web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Bashki me arrati, drejtorët e saj nuk vijnë më në punë”/ Alimehmeti zbulon për CNA nëse do të kandidojë për kryebashkiak

4 Prill 2025, 16:56, Politikë CNA

Kandidati për deputet i PD, Ilir Alimehmeti ka folur për paraqitjen e PD në zgjedhjet e 11 majit dhe aftësinë për të kontrolluar votën në këto zgjedhje. Alimehmeti u shpreh se PD-së më 11 maj i ofrohen mundësi maksimale për mbrojtjen e votës, duke qenë se do të kenë 2 numërues nga 4 që janë në total nga partitë politike.

Gjithashtu mjeku Alimehmeti ka folur për situatën në të cilën ndodhet Bashkia e Tiranës, pas arrestimit të Erion Veliajt. Alimehmeti e cilësoi një bashki në arrati ku punonjësit nuk paraqiten më në punë dhe është uzurpuar nga kryeministri Rama.

I pyetur nga CNA, nëse do të kandidojë më 2027 për kryebashkiak, Alimehmeti u përgjigj se këtë e vendos anëtarësia se kush do të kandidojë.

 

A është PD më e fortë sa i përket mekanizmave për të kontrolluar votën më 11 maj?

Më parë kemi qenë të goditur. Nuk na lejoheshin komisionerët, numëruesit, sigla e flamuri. Ishim të goditur politikisht dhe kjo do të thotë që, dëshiron të shkosh drejt diktaturës.  Në tavolinat e numërimit këtë herë do të kemi 2 numërues të PD, 1 do ketë PS dhe një PSD. Që do të thotë, 2 ndër katër numëruesit do të jenë tanët dhe ofrohet mundësi maksimale për mbrojtjen e votës.

 

“Sallatë fjalësh madhështore”, kështu e ka cilësuar kryeministri programin e PD. Keni koment?

Edi Rama gjithmonë këto fjalë ka pasur, kazani, tepsia, timoni, nuk ka një program vetë. Në 2013 paraqiti një program, nuk realizoi praktikisht asgjë. Në 2017 nuk pati program fare ashtu si edhe në 2021. Në 2025 na nxjerr përrallat e 2030 që janë të njëjtat që na tha në 2013 dhe ka ngatërruar është 2013 apo 2030-ta. Nuk kishte asnjë program dhe tani e bëri vetëm pasi PD shfaqi shumë qartë programin e saj I cili është pranë njerëzve dhe familjes. Duke para si po rrëshqiste në sondazhe PS, në kushte absolute shfaqi një program të vetin, por de facto ishte disa prej kapitujve të programit të PD. Ktheu kurs sepse kuptoj që programi ynë është i vlefshëm.

 

A do të kandidoni për kryetar bashkie në tiranë në 2027?

Tirana sot është e paralizuar për shkak të udhëheqjes së keqe të Erion Veliajt dhe është në Durrës për shkak të gjërave që ka bërë. Në krahun tjetër kemi një uzurpim të Bashkisë Tiranë nga kyreministri. Nuk është e qartë kush është kryetari bashkisë. Nuk ka shkresë për emërimin e Anuela Ristanit, kush e emëroi? Nga ana tjetër kemi parë që Erion Veliaj ka emëruar Sara Goxhajn që u hodh poshtë me firmën e Ristanit. Kjo është një bashki me arrati, drejtorët e saj nuk vijnë më në punë, nuk paraqiten, ngurojnë të firmosin. Një bashki ku nuk vijnë më punonjësit. Për këtë është ligji dhe kushtetuta, që thotë se në situata të tilla shpallen zgjedhejt e jashtëzakonshme kur ka mbi gjashtë muaj nga zgjedhjet. Por Rama nuk e shkarkon Veliaj dhe nuk shpall zgjedhjet se ka frikë se i humb.

Sa i përket kandidimit për kryetar bashkie, ne kemi një parim brenda PD në statut dhe në anën tjetër kemi një parim, demokracia nga poshtë-lart, që janë anëtarët, populli që vendosin se kush mendojnë që përfaqëson më mirë për Bashkinë Tiranë dhe do të ketë një proces në këtë drejtim./ CNA





Lajmet e fundit nga