
Në zbardhjen e dosjes së përgjimeve, CNA ka sjellë materiale të plota me fakte dhe prova të padiskutueshme.
Kanë filluar sharjet, sulmet. Muzika e vjetër e çoroditur e njerëzve të lidhur me korrupsionin e pushtetit. E pranojnë dhe vetë, pasi edhe pse thonë jemi mbrojtës të Erion Veliajt dhe të pushtetit të Edi Ramës dhe bëjnë propagandë për të 24 orë, nga ana tjetër e pranojnë dhe që ka ministra të korruptuar qeveria e Ramës.


Për më tepër bëjnë akuza, por nuk merren me të vërtetën dhe kur duan të merren me të vërtetën vazhdojnë gënjejnë dhe mashtrojnë opinionin publik. E bënë me lajmin e përgjimeve për sulmin ndaj prokurorit Ols Dado, me 3 dëshmitarë, 2 milionë euro. Shkrimin mund ta lexoni këtu.
CNA e publikoi përgjimin dhe nuk janë një, por tri raste të ndërtuara nga propaganda e pushtetit që në dhjetor, kur Sali Berisha filloi të thoshte se Ols Dado ishte Olsi i famshëm që flisnin bandat e Shijakut për çështjen e kostumit.
Këto materiale, që më pas u verifikuan, dhe Berisha disa herë më pas kërkoi ndjesë, ishin çuar në rrjetet e tij sociale nga njerëz afër propagandës së pushtetit, për të mos thënë nga numra anonimë që përdoren shpesh për të çuar të tilla “fake news”, apo profile false në rrjetet sociale.
Herën e dytë e krijuan në dy linja, 2 milionë eurot që i shkruan vetë në një media anonime, që dihet në pronësi të kujt është, kush e paguan, kush e mbron dhe çfarë ndodh, u shkrua se prokurori Ols Dado kishte marrë 2 milionë euro. Pra pikërisht për atë që kishte thënë në përgjime Erion Veliaj me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Më tej dhe një shkrim në "Syri.net" në mediat e opozitës, ku flitej për gjyqtarin Engert Pëllumbi dhe te ky rastësisht ishte e njëjta shumë, 2 milionë euro. Por dhe ky një lajm i çuar në media opozitare nëpërmjet lojëtarëve të pushtetit, konflikteve ndoshta të brendshme, përplasjeve që kanë socialistët, nëpërmjet informacioneve që dalin. Dihet dhe kush i kontrollon burgjet, se Drejtorinë e Burgjeve nuk e ka opozita, e ka vetë mazhoranca.
Dihen dhe konfliktet brenda tyre, emrat që përplasen dhe një lajm i pakonfirmuar, i paverifikuar nga media opozitare u trajtua ndoshta dhe fatkeqësisht politikisht. Ishin tri, tri gjurmë manipulimi, që vinin me dirigjencë. E nxjerr "Syri" dhe lajmin e "Syrit" e riprodhon Carlo me Meron. Çudi e madhe! Si ka mundësi të riprodhojnë të tilla lajme nga mediat opozitare? Sepse riprodhimi i lajmit, ata e dinë shumë mirë, thjesht dhe vetëm i jep më shumë zë dhe audiencë atje ku një media opozitare nuk e ka.
Çfarë është manipulimi te zëri, kur Erion Veliaj flet me Ajola Xoxën dhe kjo e fundit i thotë po pastrohet? Po, një pastrim zëri do të thotë një cilësi më e lartë e tij, por manipulimi nuk është te fakti i pastrimit të zërit.
Manipulimi është se mediat e pushtetit nxorën një procesverbal me fjalën “ndyrësirë”, një procesverbal të një seance gjyqësore në GJKKO. Në fakt fjala “ndyrësirë” nuk ka ekzistuar, nuk ka procesverbal me fjalën "ndyrësirë". Nxorën audio dhe kur e publikuan në mediat e tyre thanë se del audiopërgjimi me fjalën “ndyrësirë”.



Ky është manipulimi dhe kur bëhet me urdhër nga një i burgosur, për të kanosur, kërcënuar, shantazhuar prokurorë dhe gjyqtarë është vepër penale. Se kush e ka dirigjuar tashmë dihet. Se cilat janë manipulimet tashmë dihen. Se cilat janë kërcënimet tashmë dihen.
Por meqenëse bëjnë sikur nuk i kuptojnë, po ua përsërisim dhe do ta kenë çdo ditë me fakte dhe prova vetëm për të vërtetën.
Megjithëse tashmë e kanë vështirë të kuptojnë, të pamundur të reflektojnë, se janë shitur kaq keq, janë kaq të pamoralshëm në këtë histori, saqë mjafton vetëm të kthejnë përgjigje dhe të reagojnë, sepse e kupton në çfarë llumi janë zhytur./ CNA
Këtë të dielë, në qytetet e Pogradecit dhe Korçës janë reg...
CNA pas pak do të sjellë një tjetër grup faqesh të plota m...
Në një video të publikuar në rrjete sociale, ambasada amer...
Pas publikimit të 5 faqeve të para të përgjimeve nga burgu...
CNA pas pak do të sjellë të tjera materiale në vijim që do...
Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e...
Parlamenti Europian ka pubikuar raportni vjetor mbi implem...
Pesë vjet më parë, në njëqindvjetorin e lindjes, ndër të t...
Kryepiskopi Joan ka folur për kontributin e madh dhe të ja...
Kryepiskopi Joan ka rrëfyer për studimet e tij në Amerikë,...
Kryepiskopi Joan ka ndarë detaje nga shërbesa e tij në spi...
Kryepiskopi Joan mëngjesin e kësaj të shtune është ftuar n...
Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci ka dhënë një intervistë ...
CNA do të vazhdojë publikimin gjatë ditës së nesërme të pë...
Përgjimet për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj të pu...
Të nderuar avokatë të zotit Veliaj, z.Ermir Beta, z.Artur ...
CNA prej dy ditësh ka sjellë për publikun përgjimet e K...
CNA prej ditës së djeshme ka nisur të publikojë pjesë nga ...
Stadiumi “Selman Stërmasi” do të trasformohet, duke u kthy...
Pas skandalit me salmonelën në mishin e pulës, është publi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...