web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përgjimet/ Sa herë përmenden Carlo Bollino, Report TV dhe Shqiptarja.com, si i shërbyen Veliajt nga burgu

7 Prill 2025, 21:20, Denoncim CNA


CNA prej ditësh me radhë po publikon përgjimet e bëra në burgun e Durrësit, nga qelia e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Janë 13 faqe të publikuara deri më tani por janë qindra faqe të tjera dhe fashikuj të tjerë që përmban dosja e përgjimeve ndaj Veliajt.

Sot do të sjellim rastet se sa herë përmenden në përgjime emri i Carlo Bollinos, Report Tv dhe Shqiptarja.com.

Theksojmë se do të jenë vetëm rastet që është përmendur në faqet që kemi publikuar deri më tani pasi ashtu siç e permendëm dhe më lart janë qindra faqe dhe emri i tyre mund të përmendet disa herë.

Më poshtë do të sjellim detajet se sa herë përmendet Carlo Bollino, Report Tv dhe Shqiptarja.com te përgjimet. 

Carlo Bollino

Përgjimet në faqen 72

Data 25.02.2025, në orën 11:59, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilit i kërkon që të flasë me Shqiptarja, me Temën, që çdo ditë të bëjë ndonjë intervistë dhe të prodhojnë materiale edhe për portalet. Në vijim i kërkon t'i thotë Karlos apo Mirës që nëse i bëjnë pesë pyetje, Erioni të kthen përgjigje, dhe në këtë formë çdo dy-tre ditë bëjnë intervista pak më të gjata, se nuk ka mjet tjetër për ta përballuar këtë gjë që po ndodh.

Përgjimet/ Sa herë përmenden Carlo Bollino, Report TV dhe

Përgjimet në faqen 77-78

Data 06.03.2025, në orën 16:16, shtetasi Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa,të cilës ndër të tjera,i kërkon që të bisedojë me Karlon e ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin e Karlos, por Erioni e pyet “Po Albën, s'ke as Albën as Karlon”, Ajola i përgjigjet se numrin e Albës e ka dhe do ta pyesë. Erioni i thotë gjithashtu se numrin e Karlos mund t'ia japë edhe Renato.

Në orën 16:21,Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbërin, të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë. Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon se “kta shokët tanë” i kanë thënë që nesër do të zhvillohet konferenca me gazetarë. Erion Veliaj e orienton që takimi me gazetarët të bëhet me gazetarë normal, nga Top Channel, Report Tv, Tema, pa njoftim për shtyp që mos të vijnë gazetarët e Syrit apo MCN-ja. Erioni po kështu, i thotë që ata të bëjnë pyetje normale.

Në orën 16:22,Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe kjo e fundit i thotë se ka folur dhe i ka thënë e bëjnë gati me AI (inteligjencë artificiale).I kanë marrë përgjigjet dhe po e bëjnë gati. Po kështu, Ajola i tregon  se e ka pyetur nëse do që të jape intervistë, por i ka thënë jo. Të njëjtën gjë i kërkon edhe Erioni, të rrijë sa më larg (nënkupton intervistës).

Përgjimet/ Sa herë përmenden Carlo Bollino, Report TV dhe

Përgjimet/ Sa herë përmenden Carlo Bollino, Report TV dhe

REPORT TV

Përgjimet faqja 72 

Data 24.02.2025 në orën 12:48, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku temë diskutimi është deklarata e pretenduar prej tij, se Prokurori ka përmendur fjalën “Ndyrësirë”.

Erion Veliaj i kërkon që të angazhohen të gjithë për këtë gjë, duke përmendur Meron, Maks Haxhian, nga të cilët kërkon që të ketë reagim e të ngrihen masivisht të gjithë. I kërkon të angazhojë portale, e gjëra të tjera.

“Po duhet ngrit “you should raise hell” plako se kemi, ai ka bërë një gafë spektakolare aty.” Në orën 14:47, gjatë bisedës me Arbrin, Erion Veliaj i kërkon një pasqyrë ku të paraqiten televizionet që po e mbulojnë dhe po e mbështesin Luftën e tij Mediatike.

I tregon se TOP-i po na mbulon, Report TV po na mbulon, Klani po na mbulon, po Klan Neës” Arbër Veliaj i përgjigjet se është një çik problem me ta, nënkupton Klan News. Erion Veliaj e pyet nëse Fuga ka biseduar me ta, gjë e cila konfirmohet nga Arbri. Erion Veliaj i kërkon që t'i thotë se sa ishte mirë Erioni, ishte përditë te ai,dhe duhet të flasë se sot duhet. I kërkon Arbrit që çdo gjë të jetë në unitet,si në rastin e eventeve me KM, të cilat duhet të postohen te facebook-u tij apo rrjetet e tjera sociale.

Përgjimet/ Sa herë përmenden Carlo Bollino, Report TV dhe

Përgjimet faqja 77-78

Data 6 Mars 2025

Në orën 16:21,Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbrin,të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë. Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon se “kta shokët tanë” i kanë thënë që nesër do të zhvillohet konferenca me gazetarë.

ErionVeliaj e orienton që takimi me gazetarët të bëhet me gazetarë normalë, nga Top Channel, Report Tv, Tema, pa njoftim për shtyp që mos të vijnë gazetarët e Syrit apo MCN-ja. Erioni po kështu, i thotë që ata të bëjnë pyetje normale.

Në orën 18:05, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të flasë me Albin e “Ditës”, sepse Geri Kokalari ka bërë një super intervistë te Report Tv, e kërkon që t'i japë prioritet intervistës së tij. Erioni i tregon se intervistën e tij do e publikojnë dy-tre gazeta, edhe Tema ndoshta. I kërkon që për këtë të bisedojë me Meron dhe Albin.

Në orën 18:07, Erion Veliaj bisedon me Arbrin,ku ky i fundit i tregon se“shokët tanë”i kanë thënë që intervistën (konferencën) ta bëjnë me të gjithë gazetarët, dhe për pyetjet që nuk duan të përgjigjen, do thotë se nuk flasin dot në këto momente. Më pas, Erion Veliaj i tregon Arbrit në lidhje me intervistën e Geri Kokalarit te Report Tv dhe i kërkon ta lidhë me Temën dhe Ditën (Gazeta), që t'i japin vëmëndje, pasi Shqiptarja do e bëjë patjetër.

Në orën 19:55, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe i kërkon që të sigurohet që intervista e Geri Kokalarit të shpërndahet sot te Gazeta Dita, Tema dhe Shqiptarja, sigurisht edhe për gazetat nesër.Po kështu,i thotë se është mirë që edhe Amerikanët (avokatët amerikanë) të informohen se çfarë po ndodh në mënyrë sistematike. Kjo gjë, thotë Erioni, duhet të jetë në përditshmëri, “daily tasks”.

Përgjimet/ Sa herë përmenden Carlo Bollino, Report TV dhe

Përgjimet/ Sa herë përmenden Carlo Bollino, Report TV dhe

Përgjimet faqja 80

Data 9 mars 2025

Në orën 18:53, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, të cilës i thotë se në orën 19:00 do të shfaqet në intervistë te Euronews, dhe prandaj i telefonon shpesh në këto orare,pasi në IEVP mbyllin telefonat, i fikin dhe nuk i lënë të komunikojnë.Erioni i thotë se kështu ka ndodhur edhe kur ka dhënë intervistën te Report TV apo te Top-i.

Përgjimet/ Sa herë përmenden Carlo Bollino, Report TV dhe

SHQIPTARJA.com

Përgjimet faqja 67

Angazhimi i vëllait të tij, shtetasit Arbër Veliaj, bashkëshortes Ajola Xoxa, shtetasve Alban dhe Renato, për organizimin e fushatës mediatike, postimin në rrjete sociale, marrje kohë televizive dhe postime të ndryshme në media Online si Tema,Shqiptarja.com apo edhe portale të tjera.

Vihet re,se shtetasi nën hetim Erjon Veliaj, por edhe bashkëbiseduesit e tij, drejtohen nga një person që përmendet në komunikime si “Redaktori”. Nga komunikimet konstatohet se, shtetasi Arbër Veliaj orientohet nga shtetasi nën hetim qëtë takohet me gazetarët Carlo,Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh.Ka diskutime në lidhje  me kohën televizive te Top-i,e më konkretisht në emisionin Top Story të gazetares Grida Duma, si dhe për mbështetjen që merret nga ana e TV Klan, Report Tv, për publikimin e lajmeve në favor të tij, por dhe sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Po kështu, sipas bisedave të transkriptuara konstatohet se shtetasi Erion Veliaj përcakton edhe editorialin në disa media,ku kërkon orë të caktuara për publikimin e statuseve të tij, me qëllim që ky lajm të përsëritet edhe në kohë televizive lajme të mëvonshme.Rasti i publikimit të një artikulli të gazetarit Ilir Yzeiri është ilustrim i plotë i sa më sipër.Në lidhje me këtë,rezulton se në faqen e medias online “Shqiptarja.com” është publikuar një artikull me titull “Ilir Yzeiri: Përse Dado Bani dhe Samet Gurguri duhet të..”.

Artikulli është publikuar në datë 03.03.2025, ora 11:35. Në përmbajtje të artikullit, Ilir Yzeiri bën një analizë kritike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke ngritur akuza të forta për ndikimet politike dhe korruptive që ndodhin brenda strukturave të drejtësisë. Artikulli argumenton se këta individë janë emëruar në pozita të rëndësishme, si hetues dhe prokurorë, përmes lidhjeve politike dhe miqësive personale, dhe se shumë prej tyre nuk kanë përvojën e duhur për të mbajtur këto pozita. Yzeiri shpreh shqetësimi nse emërime te tilla kanë minuar integritetin e institucioneve të drejtësisë, duke krijuar një sistem të kapur që favorizon interesat politike dhe hakmarrjen, në vend të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit...

Ky artikull rezulton t'i ketë pëlqyer personit nën hetim Erion Veliaj, i cili në komunikimin telefonik të realizuar ndërmjet tij (numër IEVP) dhe Arbër Veliaj(...731), në datë 03.03.2025,ora20:08,i kërkon këtij të fundit që të merret me Median,pasi duhet mbajtur ai presioni (duke nënkuptuar fushatën mediatike). Shtetasi nën hetim i kërkon që të shohë mundësinë që t'i bëjë sponsorizim në mënyrë jo të dukshme, me qëllim që shkrimin e tij ta lexojnë  një milion vetë, pesëqindmijë vetë....

Faqja 72 data 25.02.2025

Në orën 11:59, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilit i kërkon që të flasë me Shqiptarja, me Temën, që çdo ditë të bëjë ndonjë intervistë dhe të prodhojnë materiale edhe për portalet. Në vijim i kërkon t'i thotë Karlos apo Mirës që nëse i bëjnë pesë pyetje, Erioni të kthen përgjigje, dhe në këtë formë çdo dy-tre ditë bëjnë intervista pak më të gjata, se nuk ka miet tjetër për ta përballuar këtë gjë që po ndodh.

Përgjimet/ Sa herë përmenden Carlo Bollino, Report TV dhe

Faqja 74 data 27.02.2025

Në orën 7:38, Arbër Veliaj bisedon me Erion Veliajn, ku ky i fundit i kërkon që të publikohen shkrimet e tij në lajme, për shkak se lajmet përsëriten në orën 12:00 dhe 15:00. Gjithashtu, e pyetën nëse postimet e tij dalin te editoriali i gazetës “Tema” apo“Shqiptarja”, gjë për të cilën Arbëri i përgjigjet, po.

Në orën 13:02, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilin e pyet nëse e ka dorëzuar postimin e tij, për shkak se do ta shohë të publikuar në Lajme. Arbër Veliaj i tregon se po pret akoma,ndërsa Erioni i kërkon Arbrit tu dërgojë një Reminder. Më pas, Erioni e pyetën sesi duken gjerat e tjera, për të cilat Arbëri tregon se janëmirë, ka zhvillime pozitive.

Përgjimet/ Sa herë përmenden Carlo Bollino, Report TV dhe

Faqja 78 Data 6 mars 2025

Në orën 18:07, Erion Veliaj bisedon me Arbrin,kuky i funditi tregon se“shokët tanë”i kanë thënë që intervistën (konferencën) ta bëjnë me të gjithë gazetarët, dhe për pyetjet që nuk duan të përgjigjen, do thotë se nuk flasin dot në këto momente. Më pas, Erion Veliaj i tregon Arbrit në lidhje me intervistën e Geri Kokalarit te Report Tv dhe i kërkon ta lidhë me Temën dhe Ditën (Gazefa), që t'i japin vëmëndje, pasi Shqiptarja do e bëjë patjetër. Në orën 19:55, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe i kërkon që të sigurohet që intervista e Geri Kokalarit të shpërndahet sot te Gazeta Dita, Tema dhe Shqiptarja, sigurisht edhe për gazetat nesër.

Ky është gazetari italian famoz që përdoret nga një i akuzuar për tre vepra të rënda penale./ CNA

 





Lajmet e fundit nga