm Ramës/ Burgjet t...
Faktet/ Si Sokol Sadushi “dhunoi” Kolegjin...
Degradimi i propagandës së Veliajt/ Sulmon...
Një figurë që vepronte në hije/ Kush është...
https://www.cna.al/aktualitet/detaje-nga-operacioni-si-u-a...
Çfarë po ndodh në QSUT?/ Kur spitalet kthe...
SKANDAL/ Agim Ismaili firmosi tenderin për...
KPP po cenon sigurinë kombëtare/ Prokurime...
Investigimi për terrorin mbi biznesin/ Gaz...
Shembja e vilave në Sauk/ IKMT kujtohet so...
Një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ...
https://www.cna.al/kosova-bota/zgjedhjet-ne-kosove-dalin-r...
Ardit Bido, me disa versione për foto-skan...
Shtyhet seanca për "Partizanin"/ Caktohet ...
Të 40-at e Mero Bazes dhe Erion Veliajt 2...
Emërime në qeverinë ‘Rama 4’/ Ja kush janë...
38 ditët e mashtrimit të Erion Veliajt dhe...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...