web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

DALIN FOTOT/ Klotilda Bushka, në zyrën e Ajola Xoxës si në shtëpinë e saj, takime “konsulence” me njerëzit e drejtësisë

22 Shkurt 2025, 13:49, Denoncim CNA

DALIN FOTOT/ Klotilda Bushka, në zyrën e Ajola Xoxës si në

Në deklaratën e SPAK-ut pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, tërhoqi vëmendje mes të tjerave edhe përfshirja në këtë çështje e deputetes socialiste Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve.

Ajo është vënë nën hetim me dyshimet se ka qenë e përfshirë në veprime aktive në një fushatë për frikësimin e dëshmitarëve, helmimin e provave dhe pengimin e hetimit në dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti.

Në dosjen qindrafaqëshe të GJKKO-së, Bushka thuhet se ka ndërhyrë për të penguar hetimet e SPAK-ut, duke intimiduar dëshmitarë dhe duke u marrë telefonat që të mos i dorëzonin në SPAK.

Dhe për të kuptuar pozicionin e saj në këtë çështje, “Ora News” ka siguruar pamje ku Klotilda Bushka shfaqet në zyrën e Ajola Xoxës, që ashtu siç u vu në rresht administrata e Bashkisë së Tiranës në shesh, ashtu thuhet se edhe ajo e mblidhte Gjyqësorin në katin e 10-të të “Sky Tower”.

DALIN FOTOT/ Klotilda Bushka, në zyrën e Ajola Xoxës si në

Nga pamjet e siguruara nga “Ora News” vërehet qartë se në zyrën e Xoxës gjenden Aulona Hazbiu, që është konsulente ligjore së bashku me Klotilda Bushkën.

DALIN FOTOT/ Klotilda Bushka, në zyrën e Ajola Xoxës si në

Burimet thonë se Hazbiu përveçse për konsulencë, ajo “përdoret” edhe për të përkthyer Kushtetutën, sikurse ka bërë në kohën e reformës në drejtësi, kur ajo shërbente si Këshilltare në procesin e reformës në drejtësi.

Kujtojmë se kjo zyrë është edhe e para ku zbarkuan BKH-ja dhe SPAK-u dhjetorin e vitit të kaluar dhe është lehtësisht e verifikueshme sa i përket vërtetësisë së pamjeve të publikuara.

Ndërkaq burime për “Ora News” nga ish-stafi i bashkëshortes së kryebashkiakut të arrestuar dhe nën hetim për pastrim parash dhe fshehje pasurie, Erion Veliaj bëjnë me dije fakte tronditëse se në zyrën e Ajola Xoxës janë hequr prokurorë dhe gjyqtarë nga sistemi, ku dhe po ashtu, janë emëruar prokurorë dhe gjyqtarë të tjerë që kanë lënë çanta me lekë për futjen apo qëndrimin e tyre në sistemin e drejtësisë.

Skandali shkon dhe më larg. Sipas burimeve në fjalë, në këtë zyrë, ku disa herë e pranishme ka qenë edhe vetë Bushka janë paraqitur prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët kanë kërkuar kalimin e procesit të shumanatemuar të Vetting-ut.

Por se cili ka qenë roli konkret i Bushkës në këto procese ku vetë Bushka duket se është në konflikt interesi si përfaqësuese e pushtetit legjislativ në raport me pushtetin gjyqësor mbetet për t'u parë nga hetimet e mëtejshme të SPAK-ut, nëse do të ketë edhe në këtë aspekt.

E nga ana tjetër, mësohet se në këtë zyrë “paraqisnin forcën” edhe prokurorë dhe gjyqtarë që kishin probleme me institucionet e Apelimit apo Verifikimit dhe kishin nevojë për konsulencë më profesionale dhe më të thelluar në sistemin e drejtësisë së reformuar nga Fatmir Xhafaj, i cili së fundmi ka propozuar edhe ngritjen e një komisioni “special” parlamentar për të kontrolluar organet e pavarura të drejtësisë.

Në fakt kjo nismë tashmë ka nisur të komentohet në media se vjen nga paniku se sistemi që ata ngritën po i del jashtë kontrollit dhe viktima të tij mund të jenë pikërisht ata që e hartuan, votuan dhe ngritën struktura të pavarura si SPAK dhe GJKKO.

Bëhet fjalë për takimet që zhvilloheshin jo pak herë në ambientet e zyrës së konsulencës ligjore “Partneres”, që administrohej nga Ajola Xoxa, në të cilën Klotilda Bushka ndihej si në shtëpinë e saj.

DALIN FOTOT/ Klotilda Bushka, në zyrën e Ajola Xoxës si në

Në fakt vetë ligjvënësja socialiste nuk e ka mohuar lidhjen e fortë me Xoxën, por për hetuesit e dosjes “Veliaj”, ajo është përfshirë në operacione të mirëfillta kriminale për shkatërrimin e provave hetimore, apo edhe intimidimin e dëshmitarëve të procesit të thirrur nga SPAK-u.

Vetëm 4 ditë nga arrestimi i Veliajt Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka u shfaq aktive në takimet e saj të influencës së dyshuar për prishjen e provave për dosjen e Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës.

Megjithatë kjo duket se nuk e ka shqetësuar Bushkën pasi është fotografuar sërish së bashku me avokatin e Ajola Xoxës, Ermir Beta.

DALIN FOTOT/ Klotilda Bushka, në zyrën e Ajola Xoxës si në

Fotoja më poshtë është bërë të premten e 14 shkurtit në qendër të Tiranës, dy ditë pasi u dha vendimi nga GJKKO-ja për lënien në fuqi të masës së arrestit për Erion Veliajn, i cili mbrëmjen e së mërkurës do të transportohej në paraburgimin e Durrësit.

Goxhaj deklaron se Ajola Xoxa i kishte sjellë një telefon të ri të markës Iphone 12 dhe i ka thënë se telefonin e saj Samsung A35 do ta asgjësonin. Prokuroria e Posaçme po e heton kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka për kryerjen e veprimeve me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës teksa ajo i mohoi këto akuza. Mesa duket Bushka vijon koordinimin për çështjen Veliaj./ Ora News 





Lajmet e fundit nga