"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Edison dhe Vojsava Beshiri janë nga Dimali i Beratit. Sipas informacioneve, bashkëshortët kanë dy vjet që banojnë në Shkodër ku shesin vaj ulliri. Ata e reklamojnë vajin si ekstra të virgjër, por denoncuesit thonë se vaji është përzierje. Madje, kur emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një rast mashtrimi me vajin e ullirit në Kuçovë, Edisoni fshehu pajisjet e përzierjes duke e zhvendosur këtë proces në shtëpinë e prindërve në Dimal.
Në Shkodër ata shesin në një ambient pranë tregut rus, të paregjistruar. Madje, nuk kanë as certifikatë për vajin ekstra të virgjër. “Stop” provoi të blejë vaj dhe bashkëshortët Beshiri ofruan siguri për cilësinë e produktit.
Stop: Si je?
Vojsava Beshiri: Mirë! Si je?
Stop: Me sa e ke?
Vojsava Beshiri: Je ai, që folëm në telefon?
Stop: E! Me sa e ke kilen, ti?
Vojsava Beshiri: Tetë mijë lekë.
Edison Beshiri: Sa litra? Ke bidona 12, 30, 10 , 8, 5.
Stop: Po mora bidon 30 litra, sa ma lë ti mua?
Edison Beshiri: Nga 246, do ta lë 230.
Stop: Sa i bie për litër?
Edison Beshiri: 750! Ti, ke bidon të madh?
Stop: Ky është ai i virgjëri? Po 2l ke? Të marr dy copë?
Edison Beshiri: Merr dy copë nga këto, pastaj merr, kur të duash!
Stop: Ma vër në një qese! Ta provojë njëherë ai kuzhinieri im dhe po të dua, vij të marr më shumë. Do të të bëj telefon.
Më pas vaji u dërgua për analiza dhe rezultoi se nuk ishte as vaj ekstra i virgjër, as i virgjër, por mund të ketë përmbajtje të tjera vajrash vegjetalë ose nga bërsitë e ullirit. Këtë e shpjegon Hajri Ismailaj, ekspert për ullirin.
Hajri Ismailaj, ekspert për ullirin: Nuk i ndiej erën unë këtij.
Stop: Çfarë ere?
Hajri Ismailaj, ekspert për ullirin: Erën tipike të frutit, të ullirit. Vaji ekstra i virgjër dueht rë ruajë ngjyrën dhe aromën tipike të vajit të ullirit. Analiza e ngjyrës, shijes dhe aromës janë analiza komerciale, s’ke nevojë të shkosh në laborator.
Eksperti shpjegon se vaji klasifikohet sipas vlerave që ata paraqesin dhe ka një kategorizim të veçantë. Eksperti vlerësoi edhe rezultatet e analizave dhe konfirmoi që ka përzierje.
“Stop” u rikthye edhe njëherë për të blerë sërish vaj.
Stop: Dua 30 l ekstra të virgjër, sic mora herën e kaluar! Sa lekë vete? Por një gjë, nuk do më ndryshosh cilësinë.Do e marr, ngaqë më the, e kam ekstra të virgjër.
Edison Beshiri: Shiko, bidoni bën 246 mijë lekë, unë ty po ta lë 230. Ta sjell aty tani?
Stop: Tani, të sjell shoferin.Ku e ke bidonin?
Edison Beshiri: Të vijë nusja ta mbushë!
Stop: Ku e mbush? Këtu?
Edison Beshiri: Këtu, kam një depo të vogël. Sava, hajde mbush një bidon 30!
Stop: Ke punë, ke?
Edison Beshiri: Kam! Ne punojmë. Shiko, po punove pastër, punë ke.
Stop: Depon e ke të madhe apo të vogël?
Edison Beshiri: Të vogël. Marr 1 ton, mbaroj atë, shkoj prapë.
(Agjenti merr në telefon shitësin dhe del bashkëshortja).
Stop: Po si më la vetëm, nuk jeni seriozë fare, nuk e marr vesh!
Me urdhër të drejtueses së prokurorisë së Beratit, Edina Kurti, u kryen kontrolle njëkohësisht në Dimal dhe në Shkodër, ku bashkëshortët kryenin prej disa kohësh shitjen e produktit. U sekuestruan 300 litra vaj me përzierje lëndësh të panjohura dhe të dëmshme dhe automjeti me të cilin shitej vaji. Policia shpalli në kërkim bashkëshortët Edison dhe Vojsava Beshiri dhe nisi një procedim penal për pronaren e objektit ku kryhej veprimtaria.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit për akuzat “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Ushtrimi i aktivitetit të palicencuar ose i paregjistruar në organet tatimore”. Avokati Arben Llangozi thotë se ky ishte një aksion shumë i madh që u shërben konsumatorëve./ STOP
Ajola Xoxa para disa ditësh në një reagim të saj në rrjete...
CNA ka zbardhur fijet që lidhin Ajola Xoxën me Elman Abule...
Bashkia e Fierit, nën drejtimin e socialistit Armando Suba...
Ora News ka publikuar pamje të tjera nga takimet private t...
Në deklaratën e SPAK-ut pas arrestimit të kryebashkiakut t...
Të tjera fakte dalin në dritë nga zbardhja e vendimit të G...
CNA shpesh ka denoncuar luksin e shfrenuar dhe shpenzi...
CNA ka zbardhur një tjetër rast skandaloz që pasqyrohet në...
Prej më shumë se 10 ditësh CNA ka zbardhur dosjen e plotë...
CNA po zbardh të tjera detaje nga dosja në lidhje me aktiv...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej ...
Gentian Skënder Sula është një nga biznesmenët për të ...
Një sanitare e QSUT-së denoncon në redaksinë e emisionit “...
Një denoncim i bërë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Stop’, ...
Autoklava e QSUT-së nuk punon prej muajsh, është jashtë fu...
Një sërë personazhesh publike kanë dalë në mbrojtje të kry...
CNA i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrups...
Kryebashkiaku Erion Veliaj po justifikohet dhe kërkon ...
CNA ka bërë një betejë të fortë denoncuese me Këshillin Dr...
Në vendimin e gjykatës për arrestimin e kryebashkiakut...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...