"Projektligjet e kapitullit 17 të shtyhen për seancën e 23 korrikut"/ Propozimi i Ballës kundërshtohet nga opozita
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulat Balla propozoi që ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulat Balla propozoi që ...
CNA prej ditës së djeshme ka nisur të publikojë pjesë nga dosja e përgjimeve të Erion Veliajt në qelinë e paraburgimit në Durrës. Në këto përgjime të bisedave që Veliaj bën me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe vëllanë e tij, Arbër Veliaj zbulohen një sërë skandalesh, nga kërcënimet për prokurorët, gjyqtarët dhe ministrin Manja deri te porositja e lajmeve në portalet e mediat e paguara nga Arbër Veliaj.
Kryebashkiaku shfaqet me një gjuhë të çartur, aspak të përshtatshme për një zyrtar, që pretendon se është zgjedhur me votë 3 herë nga qytetarët e Tiranës, ku fyen, diskriminon, kërcënon ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja duke e quajtur “qelbësirë”, “katundar i ndyrë” dhe thotë se “do ta mbysë me thonj”.
Gjithashtu në përgjime dalin dhe personazhe publikë që i japin informacione kryebashkiakut të arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, përmendim këtu Arditin, që mendohet të jetë Ardit Gjebrea.
Ndërkohë që kanë dalë përgjimet, shumë nga mediat e paguara nga Veliaj, të përmendura në përgjimet nga qelia të kryebashkiakut, nuk kanë publikuar asnjë material. Të vetmit që u prononcuan ishin botuesit Carlo Bollino dhe Mero Baze, të cilët kanë reaguar ashpër pasi kanë parë përgjimet dhe e kanë kuptuar ku janë futur. Reagime aspak profesionale, ku tentuan që të justifikonin intervistat dhe lajmet e publikuara në mediat e tyre, me porosi të Veliajt.
Mero dhe Bolino u shprehën se duke mbështetur Veliajn kishin bërë detyrën dhe janë vetëquajtur “të ndershëm”. Baze shkoi më tej me akzua ndaj prokurorëve të SPAK, duke hedhur baltë mbi publikimet e CNA, ku u shpreh se disa prokurorë kanë gazetarë të preferuar.
Dy botuesit, që njihen për qëndrimet e tyre pro Veliajt, me sa duket vazhdojnë të marrin urdhëra nga burgu i Durrësit duke mos i publikuar sërish përgjimet, që prej dy ditësh kanë dominuar studiot televizive. Ata u përpoqën të justifikonin “avokatinë” e tyre ndaj një zyrtari të korruptuar, që i ka shkaktuar vendit dëme të mëdha financiare të vërtetuara me fakte dhe prova në dosjet voluminoze të zbardhura dhe më herët nga CNA.
Megjithatë ky reagim më shumë se sa i ndihmoi të justifikoheshin, i implikoi ata më shumë dhe tani SPAK ka dhe një indicie më shumë për t’i hetuar sepse nuk e mohuan që mbështesin Veliajn dhe se gjithçka ishte me porosi. Tashmë shqiptarët i dinë mirë disa fakte. Bolino dhe Baze urdhërohen me dhjetra herë nga burgu i Durrësit dhe lidhja është Arbër Veliaj. Për këto do sjellim të tjera përgjime./ CNA
Stadiumi “Selman Stërmasi” do të trasformohet, duke u kthy...
Pas skandalit me salmonelën në mishin e pulës, është publi...
Dosja me përgjimet e kryebashkiakut Erion Veliaj nga burgu...
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest...
Të tjera përgjime do të publikohen në vazhdim në CNA. Të t...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, J...
Pas pak CNA do të sjellë të tjera përgjime tronditëse për ...
CNA do të publikojë pas pak përgjime të tjera nga qelia e ...
Klodiana Lala, e ftuar në MCN Tv, ka folur për skandalin m...
Sot CNA ka sjellë një pjesë të vogël të përgjimeve, që i j...
Fundjava e fundit e muajit mars ishte e veçantë, pasi përk...
Në datën 9 prill të gjitha fluturimet nga Shqipëria drejt ...
Biznesmeni Elman Abule është paraqitur në GJKKO. Abule, i...
Pak ditë më parë CNA paralajmëroi se do të bënte publike s...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën e sotme gjyqësore për ...
SPAK ka reaguar në lidhje me raportimet për rrjedhjet e...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë ka nisur prej disa...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Liri Berisha, bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike...
Këtë të mërkurë, Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka mbyllu...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...