web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mashtronin përmes Call Center-ave/ 7 në pranga në Tiranë, procedim penal për 27 shtetas të tjerë

17 Qershor 2026, 16:37, Kronika CNA

Vihen në pranga 7 shtetas shqiptarë, paraguajan dhe angolezë dhe procedohen penalisht 27 shtetas, ndër të cilët edhe 3 të huaj, për veprimtari kriminale në fushat e krimit kibernetik dhe krimit ekonomik.

Si pjesë e operacionit policor të koduar “End Point”, u sekuestrua edhe një sasi eurosh të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 70 njësi kompjuterike dhe 49 celularë.

U arrestuan në flagrancë shtetasit Z. A., 36 vjeç, E. N., 31 vjeç, A. Sh., 28 vjeç dhe B. K., 30 vjeç (shtetas shqiptarë), shtetasi L. R. M., 41 vjeç, paraguajan, si dhe shtetasit J. I. C., 28 vjeç dhe S. L. S., 28 vjeç, angolezë, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu, u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 27 shtetas (3 prej tyre, nga Brazili dhe Franca), të gjithë banues në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në kryerjen e veprimtarive të kundërligjshme që lidhen me veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Hetimet vijojnë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore përkatëse./CNA

 





Lajmet e fundit nga