web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen në humnerë

17 Qershor 2026, 22:56, Kronika CNA

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen në

Një aksident është raportuar në afërsi të Syrit të Kaltër, ku dy persona që lëviznin me motor kanë humbur kontrollin e mjetit dhe kanë rënë në një terren të pjerrët.

Të lënduarit janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës për trajtim mjekësor. Gjendja e tyre po monitorohet nga bluzat e bardha.

Policia dhe shërbimet ndodhen në terren për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të sqaruar dinamikën e ngjarjes./ CNA





Lajmet e fundit nga