I pandehur për korrupsion në zgjedhje/ Zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Vaut të Dejës në GJKKO
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është pye...
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është pye...
Në Shqipëri kanë hyrë në treg me mijëra shishe verërash kontrabandë dhe të pakontrolluara. Behet fjalë për lloje verërash, shumë prej të cilave janë të falsifikuara, pra nuk janë të sigurta e të kontrolluara, as nga prodhuesi e as nga distributorët zyrtarë, por janë thjesht dhe vetëm një produkt i prodhuar nëpër qilarët e Turqisë apo jugut të Italisë. Këto verëra nuk janë të pajisura me pullë fiskale. Problemi nuk qëndron vetëm te prishja e konkurrencës, as te qindra apo miliona euro që shteti nuk i arkëton, përtej faktit se institiucionet si Tatimet apo AKU duket se janë në “gjumë” për këtë fenomen, pasi lejojnë produkte alkoolike false në shumicën e lokaleve në kryeqytet, shumë prej tyre rrezikojnë shëndetin dhe jetën e konsumatorëve shqiptarë.
3 artikuj për këtë temë.
Në një tjetër investigim, CNA ka zbuluar një skandal që ka “mbërthyer” Shqipërinë.
Në shumë dyqane dhe restorante në qendër të Tiranës po tregtohen verëra pa pullë fiskale, pa siguri për përmbajtjen dhe origjinën e tyre.
Kjo nuk shkakton vetëm prishjen e konkurrencës, por kemi të bëjmë me një rrezik potencial për shëndetin e njeriut.
Përveç kësaj, kemi të bëjmë me korrupsion dhe një papërgjegjshmëri nga institucionet, në këtë rast Doganat, Tatimet dhe AKU, të cilat lejojnë që këto produkte false, të pacertifikuara, që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, të hyjnë në Shqipëri, të futen në treg dhe të shpërndahen në restorante luksoze si verëra të brandeve më të njohura.
Një papërgjegjshmëri totale, një shkelje e ligjit dhe abuzim me detyrën.
CNA ka denoncuar se në tregun shqiptar po futen verëra pa pullë fiskale nëpërmjet Italisë, duke goditur konkurrencën, por nga investigimi ynë, skandali shkon edhe më tej, te futja e produkteve false, pasi një verë pa pullë fiskale dhe e pacertifikuar nga prodhuesi është një produkt pa siguri ushqimore që nuk dihet se çfarë përbërësish ka dhe pa diskutim rrezikon jetën e konsumatorit.
Qarkullojnë sasi të konsiderueshme vere premium, të prezantuara si marka shumë të njohura franceze dhe italiane si Petrus, Sassicaia, Ornellaia, Masseto dhe Romanée-Conti, pavarësisht se prodhimi i tyre është shumë i kufizuar, në Shqipëri po shiten në sasi si të ishin ujë.
Këto produkte dyshohet se vijnë përmes kanaleve jozyrtare me qëllim shmangien e kontrolleve fiskale. Ato shiten me çmime më të ulëta për të joshur konsumatorin, por pa pullë fiskale dhe pa garanci për origjinalitetin.
Ekziston rreziku i madh, pasi këto produkte janë të falsifikuara ose të pacertifikuara, duke rrezikuar si konsumatorin, ashtu edhe tregun zyrtar.
Përveç mashtrimit të mundshëm tregtar, kjo situatë përbën edhe shkelje ligjore dhe trafikim të paligjshëm të produkteve.
Përgjegjësia për këtë skandal, që rrezikon shëndetin e qytetarëve, bie mbi Doganat, Tatimet dhe AKU-në, të cilat lejojnë që këto produkte të pacertifikuara, të falsifikuara, pa pullë fiskale, të hyjnë në Shqipëri dhe të tregtohen në dyqane e restorante.
Kjo është një situatë që kërkon kontroll, pasi kemi të bëjmë me shëndetin e qytetarëve, vjedhjen e taksave dhe shkatërrimin e konkurrencës./ CNA
Në tregun shqiptar qarkullojnë me dhjetëra etiketa vere të brandeve nga më të mirat ndërkombëtare, të cilat i gjen rëndom nëpër lokalet luksoze pa pullën fiskale.
Në disa dyqane dhe restorante klientela “VIP” përdor verëra të ashtuquajtura “cilësore” që janë pa pullë, sasi të verërave të markave shumë të shtrenjta si Petrus, Sassicaia, Ornellaia, Masseto dhe Romanée-Conti gjenden lehtësisht, ndërkohë që prodhimi i tyre dhe sasia që del nga vetë prodhuesi është shumë e limituar.
Janë produkte vere që çmimi i tyre fillon nga 400 deri në mbi 1 mijë apo 2 mijë euro shishja që “VIP-at e Tiranës” i përdorin pa pullë fiskale.
Shqip dhe thjesht do të thotë: një produkt luksi që përdoret nga “VIP”-at, por që është totalisht i pacertifikuar, i pakontrolluar, kontrabandë dhe në shumë raste është dhe fals.
Pra, kemi klientë “VIP” që përdorin verëra të shtrenjta, por që në fakt shijojnë vetëm etiketën, pasi verërat pa pullë fiskale dhe të patregtuara nga distributori zyrtar, i cili, në fakt, është dhe certifikuesi i prodhuesit dhe garantuesi i tij.
Një verë pa pullë fiskale do të thotë një verë e pakontrolluar, e pacertifikuar që mund të jetë futur në një shishe apo etiketuar në qilarët e Kombinatit, që mund të vijë kontrabandë, e prodhuar në magazinë falsifikimi në Turqi apo Jugun e Italisë, që ka thjesht etiketën, por që është një rrezik për shëndetin, pasi nuk dihet se çfarë ka brenda shishja.
Një verë pa pullë fiskale, jo vetëm nuk garanton cilësinë, por mund të jetë një produkt me përzierje kimikatesh për të arritur shijen, që mund të të marrë dhe jetën.
Një verë pa pullë fiskale është një produkt që nuk garantohet nga prodhuesit sepse ky i fundit gjithçka e kalon nëpërmjet distributorëve zyrtarë, të cilët janë të autorizuar për shitjen e markave cilësore dhe jo më kot, kjo për shkak të kushteve që nga ruajtja e verës, mënyra se si transportohet dhe deri te garancia pas hapjes së shishes.
Një verë pa pullë fiskale do të thotë një konkurrencë e prishur në treg.
Në shumë restorante dhe dyqane i gjen këto produkte pa pullë fiskale, të cilat janë një akuzë e drejtpërdrejtë për Doganat, Tatimet dhe AKU-në.
Doganat për vetë faktin se i lejojnë të hyjnë nga pikat kufitare dhe nuk bëhet fjalë për një kuti apo dy shishe, por flasim për mijëra e mijëra shishe për të cilat nuk paguhet asnjë tarifë doganore.
Tatimet janë institucioni i dytë i akuzuar, pasi verërat janë mall akcize dhe barra fiskale është afërsisht 60% e çmimit, që do të thotë se qindra mijëra euro ndoshta dhe miliona që mungojnë në buxhetin e shtetit sepse Tatimet lejojnë të tregtohen verëra pa pullë fiskale apo dhe pije të tjera alkoolike.
Institucioni i tretë nën përgjegjësi është AKU-ja. Ende nuk kemi dëgjuar ndonjë operacion në treg për të kontrolluar pijet alkoolike me etiketa false, verëra pa pullë fiskale apo të falsifikuara, të cilat konsumohen rëndom nga qytetarët ndoshta dhe nga inspektorët dhe drejtuesit e AKU-së, Tatimeve apo Doganave, të cilët me moszbatimin e ligjit po bëjnë tri krime.
Së pari, po rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Së dyti, janë bërë pjesë e një vjedhjeje masive të taksave.
Së treti, po shkatërrojnë konkurrencën në treg, por jo vetëm./ CNA

Në shumë dyqane dhe lokale në qendër të Tiranës po tregtohen verëra pa pullë fiskale, pa siguri për përmbajtjen dhe origjinën e tyre.
Verëra pa pullë fiskale do të thotë që kompanitë e autorizuara si distributore nga prodhuesi, të cilat mbajnë dhe përgjegjësi ligjore, paguajnë dhe taksa, po konkurrojnë në mënyrë të padrejtë. Ky është evazion fiskal që ngarkon me përgjegjësi dy institucione, Doganat dhe Tatimet. Vera pa pullë prish konkurrencën dhe çdo produkt tjetër pa faturë fiskale tregon evazion fiskal dhe korrupsion. Evazion se nuk paguhen taksa dhe kjo prish konkurrencën. Korrupsion sepse na tregon që në tregun shqiptar Doganat kanë lejuar të hyjnë mallra akcize pa pullë.
Gjithashtu prezenca e verërave pa pullë fiskale tregon se Tatimet janë pa sy, janë pa veshë dhe nuk zbatojnë ligjin. Ose janë të korruptuar, ose janë hajdutë, ose bashkëpunëtorë në këtë krim, ose duhen pushuar nga puna për paaftësi. Nuk po përjashtojmë në këtë skandal as AKU-në që duket si shoqatë bamirësie, por që duke mos funksionuar rrezikon shëndetin e qytetarëve.
CNA do të sjellë në ditët në vijim materiale të plota me detaje në lidhje me shumë subjekte, të cilat fusin në tregun shqiptar mallra pa pullë fiskale nëpërmjet Italisë, duke goditur konkurrencën, por nga investigimi ynë skandali shkon edhe më tej, te futja e produkteve false, pasi një verë pa pullë fiskale dhe e pacertifikuar nga prodhuesi është një produkt pa siguri ushqimore që nuk dihet se çfarë përbërësish ka dhe pa diskutim rrezikon jetën e konsumatorit.
CNA ka mundur të mbledhë informacion se individë të ndryshëm, furgonë, kamionë, subjekte sjellin produkte kontrabandë, por dhe të falsifikuara nga Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Italia. Përveçse një konkurrence të prishur në treg, përveçse shtetit i mungojnë lekët në arkë, rrezikohet jeta e qytetarëve. Ky është një alarm që tregon një aks korrupsioni midis individëve të papërgjegjshëm që kërkojnë të fitojnë duke mos paguar taksat dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve, te Doganat që kanë mbushur xhepat, pasi nuk bëhet fjalë për 1 apo 5 shishe, për 2 apo 10 kuti. Bëhet fjalë për mijëra shishe nga marka të falsifikuara. Nuk bëhet fjalë vetëm për kontrabandë, se kjo do të ishte gjysma e së keqes, por dhe për produkte false.
Aksi i korrupsionit nga individët e papërgjegjshëm shkon te “syleshët” e doganave që kanë lejuar të kalojnë në pikat kufitare dhe përfundon te verbëria e tatimorëve, që duket të jenë po aq hajdutë sa Doganat. Ditë pas dite do të tregojmë se si në portet e Vlorës, Durrësit, në doganat e Qafë-Thanës, Kapshticës apo dhe në PKK Hani i Hotit vërshojnë drejt Shqipërisë mijëra shishe vere kontrabandë, pa pullë fiskale dhe nuk është i vetmi rast me produkte false, përfshi ato të cilësisë së lartë.
Bëhet fjalë dhe për shumë produkte të tjera, si purot, pijet e shtrenjta alkoolike, whiskey, gin etj., ashtu si në rastin e verërave, të cilat, përveçse kontrabandë, janë edhe të falsifikuara./CNA
Zbulohen fijet/ Si lidhet Jet Bank me Erio...
Zbulohet pazari i Sokol Sadushit me Mero B...
Veliaj ngre tjetër padi, alibi për zvarrit...
Cili i afërm i vdiq avokatit të Carlo Boll...
Vendimet e ndërmjetme të Sokol Sadushit/ A...
Skandali i Bashkisë së Tiranës/ Fsheh info...
EKSKLUZIVE/ Çfarë po ndodh në Burgun e Dur...
Mero Baze dhe Veliaj sulm Ramës/ Burgjet t...
Faktet/ Si Sokol Sadushi “dhunoi” Kolegjin...
Degradimi i propagandës së Veliajt/ Sulmon...
Një figurë që vepronte në hije/ Kush është...
https://www.cna.al/aktualitet/detaje-nga-operacioni-si-u-a...
Çfarë po ndodh në QSUT?/ Kur spitalet kthe...
SKANDAL/ Agim Ismaili firmosi tenderin për...
KPP po cenon sigurinë kombëtare/ Prokurime...
Investigimi për terrorin mbi biznesin/ Gaz...
Shembja e vilave në Sauk/ IKMT kujtohet so...
Një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ...
https://www.cna.al/kosova-bota/zgjedhjet-ne-kosove-dalin-r...
Ardit Bido, me disa versione për foto-skan...
CNA ka futur në filtër pasurinë e kreut të Gjykatës së...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e per...
Një aksident ka ndodhur në zonën e Bradasheshit në Elbasan...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sonte në rrugën ...
Gjatë kontrolleve të kryera nga Policia e Shtetit për zhur...
Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar se Shqipëria do ...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej g...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Policia po “kryen hetime” për një imazh të ndarë nga kreu ...
Mediat shtetërore iraniane raportojnë se Abolfazl Sepahi B...
Qeveria e Austrisë njoftoi të hënën se planifikon të rrisë...
Të shtëna me armë janë shënuar sot jashtë konsullatës amer...
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...