
Përgjimet e publikuara nga CNA në lidhje me bisedat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me Ajola Xoxën dhe vëllanë e tij kanë nxjerrë në pah skandalin se si shantazhoheshin prokurorët dhe gjyqtarët përmes mediave apo lidhjeve të tij me biznesmenë të fuqishëm në vend siç është G. S.
Veliaj, po ashtu, që pas arrestimit të tij, përmes telefonatave me Xoxën dhe Arbrin, kërkon vazhdimisht të dërgojë njerëz te ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, që ai të mos transferohet në IEVP-në në Tiranë, të cilën e konsideron Alkatraz dhe flet për të me gjuhë fyese dhe kërcënuese.
Si të mos mjaftonte kjo, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga përgjimet rezulton se manipulonte dhe dëshmitarët, përfshirë vjehrrën e tij Valbona Xoxa, Greta Domin dhe dajën e Ajola Xoxës, Eraldi Simixhiun.
Në dosjen hetimore kjo ndërhyrje evidentohet si flagrante.
“Shumë 'flagrante' është ndërhyrja e të hetuarit në procesin hetimor, duke orientuar dëshmitarët e thirrur nga organi procedues. Në këtë rast i hetuari Veliaj i kërkon bashkëshortes së tij Ajola që ta inkurajojë Greta Domin dhe po kështu në lidhje me deklarimet e shtetasve Valbona Xoxa apo Eraldi Simixhiu. I tregon se si duhet të përgjigjen, ku ata të shprehen se nuk duan të japin deklarime dhe se kjo po shkatërron familjen”, thuhet në dosjen hetimore që CNA disponon.

Në orën 20:51, Ajola Xoxa bisedon me Erion Veliajn dhe i tregon se është e shqetësuar se të nesërmen duhet të paraqiten në Prokurori nëna e saj dhe daja Eraldi Simixhiu.
Erion Veliaj i tregon se po u bënë dy-tri pyetje ata duhet të thonë “Do të pyes avokatin dhe do t’ju them. Erdha vetëm për t’iu përgjigjur thirrjes, por nuk dëshmoj kundër vajzës, s’kam detyrim ligjor, kaq asigjë më shumë”.
Veliaj orienton Xoxën t’u thotë familjarëve që të mos thonë se u qëndrojnë deklarimeve sepse s’kanë çfarë deklarimesh t’u qëndrojnë.
“Nuk dua të dëshmoj, nuk dua të dëshmoj, po shkatërroni familjen e tërë”, bëhet e ditur të ketë thënë Veliaj në bisedën me Ajolën ku e mëson se si të orientojë dëshmitarët.

Më tej më 12 shkurt në orën 10:59 Veliaj bisedon me Ajolën ku flasin për mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të kërkuar nga kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, kërkesë e pranuar nga kryeministri Rama, takimin që kishte pasur dëshmitarja Greta Domi me kryeministrin Rama.
Veliaj i kërkon Xoxës që të inkurajojë Greta Domin.
Në lidhje me mbledhjen e organizuar për të dëgjuar Bushkën, e cila rezulton e përfshirë në skemën "Veliaj-Xoxa", kryebashkiaku thotë se Rama i bëri të flisnin me vete (referuar prokurorëve dhe gjyqtarëve) madje mbrojti dhe Bushkën./ CNA

CNA prej datës 3 prill po publikon pjesë nga përgjimet e b...
CNA prej katër ditësh ka sjellë të zbardhura përgjimet n...
Partia Demokratike ka denoncuar se kompania Eco Riciklim d...
CNA prej datës 3 prill po publikon pjesë nga përgjimet e b...
CNA po sjell 5 faqe të tjera të plota nga përgjimet ndaj k...
CNA prej 4 ditësh po sjell përgjimet e bëra nga qelia e bu...
Redaktori është një tjetër personazh misterioz që shqaqet ...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shku...
CNA do të vijojë me publikimin e detajeve nga përgjime...
Sot CNA publikoi se si Erion Veliaj nga burgu i Durrësit s...
Skema "Veliaj" këshillohet nga Mero. Është dëshpëruese. Me...
CNA paralajmëron të tjera fakte si shkrimi “Si u akuzua Ol...
Që pas arrestimit të tij, kryebashkiaku Erion Veliaj ka fo...
Të tjera detaje dalin nga përdorimi i mediave pranë pushte...
Në 24 shkurt të vitit 2025, kryebashkiaku Erion Veliaj hod...
Në orën 15:00 CNA do të sjellë të tjera përgjime se si kry...
Një tjetër inskenim nga qelia e burgut të Durrësit ku qënd...
Të tjera gënjeshtra të fabrikuara nga qelia e Erion Veliaj...
Audiopërgjimet e SPAK-ut ndaj kryebashkiakut Erion Veli...
Sot do të vijojmë me publikimin e skandaleve të tjera që d...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...