"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Luli Basha, pasi u zgjua nga gjumi letargjik dhe po bën fushatë me diss-e ndaj Edi Ramës, tashmë cilësohet si “fenomen”. Ky cilësim për Luli gjumashin vjen nga mbështetësit e tij, të paktë në numër. Gjumin shumëvjeçar të Lulit, ata pak mbështetës që ka, e quajnë një strategji politike ndryshe nga të tjerët. Madje shkohet më tej, duke e cilësuar durim perëndimor “zhdukjen” e Luli Bashës nga skena politike.
Në një shkrim të publikuar nga njëri prej kandidatëve të tij, thuhet se Luli nuk ka nevojë të bërtasë për të treguar të vërtetën. Me sa duket e kanë harruar kur Luli “ulëriste” himnin kombëtar në protesta. Ose ndoshta pretendojnë se ky tani është një Luli i ri pas gjumit letargjik, jo ai i dikurshmi.
Në fund të shkrimit deliri i tyre arrin majat, duke e quajtur Luli Bashën alternativën e vetme të vendit.
Në fund, Luli qëndron aty, i pathyeshëm, jo nga fuqia, por sepse askush nuk është përpjekur ta thyejë. Si një kasetë e vjetër që askush nuk ka më pajisje për ta dëgjuar, por që dikush këmbëngul se ka “mesazh për të ardhmen”.
Shkrimi delirant për Lul gjumashin
I vetëm përballë sistemit, Lulzim Basha, fenomeni që i çorri maskën Edi Ramës
Ka një moment në politikë kur e vërteta nuk shpërthen me zhurmë, por me qetësinë e një njeriu që ka duruar, pa ulëritur. Ky njeri është Lulzim Basha. Për vite me radhë e tallën, e nënvlerësuan, e trajtuan si “i buti” në një politikë plot zhurmë e dhunë verbale. Por ndërsa të tjerët shisnin emocione, ai mbante një pasqyrë përballë realitetit të hidhur.
Dhe sot, pas një dekade me Edi Ramën Kryeministër dhe në pushtet, ajo pasqyrë është kthyer në aktakuzë. Çdo aleat i afërt i kryeministrit është ose në burg, ose nën hetim. Kur një njeri i vetëm mbetet në majë dhe të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë bien një nga një, nuk kemi të bëjmë me fatkeqësi – kemi të bëjmë me sistem. Dhe sistemi është Rama.
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, nuk është thjesht një kandidat për deputet. Ai është provë se mund të bësh politikë ndryshe –pa marrë peng drejtësinë, pa shantazhuar mediat, pa përdorur pushtetin si mburojë për klanet. Ai është lideri që ka qëndruar jashtë skandaleve, i vetmi që nuk është përmendur në dosje, në audio-përgjime apo në lista klientësh.
Ndërsa Rama u rrethua nga hijet e korrupsionit dhe u mbështoll me arrogancën e pushtetit të pakufizuar, Basha ndërtoi durimin perëndimor. Ai nuk ka nevojë të ulërasë për të dëgjuar të vërtetën, sepse e vërteta po bërtet vetë: Rama ka mbetur vetëm, Basha është alternativa./ CNA
Kreu i opozitës, Sali Berisha i ftuar mbrëmjen e 3 prillit n...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të shtunë ndaj një k...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar...
Kryeministri, Edi Rama ditën e sotme ishte në Zall Herr ku...
Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në një inte...
Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka reaguar për ...
Kandidatja për deputete në qarkun Fier, e Partisë “Mundësi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me...
Drejtuesi politik i PD, për Tiranën, Belind Këlliçi i ësht...
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një fond shtesë për ...
Drejtuesi i Partisë Demokratike pë Qarkun Tiranë, Belind K...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bash...
Bashkëkryetari i LZHK-së, Ekrem Spahiu me anë të një posti...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot sasinë e fl...
Që nga momenti kur u shpall kandidatura ime për deputete n...
Kandidati për deputet i PD, Ilir Alimehmeti ka folur për p...
Kryetari FRPD-së, Besart Xhaferri ka ndarë sot ato që ai i...
Kandidati për deputet i PD në qarkun e Tiranës, Ilir Alime...
Një raport i dorëzuar në Kuvend nga Prokuroria e Përgjiths...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...