Mund të duket e pabesueshme, por ja që është e vërtetë. Njeriu i cili prej 20 vitesh paguhet qindra milionë lekë, është kthyer në një miliarder duke sharë opozitën dhe Sali Berishën, prej të paktën 12 vitesh një shërbëtor poshtë tavolinës së Edi Ramës, së fundmi e ka tradhtuar.
I mërzitur shumë, nervoz, i lodhur, pa fjalë, pa qetësinë dhe zgjuarsinë e tij, por me ligësinë që e karakterizon në pafundësi, në disa rreshta të shkruara dy ditë më parë, Mero Baze bëhet i sinqertë.
Thekson se media (pra CNA) që nxori përgjimet e burgut të Erion Veliajt, ku urdhëroheshin manipulime, urdhra për dëshmitarë për të mos folur, sulme kriminale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, ishte paguar nga ministrat e korruptuar të Edi Ramës. Media që i ka nxjerrë përgjimet jemi ne dhe ne sipas Meros na paguajnë ministrat e korruptuar të Edi Ramës.
Se që ata të paguajnë para për të goditur Edi Ramën apo njerëzit e tij te ne, është e panevojshme që të bëhet pagesa.

Nuk ka nevojë të paguajë asnjë ministër i korruptuar apo i ndershëm i Edi Ramës, përfshirë dhe vetë kryeministrin.
Sepse jemi qartazi në detyrën tonë si media për të qenë opozitarë siç kemi qenë për Erion Veliajn, për dosjen “5D”, për inceneratorët, për ligjin e Arsimit të Lartë, për koncensionet në shëndetësi, për investimet dhe tenderët në rrugë, për skandalet dhe aferat e ministrave dhe vetë kryeministrit.
Por ne nuk mund të shkruajmë për ata të cilët ka qef Mero, për ata të cilët ka qejf apo interes Carlo, i cili është paguar nga inceneratorët, i cili është përfitues nga fondet publike, i cili ka marrë prona publike, për ministra me të cilët ata përplasen për interesa klienteliste apo kanë halle të tjera.
Ne nuk mund t’u shërbejmë veglave manipulatore dhe shërbëtorëve të Rilindjes, aspak.
Ne në këtë rast jemi dakord edhe me Meron dhe me Carlo-n që i ka dhënë hapësirën e tij mediatike të paguar nga inceneratorët dhe paratë e pushtetit.
Po, jemi dakord.

Si e shtoi pasurinë Mero gjatë pushtetit të Rilindjes? Si mundi?
Kjo ka pak rëndësi se siç kemi theksuar nuk do të merremi as me Meron as me Carlo-n, as me minjtë e tyre të gjirizeve.
Të vazhdojnë të shajnë, të sulmojnë, të bëjnë çfarë të duan.
Ne jemi dakord në këtë rast me Meron dhe e falënderojmë për sinqeritetin e tij.
Për të tjerat që ka humbur mendjen, kontrollin dhe qetësinë i themi: Nuk të ndihmojmë dot. Përgjimet do t’i publikojmë deri në fund.
Faleminderit Mero që e kuptove pas 12 vitesh që kjo është një qeveri me hajdutë dhe të korruptuar.
Siç e kuptove me vonesë dhe Sali Berishën, i shërbeve për më shumë se 20 vite, e kuptove se kush ishte Saliu, e braktise, u hodhe te Rama.
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi me anë ...
Skandali i mishit të pulës me salmonelë, sipas PD, duhet ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvill...
Fatmir Xhafaj në një reagim të bërë ka thënë që ka qenë pr...
Pas denoncimit të PD, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ur...
Kandidatja për deputete në qarkun Fier, e Partisë “Mundësi...
Luli Basha, pasi u zgjua nga gjumi letargjik dhe po bën fu...
Kreu i opozitës, Sali Berisha i ftuar mbrëmjen e 3 prillit n...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të shtunë ndaj një k...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar...
Kryeministri, Edi Rama ditën e sotme ishte në Zall Herr ku...
Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në një inte...
Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka reaguar për ...
Kandidatja për deputete në qarkun Fier, e Partisë “Mundësi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me...
Drejtuesi politik i PD, për Tiranën, Belind Këlliçi i ësht...
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një fond shtesë për ...
Drejtuesi i Partisë Demokratike pë Qarkun Tiranë, Belind K...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bash...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...