
Me afrimin e zgjedhjeve, partitë politike kanë nisur ture nëpër botë për takime me diasporën.
Një tur ka nisur edhe Adriatik Lapaj me lëvizjen e tij “Shqipëria Bëhet”, për të cilin ngrihen dyshime të forta në lidhje me financimet.
Deri më tani, Lapaj ka zhvilluar 4 takime me emigrantë shqiptarë në Itali dhe Gjermani.
Takimin e parë ai e zhvilloi më 3 nëntor në Dusseldorf. Në datat 17 nëntor, 30 nëntor dhe 1 dhjetor, Lapaj zhvilloi takime përkatësisht në Pisa, Torino dhe Perugia.
Ndërkohë, më 14 dhjetor mbajti një takim në Michigan të SHBA-së.

Lapaj është shoqëruar nga 7 persona, pjesë e stafit të tij, gjatë këtij turi, i cili është jashtëzakonisht i kushtueshëm.
Takime elektorale me emigrantët kanë shpenzime të mëdha, duke nisur nga biletat e udhëtimit, hoteli ku akomodohen, salla ku organizohet takimi, fonia, billborder-at e shumë e shumë të tjera.

Vetëm biletat e avionit për stafin e tij në një udhëtim në Gjermani, sikur të merrnin minimalisht një biletë 200 euro, shkojnë rreth 1500 euro. Për hotelin, me fjetje një apo dy netë do të duhen rreth 1500 euro të tjera. Për ushqim dhe pije duhen sërish rreth 1500 euro të tjera.
Për të marrë një sallë me qira kushton të paktën 10 mijë euro, ndoshta edhe 20 mijë.
Pra, udhëtimi në Dusseldorf i ka kushtuar minimalisht 20 deri 30 mijë euro, për të mos thënë që shkon deri në 50 mijë euro.
Në Itali shkon diçka më pak, në Angli shkon diçka më shumë, në SHBA edhe më shumë.
Minimalisht, Adriatik Lapajt i duhen rreth 200 mijë euro - 300 mijë euro për takimet jashtë, ndoshta edhe më shumë.
Ku i merr Lapaj fondet për të zhvilluar të gjitha këto takime elektorale, me një ekip prej 8 personash?
Kush e financon Adriatik Lapajn? Janë para krimi? Janë para droge? I japin simpatizantët? I japin anëtarët? I japin bizneset? Apo ia japin Erion Veliaj dhe pushteti?
Adriatik Lapaj mund të justifikohet duke thënë që ia japin mbështetësit, por ku i deklaron ai këto para? Partitë e tjera politike i deklarojnë në KQZ? Po Lapaj?
Ai duhet të përgjigjet për këto takime, por edhe për takimet e tjera në Shqipëri, të cilat i zhvillon nëpër salla, lokale dhe restorante.
Të gjitha këto takime përkthehen në shpenzime parash të dyshimta, pa një burim të saktë./ CNA
Forcimi i partneritetit mes Bashkimit Evropian (BE) dhe ve...
Ilir Meta edhe pse pas hekurave ka postuar një mesazh ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe Drejtuesi Politik i ...
Koordinatori për programin ekonomik në PD dhe NënKryet...
I deleguari Politik i PD-së në Berat, Enno Bozdo, deno...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një t...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kun...
Gjendja e përkeqësimit të demokracisë në Shqipëri ishte nj...
Drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj...
Kryeministri Edi Rama, në “podcast”-in e kësaj të shtu...
Në Tiranë, Instituti Shqiptar i Shkencës publikoi sot gjet...
Mbrëmjen e kësaj të premteje është zbuluar data e mbledhje...
Mbrëmjen e kësaj të premteje u mblodh Këshilli Kombëta...
Lulzim Basha ka hedhur vrer ndaj Partisë Demokratike g...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, nga...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dhënë detaje në lidhje me p...
Në konferencën e përjavëshme me gazetarët, kreu i PD-së, S...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me...
Drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlli...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçolla...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...