FOTOLAJM/ Pankartat "pikante" në protestën e 14-të kundër qeverisë
Sot është mbajtur protesta e 14-të qytetare para Kryeminis...
Sot është mbajtur protesta e 14-të qytetare para Kryeminis...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që po sillet si avokat i inceneratorëve. Prej vitesh ka zgjedhur të flejë mbi dosjen më korruptive, atë të inceneratorit të Tiranës, për të cilin janë paguar qindra miliona euro dhe inceneratori nuk ekziston, kemi thjesht dhe vetëm një mal me plehra që është si një minë me sahat. Ndonëse janë publikuar faktet, provat, dokumentet nga CNA, nga media të tjera, si dhe janë bërë denoncime edhe nga opozita për këtë aferë, që është quajtur afera e shekullit, Dritan Prençi duket se ka zgjedhur të mbyllë sytë para kësaj afere, ka zgjedhur të tërheqë zvarrë dosjen dhe të mjaftohet vetëm me akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe që faturën qindra miliona euroshe dhe korruptive t’ua faturojë Lefter Kokës dhe disa zyrtarëve të tjerë. Por ashtu siç e kemi paralajmëruar edhe më parë, CNA nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë të sjellë dokumente, fakte, që tregojnë implikimin e Erion Veliajt dhe njerëzve të tij në aferën e shekullit, atë të inceneratorëve. CNA ka publikuar dokumentet që tregojnë implikimin e Veliajt dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa në aferë. Dokumentet tregojnë lidhjen e Ajola Xoxës me landfillin e Sharrës. CNA ka publikuar dokumentet sipas të cilave tregohet se Ajola Xoxa asistonte kompaninë “Meg Albania” me pronar Vladimir Fezgën dhe i përgatiti dokumentet për kompaninë që të merrte biznesin e mbetjeve në landfillin e Sharrës në kohën kur kryetar i Bashkisë Tiranë ishte bashkëshorti i saj, Erion Veliaj. Përmes autorizimeve të lëshuara, "Meg Albania" autorizon shtetasen Ines Dani dhe shtetasin Erald Ismaili, të dy shtetas që dalin në dosjen hetimore të SPAK-ut për çiftin Xoxa-Veliaj, të dy njerëz të studios ligjore të bashkëshortes së kryebashkiakut, që të kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme pranë QKB-së. Po ashtu CNA publikoi një tjetër dokument që tregon se si Ajola Xoxa bëri ortak Erion Veliajn me grupin e strukturuar kriminal të inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoton. Dokumenti tregon se Vladimir Fezga i “MEG Albania” autorizoi shtetasen Ines Dani dhe shtetasin Erald Ismaili për të kryer të gjitha veprimet e nevojshme pranë QKB-së për depozitimin dhe regjistrimin e kontratës së shitjes së kuotave midis shitësit, shoqëria "Meg Albania" dhe blerësit shoqëria "Integrated Energy BV SPV". Sipas këtij dokumenti që ndodhet në dosjen e prokurorit që po tërheq zvarrë dosjen e inceneratorit të Tiranës, Dritan Prençit, njerëzit që janë autorizuar nga Vladimir Fezga për shitjen e "Meg Albania" tek "Integrated Energy BV SPV" janë Ines Dani dhe Erald Ismaili, të studios ligjore të Ajola Xoxës. Këto dokumente tregojnë se Ajola Xoxa bëri ortak Veliajn me grupin e strukturuar kriminal të inceneratorëve ku "truri" ishin Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Pavarësisht këtyre fakteve, prokurori Dritan Prençi ka zgjedhur të sillet si avokat i inceneratorëve, duke mos nxjerrë të paktën një akuzë për kryebashkiakun Erion Veliaj, të implikuar bashkë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa në aferën e shekullit. Prokurori që fle mbi këtë dosje, nuk i ka vënë një kokë dosjes më korruptive që ka vjedhur paratë e taksave të shqiptarëve të varfër për një incenerator që nuk ekziston./ CNA
3 artikuj për këtë temë.
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen e inceneratorit të Tiranës, ndonëse janë publikuar faktet, provat, dokumentet nga CNA, nga media të tjera, si dhe janë bërë denoncime edhe nga opozita për këtë aferë, që është quajtur afera e shekullit.
Prençi ka në zyrën e tij në SPAK një mal me dokumente që zbërthejnë aferën e inceneratorit të Tiranës, por duket se ka zgjedhur të tërheqë zvarrë dosjen dhe të mjaftohet vetëm me akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe që faturën qindra miliona euroshe dhe korruptive t’ia faturojë Lefter Kokës dhe disa zyrtarëve të tjerë.
Dritan Prençi ka para dokumentet që akuzojnë Erion Veliajn, kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës për 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, por refuzon të ngrejë të paktën një akuzë për të.
Por ashtu siç e kemi paralajmëruar edhe më parë, CNA nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë të sjellë dokumente, fakte që tregojnë implikimin e Erion Veliajt dhe njerëzve të tij në aferën e shekullit, atë të inceneratorëve, pavarësisht se janë gllabëruar qindra miliona euro nga taksapaguesit shqiptarë për një incenerator që nuk ekziston.
I pari dokument që Dritan Prençi nuk e sheh është se Erion Veliaj dha “ok” për inceneratorin pa konsultim me Këshillin Bashkiak. Erion Veliaj ka firmosur dokumente të rëndësishme që lidhen me projektin e inceneratorit të Tiranës.
Në mars të vitit 2017, Veliaj firmosi një dokument që pranonte studimin e fizibilitetit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Ky studim më vonë rezultoi të kishte kosto të falsifikuara.

Veliaj firmosi një aneks-kontratë që i kalonte Bashkisë së Tiranës përgjegjësi financiare të konsiderueshme për këtë projekt. Veliaj mori përsipër të përfaqësonte jo vetëm Bashkinë e Tiranës, por edhe katër bashki të tjera të qarkut, pa u konsultuar me to, duke i hapur rrugën një kontrate koncesionare 30-vjeçare me vlerë fillestare prej 128 milionë eurosh.

Kjo kontratë është firmosur pa miratimin paraprak të Këshillit Bashkiak, duke shkelur ligjin për vetëqeverisjen vendore. Ky dokument është prova për të akuzuar Veliajn për shpërdorim detyre dhe angazhime financiare të paautorizuara. Por kryebashkiaku ka më shumë se një firmë të hedhur në aferë.
Veliaj me firmën e tij është angazhuar për të kryer të gjitha pagesat për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve me çmimin 29 euro për ton pa TVSH, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëveshjes (për 30 vitet në vijim), por ai gjithashtu u angazhua për të dhënë asistencë për të gjitha procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e inceneratorit inekzistent të Tiranës.
Dokumenti i dytë tregon se si drejtorët e Erion Veliajt firmosin për t'u bërë “ushtarë” të kompanisë së landfillit të Tiranës. Një marrëveshje që tregon se si drejtorët e Veliajt, por edhe persona të tjerë, ndërtojnë skemën e kontrollit të territorit për dherat, duke i shtuar aferës së inceneratorëve dyfishin e të ardhurave, me një skemë që shkon më shumë se 60 milionë euro, por ndoshta edhe më shumë.


Pasi kompania bëri një marrëveshje me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, të cilët duket se nuk kanë asnjë të drejtë të firmosin në atë lloj dokumenti, pasi kontratën e bën autoriteti kontraktor që duhet të ishte Bashkia e Tiranës dhe do ta firmoste kryetari, jo një tufë drejtorësh të firmosin ca letra, asaj iu shtuan të ardhurat me dhjetëra miliona euro çdo vit.
Shpikën dherat, transportin e tyre në landfill. Bënë një kontratë, i futën disa vula dhe u lëshuan si hiena mbi biznesin, duke vënë tarifa që dherat të çoheshin me detyrim në landfillin e Sharrës dhe më pas, me detyrim po prapë t’i blije.
Dokumenti tregon pikërisht lidhjen e Ajola Xoxës me landfillin e Sharrës. CNA ka publikuar dokumentet sipas të cilave tregohet se Ajola Xoxa asistonte kompaninë “Meg Albania” me pronar Vladimir Fezgën dhe i përgatiti dokumentet për kompaninë që të merrte biznesin e mbetjeve në landfillin e Sharrës në kohën kur kryetar i Bashkisë Tiranë ishte bashkëshorti i saj, Erion Veliaj.
Përmes autorizimeve të lëshuara, "Meg Albania" autorizon shtetasen Ines Dani dhe shtetasin Erald Ismaili, të dy shtetas që dalin në dosjen hetimore të SPAK-ut për çiftin Xoxa-Veliaj, të dy njerëz të studios ligjore të bashkëshortes së kryebashkiakut, që të kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme pranë QKB-së.




CNA publikoi një tjetër dokument që tregon se si Ajola Xoxa bëri ortak Erion Veliajn me grupin e strukturuar kriminal të inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoton.
Dokumenti tregon se Vladimir Fezga i “MEG Albania” autorizoi shtetasen Ines Dani dhe shtetasin Erald Ismaili për të kryer të gjitha veprimet e nevojshme pranë QKB-së për depozitimin dhe regjistrimin e kontratës së shitjes së kuotave midis shitësit, shoqëria "Meg Albania" dhe blerësit shoqëria "Integrated Energy BV SPV".
Sipas këtij dokumenti që ndodhet në dosjen e prokurorit që po tërheq zvarrë dosjen e inceneratorit të Tiranës, Dritan Prençit, njerëzit që janë autorizuar nga Vladimir Fezga për shitjen e "Meg Albania" tek "Integrated Energy BV SPV" janë Ines Dani dhe Erald Ismaili, të studios ligjore të Ajola Xoxës.


Këto dokumente tregojnë se Ajola Xoxa bëri ortak Veliajn me grupin e strukturuar kriminal të inceneratorëve ku "truri" ishin Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.
Dokumenti i parë që tregon se Vladimir Fezga themeloi "Meg Albania" dhe letrat ia bëri Ajola Xoxa.
Dokumenti i dytë që tregon se Vladimir Fezga i shet aksionet e "Meg Albania" tek "Integrated Energy BV SPV" dhe sërish letrat ia bëri Ajola Xoxa.
Këto dokumente janë prova e qartë se afera e inceneratorëve i ka tentakulat përtej Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, tentakulat shkojnë deri tek Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj.
Për të kaluar sërish te prokurori që ka dosjen, Dritan Prençi, i ka këto dokumente, por nuk vepron.
Prokurori që fle mbi këtë dosje, nuk i ka vënë një kokë dosjes më korruptive që ka vjedhur paratë e taksave të shqiptarëve të varfër për një incenerator që nuk ekziston./ CNA

Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn, çiftin e përfshirë në skema korruptive dhe pastrim parash zbuloi të tjera fije, që çonin bashkëshorten e kryebashkiakut të arrestuar për 13 akuza për 5 vepra penale, në mënyrë direkte apo indirekte te landfilli i Sharrës.
CNA zbuloi dëshminë e shtetasit Erald Ismaili, i cili në dosje doli si njeriu që Ajola Xoxa e përdorte për të kryer blerjet me shuma marramendëse, që kapnin shifrën e 86,721,175 lekëve.
Më datë 03.03.2025, Erald Ismaili u pyet si person që kishte dijeni për rrethanat e hetimit. Gjatë marrjes në pyetje rezultoi një detaj mjaft interesant që e lidh Ajola Xoxën me landfillin e Sharrës.
Erald Ismaili në dëshminë e tij shpjegonte se “MEG Albania”, një kompani që operonte në fushën e riciklimit dhe mbetjeve, i ishte referuar nga bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa, dhe Klotilda Bushka e Komisionit të Ligjeve.
Sipas deklarimeve të Erald Ismailit, klienti Vladimir Fezga, i cili ishte dhe pronari i “MEG Albania”, kishte shkuar në zyrën e Ajola Xoxës për të hapur biznes në landfillin e Sharrës.
“Për rastin e shoqërisë ‘MEG Albania’, Erald Ismaili shpjegoi se kjo kompani i ishte referuar nga Ajola dhe Klotilda.
Klienti Vladimir Fezga kishte ardhur në zyrën e Ajolës për të hapur biznes në landfillin e Sharrës dhe për të marrë leje mjedisore të tipit B. Ai kishte përgatitur dokumentacionin, kishte siguruar ekspertin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe kishte bërë aplikimin në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Pas marrjes së lejes, ai mbante mend se aktiviteti i shoqërisë ‘MEG Albania’ kishte filluar, por nuk kishte informacion se sa kishte vazhduar”, thuhet në vendimin e SPAK-ut.
Ajola Xoxa asistonte kompaninë “Meg Albania”, përgatiti dokumentet për kompaninë që të merrte biznesin e mbetjeve në landfillin e Sharrës në kohën kur kryetar i Bashkisë Tiranë ishte bashkëshorti i saj, Erion Veliaj. (LEXO KËTU)
CNA ka publikuar dokumentet që tregojnë dorën e Ajola Xoxës që shkon deri te landfilli i Sharrës.
Përmes autorizimeve të lëshuara, "Meg Albania" autorizon shtetasen Ines Dani dhe shtetasin Erald Ismaili që të kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme pranë QKB-së.



Këta dy shtetas në dosjen hetimore të SPAK-ut rezultojnë të jenë njerëzit e studios ligjore të Ajola Xoxës.
CNA sjell një tjetër dokument në lidhje me këtë çështje, që tregon se si Ajola Xoxa bëri ortak Erion Veliajn me grupin e strukturuar kriminal të inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoton.
Pas kompanisë “MEG Albania”, u krijuan dy kompani të tjera, kompania “ECO Tirana” dhe “ECO Recycling”.

Vladimir Fezga, aksioneri i kompanisë "Meg Albania" ka qenë ndërmjetësi i marrëveshjes midis Bashkisë së Veronës dhe Bashkisë së Tiranës për themelimin e kompanisë së pastrimit të kryeqytetit "Eco Tirana" në maj 2016.
Sipas të dhënave, Bashkia e Tiranës ka 51% të aksioneve të "Eco Tirana", ndërsa 49% i ka AGSM AIM.
Në korrik të 2017 "Meg Albania" dhe "Eco Tirana" themelojnë "Eco Recycling". Sipas të dhënave, 49% të aksioneve i ka kompania e inceneratorëve "Integrated Energy BV SPV", ndërsa "Eco Tirana" ka 51% të aksioneve.

Pra, pas themelimit, "Meg Albania" ia kalon aksionet "Integrated Energy BV SPV" në shkurt të 2018 për "Eco Recycling".
Për këtë kalim, Vladimir Fezga autorizon shtetasen Ines Dani dhe shtetasin Erald Ismaili për të kryer të gjitha veprimet e nevojshme pranë QKB për depozitimin dhe regjistrimin e kontratës së shitjes së kuotave midis shitësit, shoqëria "Meg Albania" dhe blerësit shoqëria "Integrated Energy BV SPV".
Sipas këtij dokumenti që ndodhet në dosjen e prokurorit që po tërheq zvarrë dosjen e inceneratorit të Tiranës, Dritan Prençit, njerëzit që janë autorizuar nga Vladimir Fezga për shitjen e "Meg Albania" tek "Integrated Energy BV SPV" janë Ines Dani dhe Erald Ismaili, të studios ligjore të Ajola Xoxës.
Dokumenti i parë që tregon se Vladimir Fezga themeloi "Meg Albania" dhe letrat ia bëri Ajola Xoxa.
Dokumenti i dytë që tregon se Vladimir Fezga i shet aksionet e "Meg Albania" tek "Integrated Energy BV SPV" dhe sërish letrat ia bëri Ajola Xoxa.
Këto dy dokumente janë në dosjen që Dritan Prençi duket se do ta tërheqë zvarrë dhe të mbetet te Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, por faktet tregojnë se tentakulat kalojnë tek Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj.
Dritan Prençi nuk mund të mbajë dy standarde. Çështjes së inceneratorit të Tiranës duhet t’i shkohet deri në fund, pasi kemi qindra miliona euro që janë vjedhur nga taksapaguesit e varfër shqiptarë dhe inceneratori nuk ekziston, por kemi thjesht dhe vetëm një mal të madh me plehra që ndodhet në prag të katastrofës./ CNA
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron provat, si mban personat në arrest, apo arsyet pse kërkohet masa e sigurisë "arrest me burg", janë nga diskutimet më të mëdha që bëhen nga juristët sot në Shqipëri, por edhe nga politika dhe mediat.
Kuptohet, një pjesë e madhe e këtyre të fundit të paguara apo të lëshuar si mercenarë me pagesë nga segmente të caktuara të pushtetit, apo si përfaqësues të zërit opozitar për hall të Ilir Metës dhe Sali Berishës, apo mercenarë të Erion Veliajt nuk kanë hallin e një drejtësie me standarte dhe profesionalizëm nga organi I akuzës, ata sulmojnë se kanë të tjera halle.
Duke lënë me një anë këtë debat, sjellim një shembull të mirëfilltë kur SPAK-ut i bie reputacioni nga prokurorë që “shkëlqejnë” në një çështje dhe heshtin në një tjetër, ose e zgjasin dhe nuk i japin drejtim. Kanë standarte të dyfishta hetimore.
Zgjatja apo zvarritja e hetimit nuk është pa qëllim; kalojnë afatet hetimore, mbyllet çështja, pushohet, zgjatja çon në gjykim, humbin afatet dhe kjo ka një qëllim.
Le të hedhim një vështrim te rasti i prokurorit Dritan Prençi, i cili për të gjithë opinionin publik po bën një punë shumë të shpejtë në lidhje me hetimet e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi. Më pas, nëpërmjet telefonave të tij, janë gjetur komunikime dhe është hapur dhe hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Le të shikojmë në 6 muajt e fundit se çfarë ka bërë Dritan Prençi; kërkesë për heqje imuniteti, veprime në Gjykatën Kushtetuese, hetime të thelluara, qindra persona të thirrur dhe të pyetur pambarimisht.
Çdo javë publikohen një apo dy lajme për ish-zëvendëskryeministren, për biznesmenë që thirren për llogari të hetimit ndaj saj, për zyrtarë të tjerë të shtetit, e deri tek miqtë e fëmijërisë siç ishte rasti i ish-futbollistit të kombëtares shqiptare, Igli Tare. Në këtë rast themi se Dritan Prençi ka bërë detyrën në mënyrë profesionale. Provat që ka gjetur apo ka “gjetur” me skenar, fajësojnë apo jo Ballukun, do t'i shkojnë gjykatës. Kjo është ajo që dimë deri tani. Prenç është 'raketë' farë në hetime.
Shkojmë te rasti tjetër, që është edhe më flagranti me dokumenta publike, siç është çështja e inceneratorëve. I njëjti prokuror është komplet “zetor i vjetëruar me ingranazhe të ndryshkura”.
Dritan Prençi ka gati 6 vite që fle mbi dosjen hetimore të landfillit të Tiranës. U mjaftua me një grup kriminal, sipas dokumentave që shumica janë të nxjerra nga mediat, një pjesë të nxjerra nga CNA, një pjesë nga gazetarë të ndryshëm, por dhe nga aktivistë politikë, deputetë, ish-zyrtarë, e të tjerë.
Vetëm CNA i ka dorëzuar Prençit një “mal” me dosje. Bëhet fjalë për qindra faqe materiale, që janë sekuestruar në zyrat e CNA-së në vitin 2023.
Këto dokumente lidhnin Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton që nga takimet në Milano, në Holandë, lidhjet me administratorët tek dokumentet e ndryshimit të pronësisë, e-maile të ndryshme dhe shkresa zyrtare. Ndërsa deputeti Belind Këlliçi ka dorëzuar rreth 900 faqe në SPAK, me qindra dokumenta të tjera kanë çuar edhe ekspertët.
Dritan Prençi e ka lënë çështjen e inceneratorëve deri te gazetari Endrit Habilaj, që e ka futur pjesë të grupit të strukturuar kriminal. Një individ që shërbente në rolin e gazetarit, i paguar si mercenar, shpërndante reklama lart e poshtë, hidhte shkrime apo kronika pro inceneratorëve dhe kundër prokurorëve në media. Por nuk ishte njeriu që vendoste! Nuk ishte njeriu që e kërkoi qindra miliona euro tek qeveria ishte thjesht mercenar.
Përtej Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, janë një sërë emrash. Këta politikanë, me deklarime mediatike dhe zyrtare siç është rasti i kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, i cili ka theksuar publikisht se është ai që e ka kërkuar landfillin e Tiranës.


Është ai që e ka firmosur pa mbledhur Këshillin Bashkiak, pa marrë një vendim. Është ai që duhet ta monitoronte dhe supervizonte, ai që vuri të gjithë drejtorët e “famshëm” të bashkisë, një pjesë e mirë e të cilëve të dosjes 5D (të cilët disa u arrestuan), të firmosnin dokumentin me vulë të Bashkisë së Tiranës në lidhje me çështjen e dherave. Ngrinin dronë, inaguronte shkolla, ndërkohë Bashkia e Tiranës merrte makina nga kompania koncesionare.


Në një kohë kur landfilli nuk u ndërtua, kompania nuk kishte lekë, kërkoi kredi në disa forma dhe mënyra dhe nuk mundi ta siguronte për të ecur përpara me investimin. Përtej guackës dhe emrave të mëdhenj që u përfolën, fshihej Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Bashkë me ta, në këtë aferë ishte dhe Bashkia e Tiranës, institucioni kryesor përgjegjës.
Faktet nga hetimet e mëvonshme ndaj Erion Veliajt treguan se në kompjuterin e Ajola Xoxës u gjetën materiale në lidhje me kompaninë “MEG Albania”, veprimet dhe transaksionet e kryera prej saj në zyrat e shtetit.
Sot pas 6 vitesh nuk ka ende asnjë akuzë për Erion Veliajn në lidhje me inceneratorin e munguar, që nuk ekziston dhe Tirana është në prag të një katastrofe mjedisore. Me aferën e landfillit të Tiranës ku u paguan: rreth 130 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve, rreth 60 milionë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga të ardhurat që gjeneronte kompania nga biznesi privat, i cili në fund tarifat ua faturonte qytetarëve.
CNA do të sjellë një investigim tjetër në vijim, në lidhje me çështjen e landfillit të Tiranës dhe atë që Dritan Prençi e ka para syve dhe nuk e shikon.
Jo vetëm kërkesat zyrtare, por dhe lidhjet; nga makinat me qira që merreshin në kompani private, të lidhura me Blendi Gonxhen nga kompania koncesionare dhe këto mjete përdoreshin në fushatë nga Partia Socialiste në zgjedhjet e vitit 2021.
Kujtojmë se 2021-shi ishte vit elektoral dhe jo rastësisht, qindra miliona lekë hidheshin për reklama, sipas denoncimeve që ka bërë CNA me dokumente zyrtare.
Ne do të sjellim një investigim tjetër për të rikthyer vëmendjen tek çështja e inceneratorëve, për të rikthyer vëmendjen tek standardet e prokurorit Dritan Prençi, i cili çështjen e inceneratorëve kërkon ta varrosë.
Dhe ky është fakt, sepse nuk mund të na thotë as Dritan Prençi, as ndonjë tjetër, se ai është i paaftë, i pazotë dhe nuk ia del dot. Ja pra që me çështjen Balluku për 6 muaj me vrap po i jep drejtim, kurse me çështjen e inceneratorëve ka 6 vjet, nuk gjen dot rrugën!
E ka lënë tek Mireli, Klodi, Endrit Habilaj dhe biznesmenë të tjerë, disa mashtrues apo hajdutë, që gjetën një hapësirë dhe mbushën xhepat me taksat e shqiptarëve të varfër, duke mashtruar shtetin e duke vjedhur.
Po si e bënë vetë? A mund ta bënin dot vetëm Lefter Koka apo Alqi Bllako me një ministri që s'kishte fonde dhe investime?
S'kishte buxhet për të bërë landfille Ministria e Mjedisit. Nuk e bënte dot as Lefter Koka as Alqi Bllako as Arben Ahmetaj vetë.
Për të gjithë ata që mendojnë se inceneratorëve kapaku i është vënë me Lefterin apo Benin, se kapaku është Mireli me Klodin, po Erion Veliaj ku është? Se zotëria ka dalë me zë e me figurë, ka thënë: "E kam kërkuar unë, jam unë përgjegjës, kam shkuar atje."
Në kompjuterin e gruas së tij gjendet "MEG Albania"; Ajola Xoxa dhe studio e saj ligjore Low Partners janë të përfshira me individë të caktuar në çështjen e inceneratorëve, në zyrat e shtetit.
Dritan Prençi nuk vepron, nuk i shikon, nuk e zbaton ligjin.Nuk bën detyrën, ka dy standarte. Ja, ky është debati që duhet të lindë në publik për standardet e prokurorëve.
Pse për një çështje heton shumë shpejt dhe pretendohet profesionalizëm, dhe për një tjetër nuk heton fare, dhe çështja rrezikohet t'i kalojë të gjitha afatet ligjore? Kostot janë qindra miliona euro pasojat e pa korrigjueshme. Dritan Prenci vazhdon të drejtojë zetorin e tij në ccështjen e inceneratorëve kostot I paguajnë shqiptarët./CNA
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Si e bojkotoi mashtruesi Irfan Hysenbelliu...
Abuzimi me produktet masakron tregun dhe v...
“Sidi education”, asistenti virtual i Matu...
Verërat kontrabandë “mbërthejnë” tregun sh...
Zbulohen fijet/ Si lidhet Jet Bank me Erio...
Zbulohet pazari i Sokol Sadushit me Mero B...
Veliaj ngre tjetër padi, alibi për zvarrit...
Cili i afërm i vdiq avokatit të Carlo Boll...
Vendimet e ndërmjetme të Sokol Sadushit/ A...
Skandali i Bashkisë së Tiranës/ Fsheh info...
EKSKLUZIVE/ Çfarë po ndodh në Burgun e Dur...
Mero Baze dhe Veliaj sulm Ramës/ Burgjet t...
Faktet/ Si Sokol Sadushi “dhunoi” Kolegjin...
Degradimi i propagandës së Veliajt/ Sulmon...
Një figurë që vepronte në hije/ Kush është...
https://www.cna.al/aktualitet/detaje-nga-operacioni-si-u-a...
Çfarë po ndodh në QSUT?/ Kur spitalet kthe...
SKANDAL/ Agim Ismaili firmosi tenderin për...
KPP po cenon sigurinë kombëtare/ Prokurime...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në Dhërmi....
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar masën e siguri...
Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi së bashku me një ...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një marrë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Ukrai...
SHBA ka deportuar një grup emigrantësh në Republikën e Afr...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se Shtetet ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...