web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bllokuan rrugët e Tiranës/ Procedohen penalisht 16 protestues, 2 në kërkim

17 Qershor 2026, 13:20, Kronika CNA

Bllokuan rrugët e Tiranës/ Procedohen penalisht 16 protestues, 2

Nis procedimi penal për 16 protestues në lidhje me bllokimin e rrugëve në qytetin e Tiranës nga gjatë tubimit.

Siç njoftohet nga DVP Tiranë, më konkretisht janë proceduar:

A. K., 46 vjeç, L. K., 33 vjeçe dhe A. Ll., 30 vjeçe, E. K., 32 vjeç, A. K., 30 vjeç, T. K., 24 vjeç, M. Y., 22 vjeç, Xh. D., 23 vjeç, S. T., 22 vjeç, I. Xh., 44 vjeç, E. Q., 41 vjeç, E. K., 23 vjeç, A. D., 21 vjeç, S. Gj., 33 vjeç, A. K., 30 vjeç dhe E. L., 21 vjeç, të dyshuar për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Si dhe po punohet për shoqërimin e shtetasve E. Q. dhe M. C., të shpallur në kërkim policor.

Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se këta shtetas kanë nxitur, nëpërmjet thirrjeve, pjesëmarrësit, për ta vijuar tubimin përtej orarit të njoftuar nga organizatorët (18:00–22:00), duke mos respektuar perimetrin e njoftuar për këtë tubim. Si pasojë, është shkaktuar bllokim i qarkullimit të mjeteve dhe pengesë në lëvizje.

Po nga veprimet e kryera, një pjesë e pjesëmarrësve në tubim janë futur në pjesën e fan zonës, në sheshin “Skënderbej”, të përshtatur dhe të destinuar për ndjekje të aktiviteteve sportive, duke prishur qetësinë publike dhe duke bërë thirrje qytetarëve që ndiqnin aktivitetin sportiv që t’i bashkoheshin tubimit.

Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë përgjegjës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Dy ditë më parë u referuan materialet dhe filloi procedimi penal edhe për 19 shtetas të tjerë./CNA





Lajmet e fundit nga