Si u shtuan shpenzimet e Ajola Xoxës ndër vite me Erion Veliajn kryetar bashkie
CNA shpesh ka denoncuar luksin e shfrenuar dhe shpenzi...

Të tjera fakte dalin në dritë nga zbardhja e vendimit të Gjykatës.
CNA po sjell të tjera detaje që vërtetojnë se Erion Veliaj ishte në dijeni të aktiviteteve të OJF-ve të bashkëshortes së tij, madje i siguronte asaj dhe hapësirat publike për aktivitetet e klientëve të saj.
Një provë tjetër që shtetasi Erion Veliaj është aktiv sa i përket ecurisë dhe promovimit të OJF-së në fjalë, rezulton të jetë përfituar nga komunikimet e datës 21.04.2022, mes shtetases Ajola Xoxa dhe Driant Zenelit.
Nga këto komunikime konstatohet se në Itali, supozohet Venezia (Lido), ka ndodhur një takim ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, bashkëshortja e tij dhe disa shtetas të tjerë të huaj, përfshirë këtu një shtetas italian të quajtur Casamonti.
Ky i fundit, sipas shtetases Ajola Xoxa, ka folur në lidhje me “Harabel” dhe bashkëpunime të mundshme të kësaj organizate.
Gjithashtu, nga të njëjtat komunikime konstatohet se shtetasit Erion Veliaj dhe Driant Zeneli kanë një marrëdhënie, e cila lidhet me aktivitetin e këtij të fundit te “Harabel”.
Shtetasi Erion Veliaj evidentohet qartë se jo vetëm që ka dijeni për aktivitetet e kryera nga bashkëshortja e tij, në fushën e organizimeve me natyrë artistike, por edhe ndihmon në forma konkrete kur i kërkohet nga kjo e fundit.
Nga komunikimet rezulton një rast, ku shtetasja Ajola Xoxa i ka kërkuar ndihmë për vënien në dispozicion të një hapësire publike në lidhje me një aktivitet që do të zhvillonte shtetasi Kushtrim Juniku.
Në datë 29.11.2018, ora 02:55 PM. Driant Zeneli: “Shoqe arrite me fol me Erin per punen e Kushtrimit?”
Në datë 03.12.2018, ora 08:19 PM, Driant Zeneli: “Shoqe më mori Kushtrimi në telefon tani. Ke ndonjë info kur dhe tek kush mund të shkojë Kushtrimi të prezantojnë projektin? Se ditët po i afrohen ai ka ndërmend për 29/30.31”.
Ora 08:56 PM. Ajola Xoxa: “Eri dje ka ardhur sepse ka qenë jashtë. Dhe kemi qene vetëm me vizita dje. Ja sot sa ta takoj e pyes”.
Në datë 05.12.2018. Ora 12:34 PM Driant Zeneli: “Ciao Shoqe more gjë vesh ku të shkojë Kushtrimi?”
Ora 01:25 PM, Ajola Xoxa: “Po pres Erin të më thotë. Se parimisht kanë edhe disa aktivitete të tjera në ato lokacione.”
Ora 01:46 PM, Driant Zeneli: “Ah ok please sa po të kesh njoftim më thuaj.”
Ora 02:01 PM Ajola Xoxa: “Ok tha Eri do zgjidhim gjithçka tjeter. Më jep një kontakt që ta pasoj. Se i pëlqen shume shume ideja se ia dërgova ta shihte tamam.”
Dërgohet kontakti i shtetasit Kushtrim Juniku me numër telefoni Phone: Mobile +355 67 276 9831 (Fq. 2008-2010).

Në lidhje me shtetasin Kushtrim Juniku, nga këto akte konstatohet se ka përfituar fonde nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë Tiranë, nëpërmjet shoqërisë së tij “KUJU Studio” me NIPT L71310015L, më datë 22.12.2018, periudhë kjo e cila korrespondon me bisedën e treguar më lart.
Në lidhje me shtetasin Kushtrim Juniku, nga këto akte konstatohet se ka përfituar fonde nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë Tiranë, nëpërmjet shoqërisë së tij “KUJU Studio” me NIPT L71310015L, më datë 22.12.2018, periudhë kjo e cila korrespondon me bisedën e treguar më lart. Vlera e përfituar është 4,296,000 lekë, sipas faturës nr. 27 datë 22.12.2018.
Pra, në konkluzion Veliaj jo vetëm i siguronte hapësirat publike, por u jepte dhe fonde klientëve të Ajolës, bashkëshortes së tij./ CNA
CNA shpesh ka denoncuar luksin e shfrenuar dhe shpenzi...
CNA ka zbardhur një tjetër rast skandaloz që pasqyrohet në...
Prej më shumë se 10 ditësh CNA ka zbardhur dosjen e plotë...
CNA po zbardh të tjera detaje nga dosja në lidhje me aktiv...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej ...
Gentian Skënder Sula është një nga biznesmenët për të ...
Një sanitare e QSUT-së denoncon në redaksinë e emisionit “...
Një denoncim i bërë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Stop’, ...
Autoklava e QSUT-së nuk punon prej muajsh, është jashtë fu...
Një sërë personazhesh publike kanë dalë në mbrojtje të kry...
CNA i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrups...
Kryebashkiaku Erion Veliaj po justifikohet dhe kërkon ...
CNA ka bërë një betejë të fortë denoncuese me Këshillin Dr...
Në vendimin e gjykatës për arrestimin e kryebashkiakut...
CNA ka zbardhur detaje mjaft interesante në lidhje me bler...
CNA ditë pas dite ka publikuar fakte dhe prova nga dos...
Për ata që janë dashamirës të sportit, epiteti Toro atasho...
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, është përpjekur dje...
Në një event të zhvilluar nga Ajola Xoxa për dhunën ndaj g...
Kryebashkiaku firmosi një leje ndërtimi për pallat mbi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...