Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Adriatik Lapaj, njeriu që e ka pranuar publikisht se është paguar nga George Soros, njeriu që njihet ndryshe si “Llapa” e Veliajt dhe “ushtari” i tij, që thotë se takimet e tij jashtë vendit dhe në Amerikë i bën me 50 euro, njeriu i cili nuk ka treguar ende financimet e dyshimta të lëvizjes së tij “Shqipëria Bëhet”, është përfshirë në disa skandale.
Akuza të rënda ka pasur ndaj “sorosianit” Adriatik Lapaj, i cili është denoncuar publikisht për shërbimet që i ka bërë kompanisë nën hetim për pastrim parash nga SPAK-u dhe se si vjehrri i tij ka dhënë qindra hektarë tokë në jug me vendime gjykate dhe se si Adriatik Lapaj luan rolin e ndërmjetësit mes kompanisë që është nën hetim nga SPAK-u dhe pronarëve të tokës.
Në denoncimin publik të bërë nga deputeti Agron Shehaj ndaj Adriatik Lapajt, rezulton se ky i fundit ka marrë përsipër regjistrimin e një prone miliona euroshe që kompania e Çopjave kishte blerë në bregdet, duke i nxjerrë certifikatën e pronësisë.
Vendimi për pronën, sipas Shehajt, është dhënë nga vetë vjehrri i Adriatik Lapajt, Alltun Çela, në kohën kur ai ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës.
Sipas dokumenteve, tregohet se vjehrri i Adriatik Lapajt, gjyqtari Alltun Çela, me vendim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor në Sarandë, i jep 108 hektarë tokë familjes Ciniu.


Vjehrri i tij, Alltun Çela, i jep 20 hektarë tokë familjes Çocoli në Ksamil.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë në Sarandë tregon se vendimi për dhënien e 20 hektarëve tokë në Ksamil e ka marrë vetë vjehrri i Lapajt, Alltun Çela.
Shehaj e akuzoi publikisht Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga një kompani e sekuestruar nga SPAK-u për pastrim parash të grupit kriminal “Çopja”.
Dokumenti që do të shihni më poshtë është një kontratë e realizuar mes pronarëve të tokës dhe kompanisë së sekuestruar nga SPAK-u për pastrim parash ku ndërmjetës është Adriatik Lapaj.
“Objekti i kësaj kontrate është dhënia nga shoqëria ‘MERKAJ INVEST’ SH.P.K. të ndihmës financiare dhe nga Av. Adriatik Lapaj të ndihmës juridike për përfaqësimin ef Pales Porositëse pranë ASHK për kryerjen e procedurave administrative pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe institucioneve të tjera, me qëllim regjistrimin e Vendimit me nr. 23-284-1208 (722), date 16.07.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë të lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Apelit Gjirokastër me nr. 20-2014-815 (499) datë 28.10.2014 i cili ka marrë forme përfundimtare”, thuhet në kontratën që tregon se Lapaj është përfaqësues i kompanisë së sekuestruar nga SPAK-u për pastrim parash, e cila ka marrë hektarët e tokës përmes vendimit të vjehrrit të Adriatik Lapajt.

Nga ky përfaqësim kompania “Merkaj” e sekuestruar nga SPAK-u i mbetet 45 milionë lekë borxh Adriatik Lapajt.
Ky dokument tregon dhe shifrën që kompania “Merkaj” i detyrohet Lapajt.

Adriatik Lapaj, ndërmjetës i kompanisë “TDT” në Gjirin e Krorëzës.
Adriatik Lapaj rezulton se ka qenë një nga ndërmjetësit e kompanisë “TDT”, e cila do të ndërtojë një resort në Sarandë, që do të shtrihet në një sipërfaqe prej 680 mijë metrash katrorë në zonën poshtë Kalasë së Lëkurësit, mbi të cilën do të ndërtohen vila dhe apartamente, si dhe një hotel me 5 yje, i cili do të ketë rreth 140 dhoma gjithsej.


Në procesverbalin e ndërmjetësimit theksohet se pas ndërtimit në Krorëz shoqëria “TDT & Partners” SH.P.K. do t’u kalojë në pronësi pronarëve pjesën që u takon./ CNA
Një tjetër rast flagrant i abuzimit me pushtetin dhe ligji...
Gazetari Telnis Skuqi ka denoncuar një tjetër rast kur kri...
Në mënyrë të përsëritur, emisioni “Stop” në Tv Klan ka tra...
Natën e Krishtlindjeve kanë sulmuar godinën kryesore të “O...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pagoi 300 mi...
Të tjera tentakula të dyshes Arbër dhe Erion Veliaj dalin ...
Një denoncim ka mbërritur pranë redaksisë së CNA, ku rapor...
Një tjetër rast bullizimi dhe dhune raportohet në shkollën...
Kompania “5D” e drejtorëve të Erion Veliajt të arrestuar n...
Për konfliktin e zonjës Kostandina Hasa me babain e saj 88...
Nazmi Hasa një i moshuar 88-vjeç nga Korça, në vitin 2023 ...
Një tjetër kallëzim penal për shpërdorim detyre, korrupsio...
E rithemeluar pas 32 vitesh, në janar të vitit 2023 me një...
Hysni Eshja nga Elbasani tregon për emisionin “Stop” në Tv...
Pak javë më parë u publikua një lajm se disa rrjete social...
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, njëherësh...
Kryebashkiaku i arrestuar prej një muaji tashmë Erion Veli...
Emisioni “Stop” ndodhet në Kamzë në shkollën “100-vjetori”...
Një tjetër skandal që këtë herë ka goditur botën universit...
CNA sot do të zbardhë një tjetër detaj mjaft interesant pë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...